pagesat Archives - Albeu.com

9-mujori i 2025, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro
Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financuan gjatë 9-mujorit 2025 me 9.61 miliardë lekë, (rreth 100 milionë euro) ose sa 69% e planit vjetor.

Sipas Ministrisë së Financave, muaji shtator ka shënuar nivelin më të lartë të pagesave me 2.14 miliardë lekë, ose 22.3% të totalit të nëntëmujorit, ku pjesën më të madhe e zë kontrata për “Rrugën e Arbrit” me rreth 1 miliard lekë, që përbën 47.1% të totalit të pagesave të atij muaji.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pagesat e nëntëmujorit 2025 janë rritur me 289.5 milionë lekë, ose 3.1% më shumë.

Rritja i atribuohet kryesisht dy kontratave infrastrukturore të mëdha Autostrada Milot–Morinë, me pagesa 277.8 milionë lekë më të larta se në 9-mujorin 2024 dhe Rruga Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës), me 171.9 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo rritje lidhet me zbatimin e skedulit të pagesave të përcaktuara në modelet financiare të kontratave koncesionare përkatëse.

Nga ana tjetër, për disa kontrata PPP është vërejtur rënie e pagesave krahasuar me vitin e kaluar. Një prej tyre është projekti për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, që përfshin ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve shkollore në zonat “Tirana 1” dhe “Tirana 4”.

Pagesat për këtë kontratë gjatë 9-mujorit 2025 kanë qenë 347.8 milionë lekë më të ulëta se në të njëjtën periudhë të vitit 2024, ç`ka lidhet me ritmin e zbatimit të planit të pagesave, megjithëse në terma vjetorë shuma e planifikuar për 2025 mbetet afërsisht në të njëjtin nivel me atë të vitit 2024.

Për të gjithë vitin 2025 fondet buxhetore të planifikuara për mbështetjen e kontratave koncesionare dhe partneriteteve publike–private (PPP) arrijnë në 13.93 miliardë lekë, sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet kontraktore përkatëse. Nga kjo shumë, 8.34 miliardë lekë janë shpenzime korrente dhe 5.59 miliardë lekë për investime.

Krahasuar me pagesat faktike të vitit 2024, që ishin 13.29 miliardë lekë, plani i vitit 2025 rezulton 4.77% më i lartë, ose rreth 634.6 milionë lekë më shumë./Monitor

The post 9-mujori i 2025, pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç
Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet dhe pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administrata tatimore ka sqaruar se janë dokumentacioni që do të ruhet dhe që justifikon shpenzimet për arsimimin e fëmijëve nën 18-vjeç.

Nga marsi 2026, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do t’u njihen 100 mijë në vit shpenzime për arsimimin e fëmijëve.

Pavarësisht numrit të fëmijëve vlera e shpenzimeve që do të zbriten nga totali i të ardhurave vjetore do të jetë 100 mijë lekë.

Nëpërmjet rubrikës “Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve 2025”, Administrata Tatimore, ka sqaruar se shpenzimet do të njihen përmes plotësimit të DIVA deklaratës vjetore të të ardhurave që për të ardhurat e siguruara në 2025, deklarimi bëhet në muajin mars 2026.

Po ashtu, kjo kategori duhet t’i ketë të dokumentuara shpenzimet nëpërmjet kontratave me institucionet arsimore, apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja.

“Në ligjin nr.29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar neni 22 “Zbritjet nga baza tatimore”, pika 2 përcaktohet se, tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi dhe/ose të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi më pak se 1 200 000 lekë mund të zbresë, përveç shumave individuale sipas pikës 1 të këtij neni, shpenzimet korrente për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100 000 lekë. Kërkesa për zbritje nga baza tatimore në lidhje me shpenzimet për arsim bëhet nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave.

