pafajesia Archives - Albeu.com

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin e Ibër-Lepencit e cilëson aktakuzën e PSRK-së të paligjshme dhe të njëanshme, duke kërkuar dëshmimin e pafajësisë
<html><head></head><body>

Në fjalët hyrëse para gjykatës, mbrojtësit e tre të akuzuarve për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq si dhe Igor Dimiq, kundërshtuan aktakuzën e Prokurorisë Speciale, duke e cilësuar atë të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin. Ata përfaqësohen nga avokatët Nebojsha Vllajiq, Millosh Deleviq dhe Jelena Kripokapriq.

I pari që paraqiti qëndrimin e mbrojtjes ishte avokati Nebojsha Vllajiq, mbrojtës i Jovan Viqentijeviqit, i cili fillimisht e dorëzoi fjalën hyrëse me shkrim dhe më pas e shtjelloi atë para trupit gjykues, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas Vllajiqit, arsyeja pse qytetarët i drejtohen gjykatës është pritja për drejtësi dhe zbardhjen e së vërtetës.

Ai theksoi se gjykata ka detyrim të jetë objektive, e paanshme dhe ta zhvillojë procesin në mënyrë të drejtë, duke shtuar se i njëjti obligim vlen edhe për Prokurorinë. Siç tha ai, neni 7 i KPP-së parasheh se “prokurori është i obliguar të vërtetojë faktet në favor dhe dëm të të pandehurit me kujdes të njëjtë”. Vllajiq shtoi se mbrojtja ka propozuar dhjetë prova.

Avokati deklaroi se prokurorit i pengon fakti që i pandehuri po ushtron të drejtën ligjore për të mos folur, por sipas tij nuk i pengon ajo që po thuhet tani.

“I pandehuri do të flasë por jo derisa prokurori i fsheh të gjitha dhe refuzon t’i administrojë provat tona”, tha ai.

Më tej, Vllajiq vlerësoi se aktakuza është hartuar në mënyrë të njëanshme, të palejueshme dhe të paligjshme.

“Mjetet të cilat i bartin të pandehurit i quan jolegale edhe pse asnjë ligj nuk i ndalon që të mbahet thika, radio. Secili qytetar ka maska dhe uniforma, I tërë konstruksioni i bashkëkryerjes mes Jovanit dhe Dragishës është i gabuar dhe i kundërligjshëm, këso raste në gjykatën e Kosovës nuk ka”, deklaroi ai.

Sipas tij, dy vëllezërve u janë sekuestruar armë veç e veç, ndërsa akuzohen për armëmbajtje pa leje në bashkëkryerje, gjë që, siç tha, e bën më të rëndë kualifikimin penal, me dënim dyfish më të ashpër.

Ai kundërshtoi edhe kualifikimin për spiunazh, duke thënë se ai është bërë në kundërshtim me ligjin dhe se duhet të ekzistojë një sekret shtetëror për t’u përmbushur ky element. Sipas tij, sekret shtetëror nuk është pamja e bazës së Policisë në Zubin-Potok, as vendndodhja e patrullës së policisë dhe as kush është drejtor i Policisë, pasi sekreti është diçka e përcaktuar me ligj.

Qëndrimin e paraqitur nga avokati i tij e mbështeti edhe vetë i akuzuari Jovan Viqentijeviq.

Edhe avokati i Dragisha Viqentijeviqit, Millosh Deleviq, e dorëzoi me shkrim fjalën hyrëse.

Gjatë paraqitjes së saj, Deleviq tha se, megjithëse e kanë lexuar aktakuzën dhe e kanë dëgjuar fjalën hyrëse të prokurorit, ende nuk e ka të qartë se çfarë veprimi konkret pretendohet të ketë kryer klienti i tij.

