pallati sportit asllan rusi Archives - Albeu.com

DETAJET/ Panik dhe tronditje nga vdekja e adoleshentit, skuadrat braktisën ndeshjen e kampionatit në “Asllan Rusi”
Ngjarja tragjike e ndodhur sot në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ku ka pësuar kolaps një 16-vjeçar i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, ka sjellë panik e më pas trishtim te të pranishmit që kanë përjetuar nga afër ngjarjen në një të shtunë ku si zakonisht impianti është i mbushur nga aktivitetet.

“Panorama Sport” ka mësuar nga persona në vendngjarje se në sallën ku ndodhi fillimisht ngjarja, sapo kishte përfunduar një ndeshje basketboll e të rinjve dhe po përgatiteshin që të luanin ekipet e meshkujve të Partizanit dhe Vllaznisë për ndeshjen e kampionatit mes tyre.

Ata kishin parë se si ishte krijuar panik kur djaloshi ishte rrëzuar në tokë mes shokëve, por pastaj ai ishte normalizuar për momentin dhe larguar drejt spitalit.

Ndeshja kishte filluar më pas, me idenë se gjendja e tij ishte përmirësuar dhe gjithçka vijonte normalisht.

Por në vijim takimi është ndërprerë nga policia, e cila kishte bërë të ditur lajmin e kobshëm të ndarjes nga jeta të djaloshit, duke kërkuar që të këqyrte vendngjarjen, sipas procedurave hetimore, si dhe të merrte në pyetje dëshmitarë të rastit.

Të tronditur nga ky lajm, lojtarët e dy skuadrave kanë rënë dakord që të ndërpritet ndeshja në fjalë dhe të zhvillohet një ditë tjetër, duke e braktisur atë dhe duke u larguar nga pallati i sportit.

The post DETAJET/ Panik dhe tronditje nga vdekja e adoleshentit, skuadrat braktisën ndeshjen e kampionatit në “Asllan Rusi” appeared first on Albeu.com.