panele diellore Archives - Albeu.com

Panele diellore me subvencion/ Balluku thirrje familjeve që të aplikojnë: Faza e parë nis më 24 shkurt
Këtë të martë, u hap thirrja e dytë për subvencionimin e 2 mijë familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sqaroi se procesi do ndahet në dy faza, duke nisur nga data 24 shkurt, do të hapen aplikimet për qytetarët.

“Duke nisur nga sot të gjitha ato subjekte që dëshirojnë që të ofrojnë shërbime, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë. Dhe më pas nis faza e dytë, në datë 24 shkurt të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore, mund të fillojnë aplikimin e tyre”, sqaroi Balluku.

Balluku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të përfshihen në këtë strategji, për një të ardhme të sigurt në sektorin energjetik.

Zëvendëskryeministrja Balluku i bëri këto deklarata, gjatë vizitës në një familje në zonën e Farkës, që ka përfituar nga thirrja e parë për subvencionimin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit, ku sipas saj, kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm në faturën e tyre mujore të energjisë elektrike.

The post Panele diellore me subvencion/ Balluku thirrje familjeve që të aplikojnë: Faza e parë nis më 24 shkurt appeared first on Albeu.com.

Vetëprodhim energjie nga banorët e pallateve, ligji i ri: Bashkëpunim me të paktën 2 familje. Ekspertët: Ja si bëhet ndarja e konsumit
Për herë të parë, banorët e një pallati do të kenë të drejtë të instalojnë panele diellore për prodhimin e energjisë për nevoja autokosumatore.

Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burime të rinpovueshme, që ka mbërritur në Kuvend, ka përshirë konceptin e “Vetëprodhuesit të burimeve të rinovueshme me veprim të përbashkët”, që është një grup prej të paktën dy vetëprodhuesish të burimeve të rinovueshme që veprojnë së bashku, të cilët ndodhen në të njëjtën ndërtesë ose bllok me shumë apartamente.

Sipas dokumentit, ata do të kenë të të drejtë të angazhohen bashkërisht si vetëprodhues të energjisë së rinovueshme dhe u lejohet të organizojnë ndarjen e energjisë që prodhohet në ndërtesën e tyre, duke respektuar tarifat e rrjetit dhe tarifa të tjera përkatëse, taksat dhe tatimet e aplikueshme për çdo vetëprodhues të energjisë së rinovueshme.

Ndërkaq, ekspertët shpjegojnë edhe funksionimin teknik të kësaj skeme, duke theksuar se ndarja në matës për secilin prej familjeve është e mundshme. Diskutimet e projektligjit në komisionet parlamentare pritet të nisin gjatë këtij muaji.

The post Vetëprodhim energjie nga banorët e pallateve, ligji i ri: Bashkëpunim me të paktën 2 familje. Ekspertët: Ja si bëhet ndarja e konsumit appeared first on Albeu.com.

Mbështetja e konsumatorit familjar, Rama: 3791 aplikime në një muaj për panelet diellore
791 aplikime ka pasur në një muaj për projektin e paneleve diellore për ngrohjen e ujit në shtëpi. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, projekti i paneleve diellore po ecën me ritme të mira për të mbështetur kryesisht konsumatorët familjarë.

“Prej 1 nëntorit ka nisur aplikimi i qytetarëve për këtë skemë, kosto e cila do të subvencionohet në masën 70% nga Qeveria”, theksoi Rama.

“Japim garancinë se do të vazhdojmë të mbështesim dhe të mbrojmë konsumatorin shqiptar në këtë situatë krize energjie globale”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale, i cili ftoi qytetarët të aplikojnë në adresën http://eficenca.gov.al

Nga 1 nëntori qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencion në masën 70 % për instalimin e paneleve me ngrohje diellore. Skema për nxitjen e përdorimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga klientët familjarë synon reduktimin e konsumit të energjisë elektrike dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të ngrohtë sanitar dhe reduktimin e emetimeve të CO2.

