pandora papers Archives - Albeu.com

“Pandora Papers”, SPAK nis hetimin për transfertat “offshore”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka regjistruar një  procedim penal dhe po heton transfertat ‘offshore’ në favor të një kompanie konsulence të regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat u ekspozuan me rrjedhjen e dokumenteve të “Pandora Papers”.

“Në kushtet kur hetimet vazhdojnë, nuk mund të japim informacion më shumë,” tha për BIRN koordinatorja për marrëdhënien me median në SPAK, Xhuljeta Krasta.

Bazuar në dokumentet e ‘Pandora Papers’, BIRN ekspozoi në tetor të vitit të kaluar se si kompania e konsulencës  “AL Energy Transmission’ përfitoi pagesa prej 3.6 milionë eurosh nga kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

‘AL Energy Transmission’ është e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi.

Sipas dokumenteve të regjistrimit të kompanisë, përfituesi fundor i kësaj kompanie është një grua 40 vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrimit të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Në planin e biznesit shkruhet se kompania ka si partner, biznesmenin Vasil Kallupi dhe gruaja e tij rezulton të jetë tezja e Jola Duros.

Për disa njerëz në Shqipëri Kallupi njihet si ‘Vasili i Vienës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqytetin e Austrisë në vitet 1990 dhe njihet për lidhjet e afërta me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Edhe pse nuk është e paligjshme, ekspertët paralajmërojnë se kur paratë transferohen nëpërmjet juridiksioneve ‘offshore’, risku i korrupsionit rritet./birn

The post “Pandora Papers”, SPAK nis hetimin për transfertat “offshore” appeared first on Albeu.com.

I doli emri te “Pandora Papers”, reagon për herë të parë biznesmeni shqiptar
Biznesmeni Vasil Kallupi ka reaguar për herë të parë, pasi rrjeti investigativ BIRN, publikoi një artikull lidhur me kompaninë e tij, e cila kishte përfituar miliona euro, nga nënkontraktori i OST, EnergoInvest.

Në regim, Kallupi thotë se informacionet lidhur me kompaninë e tij kanë qenë publike, në ëebsitin e kompanisë dhe se ka patur disa bashkëpunime me kompaninë e njohur, EnergoInvest.

Më tej në reagim ai shprehet se është manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta.

Reagimi i Vasil Kallupit:

Lajmet e fundit të paraqitura në mediat e vendit  rreth emrit tim Vasil Kallupi dhe kompanisë time më detyrojnë të jap disa sqarime.

Nuk është e ndershme, etike dhe aspak profesionale, që një gazetar mendon se lartëson  veten profesionalisht,  duke publikuar artikuj  sensacional në vazhdën e skandalit të quajtur “Pandora Papers”. Nuk mund të hidhet baltë mbi punën dhe biznesin tim privat, duke pretenduar  se mediokriteti i gazetarisë  ka zbuluar “sekrete” dhe “bashkëpunime sekrete” . Nuk mundet që  ndërmjet shpifjes të ndërlidhen insinuata dhe të pavërteta që cenojnë drejtpërdrejt figurën time.

Me gjithë respektin për profesionin e gazetarisë,  pas të cilit qëndrojnë shumë profesionistë që flasin vetëm me zërin e së vërtetës , është detyrim moral i gjithë secilit për të demaskuar ata që shpifin e abuzojnë në emër të së vërtetës, duke manipuluar opinionin publik me informata të pavërteta

Manipulimi me etjen e popujve të Ballkanit për drejtësi dhe transparencë është pandershmëri dhe krim në vetvete.

Tentativa e ulët për të më njollosur mua dhe familjen time, vetëm pse posedoj një kompani që  ka publikuar zyrtarisht të dhënat në  Ëebsite,është veprim jo profesional që nuk i bën nder as shqiptarëve, as rrjeteve të gazetarisë investigative,  apo çdokujt  askujt tjetër që ka për qëllim drejtësinë dhe të vërtetën.

Vasil Kallupi ka shumë miqësi dhe është mik i shumë mjekëve, sportistëve, gazetarëve, këngëtarëve, politikanëve në mbarë botën , të gjithë emra të mëdhenj e të nderuar.