Dokumenti që do të ruhet dhe që justifikon deklarimin në Deklaratën Individuale vjetore përcaktohet në pikën 23.1 të udhëzimit nr.26, datë 08.09.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar dhe është kontratat me institucionet arsimore dhe dokumentet e pagesës për fëmijët apo edhe dokumentet për pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja etj.

Sa më sipër, zbritjet e kësaj kategorie do të aplikohen për të ardhurat e tatueshme të vitit 2025 (deklarim i të cilave bëhet brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës)”, kanë sqaruar Tatimet.

Kontratat apo dokumentet e tjera për njohjen e shpenzimeve, nuk do të ngarkohen elektronikisht në momentin e plotësimit të DIVA, por ato nevojiten të ruhen në raste të kontrollit tatimor.

Por kujdes njohja e shpenzimeve për arsimimin e fëmijëve të moshës nën 18-vjeç, do të sjellë kompensim nëpërmjet rillogaritjes së tatimit.

Të ardhurave vjetore bruto nën 1,2 mln lekë do t’u zbritet shpenzimi prej 100 mijë lekë. Pas zbritjes së shpenzimeve baza e tatatueshme , pra totali i të ardhurave vjetore bruto të deklaruara në DIVA do të jetë më i ulët, ç`ka automatikisht edhe tatimi do të jetë më i ulët.

Ndërkohë tatimi për të ardhurat për 2025 është paguar. Rimbursimi apo kompensimi që përfitojnë prindërit do të jetë diferenca e krijuar nga rillogaritja e tatimit.

Kjo diferencë apo tepricë do të kërkohet brenda 3 muajsh të tatimit për kompensim, pas dërgimit të kërkesës.

DIVA për të ardhurat e 2025-s do të plotësohet më 31 Mars 2026, teksa pritet edhe nga Ministria e Financave miratimi i një udhëzimi për përcaktimin e procedurave. / Monitor

The post Nga kontratat me institucionet arsimore te pagesat për kurset e gjuhëve të huaja, dokumentacioni që duhet të ruani për kompensimin e arsimimit për fëmijët nën 18-vjeç appeared first on Albeu.com.

Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka urdhëruar se brenda ditës së sotme, të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.

Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Drejtori i Policise lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .

“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në PSh, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”, thuhet në urdhrin e lëshuar nga Proda për Departamentin për Shërbimet mbështetëse në DPPSH.

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm, po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ, i cili dalë në sistem ditën e premte.

The post Orët shtesë, dietat dhe puna gjatë natës, Proda: Sot të shlyhen pagesat e prapambetura për policët appeared first on Albeu.com.

Pagesat për kujdestare fëmijësh dhe të moshuarish arrijnë deri në 1,000 euro në muaj
Pagesa deri në 1,000 euro në muaj, si po lulëzon tregu për punësimin e dadove dhe të punonjësve për kujdesin e të moshuarve në Shqipëri.

Sipas agjencive të ndërmjetësimit, 70% e kërkesave kryesohen nga punësimet e kujdestarëve për të moshuarit.

Ndërkohë, është rritur numri i grave që emigrojnë në Europë për të punuar si dado. Ekspertët ngrenë shqetësimin për zgjerimin e një tregu informal.

Pas daljes në pension, pas 40 viteve punë mami materniteti, zonja Tixhe Lika, prej 5 vitesh punon si kujdestare fëmijësh. 66-vjeçarja e ndërthur punën e dados me kualifikimin e marrë në sektorin e kujdesit të personelit shëndetësor.

Zonja Lika kujdeset 6 orë në ditë për një fëmijë të moshës 3-vjeç, gjatë 5 ditëve të javës, kundrejt pagesës mujore neto prej 50 mijë lekësh. Ajo thotë se në këtë profesion e mban më tepër të përfshirë jo vetëm lidhja shpirtërore që krijon me fëmijën, por edhe me familjarët e tij.