Kjo është thirrja e dytë për aplikim, e cila i drejtohet klientëve familjarë të interesuar për marrjen e shërbimit të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit për deri në 2 mijë konsumatorë familjarë, të cilët do të përzgjidhen për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.

The post Mbështetja e konsumatorit familjar, Rama: 3791 aplikime në një muaj për panelet diellore appeared first on Albeu.com.

“70% subvencione nga shteti”, Rama: Nga sot nis eplikimi për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije mëngjesin e sotëm përmes një postimi në  “Facebook”, se duke filluar nga sot, data 1 nëntor do të nisë aplikimi për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit për konsumatorin.

Rama nënvizon se 70% e shpenzimeve do të subvencionohet nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë. Sipas tij kjo ndihmë është pjesë e planit të qeverisë për mbështetjen e konsumatorit ndaj krizës energjitike.

“Qeveria Shqiptare do vazhdojë të mbështesë dhe të mbrojë konsumatorin në këtë situatë krize energjie globale.

70% subvencionim nga Agjencia për Efiçencën e Energjisë për panelet me ngrohje diellore”, shkruan Rama.

The post “70% subvencione nga shteti”, Rama: Nga sot nis eplikimi për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit appeared first on Albeu.com.

Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira bilanci vjetor të energjisë për konsum vetjak
Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj të ri “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, që pritet të zëvendësojë ligjin aktual të vitit 2017. Projektligji i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë krijon hapësira për një trajtim me më shumë fleksibilitet të vetëprodhuesve të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Ligji aktual lejon prodhimin e energjisë nga dielli apo era për nevoja vetjake të biznesit apo familjes deri në një kapacitet të instaluar prej 500 kW. Këtë vit disa prodhues, kryesisht biznese, i kanë kërkuar Ministrisë së Energjisë që bilanci i energjisë së prodhuar të jetë vjetor dhe jo mujor. Ligji aktual parashikon se, në përputhje me skemën e matjes, një shoqëri e vogël ose e mesme apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total deri në 500 kW për prodhimin e energjisë elektrike nga era ose dielli për të mbuluar një pjesë ose të gjithë energjinë që nevojitet për nevojat e tij dhe të injektojë energjinë e tepërt të prodhuar në rrjetin e shpërndarjes.

Klientët, sipas skemës së matjes neto të energjisë, duhet të instalojnë me shpenzimet e tyre një matës me dy drejtime dhe bilanci neto dhe faturimi bëhen në baza mujore për secilën pikë matëse.

Projektligji i përgatitur parashikon se Këshilli i Ministrave do të përcaktojë (mes të tjerash) edhe periudhën vjetore që do shërbejë për matjen e prodhimit të tyre. Delegimi i të drejtave dhe përgjegjësive të vetëkonsumatorëve të rinovueshëm në një VKM krijon hapësira për më shumë fleksibilitet në lidhje me periudhën e faturimit të energjisë së prodhuar nga vetëkonsumatorët.

Një tjetër risi që sjell projektligji është njohja e të drejtës së prodhuesve të vegjël për ta tregtuar lirshëm tepricën e energjisë së prodhuar. Ligji aktual parashikon se teprica e energjisë elektrike më e madhe se konsumi mujor hidhet në rrjetin e shpërndarjes dhe shitet te furnizuesi i shërbimit universal, i ngarkuar me detyrimin e shërbimit publik, sipas çmimit të caktuar nga ERE,

Projektligji i përgatitur nga qeveria përcakton se vetëkonsumatorët e rinovueshëm do të kenë një kapacitet maksimal prej 500 kW dhe do të kenë të drejtë të gjenerojnë, konsumojnë, ruajnë dhe shesin prodhimin e tepërt të energjisë elektrike të rinovueshme, duke përfshirë përmes marrëveshjeve dypalëshe, furnizuesve të energjisë elektrike dhe marrëveshjeve të tregtisë me homologët, pa u përballur me ngarkesa diskriminuese ose joproporcionale.