Lakimi i shumë emrave se unë isha mik me këtë apo atë, kishin vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e të vërtetës dhe keq informim të opinionit publik. Gjithçka e paraqitur në emrin tim, vërtetojnë edhe një herë, jo profesionalizem dhe mungesë etike të disa ashtuquajturve gazetar. Pa dyshim papërgjegjshmëria dhe paaftësia e një gazetari, nuk mund të rrënoj mundin, djersë, dijen dhe sakrificën e një punëtori dhe  biznesmeni të ndershëm.

Bashkëpunimet me kompaninë Energoinvest apo shumë kompani të tjera kanë qenë publike dhe transparente në çdo moment për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, prandaj paraqitja e bashkëpunimeve të mija me kaq pompozitet si zbulim “sekretesh” është akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm për një gazetar.

Duke marr shkas nga ngjarja, e cila cenon drejtpërdrejt personalitetin dhe biznesin tim, unë kam autorizuar avokatet e mi, qe do te ndërmarrin gjithë hapat ligjore duke kërkuar pushimin e këtij cenimi dhe rivendosjen e nderit dhe personalitet tim.

Me respekt

Vasil Kallupi./albeu.com

The post I doli emri te “Pandora Papers”, reagon për herë të parë biznesmeni shqiptar appeared first on Albeu.com.

Skandali i “Pandora Papers”, SPAK nis hetimet për shqiptarët e përfshirë
SPAK ka nisur hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e “Pandora Papers”.

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmetaj ka bërë me dije se ka marrë një telefonatë nga kreu i SPAK Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontakte me rrjetin e gazetarëve që hetuan të dhënat. Nga dokumenet u zbulua se në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, është edhe një politikan shqiptar. Sipas të dhënave të “Pandora Papers” janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompanitë nuk janë në emër të tyre.

Pak ditë më parë është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për një kompani ‘offshore’ të konsulencës. Dokumentet e publikuara zbuluan se kompania boshnjake ‘Energoinvest’, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar. Kompania kishte firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me OST në Shqipëri në prill të vitit 2014 për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016. Dokumentet zbulojnë se një firmë e vogël konsulence e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe një muaj më parë, kompania ‘AL Energy Transmission’ e cila drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Vasil Kallupi, ka marrë nga Energoinvest një shifër prej 3.6 milionë eurosh.

Panora Papers zbuloi se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Investigimi i publikuar më 3 tetor ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

Para Shqipërisë edhe shumë shtete të tjera kanë nisur hetime mbi aktivitetet financiare të disa prej zyrtarëve të tyre të përfshirë. Ndër to në hetim janë zyrtarët në Pakistan, Meksikë, Spanjë, Brazil, Sri Lanka, Australi dhe Panama. Dokumentat zbuluan sesi miliarderët politikanët dhe kriminelët shfrytëzojnë një sistem financiar në hije që mbulon shmangien e taksave dhe pastrimin e parave./Abcnews.al

The post Skandali i “Pandora Papers”, SPAK nis hetimet për shqiptarët e përfshirë appeared first on Albeu.com.

Presidenti i Malit të Zi në listën e “Pandora Papers”, pasuri të fshehura në kompani offshore
Emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç përfshihet në aferën “Letrat e Pandorës”. Por kabineti i Gjukanoviçit i hedh poshtë akuzat. Ai thotë se janë përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi.

Qendra hulumtuese malazeze MANS, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari.

Kabineti i Gjukanoviçit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviç ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës MANS janë të pavërteta.

Por dokumentet e rrjedhura per ”fshehjen e pasurisë” së Presidentit Gjukanoviç dhe birit te tij Bllazho vazhdojnë të komentohen me të madhe nga partitë në pushtet dhe nga partia Demokratike e Socialistëve e Presidentit, por dhe nga institucione të ndryshme. Prokurori special shtetëror thotë se do të ndërmarrë te gjitha masat e nevojshme  nga kompetencat e tij  për zbardhjen e fakteve dhe rrethanave dhe për rezultatet do të njoftojë opinionin.