Në të kundërt, siç pohon ajo, “nëse do të ndihesha e huaj në shtëpinë e punëmarrësve, do ta braktisja si punë”. Pas disa vitesh eksperiencë, zonja Lika thotë se do të largohet nga ky profesion kur të ketë përmbushur misionin e saj, për të lënë pas disa familje të lumtura.

Jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, janë të shumta familjet që kërkojnë të punësojnë dado për rritjen e fëmijëve dhe gra për kujdesin ndaj të moshuarve.

Në periudhën janar-shtator 2024, në rang vendi, sipas të dhënave nga databaza e portalit “Çelësi” dhe agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” u ofruan 1,103 njoftime për vendin e punës së dados. Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, numri i njoftimeve u rrit me 22%.

Në vitin 2023, numri i njoftimeve për punësim babysitter arriti në 1,203. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit me 10%.

Sipas drejtueseve të agjencive të ndërmjetësimit, kërkesat për punësimin e dadove nisin që nga punësimi i një dadoje që të jetojë në shtëpi me familjen e deri te puna javore, me kohë të pjesshme apo dado e natës për prindërit e rinj.

Por oferta për rekrutimin e dadove nuk arrin t’i përgjigjet kërkesës së lartë, për shkak të rritjes së emigrimit. Koordinatorja e agjencisë së ndërmjetësimit “Melisa”, znj. Vali Erindi, tha për “Monitor” se është në rritje numri i grave të punësuara, për periudha 3-mujore apo edhe më gjatë te familjet e emigrantëve në vendet e BE-së, për shkak të pagave të larta.

“Në vend, kërkesa është e lartë për punësim dadoje, por oferta mbetet e ulët. Gratë parapëlqejnë të kryejnë punë sezonale për kujdesin e fëmijëve, për periudha sezonale 3-mujore te familjet emigrante, kryesisht në Zvicër, për shkak të pagave të larta krahasuar me pagesat e Shqipërisë. Në shtetet e BE-së, pagat variojnë nga 800 deri në 1,100 euro.

Duhet pasur parasysh se puna si dado nuk është afatgjatë, pasi te ne mbahet më tepër deri sa fëmija arrin moshën për të shkuar në çerdhe apo në kopsht. Pra ende nuk është krijuar mendësia e të pasurit gjithmonë një guvernante në familje. Për këtë arsye, të punësuarat janë të detyruara të kërkojnë punë në një tjetër punëmarrës, apo të emigrojnë jashtë për paga më të mira”, thotë ajo.

Agjencia “Melisa”, përveç ndërmjetësimit për punësimin e grave në shërbimin e kujdesit të fëmijëve e të moshës së tretë, mundëson edhe kurse kualifikimi javore falas për dhënie të njohurive për etikën në punë, profesionalizimin etj.

Edhe Albana Uku, drejtuese e Agjencisë së Ndërmjetësimit për Zonjat, tha se kërkesa për punësimin e grave si kujdestare fëmijësh është në rritje, por për shkak të emigracionit për paga më të larta, oferta mbetet e ulët.

“Te profesioni i dados në Shqipëri është problem pagesa e ulët. Paga mesatare arrin deri në 45 mijë lekë në muaj. Pagesa mesatare duhej të ishte 60 mijë lekë në muaj. Rritja e pagave do të frenonte emigracionin e dadove. Për rrjedhojë do të rritej oferta”, thekson zonja Uku.

Vërshojnë kërkesat për kujdestarë të moshuarish

Ndryshimet demografike të popullsisë në 12 vite kanë thelluar problemin e plakjes së popullatës dhe largimin e të rinjve. Rritja e numrit të popullsisë në moshë pensioni dhe tkurrja e moshës së re ka rritur ndjeshëm nevojat për shërbime trajtimi ndaj moshës së vjetër.

Në periudhën janar-shtator 2024, në rang vendi, sipas të dhënave nga databaza e portalit “Çelësi” dhe agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” u ofruan 6,963 njoftime për vendin e punës së kujdestarit të të moshuarve. Krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, numri i njoftimeve u rrit me 43%.

