pandemia covid-19 shqiperi papunesi Archives - Albeu.com

Pandemia i bëri dembelë! Njihuni me tre qytetet në Shqipëri me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë
Pandemia Covid-19 ka shkaktuar nivele të larta të “dembelizmit” në të gjithë vendin.

Personat në moshë pune që nuk po kërkojnë një punë u rritën me ritme të larta gjatë pandemisë, por edhe pas kalimit të valës së dytë, fenomeni mbeti i lartë sidomos në qytetet e Tiranës, Dibrës dhe Lezhës, raportoi INSTAT, ndërsa në disa qarqe si Gjirokastra dhe Korça, shkalla e riaktivitetit u rrit më tej pas karantinës.

Qyteti i Lezhës u rendit i pari për nivelin e lartë të inaktivitetit të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë të vitit. INSTAT raportoi se 55% e popullsisë në moshë pune nuk janë në kërkim të punës në tremujorin e dytë të vitit 2021, ky tregues ishte 60% në të njëjtën periudhë të vitit 2020, dhe 45.7% në vitin 2019 (Popullsia jo-ekonomikisht aktive përfshin të gjithë personat të cilët nuk janë klasifikuar si të punësuar ose të papunë – pra, nxënës/studentë, shtëpiakë, në pension, të paaftë, të papunë të dekurajuar).

Pas Lezhës, Dibra rendit e dyta për nivelin  e lartë të inaktivitetit me 51% të popullsisë në moshë pune. Inaktiviteti në Dibër gjatë këtij viti rezultoi më i lartë se gjatë pandemisë ku u raportuan 50.2% e popullsisë në moshë pune inaktive.

Tirana vjen e treta në renditje për nivelin e lartë të inaktivitetit, me 44% të popullsisë në moshe punë që nuk po kërkon punë, nivel i njëjtë tremujorin e dytë 2020, ku ishte kulmi i masave kufizuese.

Në anën tjetër, Gjirokastra është qarku me nivelin më të ulët të inaktivitetit me vetëm 29,9% të popullsisë në moshe pune me rritje gati dy pikë në krahasim me periudhën e karantinës ku popullsia inaktive ishte 27.8%.

Më tej Elbasani renditet i dyti për shkallën e ulët të inaktivitetit, me 32.7% të popullsisë në moshë pune në tremujorin e dytë 2021 me një rënie gati 7 pikë përqindje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 kur ishin karantina totale.

Korça gjithashtu është një nga qarqet me nivelin më të ulët të popullsisë inaktive me vetëm 34.5% të personave në moshë pune, me një rritje të 3 pikë përqindje në raport me periudhën e karantinës.

Treguesit e inaktivitetit në tregun e punës vijnë paradoksalë në disa qarqe, pasi  vërehet rritje në raport me periudhës e mbylljes totale në tremujorin e dytë 2020.

Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare kohët e fundit ka analizuar se, statistikat e punësimit fshehin fenomenin e emigracionit. P.sh. një pjesë e madhe e uljes së papunësisë para pandemisë i atribuohej niveleve të larta të emigrimit që zbrazi popullsinë e papunë dhe liroi vendet e punës për pjesën tjetër.

Pavarësisht nivelit të lartë të inaktivitetit, shumë biznese që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si fasoni, ndërtimi dhe Bujqësia po vuajnë mungesën e punonjësve. /Monitor

The post Pandemia i bëri dembelë! Njihuni me tre qytetet në Shqipëri me nivelin më të lartë të personave që nuk duan punë appeared first on Albeu.com.