pagese Archives - Albeu.com

Nga 4 Janari aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë, ja sa do të kushtojë
Ashtu siç ishte planifikuar, prej 4 Janarit të vitit 2025, do të nisë aplikimi i pagesës për kalimi në autostradën Thumanë-Kashar, që është pjesë e korridorit Blu.

Vlera e pagesës do të varet nga mjetet, por që nis nga një dysheme prej 2.1 euro pa TVSH dhe 2.52 euro me TVSH.

Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit dhe do të ndryshojë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Kontrata parashikon rrumbullakosje të çmimit kur është me presje dhjetore.

Nga ana tjetër, teksa monedha vendase është leku, pagesa në lekë do të bëhet në bazë të një kursi që do të përcaktohet në kontratë, i afërt me kursin e tregut.

Aksi Thumanë-Kashar, u hap për qarkullim në 30 qershor 2024 dhe është një autostradë 21 kilometra.

Kjo rrugë, u ndërtua nga burimet financiare të siguruara nga vetë kompania private mbajtëse e konceisonit 35 vjeçar dhe në kthim do të merren të ardhurat nga tarifat për kalimin në rrugë.

Ky aks, ka patur një kosto 271 milionë euro sikurse u deklarua gjatë ceremonisë së çeljes pak muaj më parë.

Një element tjetër i kontratës, është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit, nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro, në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro dhe garancia e shtetit ulet në 5.6 milionë euro.

Në vitin e tretë të operimit, plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro.

Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon, duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055 teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

The post Nga 4 Janari aksi Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë, ja sa do të kushtojë appeared first on Albeu.com.

Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm
Venecia planifikon ta bëjë me pagesë hyrjen për vizitorët ditorë nga viti i ardhshëm, në përpjekje për ta menaxhuar numrin e madh të turistëve që tërhiqen nga kanalet e saj historike, njoftoi të martën këshilli i qytetit.

Pagesa për hyrje në Venecia do të jetë pesë euro për vizitorët ditorë.

Pagesa do të vlejë si eksperiment për 30 ditë vitin e ardhshëm, dhe do të aplikohet në ditët e pushimit dhe fundjavat e verës kur numri i turistëve e arrin kulmin.

Të gjithë vizitorët mbi moshën 14-vjeçare duhet të paguajnë hyrjen.

Synimi është për ta gjetur “një baraspeshë mes të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë apo punojnë në Venecia, si dhe atyre të cilët e vizitojnë qytetin”, tha Simone Venturini nga këshilli i turizmit i Venecias.

Ky nuk është vendim për të fituar para, shtoi ai, duke thënë se pagesa do ta mbulojë vetëm koston e administrimit të skemës.

Për datën e saktë të planit dhe se si do të udhëhiqet ai, do të vendoset pas aprovimit përfundimtar të këshillit, i cili pret të ndodhë javën e ardhshme.

Ky plan, për të cilin së pari u njoftua më 2019, u shty fillimisht për shkak të pandemisë së COVID-19, si pasojë e të cilës munguan turistët, e më vonë për shkak të arsyeve teknike dhe procedurale. /REL

The post Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm appeared first on Albeu.com.

Nëse ke pasur një adresë aktive në “Facebook” në periudhën maj 2007-dhjetor 2022, ti mund të paguhesh
Nëse ke pasur një adresë aktive në Facebook nga maji i vitit 2007 deri në dhjetor të vitit 2022, atëherë je përfitues i një shpërblimi që gjiganti i rrjeteve sociale të detyrohet.

Po, është e vërtetë dhe bëhet fjalë për një pagesë prej 725 milionë dollarësh që “Meta” pranoi të paguante në një padi në grup.

Sipas DailyMail, përdoruesit e kualifikuar janë ata që kishin një llogari në Facebook nga 24 maj 2007 deri më 22 dhjetor 2022, duhet të paraqesin një kërkesë drejt “Meta”, deri më 25 gusht 2023.

Padia e ngritur, në të cilën Meta nuk pranoi asnjë keqbërje, pretendon se platforma e mediave sociale mori të dhëna të përdoruesve dhe të miqve të tyre pa leje, për t’i vendosur në dispozicion të palëve të treta.

Nga këtu rrjedh skandali i “Cambridge Analytica” i vitit 2018, i cili pretendonte se kompania kishte keqpërdorur të dhënat nga dhjetëra miliona llogari në Facebook duke lejuar aksesin te palët e treta.