“Çka konkretisht ka bërë ai atë ditë nëse dikush në sallë e ka të qartë, ju lus që pas seancës të më ndaloni dhe të ma sqaroni se çfarë ka bërë ky njeri. Kjo aktakuzë dhe kjo çka ka deklaruar prokurori speial përshkruan ngjarjen që ka ndodhur atë ditë. Me të vërtetë nuk e di deri ku gjykata e shkallës së pare do të tolerojë që PSRK të paraqesë aktakuzë me këso lloj përmbajtjesh dhe deri kur do të tolerojmë që këto aktakuza të hyjnë në fuqi dhe të vijnë në shqyrtim gjyqësor”, tha Deleviq.

Ai shtoi se në dispozitivin e aktakuzës përdoren formulime të përgjithshme dhe kolektive, si “kanë ardhur”, “kanë vendosur eksploziv”, “e kanë ndezur fitilin”, por pa u sqaruar se cilin nga këto veprime e ka kryer konkretisht Dragisha Viqentijeviq.

“Në lidhje me Dragisha Viqentijeviq supozohet se ekziston prova se dheu/balta në çizme janë nga vendi i ngjarjes, mirëpo nuk kemi vërtetuar në bazë të ckaje PSRK vërteton se ato çizme janë me pronësi të Dragisha Viqentijeviqit duke mos propozuar as ekspertin i cili e ka përpiluar këtë ekspertizë që të kishim të drejtë t’i paraqesim pyetje apo ta kontestojmë këtë gjetje apo konstatim të ekspertit”, tha Deleviq.

Sipas tij, gjatë administrimit të provave, Prokuroria nuk do të arrijë të provojë fajësinë e Dragisha Viqentijeviqit, pasi nuk dihet se cili veprim konkret i atribuohet atij.

Deleviq bëri të ditur se mbrojtja do të propozojë së paku katër dëshmitarë për të vërtetuar albininë e tij, si dhe do të kërkojë sigurimin e dy incizimeve nga KEK dhe në Zubin-Potok.

Ai u shpreh gjithashtu se Ernestit nuk i takon statusi i personit të dëmtuar, pasi, sipas tij, ai nuk e ka pasur obligim të ndodhej në vendin e ngjarjes.

Edhe Dragisha Viqentijeviq deklaroi se e mbështet plotësisht fjalën e mbrojtësit të tij.

Nga ana tjetër, avokatja Jelena Kripokapriq, mbrojtëse e Igor Dimoviqit, tha se klienti i saj akuzohet për armëmbajtje pa leje, pasi sipas fjalës hyrëse të prokurorit, në dhomën e tij janë gjetur disa sende që Prokuroria i konsideron armë dhe pajisje ushtarake.

Ajo tha se në aktakuzë paraqitet e kundërta.

“I mbrojturi im është koleksionist i flaktë i gjërave të vjetra që përfshijnë edhe sende të amvisërive të vjetra, të cilat janë të rralla dhe nuk bëhet fjalë as për armë dhe as pajisje ushtarake. Mirëpo, Policia siç shihet qartë në atë moment i cili ka qenë realisht moment për panik, i ka bastisur shtëpitë në afërsi të kanalit të Ibër-Lepencit, e që shtëpia e të mbrojturit tim është në afërsi të atij kanali”, tha ajo.

Sipas Kripokapriqit, kjo është arsyeja pse sendet e gjetura në shtëpinë e Dimoviqit janë marrë si prova të vlefshme.

“Sepse në fillim kur e ka marrë në pyetje Policia, atij i është vënë në barrë vepra e terrorizmit, ku nga ana ime mund ta falënderoj prokurorin sepse kur kemi dorëzuar provat të cilat e provojnë albinë e të mbrojturit tim dhe provat për gjendjen e tij shëndetësore, e ka eliminuar këtë vepër penale ashtu që në aktakuzë qëndron vetëm vepra e cekur”, tha Kripokapriq.

Në përfundim, ajo deklaroi se do të provojnë me fotografi çfarë lloj sendesh ka koleksionuar klienti i saj dhe se ato nuk paraqesin rrezik për askënd.