Për vitin 2023, numri i njoftimeve për punësime kujdestari arriti në 4,829. Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 18%.

Koordinatorja e agjencisë së ndërmjetësimit “Melisa”, zonja Vali Erindi, tha se 70% të kërkesës për punësime kryesohen nga kujdestaret për të moshuarit.

“Ky treg është rritur ndjeshëm dhe arrihet të mbulohet me punonjëse, ndryshe nga kujdestaret e fëmijëve që preferojnë më tepër të emigrojnë”.

Nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 te regjistrimi i vitit 2023, numri i popullsisë nga 0 deri në 49 vjeç është në rënie, teksa është rritur ndjeshëm numri i popullsisë nga 50 deri në 94 vjeç.

Sipas të dhënave të Censit 2023, numri i popullsisë së grupmoshës nga 85 deri në 89 vjeç ka shënuar rritjen më të lartë me 79% krahasuar me të dhënat e Censit 2011. Gjatë këtyre 12 viteve, te popullsia e grupmoshës 65-69-vjeç është shënuar rritje e lartë, me 63%. Popullsia e grupmoshës 80 deri në 84-vjeç është shtuar me 75% krahasuar me Censin e 2011. Numri i popullsisë së grupmoshës 70-74 vjeç është rritur me 36%, të grupmoshës 75-79 vjeç është rritur me 27% dhe për grupmoshëm 90-94 vjeç, popullsia është rritur me 24%.

Ndërsa të dhënat e Censit 2023, treguan se numri i popullsisë së grupmoshës nga 0 deri në 4-vjeç ka rënë me 31,6%, të grupmosha 5-9 vjeç, numri i tyre ka rënë me 31% dhe për grupmoshën nga 10 deri në 14 vjeç, rënia e numrit të popullsisë është me 41,4% krahasuar më regjistrimin e popullsisë në Censin e 2011-s.

Rënia më e lartë te grupmoshat e reja për 2023 është shënuar te grupi nga 15 deri në 19 vjeç me tkurrje 46,8%, një tregues sipas ekspertëve i shtimit të emigracionit familjar.

Të dhënat e Censit 2023, referuan gjithashtu se në të gjithë vendin rreth 64 mijë persona mbi 60-vjeç jetonin vetëm. Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5% e tyre ishin 60-vjeç e lart (64,375 persona).

Për sociologun Gëzim Tushi, rritja e numrit të të moshuarve që jetojnë vetëm ka shtuar nevojën për më tepër shërbime sociale.

“Janë shtuar të moshuarit e braktisur nga familja biologjike (fenomen i ri i shfaqur në këto tre dekada), ka një rritje të numrit të të moshuarve që jetojnë të vetmuar dhe që kanë nevoja për shërbim social. Vetmia është një plagë sociale që po zgjerohet me shpejtësi.

Një pjesë e atyre që jetojnë të vetmuar, kanë shtëpi personale dhe pension, por nuk kanë aftësi për të kryer shërbimet e duhura. Ata nuk kanë nevojë për trajtime rezidenciale në shtëpitë e të moshuarve, por kanë nevojë për shërbime të vogla. Një nevojë për shërbime mobile dhe kujdes komunitar”.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve shënoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Duke analizuar grupmoshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.

Normat e ulëta të lindshmërisë dhe trendi në rënie, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë. Lindshmëria nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001, rritja e jetëgjatësisë, si dhe migracioni mbeten faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë.

Familjet që kërkojnë të punësojnë një dado apo një punonjëse për kujdesin e të moshuarve kanë në dispozicion një buxhet të caktuar, për të cilat, në disa raste, bien dakord për pagën edhe më të punësuarat, pavarësisht orientimit për pagesën të marrë nga agjencia e ndërmjetësimit.