“Facebook dyshohet se e ka ditur për mbledhjen e pahijshme të të dhënave të Cambridge Analytica që nga viti 2015 dhe nuk ka ndërmarrë veprime për të ndaluar aktivitetin ose për të njoftuar përdoruesit deri në mars 2018. Kjo i lejoi aplikacionet e palëve të treta të “bashkojnë dhe të shesin akses në informacionin privat të përdoruesve të Facebook, duke përfshirë firmën e konsulencës politike Cambridge Analytica, pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve”, thuhet në padinë e dorëzuar.

Padia u ngrit në vitin 2019 nga paditësit që pretenduan se “Facebook” nuk shpërndante vetëm të dhëna bazë, si gjinia dhe mosha, por edhe fotografitë e tyre, videot që ata bënë, videot që panë dhe fjalët nga mesazhet e tyre të drejtpërdrejta personale.

Në gusht  të vitit 2022, u arrit një marrëveshje dhe u soll në gjykatë, e ndjekur nga muaj negociatash deri më 22 dhjetor, kur paditësit paraqitën një mocion duke kërkuar miratimin paraprak të zgjidhjes. Gjykata mbajti një seancë dëgjimore për miratimin paraprak të Marrëveshjes më 2 mars 2023 dhe dha miratimin paraprak të marrëveshjes, më 29 mars 2023.

Përdoruesit që mendojnë se kanë të drejtë për një pjesë të zgjidhjes mund të plotësojnë një formular me emrin, adresën dhe e-mail-in e tyre. Formulari kërkon nëse keni jetuar në SHBA gjatë një kohe të caktuar dhe keni qenë përdorues i Facebook. Do t’ju kërkohet gjithashtu të jepni emrat e përdoruesve tuaj në Facebook dhe numrin e telefonit të lidhur me llogarinë tuaj./Albeu.com;

The post Nëse ke pasur një adresë aktive në “Facebook” në periudhën maj 2007-dhjetor 2022, ti mund të paguhesh appeared first on Albeu.com.

Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë për disa kategori
Përdoruesit e platformave të kompanisë Meta së shpejti do të mund të ndjekin hapat e shfrytëzuesve të rrjetit social, Twitter, duke paguar për vendosjen e një shenje të kaltër dalluese në profilet e tyre, si simbol autenticiteti, dhe për shtrirjen më të madhe të postimeve të tyre.

Udhëheqësi i Meta-s, Mark Zuckerberg, njoftoi më 19 shkurt shërbimin e abonimit për platformat Facebook dhe Instagram, pasi për pothuajse 20 vjet mbrojti një model ekonomik të bazuar në shërbime pa pagesë dhe në reklama.

Sistem me dy shpejtësi

Ata që abonohen në shërbimin Meta Verified do të mund të verifikojnë llogarinë e tyre në Facebook dhe Instagram, duke paraqitur një letërnjoftim zyrtar dhe duke marrë një shenjë të kaltër, e cila tregon se prapa llogarisë është personi apo subjekti që thotë se është.

Llogaritë e abonentëve, po ashtu, do të mbrohen më mirë kundër vjedhjes së identitetit, falë monitorimit proaktiv. Në rast të problemeve, këta abonentë do të mund të kontaktojnë drejtpërdrejt ekipet e shërbimit për konsumatorët.

Dhe, postimet, fotografitë dhe videot e tyre do të kenë peshë më të madhe sesa ato të personave që nuk janë të abonuar, duke u shfaqur në krye të rezultateve të kërkimeve, të komenteve dhe të rekomandimeve.

Meta po premton gjithashtu funksionalitete të reja krijuese. Meta Verified do të lëshohet këtë javë në Australi dhe Zelandën e Re, para se të zgjerohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vende të tjera.

Shërbimi i ri do të kushtojë 11.99 dollarë në muaj për përdoruesit që regjistrohen direkt në platforma, dhe 14.99 dollarë për ata që abonohen përmes aplikacioneve të platformave në telefona mobilë. Çmimi më i lartë synon të mbulojë përqindjen që i paguhet Apple-it në iPhone, ose Google-it në celularët me sistemin Android.

