pandemia covid Archives - Albeu.com

“Jemi në mesin e njërës prej pandemive më shkatërruese në histori”, analiza e The Guardian: Ja si mund ta parandalojmë
Vetëm nëse do jetonit në ndonjë shpellë, mund të mos e dinit se jemi në mesin e njërës prej pandemive më shkatërruese në histori. Sesa shkatërruese është, kjo u bë e qartë në fillim të këtij muaji kur Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport që vlerësonte numrin e global të vdekjeve shtesë për shkak të pandemisë, 15 milionë, ose gati 3-fishi i numrit zyrtar të vdekjeve nga Covid-19.

Autoritete të tjera, mendojnë se vdekjet shtesë në nivel global mund të jenë afro 18 milionë. Këto janë shifra shumë të larta, por gjithsesi duken ende të vogla kur krahasohen me pandeminë e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, e cila vrau rreth 40 milionë njerëz, ose ekuivalente me rreth 150 milionë në mbarë botën duke përdorur shifrat aktuale të popullsisë.

Por sado e fortë, kjo pandemi nuk është më e madhja që kemi parë. Bill Gates thotë se një pandemi e tillë na pret në një të ardhme jo shumë të largët, prandaj ai na këshillon të nisim që tani përgatitjet. “Është joshëse të supozohet se patogjeni tjetër i madh do të jetë po aq i transmetueshëm dhe vdekjeprurës sa Covid-19, dhe po aq i ndjeshëm ndaj inovacioneve siçjanë vaksinat mRNA. Por sikur të mos jetë kështu?”- shkruan ai në librin e tij të ri.

Kjo është një pyetje e mirë. Në thelb Gejts thotë që ne duhet të bëjmë më shumë nga ajo që po bëjmë tashmë, por më mirë dhe më shpejt. Askush nuk mund të thotë nëse pandemia e ardhshme do të shkaktohet nga një koronavirus, grip, apo ndonjë patogjen që nuk e kemi marrë ende në konsideratë. Por përmes sistemeve më të mira të mbikëqyrjes dhe diagnostikimeve laboratorike, ne duhet të jemi në gjendje të identifikojmë me shpejtësi fajtorin, dhe të hartojmë kundërmasa mjekësore përpara se një shpërthim epidemik të ketë shansin të dalë jashtë kontrollit.

Gejts është akuzuar se i ka përdorur vaksinat për të futur mikroçipa në trupat e njerëzve pa dijeninë e tyre, dhe ai është një shënjestër e njohur e lëvizjes kundër vaksinave. Mbi të gjitha, shkruan ai, ne duhet të “praktikohemi, praktikohemi dhe praktikohemi”, duke zhvilluar stërvitje të rregullta mbi situatat pandemike. Në këtë kuadër, ai propozon krijimin e një ekipi prej 2000 personash që do të luajnë rolin e “zjarrfikësve pandemikë”. Gejts e etiketohen këtë grup si GERM (Reagimi dhe Mobilizimi Global ndaj Epidemisë). Akronimi në anglisht do të thotë edhe mikrob.

Por filantropi i njohur e pranon se masa të tilla nuk do të kenë vlerë nëse, pasi identifikojmë të metat në sistemet tona të reagimit ndaj pandemisë, nuk arrijmë që t’i korrigjojmë ato. Për shembull në vitin 2016, stërvitja epidemioogjike “Cygnus” në Britani, identifikoi boshllëqe në gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar në rastin e një pandemie të gripit, duke përfshirë rezerva të pamjaftueshme të ventilatorëve, por askush nuk veproi sipas rekomandimeve.

Po ashtu,autoritetet shëndetësore në SHBA, e dinin prej kohësh se diagnostikimi në masë do të ishte vendimtar në rastin e një pandemie. Por Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dështuan të bëjnë teste në shkallën e kërkuar, duke penguar gjurmimin e kontakteve dhe masat efektive të izolimit.

Dhe për shkak të sistemit federal të qeverisjes së Amerikës, guvernatorët e shteteve shpeshherë nuk ishin të sigurt se kush ishte përgjegjës për çfarë. Rezultati:SHBA-ja pësoi një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë nga Covid-19 në botë.