Vendimi i Këshillit të Ministrave do të përcaktojë skemën e kompensimit të vetëkonsumatorëve të rinovueshëm bazuar në metodologjinë e faturimit neto, procedurat e aplikimit për vetëkonsumatorët e rinovueshëm, duke përfshirë afatet përkatëse, kërkesat teknologjike dhe teknike, duke përfshirë përmirësimet e nevojshme të matësve për të mundësuar zbatimin e skemës së kompensimit, rregullat për shitjen e energjisë së vetëprodhuar, shpërblimi për energjinë elektrike të gjeneruar nga vetëkonsumatorët e rinovueshëm, etj. Sipas projektligjit, çmimi i energjisë elektrike i gjeneruar nga vetëkonsumatorët e rinovueshëm duhet të sigurojë një kompensim të drejtë që pasqyron vlerën e tregut të energjisë së furnizuar në rrjet dhe do të shmangë ndërsubvencionet ose diskriminimin e padrejtë ndërmjet vetëkonsumatorëve të rinovueshëm dhe konsumatorëve të tjerë. Cmimi i energjisë elektrike duhet të marrë në konsideratë edhe kostot e shkaktuara për transmetimin, shpërndarjen dhe balancimin e sistemit.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe efektet zinxhir që solli lufta kanë shkaktuar shtrenjtim të çmimeve të energjisë elektrike në nivele të paregjistruara më parë. Rritja e çmimeve të energjisë ka rritur interesin për investime në energji të rinovueshme për nevoja të konsumit vetjak, sidomos nga bizneset./MONITOR

The post Projektligji për energjitë e rinovueshme: Lihen hapësira bilanci vjetor të energjisë për konsum vetjak appeared first on Albeu.com.

Panele “diellore” që ngarkohen natën, si funksionojnë?
Një ekip inxhinierësh nga Australia përdori teknologjinë e përdorur zakonisht në syzet e shikimit të natës për të prodhuar energji në një mënyrë specifike, shkruan Science Alert .

Prototipi i tyre aktualisht gjeneron një sasi të vogël energjie dhe nuk ka gjasa të konkurrojë me burimet e tjera të rinovueshme të energjisë, por mund të jetë i dobishëm në kombinim me teknologjinë ekzistuese fotovoltaike dhe të shfrytëzojë sasinë e vogël të energjisë së gjeneruar nga ftohja e qelizave diellore për një periudhë të gjatë kohore. ditë.

Deri tani prodhon shumë pak energji

“Teknologjia fotovoltaike është një proces artificial i shndërrimit të nxehtësisë diellore në energji. Procesi i termorrezatimit është i ngjashëm; “Ne e devijuam energjinë në rrezatim infra të kuq nga Toka e ngrohtë në hapësirën e ftohtë,” tha fizikanti Phoebe Pierce nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor.

Duke vendosur një atom në një material që “dridhet” nga nxehtësia, ju i detyroni elektronet e tij të gjenerojnë valë me energji të ulët të rrezatimit elektromagnetik në formën e dritës infra të kuqe; e cila ka potencialin të shkaktojë një rritje të vogël të energjisë elektrike.

I ngrohur në rreth 20 gradë Celsius, një nga detektorët fotovoltaikë MCT të testuar gjeneron 2,26 milivat energji për metër katror. Duhet pranuar që as kjo nuk mjafton për të ngrohur ujin e kafesë. Për një gjë të tillë do të ishte e nevojshme vendosja e paneleve MCT në disa blloqe të qytetit.

Megjithatë, duhet theksuar se ky është një prototip dhe se kjo teknologji mund të zhvillohet dhe të bëhet shumë më efikase në të ardhmen.

Kombinim me panele diellore

“Aktualisht, dioda jonë e termo-rrezatimit prodhon relativisht pak energji. Por sfida kryesore ishte të konstatohej se një gjë e tillë ishte e realizueshme. “Teorikisht, kjo teknologji mund të prodhojë përfundimisht rreth një të dhjetën e energjisë së siguruar nga panelet diellore,” tha fizikani Ned Ekins-Dawkes.

