pakistan Archives - Albeu.com

Pas përshkallëzimit të dhunës në kufi, Afganistani dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të përkohshëm
Pakistani dhe Afganistani kanë ranë dakord sot, 15 tetor, për një armëpushim të përkohshëm, siç njoftoi Islamabadi, pas përplasjesh të ashpra mes forcave të dy vendeve dhe një sulmi ajror që rriti ndjeshëm tensionet në rajon dhe shkaktoi vdekjen e të paktën 12 civilëve.

Përplasjet e sotme përgjatë kufirit të diskutueshëm përshkallëzuan një situatë tashmë të brishtë pas përleshjeve të fundjavës, që lanë dhjetëra të vdekur, incidenti më i rëndë mes dy vendeve myslimane që prej marrjes së pushtetit nga talebanët në Kabul në vitin 2021.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Pakistanit bëri të ditur se dy vendet kanë rënë dakord për të zbatuar një armëpushim 48-orësh.

“Gjatë kësaj periudhe, të dyja palët do të përpiqen sinqerisht, përmes dialogut konstruktiv, të gjejnë një zgjidhje pozitive për këtë çështje të ndërlikuar, por të zgjidhshme”, thuhet në deklaratë, ku shtohet se armëpushimi u ra dakord pas një kërkese nga qeveria talebane e Afganistanit.

Nga ana e tij, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se marrëveshja për armëpushim ishte rezultat i “kërkesës dhe ngulmimit të palës pakistaneze”.

Qeveria në Kabul ka urdhëruar të gjitha forcat e saj të respektojnë armëpushimin, për sa kohë që edhe pala tjetër nuk do të ndërmarrë veprime agresive, theksohet në një deklaratë zyrtare.

Përplasja më e fundit mes dy vendeve, që dikur ishin aleate të ngushta, shpërtheu pasi Islamabadi i kërkoi administratës talebane të Afganistanit të ndërmarrë masa kundër militantëve që kanë intensifikuar sulmet ndaj Pakistanit, duke operuar, sipas tij, nga strehimore të sigurta brenda Afganistanit.

Talebanët i kanë mohuar këto akuza dhe kanë akuzuar ushtrinë pakistaneze për përhapje dezinformimi, nxitje të tensioneve kufitare dhe për ofrim strehimi për militantë të lidhur me organizatën Shteti Islamik (ISIS), me qëllim destabilizimin dhe minimin e sovranitetit të Afganistanit.

Ushtria e Pakistanit i ka mohuar kategorikisht këto pretendime dhe ka theksuar se vetë ka qenë objektiv i sulmeve të Shtetit Islamik në Khorasan (ISIS-K), degës rajonale të grupit terrorist që operon në të dy vendet.

The post Pas përshkallëzimit të dhunës në kufi, Afganistani dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të përkohshëm appeared first on Albeu.com.

Shpresë në Lindjen e Mesme, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht si shtet Palestinën
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Australisë në përpjekjen ndërkombëtare për të ringjallur shpresën për paqe në Lindjen e Mesme dhe për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.

“Sot ne bashkohemi me mbi 150 vende që njohin një shtet palestinez”, shprehet Starmer, ndërsa thotë se ky veprim është “një premtim për popullin palestinez dhe izraelit se mund të ketë një të ardhme më të mirë”.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi: “Sot, për të rikthyer shpresën për paqe për palestinezët dhe izraelitët, dhe për një zgjidhje me dy shtete, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht Shtetin e Palestinës.”

“Jo vetëm që duhet ta hedhim poshtë urrejtjen, por duhet t’i dyfishojmë përpjekjet tona për të luftuar urrejtjen në të gjitha format e saj,” ka thënë ndër të tjera kryeministri britanik.

Ky qëndrim i Britanisë së Madhe pason deklaratat e Kanadasë, ku kryeministri, Mark Carney është shprehur: “Kanadaja njeh Shtetin e Palestinës dhe ofron partneritetin tonë për ndërtimin e një të ardhmeje paqësore si për Palestinën ashtu edhe për Izraelin.”

Po ashtu, Australia shpalli njohjen e Palestinës. Kryeministri australian, Anthony Albanese, e cilësoi këtë si një angazhim të përbashkët ndërkombëtar për paqe të qëndrueshme.

Vendimet janë shpallur gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

The post Shpresë në Lindjen e Mesme, Mbretëria e Bashkuar njeh zyrtarisht si shtet Palestinën appeared first on Albeu.com.

Shpërthim i fuqishëm në Pakistanin jugperëndimor, të paktën 9 viktima e dhjetëra të plagosur
Të paktën 9 persona kanë ndërruar jetë e rreth 29 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një shpërthimi të ndodhur ditën e sotme jashtë stadiumit në Pakistanin jugperëndimor.

