pallate Archives - Albeu.com

RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit!
Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme.

Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën se si ndërtohet, menaxhohet dhe mirëmbahen bashkëpronësitë në pallate.

Ligji i ri zëvendëson ligjin e vjetër të vitit 2009, i cili në shumë raste kishte mbetur në letër. E reja që sjell ky ligj është se çdo ndërtesë ku ka më shumë se një pronar nuk mund të jetë më “pa zot”.

Bashkëpronësia trajtohet si një marrëdhënie e detyrueshme ligjore, dhe jo më si çështje vullneti apo mirëkuptimi mes fqinjëve.

Çdo hapësirë e përbashkët: nga shkallët, ashensorët, garazhet, tarracat, bodrumet, deri te fasadat, oborret apo lulishtet e përbashkëta do të kenë një status të qartë në dokumentacionin kadastral. Për herë të parë, këto do të regjistrohen si pasuri në bashkëpronësi në emër të të gjithë banorëve, duke mbyllur kështu derën për abuzime dhe keqinterpretime.

Në thelb të ligjit të ri është krijimi i një strukture të organizuar të administrimit. Tanimë, çdo pallat duhet të ketë një administrator – qoftë një nga banorët, qoftë një shoqëri e specializuar, regjistruar dhe certifikuar nga bashkia.

Administratori do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen, pastrimin, riparimet, kontratat me furnitorë të jashtëm, dhe mbi të gjitha për përfaqësimin ligjor të ndërtesës.

Ai do të nënshkruajë kontrata, do të mbledhë kuotat e mirëmbajtjes dhe do të raportojë çdo vit për shpenzimet. Edhe më shumë, kontrata me të është e detyrueshme dhe ka një afat minimal prej tre vitesh – për të siguruar vazhdimësi dhe jo ndryshime të shpeshta për interesa personale.

Tashmë është detyrë e çdo banori që, përveç pagesës së kuotave mujore, të marrë pjesë në mbledhjet e asamblesë së bashkëpronarëve. Në këto mbledhje, me shumicë votash vendoset për çështje të rëndësishme si buxheti vjetor, riparime të mëdha, por edhe shkarkimi i administratorit në rast mosfunksionimi.

Një nga rregullimet më domethënëse të ligjit është se çdo vendim që merret nga kryesia e zgjedhur – organi përfaqësues i banorëve – ka fuqi ligjore dhe detyruese për të gjithë. Në këtë mënyrë, pakica që nuk pranon të bashkëpunojë nuk mund të bllokojë më vendimmarrjen apo përmirësimin e ndërtesës.

Ligji vendos për herë të parë detyrime të qarta për shoqëritë ndërtuese: ato janë përgjegjëse për administrimin deri në momentin që ndërtesa i kalon në pronësi përfundimtare banorëve dhe lëshohet certifikata e shfrytëzimit.

Në këtë periudhë, ndërtuesi është i detyruar të përfshijë në kontratë rregulloren e administrimit dhe aktin e bashkëpronësisë, dokument ky që do të regjistrohet në Kadastër. Ndërkohë, bashkitë marrin një rol aktiv: ato mbikëqyrin, certifikojnë administratorët, ruajnë dhe përditësojnë librin e bashkëpronësisë, dhe kanë të drejtë të vendosin gjoba për çdo shkelje që dëmton bashkëjetesën apo pengon mirëmbajtjen.

Dokumentet dhe të dhënat e bashkëpronësisë do të jenë të aksesueshme për banorët edhe përmes e-Albania, çka sjell një nivel të ri transparence dhe shmang burokracitë.

Ky ligj i ri është më shumë se një akt formal: është një mekanizëm i ndërtuar për të forcuar jetesën kolektive, për të ruajtur vlerën e pronës së përbashkët dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane. Dhe më në fund, u jep qytetarëve mundësinë të ndihen të përfaqësuar dhe të mbrojtur në shtëpinë e tyre – jo vetëm brenda katër mureve, por edhe në çdo shkallë, oborr, apo tarracë që ndajnë me të tjerët. (Panorama)

The post RREGULLAT E REJA PËR ÇDO BANOR/ Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! appeared first on Albeu.com.