Në rast se kjo teknologji bëhet më efikase, do të ishte e vlefshme instalimi i diodave MCT në rrjetet klasike fotovoltaike për të vazhduar karikimin e baterive shumë kohë pas perëndimit të diellit.

Studimi i Konvertimit të Fuqisë Termoradiative nga Fotodioda HgCdTe dhe karakteristikat e tyre të rrymës – tensionit u botua në revistën ACS Photonics.

The post Panele “diellore” që ngarkohen natën, si funksionojnë? appeared first on Albeu.com.

Rama: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet dhe bizneset për panelet diellore
Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, në ambientet e Doganës së Tiranës.

Rama njoftoi se do të ketë një ulje të ndjeshme të përpunimit të deklaratave doganore për t’i kursyer kohë dhe kosto biznesit ka ndikuar tejet pozitivisht në lehtësimin e barrës së kësaj krize.

Rama dhe Ibrahimaj thanë se do të japin garanci sovrane për importuesit, me garancinë se në rast se do të kenë stok të mallrave ato do të blihen nga shteti.

‘Garanci sovrane për importuesit e përpunuesit për të pasur kapital qarkullues’, tha ministrja Ibrahimaj.

Kryeministri u ndal dhe te kriza e energjisë elektrike, që sipas tij problemi real që do të shfaqet është ajo e mungesës në treg.

“Pasqyra e furnizimit me energji, është gjithnjë e më e keqe, të gjitha vendet janë duke u përballur me një situatë të paparashikueshme, frika themelore, nuk është thjesht rritja e çmimit, por mungesa e energjisë për ta blerë në treg.

Ne kemi marrë përsipër diçka të domosdoshme, për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, duke mos rritur çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Prej kohësh jemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do të ketë subvencionim për familjet dhe bizneset që do të investojnë në panele diellore.

The post Rama: Frika më e madhe se s’do ketë energji në treg, do subvencionojmë familjet dhe bizneset për panelet diellore appeared first on Albeu.com.

Momenti i diellit, kriza e energjisë rikthen vëmendjen te fotovoltaikët
Vëmendja për energjinë fotovoltaike u duk se u zbeh disi vit pas viti që nga 2017, kur u miratua ligji “Për burimet e rinovueshme”. Shkak për këtë u bënë disa vonesa në aktet nënligjore. Kriza e fundit e energjisë e ktheu sërish fokusin, duke e bërë këtë “momentin e diellit”. Bizneset, sidomos ato në tregun e lirë, po instalojnë me shpejtësi impiante për të ulur barrën e faturës së energjisë, ku një kilovat u kushton mes 20-25 lekë/kwh. Kompanitë që operojnë në shitjen dhe instalimin e impianteve raportojnë për një rritje mes 35-60% të kërkesës në muajin e fundit. Ato i kërkojnë qeverisë që të rishikojë ligjin, duke aplikuar jo më matjen mujore, por atë vjetore si një formë për të nxitur investimet për vetëprodhim. Kërkesa e lartë rrezikon të krijojë globalisht një hendek me mundësinë për furnizim me panele, ndërkohë që kostot janë rritur edhe si efekt i lëndëve të para dhe ndikimit të Kinës. Në lidhje me diversifikimin, Ministria e Energjisë deklaron se janë disa projekte por sa u takon fotovoltaikëve. Impianti i Karavastasë nis ndërtimin në pranverën e 2022.

Nga Nertila Maho

Vendit i është dashur të blejë në tregun e lirë 213 milionë euro energji për të plotësuar konsumin nga janari në nëntor. Kjo është shifra e akumuluar e ankandeve të zhvilluara nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL), pjesë e OSHEE Group, që është detyruar të blejë me kosto të frikshme prej 220-300 euro megavat/orë për shkak të krizës.