MANS nuk beson në punën e hetueseve të hetimit për Gjukanoviçin

Ndërkaq nga  rrjeti MANS që kanë bërë zbulimin e dokumenteve e që vazhdojnë të sjellin edhe të tjera, nuk kanë shumë besim në punën e prokurorit special. Dejan Milovac nga MANS  thotë se “edhe më herët ka pasur zbulime të rëndësishme lidhur me paratë e politikaneve të Malit të Zi  jashtë e deri tani nuk kemi pasur kurrfarë përgjigjesh, prandaj edhe me këtë rast nuk pres ndonjë gjë të re”.  Ai shton se “ështe i nevojshëm bashkëpunimi ndërkombëtar me Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët e tjerë  të cilët kanë përvojë kur janë çështje  komplekse të hetimeve financiare, veçmas ato që përfshijnë dhe destinacionet OFF SHORe”.

Për Lëvizjen Qytetare URA të zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviç, pushteti i Gjukanoviçit nuk meriton të ushtrojë  kurrfarë funksioni politik. Drejtoresha politike e Lëvizjes URA, Ana Novakoviç  i ka kërkuar Presidentit që t’i përgjigjet opinionit ,,përse llogaritë  bankare nuk i ka hapur në vend,  por në destinacionet e largëta përmes kompanive off shore prapa të cilave është fshehja e pasurisë”. Kjo parti ka vite që insiston në miratimin e Ligjit për prejardhjen e pasurisë së Gjukanoviçit.  Nga ana  tjetër funksionarët e partisë Demokratike te Socialiste të Gjukanoviçit, vlerësojnë se e tërë kjo është një aferë tjetër e fabrikuar kundër Presidentit  të Malit të Zi./ DW

The post Presidenti i Malit të Zi në listën e “Pandora Papers”, pasuri të fshehura në kompani offshore appeared first on Albeu.com.

Energoinvest, një Pandorë për të gjithë pushtetarët
Nga Ermal Mulosmani

Zbulimi i transaksioneve të dyshimta që kompania boshnjake Energoinvest ka kryer në drejtim të një kompanie të vogël konsulence, të regjistruar në një nga vendet e parajsave fiskale, pa asnjë arsye të dukshme dhe refuzimi i të gjitha palëve për të dhënën shpjegime për këto pagesa, ka ngritur dyshime të mëdha për implikimin e zyrtarëve të lartë shqiptarë në afera korruptive me kompaninë boshnjake.

Aq më tepër marrin krahë këto të dhëna prej thashethemeve që kanë qarkulluar për këtë kompani në vitet 2011 -2013 për tenderin e ndërlidhjes energjitike Shqipëri Kosovë.

Historia me fjalë të thjeshta është kjo:

Banka gjermane Kfw ka nënshkruar me qeverinë shqiptare një kredi me vlerë 45 milionë Euro për ndërtimin e linjës së re 400 kilovoltëshe që lidh Shqipërinë me Kosovën. Linja e vjetër ishte 220 kilovolt dhe vështirësonte ndërlidhjen energjitike mes dy vendeve duke e lënë Kosovën në varësi të importit nga Serbia. Në këtë kontekst, rëndësia e ndërtimit të kësaj linje ishte shumë e madhe sa që krahasohej me Rrugën e Kombit.

Qeveria Berisha e tenderoi interkonjeksionin (ndërlidhjen) në vitin 2011. Fondi limit ishte 42 milionë Euro. Në tenderin e organizuar sipas kërkesave të financuesve të kredisë, gjermanëve të Kfë-së, marrin pjesë dy firma ballkanike: Energoinvest, kompani boshnjake dhe Dalekovod- kompani kroate.

Kredituesit gjermanë e bënë tenderin sipas parametrave të tyre ku përparësi kishte garancia teknike në raport me çmimin e ofruar (70% me 30%). Mbi këtë bazë, fituese u shpall kompania kroate megjithëse vlera e ofruar për realizimin e punimeve ishte 30% më e lartë sesa boshnjakët e Energoinvest ose 8 milionë Euro më shumë.

