Palestina Archives - Albeu.com

Armëpushimi në Lindjen e Mesme hyri në fuqi, palestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre
Mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre më 10 tetor, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës.

Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës – zonën më të madhe urbane të enklavës – e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023.

Forcat izraelite thanë se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi në orën 11:00, sipas kohës lokale në Kosovë. Qeveria izraelite miratoi armëpushimin me Hamasin të premten, duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e armiqësive në Gazë brenda 24 orëve.

Hamasi pritet t’i lirojë 20 pengje të gjalla brenda 72 orësh dhe pas kësaj, Izraeli do t’i lirojë 250 palestinezë që kanë qenë duke vuajtur dënime të gjata në burgjet izraelite dhe 1.700 të arrestuar të tjerë gjatë luftës në Gazë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, tha se ushtria izraelite e ka përmbyllur fazën e parë të tërheqjes nga Gaza dhe afati për lirimin e pengjeve ka nisur. Sapo marrëveshja të nisë së zbatuari, kamionë me ushqime dhe ndihma mjekësore do të hyjnë në Gazë për t’i ndihmuar civilët.

Faza e parë e nismës së presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në Gazë parasheh që forcat izraelite të tërhiqen nga disa prej zonave kryesore urbane të Gazës, megjithatë ato do të vazhdojnë të kontrollojnë afërsisht gjysmën e territorit të enklavës.

Gjatë një adresimi televiziv, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se forcat izraelite do të qëndrojnë në Gazë për t’u siguruar që territori të çarmatoset dhe Hamasi të çarmatoset në fazat e mëvonshme të planit të Trumpit.

“Nëse arrihet kjo lehtësisht, atëherë do të jetë mirë. Në të kundërtën, do të arrihet me forcë”, tha ai.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin, u bëri thirrje banorëve të Gazës që të shmangin hyrjen në zonat që janë nën kontrollin e ushtrisë izraelite. Në Han Junis, në jug të Gazës, disa trupa izraelite u tërhoqën nga zona lindore pranë kufirit. Ndërkaq, në kampin Nuseirat, disa ushtarë i larguan pajisjet e tyre dhe u nisën drejt lindjes, në drejtim të kufirit izraelit, ndonëse në zonë mbeten edhe trupa të tjerë.

Forcat izraelite janë tërhequr edhe nga rruga përgjatë vijës bregdetare në Qytetin e Gazës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën vonë se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./REL

The post Armëpushimi në Lindjen e Mesme hyri në fuqi, palestinezët nisin të rikthehen në shtëpitë e tyre appeared first on Albeu.com.

Franca bëhet shteti i radhës që njeh zyrtarisht Palestinën/ Macron e konfirmon nga Kombet e Bashkuara: Është koha për paqe
Presidenti francez Emmanuela Macron deklaroi nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Franca njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës. Gjatë deklaratës së tij Macron tha se ka ardhur koha për paqe dhe për lirimin e pengjeve.

“Është përgjegjësia jonë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete. Sot, deklaroj se Franca njeh Shtetin e Palestinës. Jemi mbledhur këtu sepse ka ardhur koha për paqe. Ka ardhur koha për të liruar pengjet, për të ndaluar luftën, masakrat dhe ikjen e njerëzve. Ka ardhur koha sepse ka një nevojë urgjente kudo. Kjo është arsyeja pse sot, këtu, në këtë sallë, ne duhet të hapim rrugën për paqe”, vazhdoi presidenti francez.

Përpara se të njoftonte njohjen e shtetit palestinez nga Franca, Macron i tha OKB-së se ka ardhur koha për të ndaluar luftën në Gaza dhe për të liruar 48 pengjet e mbetura të ndaluara nga Hamasi. Ai thotë se bota është vetëm pak çaste larg nga të qenit më në gjendje të arrijë paqen dhe shton: “Nuk mund të presim më.”