Ndërkohë, vende si si Singapori, Vietnami dhe Kanadaja, të cilat ishin goditur keq nga SARS-i në vitin 2003 dhe i kishin përvetësuar leksionet, reaguan shpejt dhe me vendosmëri ndaj Sars-CoV-2, siç njihet koronavirusi që shkakton sëmundjen e Covid-19.

Por nëse parandalimi i pandemive do të ishte thjesht një çështje e logjistikës më të mirë dhe e besimit tek ekspertët, me siguri që do ta kishim zgjidhur problemin. Dhe fakti që nuk e kemi bërë, ka të bëjë me faktin se shkenca është plot me pasiguri, sidomos në fazat e hershme të një pandemie, kur mund të mungojnë të dhënat e besueshme mbi infektivitetin e një patogjeni dhe mënyrën e përhapjes së tij.

Për shembull në vitin 2014, pak ekspertë mendonin se Ebola, një virus që më herët kishte shkaktuar shpërthime epidemike në të gjithë Afrikën Qendrore, përbënte një kërcënim për vendet në Afrikën perëndimore si Sierra Leone dhe Liberia.

Po ashtu, bazuar në përvojën e SARS-it, e cila ishte e lehtë për t’u dalluar, sepse të infektuarit u sëmurën me shpejtësi dhe me shenja të dukshme, pak ekspertë menduan se Sars-CoV-2 do të ishte në gjendje të përhapej nga asimptomatikët.

Kur e kuptuan, ishte tepër vonë. Pra parandalimi i pandemive është po aq një problem epistemologjik sa edhe teknik. Ne mund të përgatitemi për kërcënimet e njohura pandemike, por të ashtuquajturat ngjarje kataklizmike janë të panjohura dhe të paparashikueshme.

Shënim: Mark Honigsbaum, është autor i librit “Shekulli pandemik:Nga Gripi Spanjoll tek Covid-19” /“The Guardian” – Bota.al

The post “Jemi në mesin e njërës prej pandemive më shkatërruese në histori”, analiza e The Guardian: Ja si mund ta parandalojmë appeared first on Albeu.com.

“Bëni fëmijë”, Papa Françesku ka një apel për çiftet
Papa Francesku ka dhënë një mesazh të fortë për të gjitha çiftet e reja ditën e sotme.

Papa është shprehur se një shqetësim i madh i tij është “dimri demografik” që ka përfshirë vendin.

“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi”, shtoi më tej Ati i Shenjtë.

Komentet Ati i Shenjtë i ka bërë gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkë-ekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.

Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje./albeu.com/

The post “Bëni fëmijë”, Papa Françesku ka një apel për çiftet appeared first on Albeu.com.

“Europa po kthehet sërish në qendrën e pandemisë”, OBSH ngre alarmin për kontinentin e vjetër (FOTO LAJM)
Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është shprehur se edhe një herë, Evropa është qendra e pandemisë.

Po ashtu Adhanom Ghebreyesus shtoi se asnjë shtet nuk mund ta quajë veten të sigurt apo të mbrojtur.

Gjatë një konference për mediat ai tha: “Ndërsa Evropa është përsëri epiqendra e pandemisë Covid-19, asnjë vend apo rajon nuk mund ta konsiderojë veten të sigurt. Është e rëndësishme që të gjitha vendet të rrisin kapacitetet e tyre tani për t’u siguruar që janë marrë masat e duhura për të shmangur pasojat më të këqija të çdo valë të ardhshme”./albeu.com/

“We continue to call on all governments to implement a comprehensive and tailored approach of public health and social measures to prevent #COVID19 transmission, take the pressure off health systems and save lives”-@DrTedros

— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 24, 2021

“It’s vital that countries get patients that need care into the clinical care pathway earlier. That applies to all countries, in all situations”-@DrTedros #COVID19 https://t.co/9k98DwZQkZ

— World Health Organization (WHO) (@WHO) November 24, 2021

The post “Europa po kthehet sërish në qendrën e pandemisë”, OBSH ngre alarmin për kontinentin e vjetër (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Rama flet me shifra: Sot 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të biznesit të vogël.

Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese të vogla më shumë se para mbylljes totale nga pandemia.