Prioritet për “influencuesit”

Abonimi do të bëhet në baza vullnetare. Dhe, vetëm personat që janë mbi moshën 18-vjeçare do të lejohen të regjistrohen në shërbimin e ri. Shërbimi ende nuk ofrohet për bizneset, por Meta nuk e përjashton këtë në të ardhmen.

Shërbimi i ri kryesisht është menduar për ata që krijojnë përmbajtje. Meta ka thënë për AFP-në se vendosi të ofrojë shërbimin e abonimit pas kërkesave të krijuesve, numri i të cilëve po rritet. Kompania ka marrë masa pasi rrjetet sociale tradicionale po përjetojnë një rënie të numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Më 2022, të ardhurat e Meta-s nga reklamat ranë për herë të parë, prej se kompania me qendër në Kaliforni u bë shoqëri aksionare publike më 2012.

Inflacioni po i rëndon buxhetet e reklamuesve në internet dhe vëmendja e përdoruesve është shpërndarë mes shumë aplikacioneve. Këto të fundit nuk mund të mbledhin aq shumë të dhëna personale sa mundnin para ndërhyrjes së autoriteteve rregulluese — kryesisht në Evropë — dhe Apple-t, për të mbrojtur më mirë privatësinë e njerëzve në internet.

Kësisoj, beteja mes platformave “po bëhet paksa një betejë për tërheqjen dhe mbajtjen e krijuesve, sepse, në fund të fundit, janë krijuesit ata që kanë përmbajtjen interesante për publikun”, thotë Carolina Milanesi, një analiste në Creative Strategies.

Por, kjo nuk mjafton.

Snapchat, Reddit dhe Discord, po ashtu, po propozojnë që përdoruesit të shpenzojnë disa dollarë në muaj për mjete shtesë.

Twitter, i blerë nga Elon Musk vitin e kaluar, lëshoi në mënyrë kaotike një veçori për verifikimin e llogarisë, e cila kushton 7 dollarë në muaj nëse për të paguhet direkt në platformë, dhe 11 dollarë në muaj nëse abonimi bëhet përmes aplikacionit në iPhone.

Shërbimi Twitter Blue, që u jep abonentëve shenjën e kaltër dalluese, u mundëson atyre t’i japin postimeve të veta shtrirje më të madhe, si dhe të shohin më pak reklama dhe të kenë liri më të madhe shkrimi, me postime më të gjata.

Milanesi mendon se Meta dëshiron të ketë edhe një burim shtesë të të ardhurave.

Pasi Twitter-i aktivizoi shërbimin e tij të abonimit, kompanitë e tjera të mediave sociale janë nxitur që ta provojnë edhe vetë një gjë të tillë, thotë ajo.

“Shikuar nga perspektiva e një krijuesi, mendoj se kjo është më shumë një nismë marketingu sesa diçka njëmend e vlefshme për krijuesit”, pohon Milanesi./Rel

The post Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë për disa kategori appeared first on Albeu.com.

Zelensky ka një propozim për aleatët: Firmosni që Moska të paguajë për demët e luftës
Rusia duhet të mbahet “financisht përgjegjëse për krimet që ka kryer”, i tha botës presidenti ukrainas.

Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje aleatëve të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe për të nxitur që ajo të ndodhë,  pasi “e keqja duhet t’i përgjigjet”.

Në fjalimin e tij të natës, ai tha: “Kjo është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e kësaj lufte të zhvilluar nga Rusia, por edhe në kontekstin e çdo aksioni tjetër agresiv, qoftë nga Rusia apo ndonjë agresor tjetër potencial. E keqja duhet të përgjigjet dhe dijeni se do të dënohet”.

Sipas një marrëveshjeje të tillë shumëpalëshe, tha ai, çdo fond dhe pronë ruse nën juridiksionin e vendeve partnere duhet të konfiskohet ose ngrihet, dhe më pas të konfiskohet dhe të kanalizohet drejt një fondi të krijuar posaçërisht nga i cili të gjitha viktimat e agresionit rus mund të marrin kompensimin e duhur.

The post Zelensky ka një propozim për aleatët: Firmosni që Moska të paguajë për demët e luftës appeared first on Albeu.com.

Sa paguhen kamarierët në vende të ndryshme të botës?
Nëpër vende të ndryshme, kamarierët paguhen me paga të ndryshme, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paga e një kamarieri shkon në 30 mijë dollarë.