Presidenti Macron konfirmoi njohjen e Palestinës një ditë pasi Britania e Madhe, Kanadaja, Australia dhe Portugalia njohën Shtetin palestinez. Ky vendim vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë vende në Evropë dhe më gjerë kanë filluar të njohin zyrtarisht Palestinën si shtet, në mes të krizës së thelluar në Rripin e Gazës dhe tensioneve të vazhdueshme izraelito-palestineze.

The post Franca bëhet shteti i radhës që njeh zyrtarisht Palestinën/ Macron e konfirmon nga Kombet e Bashkuara: Është koha për paqe appeared first on Albeu.com.

Mbështet luftën e Izraelit në Gaza, Dua Lipa shkarkon menaxherin
Dua Lipa ka ndërprerë bashkëpunimin me agjentin e saj, David Levy, pas një polemike që përfshiu grupin kontrovers irlandez “Kneecap”.

Sipas “The Mail on Sunday”, Levy ishte nënshkruesi i parë i një letre dërguar themeluesit të festivalit Glastonbury, Michael Eavis, dhe vajzës së tij Emily, ku kërkohej që grupi të mos lejohej të performonte, duke argumentuar se ata nxisnin antisemitizmin dhe mbështesnin organizata si Hezbollah.

Letra, e cila ishte e shënuar “private dhe konfidenciale”, u botua në media, duke shkaktuar reagime në industrinë e muzikës.

Një burim pranë këngëtares tha për gazetën britanike: “Dua u sigurua që, përmes stafit të saj, David Levy të mos merrej më me projektet e saj muzikore.

Ajo është hapur pro-Palestinës dhe kjo nuk përputhet me qëndrimin e Davidit.

Ajo e sheh atë si mbështetës të luftës së Izraelit në Gaza dhe trajtimit të keq të palestinezëve”.

Lipa mbetet pjesë e së njëjtës agjenci, William Morris Endeavor, por tashmë përfaqësohet nga një agjent tjetër brenda kompanisë.

30-vjeçarja shqiptare, e fejuar me aktorin Callum Turner, është shprehur prej kohësh në mbështetje të kauzës palestineze.

Në maj 2024, ajo e cilësoi në Instagram ofensivën izraelite në Gaza si “gjenocid” dhe iu bashkua artistëve që denonconin “përfshirjen e Britanisë në këtë konflikt”.

Megjithatë, ajo ka dënuar gjithashtu veprimet e Hamasit, duke theksuar: “Më vjen keq për çdo jetë izraelite të humbur dhe për atë që ndodhi më 7 tetor”.

The post Mbështet luftën e Izraelit në Gaza, Dua Lipa shkarkon menaxherin appeared first on Albeu.com.

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze
Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të mbajtura nga Hamasi është një kusht i qartë përpara se të hapim një ambasadë.

“Ky është grupi i parë i kushteve dhe kërkesave që do të vendosim në procesin e paqes. Por ne do ta shpallim këtë njohje të shtetit palestinez të hënën, më 22 shtator,” tha Macron.

Njohja e Shtetit të Palestinës nuk është një lojë në dobi të Hamasit, ai gjithashtu iu përgjigj atyre, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, të cilët e kritikojnë atë për vendimin e tij.

“Unë nuk i përmbush pritjet e Hamasit, i cili është i fiksuar pas shkatërrimit të Izraelit. Por unë e njoh legjitimitetin e kaq shumë palestinezëve që duan një shtet, që janë një popull. Ata duan një komb, ata duan një shtet dhe ne nuk duhet t’i shtyjmë ata drejt Hamasit”, tha Macron.

Sipas presidentit francez, hapi tjetër do të jetë formimi i një qeverie të besueshme në Gaza dhe rindërtimi i enklavës së shkatërruar, me qëllimin përfundimtar të një zgjidhjeje me dy shtete.

“Kjo do ta izolojë Hamasin dhe do t’u japë palestinezëve një të ardhme përtej terrorizmit. Lufta nuk e mundi Hamasin,” vuri në dukje ai.