Sipas Ramës, rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifre ka luajtur dhe mbështetja që u është dhënë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur, por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë ka nga ata që kanë hapur. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”, është shprehur Rama.albeu.com/

The post Rama flet me shifra: Sot 2400 biznese më shumë se para mbylljes dramatike nga pandemia (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Buxheti 2022, Manastirliu “nuk ndalet”: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është shprehur se qeveria Rama ka bërë arritje të mëdha në shëndetësi.

Manastirliu ka thënë se të gjithë janë dëshmitarë të këtij ndryshimi madhor.

Komentet ajo i ka bërë gjatë fjalës së saj në Kuvend, në prezantimin e buxhetit të vitit 2022.

Manastirliu ndër të tjera ka theksuar se pavarësisht kushteve pandemike, buxheti për shëndetësinë është rritur me 85 % të financimit publik.

“Çdo qytetar që merr shërbim në qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet e rindërtuara në një pjesë të madhe të qyteteve tona, është dëshmitar i një vale transformuese, e cila padyshim që nuk do të ndalet edhe këtë vit. Dhe ekziston një fakt që e shpërfaq fare qartë ndryshimin si dita me natën, që mbështetja për shëndetësinë ka pësuar në 8 vite. Eshtë shifra kokëfortë e rritjes së Buxhetit për Shëndetësinë, gjatë dy mandateve. 85 % rritje, duke rritur kështu financimin publik e duke ulur shpenzimet nga xhepi I qytetarëve për shërbimin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Sipas Manastirliut, në fokus të buxhetit të shëndetësisë, do të jenë fondet për pandeminë.

“Janë 7 miliard lekë më shumë buxhet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe përballimin e impaktit të pandemisë dhe efekteve post-covid, duke dedikuar 2,7 miliard programit të vaksinimit anti-covid të popullatës. Për mbështetjen e strategjisë së testimit, gjurmimit, survejancës, kujdesit shëndetësor në sistemin parësor dhe spitalor, barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të gjithë strukturat spitalore. Buxheti 2022 mbështet fuqizimin e programit të shërbimit kombëtar të Urgjencës Mjekësore, e cila ka treguar një efiçiencë të jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë. Një shërbim ekselent, i cili u përgjigjet 130 mijë thirrjeve dhe misioneve në vit, do të vazhdojë të mbështetet fuqimisht prej këtij buxheti”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për programet e parandalimit dhe kujdesin parësor, Manastirliu tha se do të vijojë mbështetja e programeve të depistimit për gratë, popullatën më të rrezikuar si dhe me fokus të posaçëm tek fëmijët, që do të kenë tashmë një program të dedikuar për kujdesin e syve.

“Programet e shëndetit publik mbështeten me buxhetin e ri, duke konsoliduar programin e vaksinimit të fëmijëve dhe vaksinimin kundër gripit sezonal për më shumë se 400 mijë fëmijë dhe të rritur. Financojmë 6.4 milionë vizita falas tek mjeku i familjes nga konsultat, tek ekzaminimet, tek mjeku specialist, sipas hallkave të sistemit të referimit për të gjithë popullsinë rezidente në Shqipëri. Financojmë rimbursimin e barnave për më shumë se 450 mijë qytetarë. Mbi 1100 alternativa të mjekimit dhe numër të rritur përfituesish i garantojmë falas për të sëmurët kronikë, duke përfshirë këtu edhe paketën anticovid për trajtimin ambulator. Për herë të parë, do të financohet paketa e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç, si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë”, tha Manastirliu.

Duke folur për programet që financon buxheti 2022 për spitalet, Manastirliu tha se fokusi do të jetë tek fillimi i implementimit të autonomisë spitalore, e cila nis me Spitalin Memorial Fier.

“Do të mbeshtesim zgjerimin e sherbimeve te Spitalit Memorial në Fier për ofrimin e shërbimeve në nivel terciar, për mbi 330 mijë banorë. Do të kemi mbulimin 100% falas të paketave mjekësore, duke përfshirë dializën, transplantin e veshkave, të gjithë paketën e kardiologjisë dhe kardiokirugjisë, të radioterapisë, kataraktit, për mbi 15 mijë pacientë në vit. Sigurojmë mbulimin e shërbimeve të diagnostikës laboratorike në çdo spital universitar, rajonal dhe dy spitalet bashkiake me një volum prej 4.6 milionë analiza laboratorike në vit. Do të garantojmë mbulimin e mbi 64 mijë ndërhyrjeve kirurgjikale në vit në sistemin spitalor publik nëpërmjet shërbimit të integruar të sterilizimit dhe  instrumentave kirurgjikale”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

Duke folur për investimet për vitin 2022, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të jenë në vlerën 3 miliard lekë.