Shpërthimi ndodhi përpara stadiumit në Quetta, kryeqytetin e provincës jugperëndimore të Baluchistanit.

Deri më tani, policia vendase nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi ngjarjen ndërsa mediat ndërkombëtare kanë shpërndarë video të çasteve kur të plagosurit transportohen me furgonë policisë dhe automjete private drejt spitalit.

Në kohën kur ndodhi dhe shpërthimi, turma njerëzish ishin mbledhur nga një tubim i organizuar nga Partia Kombëtare e Balochisanit, një parti nacionaliste e udhëhequr nga Sardar Akhtar Mental, ish-kryeministri i provincës.

Kjo zonë e Pakistanit e pasur me minerale, prej shumë kohësh është vatër dhune ku forcat e sigurisë përballen me një kryengritje me intensitet të ulët.

The post Shpërthim i fuqishëm në Pakistanin jugperëndimor, të paktën 9 viktima e dhjetëra të plagosur appeared first on Albeu.com.

Lufta Indi-Pakistan, Donald Trump jep lajmin e rëndësishëm: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka njoftuar arritjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë.

Ky lajm është bërë publik në llogarinë e tij në rrjete sociale, pas një sërë nëgociatash me inteligjencën e dy vendeve të negociuara nga Shtetet e Bashkuara.

Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit vjen pas sulmeve ajrore të shkëmbyera mes dy vendeve orët e para të mëngjesit të së shtunës. Fillmisht India sulmoi bazat e saj ajrore ushtarake të Pakistanit duke përfshirë edhe shënjestrimin e një baze afër kryeqytetit, Islamabad.

Afërsisht nga këto sulme humbën jetën të paktën 33 persona ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

“Pas një nate të gjatë bisedimesh të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, kam kënaqësinë të njoftoj se India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm. Urime të dyja vendeve për këtë vendim të përbashkët dhe të inteligjencës së tyre.  Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje”, shkroi Trump.

The post Lufta Indi-Pakistan, Donald Trump jep lajmin e rëndësishëm: Me ndërmjetësim të SHBA u arrit dakordësi për armëpushim të plotë appeared first on Albeu.com.

India sulmon në Kashmir, reagon kryeministri i Pakistanit: Ushtria është e autorizuar të përgjigjet
Kryeministri i Pakistanit ka deklaruar se forcat e armatosura të vendit janë “autorizuar të ndërmarrin veprime përkatëse” pas sulmeve të Indisë.

“Në përputhje me Nenin 51 të Kartës së OKB-së, Pakistani rezervon të drejtën për t’u përgjigjur, në vetëmbrojtje, në një kohë, vend dhe mënyrë që zgjedh vetë për t’u hakmarrë për humbjen e jetëve të pafajshme pakistaneze dhe shkeljen flagrante të sovranitetit të saj”, thuhej në një deklaratë nga zyra e kryeministrit.

Komiteti i Sigurisë Kombëtare u mblodh sot, tha deklarata, dhe dënoi “aktin e paprovokuar, frikacak dhe të paligjshëm të luftës” të Indisë.

“Këto sulme të paprovokuara dhe të pajustifikuara synuan qëllimisht zonat civile, me pretekstin e rremë të pranisë së kampeve terroriste imagjinare, duke rezultuar në martirizimin e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm, dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile, përfshirë xhamitë”, shkruhej në deklaratë.

Pakistani gjithashtu pretendoi se sulmet shkaktuan “rrezik të madh për linjat ajrore komerciale që i përkisnin vendeve vëllazërore”, duke rrezikuar jetën e “mijëra pasagjerëve në bord”.

Sulmet, sipas Islamabadit, “përbënin në mënyrë të qartë akte lufte sipas ligjit ndërkombëtar”.  India tha se goditi nëntë vende pakistaneze që ofronin “infrastrukturë terroriste” dhe nuk goditi objekte ushtarake.

The post India sulmon në Kashmir, reagon kryeministri i Pakistanit: Ushtria është e autorizuar të përgjigjet appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Autobusi plot me dasmorë bie në një luginë, humbin jetën 7 persona, plagosën dhjetëra të tjerë
Një aksident tragjik ka ndodhur në në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit, ku një autobus u rrëzua në një luginë duke marrë shtatë jetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.

Aksidenti ndodhi teksa autobusi që transportonte të ftuarit e dasmës ra në një gropë të thellë pranë Quetta, kryeqyteti provincial i Balochistanit, duke vrarë shtatë persona në vend dhe duke plagosur 59 të tjerë, tha Waseem Baig, koordinator i medias i ministrisë provinciale të shëndetësisë.