Macron kritikoi hapur strategjinë izraelite të shkatërrimit total, duke theksuar se lufta totale nuk e mundi Hamasin përkundrazi, i solli rekrutë të rinj.

“Ne kemi nevojë për diplomaci për të arritur sigurinë”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që bashkësia ndërkombëtare të drejtohet drejt iniciativave politike.

The post Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze appeared first on Albeu.com.

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën
Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës.

Ministri i Jashtëm portugez, Paulo Rangel, e bëri këtë të ditur të dielën, duke konfirmuar se Portugalia tani e ka njohur shtetin palestinez.

Në një deklaratë për mediat në Nju Jork, para hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Rangel theksoi se njohja e shtetit të Palestinës është një realizim i një politike të qëndrueshme dhe të miratuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.

Rangel gjithashtu shprehu mbështetje për zgjidhjen e dy shteteve, duke e konsideruar atë si rrugën e vetme për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, që promovon bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës.

“Njohja e shtetit të Palestinës është një përmbushje e një politike themelore, të qëndrueshme dhe të gjerë të miratuar,” tha Rangel. “Portugalia mbështet zgjidhjen e dy shteteve si rrugën e vetme për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila do të promovojë bashkëjetesën dhe marrëdhënie paqësore mes Izraelit dhe Palestinës,” shtoi ai.

Ky hap i Portugalisë vjen në një kohë kur shtetet e tjera perëndimore dhe ndërkombëtare janë gjithashtu duke u angazhuar për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të konfliktit izraelito-palestinez.

The post Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën appeared first on Albeu.com.

Britania e Madhe,Australia dhe Kanadaja njohën si shtet Palestinën, qeveria izraelite “godet” me reagime të ashpra
Qeveria izraelite ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.

“Do të duhet të luftojmë në OKB dhe në të gjitha forumet e tjera kundër propagandës së rreme kundër nesh dhe kundër kërkesave për të krijuar një shtet palestinez, i cili do të rrezikonte ekzistencën tonë dhe do të ishte një shpërblim i pabesueshëm për terrorizmi”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë mbledhjes javore të Kabinetit

Ministri i Sigurisë së Izraelit, Itamar Ben Gvir, e ka kritikuar këtë hap duke e konsideruar si një “shpërblim për vrasësit” e Hamasit, dhe ka njoftuar se do të paraqesë një propozim në mbledhjen e ardhshme të kabinetit për të shpallur sovranitetin Izraelit mbi Bregun Perëndimor.

Ministri izraelit është shprehur se se njohja e shtetësisë palestineze nga këto shtete është një akt që nuk do të mbetet pa përgjigje.

Kolegu i tij, ministri i Kulturës dhe Sporteve, Miki Zoharka mbajtur të njëjtin qëndrim , duke thënë se “përgjigjja e vetme ndaj kësaj njohjeje të njëanshme duhet të jetë zbatimi i sovranitetit izraelit në Jude, Samari dhe Luginën e Jordanit”.

Ky reagim erdhi pas një vendimi të pakontestuar të Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë dhe Australisë për të njohur shtetësinë palestineze.

The post Britania e Madhe,Australia dhe Kanadaja njohën si shtet Palestinën, qeveria izraelite “godet” me reagime të ashpra appeared first on Albeu.com.

Mbretëria e Bashkuar njofton njohjen e shtetit palestinez, priten tensione me SHBA-në dhe Izraelin
Një zhvillim i rëndësishëm diplomatik pritet të ndodhë nesër, më 21 shtator, kur kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, do të njoftojë njohjen zyrtare të shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

Lajmi është raportuar nga prestigjiozja “The Times”, sipas të cilit vendimi i qeverisë britanike do të shoqërohet me një dënim të ashpër ndaj operacionit tokësor të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Ministrja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, ka përshkruar ndërhyrjen ushtarake të Izraelit si “të pamatur dhe të papranueshme”, ndërsa Starmer pritet të deklarojë se kjo ofensivë nuk i lë Britanisë “asnjë alternativë tjetër” përveçse të ecë përpara me njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, raporton Reuters.