Por edhe pse nuk përjashtohet ujdia për rrogën mes punëmarrësve dhe punëdhënësve, nga agjencitë e ndërmjetësimit ka një kontroll mbi strukturën dhe normën e çmimeve.

Sipas të dhënave të marra nga agjencitë, për një dado me eksperiencë, pagesat mujore neto variojnë në vlera nga 45-47 apo 50 mijë lekë deri në 60 mijë lekë. Kushtet e punës për përfitimin e këtyre pagesave përfshijnë kujdesin për një fëmijë, 8 orë në ditë, gjatë 5 ditëve të javës.

Nëse e punësuara do të kujdeset për dy fëmijë, pagesa mujore arrin deri në 80 mijë lekë. Në disa raste, sipas burimeve nga tregu, pagesat janë edhe 5 euro/ora apo deri në 1040 euro në muaj, për 5 ditë të javës, 8 orë.

Familjet që punësojnë dado nëpërmjet agjencive duhet të paguajnë komision në vlerën e 10-60 deri në 100% të pagës mujore të së punësuarës. Komisioni ndaj agjencisë paguhet vetëm një herë.

Ndër vite, pagesat për dado kanë shënuar tendencë rritëse. Sipas të dhënave të marra nga tregu i punësimit të grave në këtë sektor nga agjencitë e ndërmjetësimit, pas periudhës së pandemisë së Covid-19 pagesat për kujdestaret e fëmijëve brenda vendit janë rritur 50 deri në 80%.

Pagesat për dado të punësuara jashtë nisin nga 800, 1,000 e deri në 1,100 euro. Në rrjetet sociale has shumë njoftime për punësim dadoje apo punonjësve për kujdesin e të moshuarave nga familjet emigrante që jetojnë në Zvicër, Gjermani apo Belgjikë.

Kërkesat për punësim për kryerjen e këtyre shërbimeve jashtë Shqipërisë, në shumicën e rasteve përfshijnë si kusht kryesor qëndrimin 24 orë të së punësuarës në shtëpi, duke ofruar akomodim dhe ushqim falas.

Ndërsa pagesat për kujdestarët e të moshuarve, sipas të dhënave të agjencive nisin nga 45 mijë lekë në muaj për të moshuar pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe arrijnë deri në 85 mijë lekë në muaj, nëse personi i moshuar është i paralizuar apo ka sëmundje të tjera. Puna me orar të pjesshëm për kujdesin e të moshuarve paguhet deri në 1,500 lekë/ora.

Tregu i punësimit të kujdestarëve, tërësisht informal…

Profesioni i dados në Shqipëri nisi nga nevoja për punësimin e shumë grave të punësuara në ish-ndërmarrjet e sistemit komunist. Pas viteve ’90, periudhë në të cilën transformimi politiko-ekonomik i vendit u shoqërua me shpërbërjen e një sërë ndërmarrjesh ish-shtetërore profesionale, solli që shumë gra të gjendeshin të papuna.

Përpos kësaj, zhvillimi i tregut të sipërmarrjes së lirë, pas rënies së ekonomisë së shtetëzuar forcoi kërkesën e familjeve sipërmarrëse për të pasur në shtëpi guvernante fëmijësh. Koha e punësimit ishte më afatgjatë.

Dadoja nevojitej të jetonte në shtëpi deri sa fëmija të niste shkollimin fillor. Edhe pse në dukje po zhvillohej një model i qëndrueshëm punësimi për këtë profesion, mbizotëronte informaliteti i lartë.

Shpresa Tabaku, tashmë pensioniste, tregon se profesionin e dados e nisi në vitet e para të demokracisë, duke jetuar si e punësuar pranë një familje sipërmarrëse kundrejt pagesës prej 40 mijë lekësh në muaj.

“Pagesa ishte e lartë për kohën, por ishte informale”, pohon ajo. Për shkak të shumë viteve punë të pasiguruara apo punës “në të zezë”, zonja Tabaku sot përfiton një pension në masën 10 mijë lekë.