Gjendja e të plagosurve është raportuar të jetë kritike, tha zyrtari, duke shtuar se në mesin e viktimave të aksidentit fatkeq, ishin gra dhe fëmijë.

Policia tha se automjeti ka rënë nga rruga për shkak të një plasjeje gome, sipas hetimeve fillestare.

Pas aksidentit, policia dhe ekipet e shpëtimit, kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë dërguar të plagosurit në spitalet e afërta.

Aksidentet rrugore janë mjaft të shpeshta në Pakistan kryesisht për shkak të rrugëve të dobëta, automjeteve të mirëmbajtura keq dhe drejtimit joprofesional.

The post Tragjike/ Autobusi plot me dasmorë bie në një luginë, humbin jetën 7 persona, plagosën dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit
Ushtria e Pakistanit njoftoi të hënën se kishte arrestuar ish-shefin e zbulimit të vendit dhe se ka nisur procedurat për gjyq ushtarak kundër tij me akuza për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të rregulloreve të ushtrisë.

Arrestimi i gjeneralit në pension Faiz Hameed, i cili shërbeu si kreu i zbulimit (ISI) nga viti 2019 deri më 2022, është diçka e pazakontë në Pakistan. Ushtria e fuqishme e vendit ka sunduar për më shumë se 30 vjet që kur vendi fitoi pavarësinë më 1947. Ushtria vazhdon të ketë ndikim të rëndësishëm.

Ushtria vuri në dukje në njoftimin e së hënës se arrestimi u bë pas një hetimi të urdhëruar nga Gjykata e Lartë kundër zotit Hameed. Ushtria deklaroi se gjatë hetimit u konfirmuan ‘raste të shumta të shkeljeve të Ligjit të Ushtrisë së Pakistanit’.

Emri i zotit Hameed u përmend gjerësisht në mediat lokale për përfshirjen e tij të dyshuar në politikën kombëtare dhe ushtrimin e ndikimit tek gazetarët gjatë mandatit të tij si shef i ISI-t.

Gjenerali tërhoqi vëmendje globale kur gazetarët e panë atë në një hotel në Kabul, menjëherë pasi talebanët rimorën kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021. Talibanët u rikthyen në pushtet ndërsa forcat perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara u tërhoqën pas gati dy dekadash luftë në Afganistan.

Gjatë pranisë së tyre në Afganistan, Uashingtoni dhe vendet aleate kishin akuzuar ISI-në se ofronte strehë dhe u mundësonte në mënyrë të fshehtë udhëheqësve talebanë të orkestronin sulme kryengritëse nga Pakistani kundër forcave ndërkombëtare në anën afgane të kufirit.

Zoti Hameed besohej të ishte i afërt me ish-kryeministrin Imran Khan, i cili e emëroi atë në krye të ISI-t kur ishte kryeministër.

Zoti Khan u rrëzua nga pushteti në vitin 2022 me një mocion mosbesimi në parlament që ai pretendon se ishte orkestruar nga udhëheqja ushtarake në atë kohë, akuza që ushtria i mohon.

“Pakistani ka ndërmarrë një hap të madh dhe të paprecedentë për të gjykuar përmes gjyqit ushtarak një ish-shef të zbulimit”, tha Michael Kugelman, drejtor i Institutit të Azisë Jugore në Qendrën Wilson në Uashington.

“Duke pasur parasysh rrethanat aktuale politike, është e pamundur ta vlerësosh këtë zhvillim të shkëputur nga lidhjet e Faizit me Imran Khanin”, shkroi zoti Kugelman në rrjetin social X, i njohur më parë si ‘Twitter’.

Zoti Khan, i cili mbetet politikani më popullor në Pakistan, u dërgua në burg një vit më parë pasi u dënua në një rast korrupsioni.

Gjykatat e apelit që atëherë kanë rrëzuar ose pezulluar të gjitha dënimet e tij për shkak të mungesës së provave. Megjithatë, autoritetet ngritën menjëherë çështje të reja kundër zotit Khan duke e mbajtur atë në burg./VOA

The post Pakistani arreston ish-kreun e zbulimit të vendit appeared first on Albeu.com.

Shokuese/ Arrestohet tregtari që shiste dhi me dhëmbë fallco për Kurban Bajram (FOTO)
Një tregtar në Pakistan është arrestuar pasi shiste dhi kurbani me dhëmbë fallco.

Policia vendore tha se sot kishte arrestuar tregtarin që shiste kafshët e sakrificës me dhëmbë plastike, në zonën Gulberg Chowrangi të metropolit pakistanez, sipas rrjetit vendas ARY News.