Sipas të gjitha pritshmërie, kriza nuk do të jetë kalimtare, me vlerësime që parashikojnë çmime të kripura të paktën për dy vjet. Situata ka nxitur sidomos bizneset në tregun e lirë të gjejnë forma alternative, për të ulur barrën e faturave të larta të energjisë që luhaten mes 20-25 lekëve për kilovat/orë

Në valën e këtyre zhvillimeve, një prej sektorëve që po njeh rritje të shpejtë, sidomos muajt e fundit, është ai i fotovoltaikëve. Pas zbehjes së shkëlqimit fillestar afatshkurtër, që nisi me një ligj të miratuar në vitin 2017 “Për burimet e rinovueshme të energjisë”, i cili u zvarrit nga aktet nënligjore të munguara, energjia diellore duket se po përjeton një moment të ri, këtë herë e nxitur nga kriza.

Ndërtimi i impiantit në Karavasta nis në pranverën e vitit 2022

Pavarësisht se kanë kaluar disa vite nga miratimi i ligjit, kapaciteti i instaluar i impianteve fotovoltaikë në vend mbetet i ulët dhe prodhimi, në shifra modeste. Arsyeja është se në ligj ka ende disa aspekte të cilat, nëse do të rregulloheshin, do ta bënin investimin më të leverdishëm sidomos sa i takon vetëprodhimit.

Dy kontratat e mëdha që janë lidhur me Voltalian për një impiant në Spitallë dhe një në Karavasta, me kapacitete të instaluar përkatësisht 100 MW dhe 140MW nuk kanë nisur ende procesin e ndërtimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se aktualisht, kontratat janë në faza të ndryshme.

“Në lidhje me ecurinë e projektit fotovoltaik 140 MW, që po zhvillohet nga shoqëria Voltalia, në Karavasta, shoqëria në bazë të kushteve të kontratës ka depozituar në Ministri garancinë e kontratës prej 6 milionë eurosh, ka marrë lejen mjedisore të projektit, ka finalizuar marrëveshjen e transmetimit me OST, si dhe lejen e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Aktualisht, shoqëria ka finalizuar projektin e linjës së transmetimit të këtij impianti dhe po evidenton pronat që preken nga ndërtimi i linjës së transmetimit. Shoqëria ka ecur në përputhje me parashikimet e kontratës dhe pritet fillimi i ndërtimit të impiantit në pranverën e vitit 2022.

Për sa i përket projektit fotovoltaik 100 MW, në Spitallë, Ministria dhe Voltalia po bashkëpunojnë për kalimin e pronave të projektit, si dhe për realizimin e kushteve për bërjen efektive të kontratës. Afati i pritshëm është muaji nëntor 2021” – thotë Enea Karakaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë në MIE.

Prodhimi nga fotovoltaikët, në nivel modest, 0.5% e totalit

Të vetmit që po prodhojnë energji diellore janë ato koncesione deri në 2MW që janë dhënë me firmë ministri, sipas parashikimeve ligjore dhe që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duhet t’ju blejë prodhimin sipas një çmimi të caktuar nga ERE, i cili nga 100 euro/MWh është rishikuar gradualisht drejt 70 euro/MWh.

Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Enti Rregullator i Energjisë për ecurinë e sektorit, deri në shtator 2021, prodhimi i energjisë nga fotovolatikët për 9 muaj ishte pak më shumë se 34 mijë Mwh, çka përbënte më pak se 0.5% të prodhimit total të energjisë. Zyrtarisht nuk ka të dhëna mbi prodhimin nga fotovoltaikët që bëhet nga impiantet e instaluara për vetëkonsum.

Këto impiante kanë kapacitet deri në 500kWp dhe energjia konsumohet për nevojat e vetë biznesit apo individit. Pikërisht ky segment po përjeton rritjen më të lartë këta muaj për shkak të krizës. Janë kryesisht biznese në treg të lirë, të lidhur në 35 kilovolt, por edhe biznese në tensionin e mesëm, të cilët nga janari do të duhet ta sigurojnë vetë energjinë sipas deklarimit të bërë zyrtarisht nga qeveria.