Më tutje, në vitet 2000, me ndryshimin e stilit të jetesës, familjet e pasura në Shqipëri filluan të punësonin dado të huaja, veçanërisht nga Filipinet, të cilat jetonin në shtëpitë e punëdhënësve. Përveç fëmijëve, të punësuarat kujdeseshin edhe për mbarëvajtjen e shtëpisë.

Që prej vitit 2019, tregu për rekrutimin e kujdestareve të fëmijëve dhe të moshuarve është organizuar me modelin e punësimit nëpërmjet agjencive ndërmjetësuese. Familjet e interesuara mund t’u drejtohen për punësim personeli agjencive të ndërmjetësimit.

Por nga agjencitë garantohet vetëm ndërmjetësimi për punësimin, pasi për këto profesione vijohet të mos firmoset një kontratë pune dhe të punësuarve të mos u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Edhe pse kërkesa për dado nga familjet vendase është rritur aktualisht, sipas Albana Ukut, drejtuese e një prej agjencive të ndërmjetësimit, punësimi i tyre nuk është për periudha afatgjata dhe të punësuarat janë pa kontrata pune. Pra punësimi i tyre vijon të mbetet në të zezë.

Erald Pashaj, administrator i EPPC Albania dhe Kosovë, e specializuar në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të stafeve, tha se në Shqipëri tregu për punësimin e dadove apo kujdestarëve të të moshuarve është tërësisht informal, edhe për shkak të legjislacionit.

“Një familje që punëson për këtë lloj shërbimi e ka të pamundur të sigurojë punonjësin, pasi nevojitet të funksionojë si biznes, i regjistruar me NIPT.

Të vetmit që arrijnë të sigurojnë këta të punësuar janë familjet sipërmarrëse. Nëse një familje sipërmarrëse punëson një kujdestar, e regjistron si të punësuar nëpërmjet biznesit të tij. Numri i tyre është shumë i pakët.

Për rrjedhojë, jo vetëm tregu i punësimit të dadove dhe të kujdestarëve të familjes, por edhe të punësimit të shoferëve në familje janë punësime të paformalizuara, janë informale.

Legjislacioni mundëson formalizimin e të punësuarve vetëm nëse tregu zhvillohet nëpërmjet agjencive të mirëfillta të punësimit që kanë detyrimin e lidhjes së kontratës së punës dhe pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në vend nuk ekzistojnë agjenci të mirëfillta punësimi për këto lloje shërbimi, nëpërmjet të cilave të mundësohet kontrata e punës dhe pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ndërsa agjencitë e ndërmjetësimit nuk mund ta formalizojnë këtë treg punës, pasi objekt veprimtarie kanë ndërmjetësimin”.

Edhe ekonomistja Romina Radoshniqi tha se ky treg pune operon në Shqipëri në informalitet, ku punonjësit përballen me pasiguri në punë dhe paga të ulëta.

“Tregu është informal dhe i parregulluar. Të dyja palët, edhe punëdhënësi edhe punëmarrësi, janë të pambrojtura dhe të rrezikuara (duke qenë se mungon një kontratë pune). Formalizimi i këtij tregu pune është i vështirë, sepse organet përgjegjëse e kanë të vështirë ta gjurmojnë.

Agjencitë ofrojnë më shumë siguri për shërbimin që i ofrojnë klientit, punonjësit janë të mbrojtur me një kontratë pune, duke qenë së është një treg në zhvillim dhe pagat janë të larta.

Megjithatë, përveç sfidave që përballen dadot dhe kujdestarët e moshës së tretë mund të themi që kanë pasur efekte pozitive te financat familjare, pasi të punësuarat janë kryesisht gra të cilat nuk kanë shumë mundësi punësimi”.