Këtu fillon e komplikohet situata.

Ridvan Bode, Ministër i Financave të Shqipërisë, shprehet kundër përzgjedhjes së kroatëve me arsyetimin e diferencës së madhe të çmimit të ofruar. Ja si shprehete ai midis të tjerave në letrën drejtuar Kfë-së:

“Interesimi i ministrit të Financave përligj detyrimin e tij publik për të siguruar minimizimin e shpenzimeve publike, duke ruajtur rëndësinë dominuese të çmimit më të ulët në tender dhe plotësimin parakualifikues të aftësisë teknike të operatorëve ekonomikë konkurrues”

Bode shkon deri aty sa, me pak kujdes, hedh edhe hije dyshimi për korrupsion të gjermanëve kur thotë:

“Sipas OST-së, vlerësimi teknik i ofertave në formën e tij aktuale përmban subjektivizëm të pashmangshëm për disa zëra, duke “përcaktuar” fituesin që pas hapjes së propozimit teknik, pavarësisht vlerës së ofertës ekonomike, për shkak të peshës shumë të madhe që kriteri teknik ka krahasuar me atë ekonomik”

Por ndryshe mendon Ministri i Energjitikës, Nasip Naço (17 Janar 2011-03 Korrik 2012). Ai, me datën 20 Shkurt 2012, i shkruan një letër të gjatë Drejtorit të Zyrës Antikorrupsion në Kryeministri, Iv Kaso, ku mbron përzgjedhjen e Dalekovod si fitues të tenderit. Kjo letër dëshmon edhe për një kontradiktë mes palëve politike në Qeveri (PD-LSI). Letra e Naços ishte në përgjigje të kërkesës së Kasos për një “dërgim raport kontrolli”.

Nga kjo letër kuptohet që Qeveria me dy koka (PD-LSI) është e ndarë në dy linja. Dyshimet janë reciproke. Naço mbron linjën e gjermanëve me 8 milionë Euro më shumë ndërsa Bode mbron idenë e boshnjakëve me cilësi më të dobët teknike. Këtu shtohen edhe hijet e dyshimit brenda qeverisë (Ministri LSI–Kryeministër PD). Koalicioni Berisha-Meta ishte në ditët e tij të fundit dhe mosbesimi reciprok sundonte. “Kush po ia fuste kujt”- ishte motoja e atyre ditëve.

Bode kërkon ribërjen e tenderit, banka gjermane vë kusht që në rast të përsëritjes së tenderit kostot shtesë të paguhen nga shteti shqiptar. Raportet ndërshtetërore janë të tendosura. Në këtë kohë, udhëheqësi i Opozitës, bën thirrje që të shikohet flamuri kombëtar jo ai i korrupsionit(18 Prill 2012). Ishte një retorikë jashtë natyrës së Ramës që rrallë flet për interesat madhore apo flamur kombëtar. Kjo ishte zona e kundërshtarit politik të tij.

Një gjë është fare e qartë. Ose Berisha dhe enturazhi i tij po ndihej i përdorur nga pala e gjermanëve & LSI dhe duhej të ndalonte vjedhjen e supozuar ose ai kishte interesa që paratë të shkonin te kompania Energoinvest. Ose të dyja bashkë.

Një periudhë e gjatë ngërçi, gati dy vjeçar, i mbajti të tendosura nervat e palëve. Qeveria shqiptare nuk pranonte zgjedhjen e gjermanëve, këta të fundit nuk pranonin ribërjen e tenderit.

Në fund, u arrit kompromisi . Në Mars 2013 u vendos që tenderi të ribëhej.

Në datën 09 Gusht 2013, kohë kur Qeveria Berisha ishte në periudhën tranzitore për kalimin e pushtetit te koalicioni Rama –Meta, Komisioni i Tenderit skualifikon të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë përveç Energoinvest.