“Ato janë pjesë të parëndësishme, të ndryshkura nga ndonjë armë që kush e di se ku është përdorur dhe se këtu nuk ka vepra që duhet të sanksionohen”, tha avokatja.

Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të palëve në procedurë, seanca u ndërpre për të vijuar në një datë tjetër.

</body></html>

The post Mbrojtja e të akuzuarve për rastin e Ibër-Lepencit e cilëson aktakuzën e PSRK-së të paligjshme dhe të njëanshme, duke kërkuar dëshmimin e pafajësisë appeared first on Albeu.com.

Pse ndodh ndonjëherë që njerëzit e pafajshëm të pranojnë fajësinë?
Fajtor apo i pafajshëm? Jo vetëm në filma, por edhe në realitet mund të ndodhë që njerëz të pafajshëm të përfundojnë duke rrëfyer diçka që nuk e kanë bërë në të vërtetë.

Sipas disa studimeve, kjo ndodh kryesisht për shkak se ata janë të shtyrë të mendojnë që e vërteta do të dalë në shesh dhe nuk ka arsye për t’u mërzitur.

Megjithatë, ky mendim përfundon duke i dëmtuar, i bën ata më pak të motivuar për të mbrojtur veten dhe për këtë arsye më të ekspozuar ndaj rënies në grackat e marrjes në pyetje.

Kjo u verifikua nga një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Ioëa-s, të cilët, në eksperiment, akuzuan disa studentë të universitetit se kishin ndihmuar një student tjetër gjatë kryerjes së një detyre individuale, për disa studentë ishte e vërtetë, për të tjerët jo. Rezultati ishte se pavarësisht se janë më pak të stresuar se fajtorët, 43% e të pafajshmëve kanë pranuar.

Është gjithashtu e qartë se ata që akuzohen në mënyrë të rreme përfundojnë duke rrëfyer për t’u çliruar nga presionet e marrjes në pyetje. Në një studim tjetër u zbulua se shumë të akuzuar për veprime imorale preferojnë të rrëfehen në vend që të shmangin një seri të gjatë pyetjesh, edhe nëse paralajmërohen se kjo do të përfshijë një takim me policinë.

Në thelb, rrëfimtarët e pafajshëm zgjedhin të shmangin pasojat e menjëhershme të pakëndshme dhe, të mbrojtur nga pafajësia e tyre, nënvlerësojnë pasojat afatgjata të një rrëfimi.

The post Pse ndodh ndonjëherë që njerëzit e pafajshëm të pranojnë fajësinë? appeared first on Albeu.com.

“Jam e pafajshme”, gjykata lë në gjendje të lirë Rovena Vodën
Gjykata e Posaçme ka hequr masën e arrestit me burg, ndaj ish zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda.

Kjo e fundit iu drejtua me kërkesë GJKKO-së, për shuarje mase, pasi i kanë përfunduar dënimi. Gjykata pas shqyrtimit, pranoi kërkesën e Vodës duke shuar masën e sigurisë ndaj saj.

Voda është shprehur se betejën për pafajësi do ta vazhdojë në Gjykatën e Apelit.krimit të organizuar me 10 muaj  burg. Ish-zyrtarja e lartë u shpall fajtore për “ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ish zv.ministrja në prill të këtij viti u dënua nga gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe Voda u shpall fajtore për shkak se kishte pranuar vlera monetare për të ndikuar në punësimin e Beut në ministri. Referuar hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mes Vodës, florinda Beut dhe Majlinda Hasanit janë realizuar tre takime në shkurt-mars 2020 në Ministrinë e Brendshme dhe në Durrës.

Ato janë përgjuar teksa flisnin për dhënien e nja zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular. Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk./albeu. com

The post “Jam e pafajshme”, gjykata lë në gjendje të lirë Rovena Vodën appeared first on Albeu.com.