Pako e Madhe Archives - Albeu.com

Rama: Pas “Pakos së Madhe”, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pensionistët e marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të marrin dhe një tjetër bonus.

Postimi i Ramës:

Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur

*Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme./albeu.com

The post Rama: Pas “Pakos së Madhe”, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët appeared first on Albeu.com.

Qeveria shpërndan miliona në prag të zgjedhjeve, BIRN: “Pako e Madhe” apo “pilulë elektorale”?
Vendimet e Këshillit të Ministrave për alokim fondesh për tetë bashki si dhe një paketë ndihme financiare për shtresat në nevojë, kanë ngritur pikëpyetje për përdorimin e fondeve publike përpara zgjedhjeve vendore, si dhe akuza nga opozita për blerje votash.

Në mbledhjen e datës 12 dhjetor, Këshilli i Ministrave mori dhjetra vendime për alokim fondesh për nëntë bashki, për procesin e rindërtimit nga tërmeti i vitti 2019-ës dhe investime publike.

Nga rreth 10 miliardë lekë (89 milionë euro) të alokuara nëpërmjet transfertave të pakushtëzuara 6.6 miliardë janë destinuar për bashkinë Tiranë të përcaktuara si grante individuale, rikonstruksione ose riparime pallatesh, shkolla, rindertime terësore, etj..

Bashkitë e tjera që përfitonin grante individuale për pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe fonde për investime publike në prag të zgjedhjeve të reja vendore janë Durrësi, Vora, Shijaku, Kruja Kamza, Kurbini, Lezha dhe Mirdita.

Po ashtu qeveria vendosi me 29 dhjetor të shpërndajë në formë shpërblimi me lekë në dorë 8 miliardë lekë për afro 1 milionë qytetarë shqiptarë për një sërë kategorish, duke nisur nga pensionistët, infermierët, familjet në nevojë e të tjerë.

E quajtur “Pakoja e Madhe” shpërndarja e këtij fondi u argumentua nga kryeministri Edi Rama si një masë zbutëse e inflacionit të çmimeve. Ndryshe e sheh këtë paketë kreu i opozitës Sali Berisha, i cili e sulmoi nismën si një “pilulë elektorale”.

Vendimet për alokimin e këtyre fondeve janë marrë vetëm pesë muaj para zgjedhjeve për pushtetin vendor të cilat mbahen më 14 maj. Megjithatë, kjo rishapërndarje masive e buxhetit të shtetit bëhet përpara afatit ligjor që ndalon përdorimin e fondeve publike si shpërblime ose akte të tjera që ndikojnë drejpërdrejt tek votuesit.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrvëshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re paszgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Shpërndarja e granteve individuale për zbutjen e pasojave të tërmetit ishte prezente edhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2021-it duke ngritur pikpyetje për mënyrën se si Partia Socialiste e përdor qeverisjen për të ndikuar tek vendimi i votuesve.

Aktivistët e shoqërisë civile e shohin shqetësuese këtë praktikë në prag të zgjedhjeve dhe i konsiderojnë fondet për bashkitë si një planifikim elektoral, jo të ndikuara nga interesat e publikut.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qendresa Qytetare”,  një organizatë që monitoron procesin zgjedhor, i tha BIRN-it se po shihet një intensifikim i alokimit të fondeve dhe përshpejtim të procesit të rindërtimit me afrimin e datës së zgjedhjeve.

“Kalimi i fondeve nga qeveria tek bashkitë e prekura nga tërmeti në muajin dhjetor në një shifër kaq të lartë, tregon një planifikim elektoral të ndërhyrjes në këto zona,” tha ai.

Procesi i rindërtimit hyn në 2023 në vitin e katërt të tij dhe përkon me një vit elektoral. Sipas Xhemollarit qeveria vendos të kalojë shuma të larta për bashkitë, një muaj para periudhës 4 mujore ku ndalohet alokimi i fondeve dhe përdorimi i tyre për investime pasi ndikon drejtpërdrejt fushatën.

“Por, ky veprim nuk është i vetmi,” theksoi ai, ndërsa shtoi se “muaji dhjetor po tregon se është muaji i thesarit të shtetit për të mbushur arkat e bashkive, të cilat në fillim të vitit hyjnë në garë”.

Xhemollari thotë se shumica e kryetarëve aktualë, pritet të jenë sërish kandidatë për t’i fituar ato dhe kjo mbështetje financiare bën që ata të hyjnë në një garë “jo të barabartë” dhe të “suportuar” fort nga qeveria qendrore.

As ndalimet ligjore nuk shmangin dot përdorimin e fondeve publike në favor të fushatës elektorale.

I pyetur nga BIRN nëse “përben shqetesim per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve perdorimi i burimeve publike, financiare e njerezore, para fushatës zgjedhore”, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, tha se vendimmarrja e KQZ-së për këtë shqetësim bazohet në Kodin Zgjedhor.

“Respektimi i rregullave dhe parimeve për zhvillimin e një fushatë zgjedhore sipas standardeve të praktikave të mira në fushën e zgjedhjeve mbetet (duhet të mbetet) një synim i të gjithë aktorëve të përshirë në zgjedhje,” u shpreh Celibashi.

Celibashi shton se KQZ do të monitorojë raportimet dhe sjelljen institucioneve publike dhe do të disponojë me vendimmarrjen përkatëse kur është rasti, si i vetmi mekanizëm për t’iu përgjigjur shkeljeve të kodit.