Sociologu Gëzim Tushi, thekson gjithashtu se ky treg (dadove apo kujdestarëve) duhet rregulluar dhe sidomos është urgjente kontrolli i aftësive dhe disponimit, për të ofruar shërbime për të moshuarit nëpërmjet një procesi të monitorimit të aftësive dhe njohjes së standardeve specifike për këtë moshë./MONITOR

The post Pagesat për kujdestare fëmijësh dhe të moshuarish arrijnë deri në 1,000 euro në muaj appeared first on Albeu.com.

Dëmet në Kuvend/ Deputetët të bëjnë gati lekët, duhet të shlyhen deri në 20 nëntor (EMRAT)
Mazhoranca nuk mjaftohet vetëm me dënimin ekstrem me përjashtimin me nga 2 muaj të deputetëve të opozitës, por së fundmi i ka dorëzuar edhe faturën financiare për të dëmshpërblyer dëmet që shkaktuan në Kuvend në seancën e tensionuar plenare të 30 shtatorit.

Përveç sjelljes brenda godinës së Parlamentit, deputetët e opozitës dogjën në formë proteste edhe karriget në oborrin e Kuvendit.

Fatura, dëmet e shkaktuara në shumën 764.922 mijë lekë

Përgjegjës për dëmet deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.

G. Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë

F. Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

B. Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë

Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë

Deputetët afat për zhdëmtimin deri në datë 20 Nëntor

Nëse deputetët nuk zhdëmtojnë, paratë u mbahen nga rroga

Në seancën e 30 shtatorit, u dogjën dhe dëmtuan 30 karrige, tapeti ceremonial në hyrje të salles së seancave plenare dhe stema e Republikës brenda në sallën e seancave

The post Dëmet në Kuvend/ Deputetët të bëjnë gati lekët, duhet të shlyhen deri në 20 nëntor (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Xhani Demika tregon se cilët janë këngëtarët më të paguar
Jemi në fillimin e sezonit veror 2024 dhe menaxheri i vipave Xhani Demnika ka ardhur në një intervistë për moderatoren Çenkuela Hasa ka zbuluar se cilët janë këngëtarët që kryesojnë listën si më të paguarit dhe më të pëlqyerit.

“Mund të them disa emra, për momentin më i paguari dhe më i preferuari është Noizy nga djemtë dhe nga vajzat është Dafina.

Në listë është dhe Elvana Gjata, Dhurata Dora, Finem, Capital, on top është dhe grupi Albanians që shumë pak i njohin por ata janë një grup i cili po thyen rekorde. Çmimi fillon nga 3-5 mijë euro nata minimuni deri në 15-25 mijë euro në natë. Shet muzika, ritmi, emri”- tha Demnika.

Moderatorja: Para një viti ke deklaruar se Luiz Ejlli paguhej 20-25 mijë euro nata si është situata sot ?

Xhani Demnika: Është I pëlqyer, i fortë por çdo gjë është në normalizim. Luizi më pëlqen pasi jo çdo lokali i ka vënë çmime fikse, është përshtatur tashmë.

The post Xhani Demika tregon se cilët janë këngëtarët më të paguar appeared first on Albeu.com.

Dyfishohen pagesat për ushtarët e FA në misionin e KFOR në Kosovë
Qeveria zgjat deri më 31 dhjetor 2027, angazhimin e forcave të armatosura shqiptare në KFOR në Kosovë.

Janë dyfishuar pagesat për ushtarët e FA në misionin e KFOR. Me anë të një një VKM-je, pagesa do të bëhet 12 mijë lekë, nga 6 mijë lekë që ishte më parë.

Njoftimi:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.910, DATË 22.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR KFOR, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.910, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1.a) Në pikën 4, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2024 …” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2027 …”;

2.b) Në shkronjën “a”, të pikës 5, togfjalëshi “… në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) …”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

The post Dyfishohen pagesat për ushtarët e FA në misionin e KFOR në Kosovë appeared first on Albeu.com.