Më tutje, Malta është vendi i dytë ku një kamarier mesatarisht paguhet 23 mijë dollarë.

Në Britani të madhe paga mesatare e një kamarieri është 19 mijë dollarë.

Shikoni tabelën më poshtë për ta kuptuar:

The post Sa paguhen kamarierët në vende të ndryshme të botës? appeared first on Albeu.com.

Kjo s’pritej, rrjeti social “Instagram” mund të bëhet me pagesë
A do të paguanit për të parë foto dhe video në Instagram? Platforma po mendon edhe mund ta bëni.

Meta, kompania mëmë e Isntagramit, ka planifikuar një progream pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materile ekskluzive për video live dhe story.

Përdoruesit mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për fillim, të gjitha paratë do t’i merrnin autorët e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi edhe Facebookun, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm.

Pronari i Meta-s, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u ndalë krijuesve më shumë se 30%.

Instagrami nuk është e vetmja platformë sociale që ka menduar apo ka eksperimentuar me abonimet me pagesë. Prej disa muajsh tashmë, edhe Twitteri ka krijuar një opsion që krijuesit të marrin deri në 10 dollarë për materiale ekskluzive.

Platforma më e njohur sociale që ofron këtë lloj shërbimi është “OnlyFans”, ku krijuesit postojnë shpesh edhe foto dhe video vetëm për të rritur.

The post Kjo s’pritej, rrjeti social “Instagram” mund të bëhet me pagesë appeared first on Albeu.com.

Të gjithë e duan por askush nuk e merr, agjentët kërkojnë 18 milion euro për firmën e tyre
Dusan Vlahoviç është një nga sulmuesit më të kërkuar këtë periudhë nga shumë ekipe të mëdha.

Tottenham dhe Arsenal janë dy nga ekipet që janë më afër trasnferimit të sulmuesit serb.

Në janar ai nuk do të largohet nga Fiorentina, por në verë mund të ndodhë e kundërta. Të gjithë e duan por askuësh nuk e merr, “fajin” për këtë gjë e kanë agjentët e tij.

Agjentët e tij duan të paktën 18 milion euro që të hedhin firmën e tyre në fletën e bardhë për këdo ekip që do të transferojë lojtarin. Kjo kërkësë i frenon shumë ekipet pasi pagesa për firmën e tyre është shumë e lartë./ h.ll/albeu.com

The post Të gjithë e duan por askush nuk e merr, agjentët kërkojnë 18 milion euro për firmën e tyre appeared first on Albeu.com.

1500 euro për një javë qëndrimi në Big Brother? Ish banori tregon të vërtetën
Javët e fundit po përflitet se banorët paguhen për çdo javë qëndrimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Sipas të dhënave, monitorimi 24 orësh me kamera është shpërblyer nga produksioni me nga 1500 euro për çdo javë qëndrimi.

Lidhur me këtë çështje, ka folur dhe ish konkurrenti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valon Shehu. I ftuar në “Glamour Zone” ai hodhi poshtë këto thashetheme duke thënë se nuk janë të vërteta.

“Jo, jo unë por askush dhe këtë e them me plotë bindje sepse kam dëgjuar që është bërë e madhe, nuk është e vërtetë aspak. 1500 euro java, nuk është e vërtetë”, tha këngëtari.

The post 1500 euro për një javë qëndrimi në Big Brother? Ish banori tregon të vërtetën appeared first on Albeu.com.

“Kushedi sa të kanë paguar për t’u dhënë këtë informacion!” Deklaratë e fortë për Artan Hoxhën, vjen reagimi i gazetarit
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar në Facebook, videon ku shihet gazetari i një televizioni të futet në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, nga dritarja e tualeteve.

Pas publikimit të videos, në postimin e tij kanë vërshuar komentet. Një prej tyre dyshon se televizioni i ka dhënë para gazetarit për t’u dhënë informacion se nga mund të hyhej.

“Kushedi sa te kan paguar ata te syrit ty qe ua ke dhene kete informacion, te hyne nga haleja”, e pyet qytetari.

“Jo jo nuk me paguan, u vura gjobe”, i përgjigjet Hoxha./albeu.com

The post “Kushedi sa të kanë paguar për t’u dhënë këtë informacion!” Deklaratë e fortë për Artan Hoxhën, vjen reagimi i gazetarit appeared first on Albeu.com.