Ky seleksionim i të gjithë konkurentëve dhe koha kur është bërë lënë hije të forta dyshimi për klientelizëm. Ato kohë Ministër i Energjisë në Qeverinë Berisha ishte Florian Mima, Drejtor i OST-së vazhdonte Arben Ibro. Pala gjermane çuditërisht këtë radhë nuk ka ankesa…

Oferta financiare e të vetmit konkurent në garë, Energoinvest, u hap në 01 Nëntor 2013 nga pushtetarët socialist që kishin ndërruar edhe Drejtorin e OST-së me urgjencë. Oferta ishte për 29 milionë Euro, 2 milionë më shumë se oferta e tenderit të parë nga Energoinvest ose 6 milionë më pak sesa kroatët e Dalekovod-it.

Pas një muaji Energoinvest lidh kontratë me Ministrinë e Energjitikës dhe më datën 21 Dhjetor 2013, në një ceremoni patetiko-patriotike, në Godinën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Damian Gjiknuri do të huazonte shprehjen emblematike drejtuar Komandantit të UÇK-së Adem Jashari : “Bac u kry”! Kjo retorikë e fryrë nacionaliste i vuri kapakun aferës dy vjeçare me shumë diskutime…

Ministria e Gjiknurit, në një njoftim për mediat, sqaron se Kompania Energoinvest është një kompani me kapital shtetëror në shumicën e saj :

Kompania nga Bosnjë-Hercegovina, ‘Energoinvest’ (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror), do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë.”

Njoftimi shton:

“Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës Kfë, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013.

Një vëzhgues i paanshëm vë re disa zona të mjegullta në këtë aferë. Përse Gjiknuri, Rama dhe gjermanët këtë radhë ranë dakort me Energoinvest-in, të përzgjedhurin e Berishës, madje u përpoqën ta përkëdhelnin me mbulesa “shtetërore” dhe kujdes gjerman? A u bënë të gjitha palët pjesë e tortës së boshnjakëve dhe e mbyllën gojën? Kjo deklaratë e Ministrisë së Energjitikës i shërben mjaft mbylljes së aferës. Përdorimi i domosdoshmërisë për kombin dhe garancisë gjermane ishin mekanizmat e mbylljes.

Nëse do e shohim nga prizmi i interesave të Qeverisë së Shqipërisë, duket mjaft e drejtë vërejtja e Bodes sipas së cilës çmimi i ofruar të kishte kaq pak rëndësi. Bëhej fjalë për një kredi jo donacion. Qeveria Shqiptare do ia kthente deri më një paratë bankës Kfë, madje edhe interesat. Duket pa sens ekonomik këmbëngulja e bankës gjermane për të përzgjedhur ajo fituesin e tenderit sipas procedurave të saj dhe Qeveria Shqiptare të pranonte zgjedhjen.

Nga ana tjetër, këmbëngulja për të ribërë tenderin pa ardhur në fuqi Qeveria e re lë shije të keqe. Nëse do të donte të lante veten nga çdo akuzë, Qeveria e Berishës nuk duhej të bënte skualifikimin e të gjithë konkurentëve me datën 09 Gusht 2013 dhe lënien e Energoinvest si zgjedhje e vetme.

Vendimet të mëdha të marra nga Qeveri kujdestare në mes të Gushtit gjithmonë lënë pas shumë dyshime. Nëse do të donte të ishte deri në fund e larë me këtë aferë, Partia Demokratike duhej ta shtynte skualifikimet teknike pas krijimit të Qeverisë së re….

Për kë ishin 3.6 milion Eurot që mbërrinë në llogarinë Vasil Kallupit nga Energoinvest?! A ishin ato tangent për pushtetarët shqiptarë për tenderat e ofruar? A kishin të bënin konkretisht me tenderin e ndërlidhjes Shqipëri Kosovë?

Këto pyetje vështirë se do marrin përgjigje ndonjëherë. Vënia e kapakut kombëtar mbi kusinë e mutit të korupsionit vetëm sa ia përhapi erën në të gjitha palët për të ngatërruar gjurmët./Gazeta Express

The post Energoinvest, një Pandorë për të gjithë pushtetarët appeared first on Albeu.com.