Ndalimi erdhi pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një videoje ku klienti dukej se hiqte nga goja e dhisë ato që dukeshin si dhëmbë të rreme.

Fotot sollen arrestimin e tregtarit per mashtrim dhe mizori ndaj kafshëve, e gjithashtu sekuestrimin e shtatë dhive të tij në formë ‘prove materiale.’

Gjatë marrjes në pyetje tregtari tha se vinte në Karachi nga Hyderabad në lindje të vendit, për të shitur kafshët e tij për Kuban Bajram.

Pakistan celebron Kurban Bajramin në 17 qershor, pasi hëna Zil Hajj u shfaq më 7 qershor, thonë zyrtarët vendas.

Festa muslimane celebrohet në kujtim të Profetit Ibrahim dhe shënohet me therrjen e kafshëve, mishi i të cilave ndahet mes familjarëve dhe të varfërve.

The post Shokuese/ Arrestohet tregtari që shiste dhi me dhëmbë fallco për Kurban Bajram (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rezultat i papritur në zgjedhjet në Pakistan, aleatët e ish-kryeministrit të burgosur Khan fitojnë shumicën
Kandidatët e pavarur të lidhur me partinë e liderit pakistanez të burgosur Imran Khan fituan shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare në zgjedhjet e përgjithshme të Pakistanit, duke korrur një fitore të papritur në një proces zgjedhor të dëmtuar nga një numërim i ngadaltë dhe akuza mashtrimi sipas CNN.

Sipas Komisionit Zgjedhor të Pakistanit, kandidatët e pavarur kanë fituar 98 vende deri më tani, me 22 vende ende të paprekura. Shumica e të pavarurve janë të lidhur me partinë e Khanit, Pakistan Tehreek-e-Insaf.

Partia e Lidhjes Myslimane të Pakistanit Nawaz (PMLN), e kryesuar nga ish-kryeministri Nawaz Sharif, e cila ishte favorizuar për të fshirë zgjedhjet, deri më tani ka fituar vendin e dytë më së shumti me 69. Partia Popullore e Pakistanit (PPP) ka vendin e tretë. shumica me 51 vende.

Asnjë nga tre partitë kryesore të vendit nuk do të fitojë 169 vendet e nevojshme për të pasur shumicën në parlament dhe, për rrjedhojë, nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë e vetme, duke e lënë të paqartë se kush do të zgjidhet për të qenë kryeministri i ardhshëm i vendit.

The post Rezultat i papritur në zgjedhjet në Pakistan, aleatët e ish-kryeministrit të burgosur Khan fitojnë shumicën appeared first on Albeu.com.

Një sulmues në Iran vret 9 persona afër kufirit me Pakistanin
Një sulmues ende i panjohur ka vrarë nëntë persona në juglindje të Iranit, në një zonë që gjendet në kufi me Pakistanin, raportuan mediat.

Sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve, Mehr, të shtënat ndodhën në një shtëpi afër qytetit Saravan, në provincën iraniane Sisitan dhe Baluçistan. Kjo agjenci tha se viktimat nuk ishin iranianë.

Asnjë media zyrtare nuk ka raportuar për të shtënat dhe deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

HalVash, një grup avokues për popullsinë baluçe, shpërndau online pamje që shfaqnin trupat e viktimave dhe tha se edhe më shumë persona janë plagosur. Ky grup tha se viktimat ishin shtetas pakistanez, duke identifikuar katër prej tyre. Sipas HalVash, të gjithë viktimat ishin punëtorë në një dyqan për rregullimin e makinave.

Javën e kaluar, Pakistani kreu sulme hakmarrëse ajrore në të njëjtën zonë, duke pretenduar se ka shënjestruar caqe të militantëve. Gjatë këtyre sulmeve u vranë të paktën nëntë persona. Sulmet pakistaneze pasuan ato të kryera nga Irani në Pakistan, kur u vranë dy fëmijë në provincn jugperëndimore të Baluçistanit.

Sulmet e të dyja palëve duket se kanë shënjestruar dy grupe militante baluçe, që kanë qëllime të ngjashme separatiste në dy anët e kufirit Iran-Pakistan. Të dyja shtetet kanë akuzuar njëra-tjetrën se strehojnë grupet në territoret e tyre respektive.

Të premten, mediat raportuan se ambasadorët e të dyja shteteve rinisën aktivitetet e kryeqyteteve të këtyre dy shteteve, pasi që të dy ambasadorët ishin tërhequr pas sulmeve.

The post Një sulmues në Iran vret 9 persona afër kufirit me Pakistanin appeared first on Albeu.com.