Dalja në treg të lirë e 7 mijë bizneseve përshpejton investimet për vetëprodhim

Të paktën 7 mijë biznese do të dalin në tregun e lirë nga janari 2022. Sipas ligjit, kjo duhet të kishte ndodhur më parë, por ishte e pamundur për shkak të kushteve teknike.

Qeveria ka vendosur që dalja të bëhet në kulmin e krizës energjetike, duke i ekspozuar bizneset ndaj kostove të jashtëzakonshme që pritet të kenë një efekt zinxhir në koston e tyre të prodhimit dhe më pas koston me të cilën siguron produktin konsumatori. Kompanitë e instalimit të impianteve fotovoltaike e cilësojnë krizën energjetike nxitësen kryesore të projekteve që bizneset po zbatojnë për të ulur disi koston e energjisë.

“Situata ka ndryshuar kryekëput. Vetëm muajin e fundit, kemi pasur rritje të kërkesës me 60% për projekte fotovoltaike. Janë kryesisht biznese që po shohin mundësinë për të përballuar krizën, e cila ka rritur në mënyrë të jashtëzakonshme çmimet e energjisë në tregje. Nuk janë vetëm biznese në treg të lirë, por edhe biznese në tregun e rregulluar, por që e shohin me leverdi këtë formë investimi. Sa i takon profilit, në përgjithësi janë agropërpunim dhe industri” – pohoi Armand Skuqi, administrator i kompanisë Solares.

Në të njëjtën linjë është edhe përfaqësuesi i kompanisë EuroElektra, Anduel Çekrezi, i cili shprehet se pas një interesi konstant deri para fillimit të krizës, kompanitë që ofrojnë instalimet tani po përballen me kërkesë e cila është e vështirë për t’u përballuar.

“Kjo do të thotë më shumë mundësi për të punuar, por nga ana tjetër, përballemi me një kërkesë ku nuk e kemi kohën e mjaftueshme për ta përpunuar të gjithën. Në fakt, kjo vjen edhe si pasojë se shumica e bizneseve nuk e kanë menduar mirë se duhej të kishin diversifikuar burimet e energjisë elektrike më parë se të arrinte kjo situatë. Sot nuk do të ishin nën presionin e rritjes së çmimit të energjisë, por edhe të rritjes së çmimit të impianteve fotovoltaike për shkak të kërkesës” nënvizon Çekrezi.

Më të interesuar në përgjithësi mbeten bizneset e mëdha dhe kjo lidhet me kthimin e shpejtë të investimit sipas CEO-s së Vega Solar, Bruno Papaj.

“Momentalisht kemi pasur rritje interesi nga të gjithë, por më kryesoret janë bizneset e mëdha, pasi kanë shpenzime të mëdha nga konsumi i lartë i energjisë. Kthimi i investimit për bizneset është shumë i shpejtë, 3-4 vjet, por duke marrë në konsideratë rritjen e çmimit të energjisë, pritet që koha e kthimit të investimit të arrijë deri në 2-3 vjet. Panelet fotovoltaike kanë një garanci prodhimi prej 25 vjetësh, çfarë i bën shumë tërheqës në sytë e një investitori, i cili do të rrisë kursimet për të paktën 21 vjet. Është i kuptueshëm interesimi i lartë” – tha ai.

Bilanci mujor mbetet pengesë, kërkohet të bëhet vjetor, të rishikohet burokracia

Të gjithë vetëprodhuesit, të cilët instalojnë një impiant, mundet që tepricat t’i hedhin në rrjet, duke i marrë ato pas në momentin kur iu nevojitet, por kjo duhet të bëhet brenda muajit. Pikërisht mënyra sesi bëhet bilanci cilësohet penalizues për bizneset, ku kompanitë që bëjnë instalimet si grup interesi kanë kërkuar zyrtarisht që bilanci të jetë vjetor. Kjo do të thotë që, nëse një biznes prodhon më shumë sesa konsumon në verë, për shkak se dita është më e gjatë dhe rrezatimi më i mirë, këtë tepricë ai mund ta tërheqë në dimër, kur të ketë nevojë për më shumë konsum.

