paketa mbështetëse Archives - Albeu.com

Miratohet paketa mbështetëse për familjet e efektivëve të rënë e të plagosur në krye të detyrës
Gjatë mbledhjes së kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bënë publike disa vendime të rëndësishme.

Lamallari theksoi se një nga vendimet kyçe, ka të bëjë me miratimin e një pakete të plotë mbështetëse për familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që humbasin jetën ose plagosen në kryerjen e detyrës.

Sipas tij, kabineti qeveritar vlerësoi domosdoshmërinë e përcaktimit të qartë të masës, procedurave dhe rregullave për trajtimin ekonomiko-financiar të këtyre kategorive.

Paketa parashikon një ndihmë të menjëhershme që shkon deri në vlerën e 10 pagave mujore bruto për efektivin e vdekur, si dhe një pension familjar shtesë.

Po ashtu, fëmijët e punonjësve të rënë do të përfitojnë bursa të plota arsimore si për sistemin parauniversitar, ashtu edhe për universitetin.

Lamallari shtoi se vendimi zgjidh edhe çështjen e strehimit, duke u akorduar banesa falas familjarëve, bashkëshortëve dhe të miturve.

Këto banesa do të sigurohen nga Enti Kombëtar i Banesave, nga projektet e mbikëqyrura nga Korporata e Investimeve ose nga pasuritë e paluajtshme të sekuestruara nga aktivitetet e krimit të organizuar.

Një tjetër lehtësi për familjarët do të jetë edhe punësimi me përparësi.

Ministri bëri të ditur gjithashtu edhe një vendim tjetër që lidhet me pikat e përbashkëta të kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut.

Ky projekt synon kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta mes autoriteteve kufitare për të lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve, automjeteve dhe kamionëve.

“Po e shohim si një mënyrë për të rritur cilësinë e turizmit dhe fuqizuar ekonominë”, u shpreh Lamallari, duke sqaruar se do të shfrytëzohet faza e testimit para ratifikimit në parlament për të thjeshtuar kalimin në praktikë të qytetarëve dhe mallrave.

Nga ana e tij, ministri Nufi, konfirmoi se javën e ardhshme do të miratohet angazhimi për dërgimin e oficerëve të shtabit shqiptar në Gaza.

Duke iu referuar një shqyrtimi të situatës atje, ai siguroi se Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre forcave. Për sa i përket Samitit të NATO-s, Nufi sqaroi se vendimi për mbajtjen e tij bëhet nga liderët e vendeve anëtare dhe se organizimi i një evenimenti të tillë në Shqipëri do të mund të ndodhte potencialisht në vitin 2027, por se detajet nuk janë përcaktuar ende.

The post Miratohet paketa mbështetëse për familjet e efektivëve të rënë e të plagosur në krye të detyrës appeared first on Albeu.com.