Vendimi i Londrës pritet të shkaktojë tensione me aleatët më të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se një akt i tillë “do të shihej si shpërblim për mizoritë e Hamasit”.

Sipas burimeve diplomatike, Franca, Kanadaja dhe Australia janë gjithashtu në përgatitje për të njohur shtetin palestinez, duke sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në qëndrimin ndërkombëtar ndaj konfliktit izraelito-palestinez.

The post Mbretëria e Bashkuar njofton njohjen e shtetit palestinez, priten tensione me SHBA-në dhe Izraelin appeared first on Albeu.com.

“Nuk do ketë një shtet palestinez”, Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë na përket neve
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu përsëriti se “nuk do të ketë shtet palestinez” gjatë një ceremonie nënshkrimi për të çuar përpara një plan të diskutueshëm vendbanimi në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Ne do ta mbajmë premtimin tonë, nuk do të ketë shtet palestinez, kjo tokë na përket neve”, tha Netanyahu gjatë vizitës së tij në vendbanimin Maale Adumim, në lindje të Jerusalemit.

Plani E1 për ndërtimin e 3,400 shtëpive të kolonëve, i cili do të ndante Bregun Perëndimor të pushtuar dhe do ta shkëpuste atë nga Jerusalemi Lindor, u miratua muajin e kaluar nga qeveria izraelite, duke shkaktuar reagime nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Vendbanimi i Bregut Perëndimor, një territor palestinez që kufizohet me Jordaninë, ka vazhduar që nga viti 1967, nën të gjitha qeveritë izraelite, nga e majta në të djathtë. Ai u intensifikua nën Netanyahun, veçanërisht pasi filloi lufta në Rripin e Gazës në tetor 2023.

The post “Nuk do ketë një shtet palestinez”, Netanyahu nga Jeruzalemi: Kjo tokë na përket neve appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Evropian bën thirrje për njohjen e Palestinës
Asambleja e BE-së votoi në favor të një rezolute jo-detyruese, të dakordësuar nga grupet e shumicës qendrore.

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së të “shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e zgjidhjes me dy shtete”.

Rezoluta u miratua me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.

Sipas eurodeputetit socialist italian Nicola Zingaretti, kjo ishte rezultat i negociatave të plota midis grupeve politike mbi amendamente të ndryshme.

Votimi ishte i gjatë dhe i tensionuar, dhe anëtarët e Parlamentit madje kërkuan një pauzë për të kontrolluar votat e amendamenteve mbi Gazën, përpara se të vazhdonin me votimin përfundimtar mbi rezolutën në tërësi.

Një pikë tjetër e diskutueshme në rezolutë ishte përdorimi i termit “gjenocid” për të përshkruar sulmet e Izraelit ndaj Gazës.

The post Parlamenti Evropian bën thirrje për njohjen e Palestinës appeared first on Albeu.com.

Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe
Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti.

Nadeen Ayoub do të jetë gruaja e parë që do të përfaqësojë këtë vend në konkursin më të famshëm të këtij lloji në botë. Ajo u kurorëzua Mis Palestina në vitin 2022 dhe do të përballet për titullin e madh me 130 vajza të tjera nga e gjitha bota.

Në një postim në mediat sociale, 27-vjeçarja tha se dëshiron të jetë një zë për popullin palestinez.

“Në një kohë kur sytë e botës janë mbi atdheun tonë, e bëj këtë rol me përgjegjësi të thellë. Është më shumë se një titull. Është një platformë për të folur në emër të popullit të Palestinës, veçanërisht grave dhe fëmijëve tanë. Ne jemi gra me ëndrra, talente, dhe zë të fuqishëm për t’i ofruar botës”, tha ajo.

Konkursi Miss Universe i vitit 2025 do të zhvillohet në Bangkok, Tajlandë, më 21 nëntor.

The post Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe appeared first on Albeu.com.