Ligji e ka përcaktuar që matja të bëhet në bazë mujore. Matja, nga ana tjetër, krijon një handikap, pasi përjashton gati 35% të biznesit nga skema. Për shembull, një hotel që punon në dimër dhe energjinë e konsumon në dimër nuk ka asnjë interes që të instalojë një impiant, pasi në verë kur është edhe maksimumi i prodhimit prej gjatësisë së ditës, ai është i mbyllur.

Me sistemin aktual të matjes, do të rezultonte që e gjithë energjia e prodhuar nga bizneset e mësipërme gjatë verës, kur nuk kanë mundësi ta konsumojnë, të sillte përfitim zero” – shprehet z. Skuqi. Thuajse të gjithë kompanitë nënvizojnë njëzëri se matja vjetore do të nxiste më shumë investimet, pasi bizneset do ta shihnin më të leverdishëm këtë sistem.

Një tjetër problematikë e kompanive janë burokracitë për sigurimin e lejeve.

“Një tjetër ndryshim është krijimi i një platforme online, për të aplikuar për lejen për lidhjen me rrjetin. Thjeshtësimi i procedurave për impiantet e vogla do të përshpejtonte ndjeshëm procesin e punës. Me procedurat e tanishme, koha dhe mundimi për marrjen e lejeve është e njëjtë si për një impiant me fuqi 3 kWp dhe për një impiant me fuqi 300 kWp. Jo çdo politikë që përdoret në shtetet e tjera është e vlefshme dhe për vendin tonë, prandaj ne kemi listuar propozimet në bazë të kushteve të Shqipërisë” pohon z.Papaj.

Disbalancat, që nënvizohen shpesh nga OSHEE për lidhjen e impianteve në rrjet, cilësohen një shqetësim i drejtë në aspektin teknik nga kompanitë. Prodhimi aktual, sipas tyre, mbetet ende i ulët dhe vetëm humbjet janë 22% në rrjet, çka do të thotë se ka tolerancë.

Një tjetër kërkesë është ajo për rritjen e kapacitetit të instaluar ku nga 500 kWp aktualisht të shihet mundësia për ta çuar deri në 1MW, pasi nevojat e bizneseve për konsum energjie variojnë nga lloji i aktivitetit të tyre.

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës aktualisht është në fazë rishikimi të ligjit por ende nuk ka një draft publik se ku konsistojnë ndryshimet sidomos sa i takon pikës që ka të bëjë me bilancin e tepricave, nëse do të mbesë mujor apo do të bëhet vjetor.

“Ministria është në fazë të avancuar të rishikimit të ligjit për burimet e rinovueshme. Në bashkëpunim me Sekretariatin e Energjisë, si dhe operatorët publikë dhe privatë të interesuar në këtë proces, po shikohet mundësia për adresimin e kësaj çështje, sipas praktikave më të mira të industrisë në BE” nënvizoi z.Karakaçi./monitor

The post Momenti i diellit, kriza e energjisë rikthen vëmendjen te fotovoltaikët appeared first on Albeu.com.

Ministrja e Bujqësisë në fokus barinjtë: Stanet do t’i pajisim me panele diellore
Pas deklaratës së do të krijohet akademi për barinjtë, Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka thënë sot se do të drëgojnë panele diellore në stane.

“Që në periudhën si drejtoreshë e AZHBR-së jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, GIZ-i ka qenë një partner. Ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushë e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve, por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin”, tha Krifca./albeu.com

The post Ministrja e Bujqësisë në fokus barinjtë: Stanet do t’i pajisim me panele diellore appeared first on Albeu.com.