“Përdorimi apo vënia në mbështetje të kandidatëve, të partive politike apo koalicioneve në zgjedhje e burimeve (përfshirë asete dhe burime njerëzore) të organeve apo enteve publike përbën veprimtari të ndaluar,” saktësoi Komisioneri, duke shtuar se pret bashkëpunimin e shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të Kodit Zgjedhor./Rporter.al

The post Qeveria shpërndan miliona në prag të zgjedhjeve, BIRN: “Pako e Madhe” apo “pilulë elektorale”? appeared first on Albeu.com.

“Nuk e shoh të udhës të dal në konferencë shtypi”, Rama: Kam lënë “Pakon e Madhe” të flasë, gëzuar
Ndryshe nga vitet e shkuara, Kryeministri Edi Rama nuk doli në konferencë shtypi për fundvit. Vetë kreu i qeverisë, shpjegon se nuk e pa të udhës dhe la “Pakon e Madhe” kundër inflacionit të luftës të flasë.

“Sot nuk e pashë të udhës të bëj një konferencë shtypi si çdo fundvit, po lashë Pakon e Madhe kundër inflacionit të luftës të flasë për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, të cilët si kurrë më parë, do të marrin një mbështetje financiare ekstra, sepse si kurrë më parë, u duhet të përballen me një dimër me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre bazë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se qeveria nuk mund t’i linte qytetarët vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit.

“Ne nuk mund t’i linim ata vetëm në këtë dimër të vështirë për të gjithë Europën, po mbi të gjitha për më të dobëtit. Prandaj duke u nisur në radhë të parë, pikërisht nga nevoja për ta larguar atë dorë shqetësuese nga konsumi i tyre bazë, ideuam Pakon e Madhe. Ndërkohë, kjo mbështetje nuk e zëvendëson, as e ndryshon zotimin se pensionistët do të jenë vitin që po vjen, përfituesit e parë nga taksa e jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë, të cilën e miratuam në Kuvend me paketën fiskale 2023. Kështu që kjo pako, ku ka 8000 Lekë të reja për çdo pensionist, e cila do të shpërndahet javët e para të janarit, nuk është mbështetja e fundit ekstra për pensionistët për vitin që po troket në derë”.

Teksa rendit kategoritë që përfitojnë nga kjo pako, Kryeministri thotë se ndihet i lumtur kur mendon se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë dimrin mbi konsumin e tyre të përditshëm.

“Pakoja ka 20 mijë lekët të reja në dorë për 6700 nënat kryefamiljare me ndihmë ekonomike, ashtu sikundër për herë të parë, qeveria shpërndan 20 mijë lekë të reja për sanitaret, shoferët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse të shtetit dhe tërë punonjësit e tjerë të shtetit me një pagë bruto nën 60 mijë lekë, plot 27 mijë e 249 vetë, ku përfshihen edhe 1181 zjarrfikës, 3267 infermierë, 6045 mësuese dhe edukatore, 2200 ushtarë bazë dhe mijëra nëpunës të shkallëve të ulëta të administratës! Ndjehem i lumtur kur mendoj se me këtë mbështetje ekstra, familjet e tyre s’do ta ndjejnë aspak dimrin me dorën e zgjatur të inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre të përditshëm. Por Pakoja e Madhe përfshin edhe ata me pagë bruto mbi 600 mijë lekë – duke përjashtuar natyrisht nivelet politike të administratës. 11 mijë infermierë, 5411 mjekë, 30 mijë e 693 mësues dhe edukatorë, 15 mijë e 384 punonjës sigurie, punonjës të policisë së burgjeve si dhe 14 mijë e 318 nëpunës do të marrin nga 10 mijë lekë të reja, të cilat i shtohen rritjes së pagave të tyre këtë vit, duke e bërë praktikisht zero efektin e inflacionit të luftës për familjet e tyre. Ndërkohë, edhe pse kanë paga më të larta se sa 60 mijë lekë bruto, efektivët e Forcave të Këmbësorisë që morën me mund e me meritë edhe certikatën si forcë ekselence e NATO-s, ata të Forcave Speciale Delta, Renea, Ndërhyrja e Shpejtë, Njësia Operacionale apo Zjarrëfikësit do të marrin nga Pakoja e Madhe 20 mijë lekë të reja”.

Në fund, Rama shton se “kjo pako e madhe nuk zgjidh të gjitha hallet, as nuk i jep fund luftës dhe impaktit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të palëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë, si edhe mishëron kujdesin dhe vëmendjen e pandarë të qeverisë ndaj njerëzve të këtij vendi. Ata kurrë s’i kemi lënë dhe s’do t’i lëmë vetëm, po do të bëjmë gjithçka mundet për t’i mbështetur e lehtësuar në ditët e vështira, siç nuk do të lemë gjë pa bërë për t’u sjellë ditë gjithnjë e më të mira. E mira s’ka fund, por kjo do të jetë gjithnjë e më shumë qeveria e shumicës, jo e disave dhe nëse sot ne jemi në gjendje të hapim një pako të madhe për thuajse 1 milionë shqiptarë, kjo ndodh pikërisht sepse ne jemi këtu për ata, shumicën e shqiptarëve, jo për disa. GËZUAR”.

The post “Nuk e shoh të udhës të dal në konferencë shtypi”, Rama: Kam lënë “Pakon e Madhe” të flasë, gëzuar appeared first on Albeu.com.