“Me buxhetin 2022 do të përfundojmë investimet madhore të nisura, si dhe hapim investime të reja, nga kujdesi parësor në atë terciar. Çelim fazën e dytë të programit tonë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, me 50 qendra shëndetësore dhe ambulanca për 2022. Përfundojmë fazën e parë të programit të modernizimit të QSUT-së, ku përfundon spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, për të filluar menjëherë me funksionimin e këtij spitali të ri, investimi më i rëndësishëm i dekadave të fundit për shërbimin terciar në vend. Në kuadër të modernizimit të Qendrës më të madhe spitalore në vend, do të vijojnë punimet për rikonstruksionin e spitalit të Pediatrisë, ndërkohë që do të bëhet funksionale faza e parë e godinës së re të shërbimit pediatrik. Një tjetër investim i rëndësishëm mbështetet nga buxheti i ri dhe është zgjerimi dhe modernizimi i spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”. Do të përfundojmë gjithashtu maternitetin dhe spitalin e Kukësit si dhe rehabilitimin e plotë të pediatrisë së Elbasanit. Do të përmbyllet rikonstruksioni i  Qendrës Kombëtare Terapeutike Rehabilituese të Fëmijëve në Tiranë. Do të nisim punën për rikonstruksionin e Spitalit Infektiv, një super projekt që po finalizohet dhe do të mbështetet vitin e ardhshëm, i cili jo vetëm do të ndryshojë këtë spital për nga pikëpamja infrastrukturore por edhe do ta ktheje spitalin infektiv sipas të gjitha standardeve në një qendër reference të këtij shërbimi në vend. Një tjetër projekt i ri që do të financohet me buxhetin 2022 është rehabilitimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, tha Manastirliu.

Duke folur për revolucionin digjital në shëndetësinë, Manastirliu tha se ai do të thellohet dhe për herë të parë do të zhvillohet modeli i sistemit të informacionit spitalor duke e shtrirë në rrjetin e spitaleve publike.

Kujtojmë se buxheti i vitit 2022 për të dy sektorët, për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale do të jetë 91 miliard 365 milion lekë./albeu.com/

The post Buxheti 2022, Manastirliu “nuk ndalet”: Kemi rritur 85% financimin publik për shëndetësinë appeared first on Albeu.com.

Vala e pandemisë rikthehet frikshëm në Greqi, çfarë presin ekspertët sot (FOTO LAJM)
Greqia ndodhet aktualisht në shifra rekord të infektuarish nga koronavirusi, pavarësisht ecurisë së mirë me vaksinimet si edhe masat anti-Covid të ndërmarra nga qeveria, raporton abcnews.al.

Institucionet greke raportuan dje 6 800 raste të reja në shkallë vendi, ndërsa ekspertët presin sot që shifra të kalojë mbi 7 000, ç’ka do të shënonte një tjetër rekord që prej fillimit të pandemisë.

Lajm i keq është gjithashtu se shifrat e larta të infektimeve po shoqërohen edhe me një numër të madh të vdekurish, ndryshe na trendi i muajve të fundit ku fatalitetet kanë qenë shumë më të ulta krahasura me valët e para të pandemisë.

Gjatë javës së fundit në Greqi janë shënuar mesatarisht 45-50 të vdekur në ditë, ndërsa në valën e mëparshme kjo mesatare ka qenë 70-75. Vërëhet një ulje, megjithatë shkencëtarët nuk e shpjegojnë dot këtë nisur edhe nga fakti se deri më tani në Greqi janë vaksinuar 6.5 milion persona  me një apo me dy doza. Pavarësisht kësaj, spitalet vijojnë të jenë të mbushura. /abcnews.al/

The post Vala e pandemisë rikthehet frikshëm në Greqi, çfarë presin ekspertët sot (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.