U dëmtua gjatë tërmetit, nis shembja e bllokut të pallateve tek “Myslym Keta” në Tiranë, ankohen banorët: Nuk morëm sendet
Forca të shumta policie dhe fadromat e IKMT kanë zbarkuar mëngjesin sotëm në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë për të shëmbur një bllok pallatesh që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

UKT dhe OSHEE ka bërë ndërprejen e furnizimit me ujë dhe drita dy ditë më parë për banorët e pallatit.

Ky vendim ka hasur kundërshtinë e banorëve të cilët janë ankuar se nuk kanë marrë dot sendet ee tyre, pasi janë shembur shkallët e pallatit./albeu.com

The post U dëmtua gjatë tërmetit, nis shembja e bllokut të pallateve tek “Myslym Keta” në Tiranë, ankohen banorët: Nuk morëm sendet appeared first on Albeu.com.

“Rama e ka marrë pushtetin me një pallat një votë”, Lubonja për aksionin te Prestige Resort: Qeveria kërkon të heqë të vërtetat duke “prerë koka”
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit ‘Open’ në News24 ka folur mbi ndërhyrjen e paprecedentë të IKMT-së në ambientet e Prestige Resort ditën e sotme.

Ai tha se kryeministri Rama kërkon të heqë të vërtetat e qeverisjes së tij “duke prerë koka”, dhe nuk arrin të kuptojë që sado që përpiqet diskreton veten, ndërsa tani ka nxjerrë një teori se është viktimë e oligarkëve.

Lubonja shtoi më tej se rama e ka marrë pushtetin duke dhënë një pallat për votë, ndërsa tani thotë që mediat po mbulojnë realitetin e tij “të bukur” në Shqipëri.

“Rama kërkon që të heqë të vërtetat me dhunë duke prerë koka, dhe nuk e kupton se sado që përpiqet diskreton veten. Tani nxjerr një teori se ky është viktime e oligarkëve, ky që e mori pushtetin me një pallat një votë. Tani thotë që këtë e sulmojnë për interesa dhe mbulojnë realitetin e bukur të këtij. Kur ka qenë para ca kohësh të Çani dhe e pyeti ça janë këta kazanët. I tha ky po këta pronarët, këta i tha ky nuk kanë faj, kanë faj vetëm që i marrin këta analistët”, tha Lubonja./BW

The post “Rama e ka marrë pushtetin me një pallat një votë”, Lubonja për aksionin te Prestige Resort: Qeveria kërkon të heqë të vërtetat duke “prerë koka” appeared first on Albeu.com.

KKT konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit
Këshilli Kombëtar i Territorit, KKT zbardhi në fund të tetorit shtatë vendime konfiskimi të 7 godinave shumëkatëshe në Tiranë, që sipas vendimmarrjes kishin tejkaluar lejen me mbi 10 për qind të totalit të ndërtimit.

Në vendimet e zbardhura të KKT nuk bëhet me dije sa sa është sipërfaqja e konfiskuar, por KKT urdhëron Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ose një autoritet të autorizuar prej saj “të aplikojë nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e një Leje Zhvillimi/Ndërtimi të re, si dhe lëshimin e Certifikatës së Përdorimit, me qëllim rregullimin e pasojave të shkaktuara nga situata faktike, e krijuar nga ndërtimi në tejkalim të lejes së ndërtimit”.

Njëkohësisht KKT urdhëron Bashkinë e Tiranës që të lëshoj certifikata përdorimi për godinat në përputhje me vendimin e KKT-së.

Vendimet janë zbardhur në sistem si projekt vendime, por Ledia Tota sekretare e KKT-së i tha BIRN se sapo të firmosen vendimet do të ripublikohen si vendime të plota. Tota theksoi se të gjitha vendimet ishin miratuar në mbledhjen e 19 tetorit të KKT-së, ndërsa shpjegoi se vendimi mbi procedurën për lejet shtesë dhe vendimi mbi kontratën noteriale me ndërtuesin e godinës shumëkatëshe “Eyes Of Tirana”, të cilës i sekuestrohen 4646 metra katrorë, do të zbardheshin sëshpejti.