Pandora Papers: Familja Aliyev i shiti Pallatit Mbretëror pronë 67-milionëshe në Londër
Autoriteti mbretëror i patundshmërive në Britaninë e madhe ka nisur hetime të brendshme për një pronë prej 67 milionë funtesh, e cila del të jetë blerë nga familja multimilionëshe Aliyev në pushtet në Azerbajxhan, e akuzuar vazhdimisht për korrupsion.

Hollësi të kësaj blerjeje janë publikuar si pjesë e hetimit “Pandora Papers”, ku tregohet se si një rrjet i kompanive “offshore”, të lidhura me familjen dhe figurat e afërta me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kanë bërë tregti në vlerën e gati 400 milionë funteve me prona britanike në 15 vitet e fundit.

Në mesin e blerjeve të pronave përfshihet një ndërtesë me vlerë prej 33.5 milionë funtesh më 2009 nga një kompani “offshore”, e cila ishte në pronësi të djalit të presidentit Aliyev, Heydar-it, i cili në atë kohë ishte vetëm 11-vjeç, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Një zëdhënës i organit mbretëror për patundshmëri tha: “Para blerjes, ne kemi kryer kontrollime, përfshirë ato që kërkohen me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar. Në atë kohë, ne nuk kemi gjetur ndonjë arsye për të mos e vazhduar transaksionin. Duke i marrë parasysh shqetësimet e mundshme që janë ngritur, po e analizojmë këtë çështje.”

Aliyev është në pushtet në Azerbajxhan që nga koha kur e zëvendësoi në postin e presidentit babain e tij më 2003. Vendi që ai e udhëheq është akuzuar shpesh për abuzim të të drejtave të njeriut, manipulime në zgjedhje dhe korrupsion sistematik.

Në vitin 2015, një rezolutë e Parlamentit Evropian bënte thirrje që “autoritetet e BE-së të kryejnë një hetim të plotë rreth dyshimeve për korrupsion kundër Presidentit Aliyev dhe anëtarëve të familjes së tij”, pas një vargu artikujsh nga gazetarët hulumtues azerë, të cilët e akuzonin zonjën e parë, Mehriban Aliyeva, se ka përfituar personalisht nga kontratat shtetërore dhe marrëveshjet biznesore.

The post Pandora Papers: Familja Aliyev i shiti Pallatit Mbretëror pronë 67-milionëshe në Londër appeared first on Albeu.com.

Skandali i “Pandora Papers”, si reaguan liderët botërorë që janë të përfshirë
Disa udhëheqës botërorë kanë mohuar pretendimet e skandalit të “Pandora Papers”, ku u zbulua një numër i madh i dokumenteve financiare nga kompani offshore.

Të quajtura “Pandora Papers”, 12 milionë dosjet përbëjnë rrjedhën më të madhe të tillë në histori, raporton albeu.com.

Presidenti rus Vladimit Putin dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein janë mes 35 udhëheqësve aktuale dhe ish-liderëve të lidhur me këto dosje.

Si Putin ashtu dhe Al-hussein kanë reaguar me deklarata zyrtare, duke mohuar pretendimet.

Pallati Mbretëror i Jordanisë tha se nuk ishte e pazakonte e as e turpshme që mbreti Abdullah të zotëronte prona jashtë vendit.

Dokumentet e zbuluara tregojnë se udhëheqësi shpenzoi fshehurazi më shumë se 100 milionë dollarë në një perandori prone në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, që nga marrja e pushtetit në vitin 1999, raporton albeu.com.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov vuri në dyshim besueshmërinë e informacionit “të pabazuar”, pasi ai detajonte pasurinë e fshehur të Putinit dhe anëtarëve të rrethit të tj të ngushtë.

“Momentalisht nuk është e qartë se çfarë është ky informacion dhe për çfarë bëhet fjalë. Nuk pamë ndonjë pasur të fshehur të rrethit të tij të brendshëm”, tha zëdhënësi i Putin.

Kujtojmë se të dhënat u morën nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ) në Uashington DC, i cili ka punuar me më shumë se 140 organizata mediatike në investigimin e tij më të madh global ndonjëherë.