Në vendimet e zbardhura janë konfiskuar: Godina 6 kate me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k, godinë banimi 6 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, godinë banimi dhe shërbime 6 kate, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k, një objekt 7 kate me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k, një godinë me 7 kate leje me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k, objektin me 9 kate, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k dhe godinën 9 katëshe me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

Vendimet e konfiskimit u morën pasi qeveria miratoi VKM-në kontraverse me numër 589, “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”. VKM-ja ndër të tjera parashikon një marrëveshje mes ndërtuesve në shkelje dhe qeverisë. Këta të fundit do duhet të dhurojnë shtesën pa leje apo paguajnë atë në vlerë reale tregu, në këmbim të legalizimit të godinës dhe “shpëtuar nga ndjekja penale” siç ka deklaruar kryeministri dhe disa nga ministrat e përfshirë.

VKM në fjalë u pa nga ekspertët si një rrugëdalje për ndërtues pranë qeverisë që kishin tejkaluar lejet e ndërtimit në godinat shumëkatëshe rreth Tiranës. Ndërsa opozita akuzoi qeverinë se pasi kishte lejuar tejkalimin e lejeve, po përdorte VKM-në për të amnistuar nga ndjekja penale ndërtues pranë saj.

Kryeministri Edi Rama i ka mohuar akuzat dhe këmbënguli në disa dalje publike se vendimi në fjalë vinte pasi institucionet në varësi të ekzekutivit përfshi IKMT dhe Policinë e Shtetit ishin përballur me mosreagim të sistemit të drejtësisë.

Rama akuzoi specifikisht një gjykatës të Gjykatës Administrative në Tiranë se kishte marrë një vendim në favor të kompanisë “Ideal Construction”, e cila po ndërton “Eyes of Tirana” dhe penguar punën e IKMT-së që i kishte vënë kompanisë një gjobë 1,3 milion dollarë. Rama tha se këto vendime kishin shtyrë qeverinë për të ndërmarrë VKM-në e cila u ofronte një marrëveshje ndërtuesve për të mos humbur të gjithë godinën.

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri vendimi i përmendur është vetëm një masë sigurimi padie dhe gjyqtari shprehet se ai nuk i jepte të drejtë në themel asnjërës nga palët.

Por referimi në mënyrë të pasaktë i vendimit gjyqësor është vetëm një nga paqartësitë dhe pikëpyetjet rreth fushatës së fundit të qeverisë.

I pyetur nga BIRN se pse kompanitë ishin të gatshme të ndërhynin në gjykatë, siç akuzoi kryeministri për një gjobë 1.3 milion dollarë, por pranonin t’i jepnin qeverisë me dëshirë sipërfaqe ndërtimi me vlerë shumë më të madhe e në disa raste me dhjetëra milion euro më shumë në treg, drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga tha se për këtë duheshin pyetur ndërtuesit.

Fuga këmbënguli se VKM-ja thjeshtë kishte qartësuar procedurat për konfiskimin.

“Këta pretendonin që ishin në proces legalizmi, prandaj VKM-ja ishte e nevojshme për të sqaruar procedurat”, tha Fuga.

Ai shtoi se asnjë kompani – veç Ideal Construction, nuk kishte pranuar apo kërkuar marrëveshje me qeverinë bazuar në VKM-në që ua mundëson këtë dhe kjo kishte sjellë konfiskim të ndërtimeve.

Ndërkohë Ledia Tota, sekretare e KKT, i tha BIRN se deri tani nuk kishte asnjë padi në gjykatë ndaj vendimeve të konfiskimit.

KKT i tha BIRN në përgjigje të një kërkese për informim se ende nuk kishte një sipërfaqe përfundimtare të ndërtimit pa leje që mund t’i nënshtrohej procedurës së konfiskimit dhe se ende ishte në proces verifikimi./BIRN

The post KKT konfiskon 7 pallate që shkelën lejen e ndërtimit appeared first on Albeu.com.