Ka qenë BBC Panorama dhe Guardian kanë udhëhequr hetimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Liderë të tjerë të përfshirë në këtë skandal përfshijnë:

Kryeministri çek Andrej Babis, i cili dyshohet se nuk deklaroi një kompani investimesh offshore për të blerë dy vila për 12 milion pound në jug të Francës.

Presidenti Kenian Uhuru Kenyatta, i cili, së bashku me gjashtë anëtarët e familjes së tij, ka qenë i lidhur me 13 kompani offshore.

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinjera, një biznesmen miliarder, i cili akuzohet se ka i shitur një mikut të tij, një minierë bakri dhe hekuri në një zonë të ndjeshme ndaj mjedisit, raporon gazeta spanjolle El Pais.

Kryeministri çek reagoi përmes një postimi në Tëitter, ku tha se akuzat janë një përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e planifikuara për këtë javë dhe insitoi se ai “kurrë nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe ose të paligjshme”.

Presidenti kenian tha se hetimi do të vazhdojë dhe do të dalë në dritë se Kenia nuk është e përfshirë në këtë skanda. Për më shumë detaje në lidhje me këtë çështje, ai tha se do të flasë kur të kthehet nga një vizitë shtetërore jashtë vendit, raporton albeu.com.

Megjithatë, duhet thënë se, “Pandora Papers” nuk tregojnë dëshmi se familja Kenyatta vodhi ose fshehu pasuritë shtetërore në kompanitë e tyre offshore

Nga ana tjetër, një deklaratë nga zyra e Presidentit të Kilit, tha se ai ka mohuar të kishte marrë pjesë apo të kishte ndonjë informacion mbi shitjen e projektit të minierave “Dominga”.

Ndërkohë kryeministri pakistanez Imran Khan është zotuar se do të hetojë qytetarët e lidhur me dokumentet Pandora. Qindra pakistanezë, përfshirë anëtarët e kabinetit të Khan, janë të lidhur me skandalin.

“Pandora Papers” është publikimi i gati 12 milionë dokumenteve dhe dosjeve që ekspozojnë pasurinë e fshehtë dhe marrëdhëniet e udhëheqësve botërorë, politikanëve dhe miliarderëve. Të dhënat u morën nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë në Uashington DC i cili ka udhëhequr një nga hetimet më të mëdha globale ndonjëherë.

Më shumë se 600 gazetarë nga 117 vende kanë parë pasuritë e fshehura të disa prej njerëzve më të fuqishëm në planet./Përshtati nga BBC, Enkeleda Bodini./albeu.com

The post Skandali i “Pandora Papers”, si reaguan liderët botërorë që janë të përfshirë appeared first on Albeu.com.

Politikani shqiptar pjesë e “Pandora Papers”, SPAK në aksion për të zbuluar emrin
Edhe një politikan shqiptar është i përfshirë në skandalin “Pandora Papers” ku qindra persona në botë kanë përdorur kompani offshore për të evituar detyrimet tatimore.

Lidhur me këto dyshime të ngritura, SPAK është vënë në lëvizje për të kryer hetimet e duhura.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion duket se do të fillojë hetimet për të zbardhur emrin e politikanit shqiptar që është i përfshirë në skandalin e “Pandora Papers”.

Sipas informacioneve, po bëhen verifikime nëpër llogaritë bankare.

Ndërsa përveç politikanit shqiptar, pjesë e skandalit raportohet të kenë qenë edhe 13 kompani të tjera që operojnë aktualisht në Shqipëri.

Deri më tani është zbuluar vetëm emri i një kompanie “Al Energy Transmission”, që drejtohet nga Biznesmeni Vasil Kallupi. /albeu.com/

The post Politikani shqiptar pjesë e “Pandora Papers”, SPAK në aksion për të zbuluar emrin appeared first on Albeu.com.

Skandali i “Pandora Papers”, mes tyre gjendet edhe një politikan shqiptar (FOTO LAJM)
Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj./Abcnews.al

The post Skandali i “Pandora Papers”, mes tyre gjendet edhe një politikan shqiptar (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.