padit Archives - Albeu.com

Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Presidenti i Republikës ka lëshuar një dekret në kundërshtim të hapur me dispozitat urdhëruese procedurale të ligjit nr. 8737, duke realizuar një emërim pa bazë ligjore dhe në mungesë të kompetencës materiale ratione personae për të emëruar një subjekt që nuk përmbushte kriteret e ligjit. Ky fakt përbën një shkelje flagrante të rendit juridik dhe një rast tipik të pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ, në kuptim të nenit 108 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi: (i) akti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me normat urdhëruese të ligjit; (ii) personi i emëruar nuk plotësonte kushtet e përgjithshme dhe të posaçme ligjore; dhe (iii) organi publik ka ushtruar kompetencën e tij për emërim në shkelje të kushteve procedurale të vlefshmërisë së aktit, duke e bërë dekretin juridikisht të paefektshëm dhe nul abinitio”, thuhet në kërkesë padi.

The post Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg (AKUZAT)
Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.

Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024.

Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.

Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.

Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.

Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:

1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?

2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?

The post Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg (AKUZAT) appeared first on Albeu.com.

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut, i kërkon 2 milionë dollarë
Këngëtarja Bleona Qereti, ka padiut për 2 milionë dollar pranë gjykatës së lartë të shtetit të new york-ut, Evi Kokalarin, pas fushatës së shpifjeve dhe mashtrimit

Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim.

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari, ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht, duke demtuar reputacionin e saj.

Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambicjet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.

Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

Pasi u ndje e kërcënuar nga prania dhe fama e Bleonës në rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, për të avancuar agenden e saj Evi Kokalari në vitin 2022 ndërpret cdo marrëdhënie me Bleonën dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.

Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj.

Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.

Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.

Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Qëndrimi i Bleonës:

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.

Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.” – Bleona Qereti.

The post Bleona Qereti padit Evi Kokalarin në Gjykatën e New York-ut, i kërkon 2 milionë dollarë appeared first on Albeu.com.

PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë/ Ivi Kaso: Janë turrur të blejnë vota për PS
Partia Demokratike, ka paditur penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spahon, për ato që opozita i quan shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ivi Kaso, u shpreh se Besa Spaho është paditur në SPAK së bashku me enturazhin e saj, që sipas tij, janë përfshirë në blerjen e votave për PS si edhe në vepra si shantazhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bisneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.

Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.

I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso.

The post PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë/ Ivi Kaso: Janë turrur të blejnë vota për PS appeared first on Albeu.com.

Adriatik Lapaj padit në SPAK kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj
këtë të martë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme një padi për shpifje ndaj deputetit Agron Shehaj.

Lapaj pretendon se ka të paktën 8 raste të dokumentuara shpifjeje, në padinë e tij ndaj kreut të partisë “Mundësia”.

Në një deklaratë për media, Lapaj ka theksuar se akuzat e Shehajt për financimin e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, por dhe akuzat personale, janë të pabazuara dhe kanë për qëllim dëmtimin e imazhit dhe integritetit të tij.

“Unë nuk kam dashur të krijoj konflikt mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjej. Zoti Shehaj duhet të vijë me dokumenta të provojë pretendimet. Unë Adriatik Lapaj me përgjegjësi të plotë them që nuk kam në Republikën e Shqipërisë as unë, as nëna, as babai dhe asnjë familjar i rrethit të parë tim asnjë metër tokë në Shqipëri, jo më shumë. Ka pretenduar se unë kam përfaqësura kompani të krimit që janë sekuestruar nga SPAK dhe kam marrë lekë nga këto kompani. Të dalë një gazetar që ta verfifikojë që kam marrë një cent nga këto kompani”, tha Lapaj për gazetarët.

Kujtojmë se Shehaj e ka akuzuar publikisht Lapajn se ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani, e cila është sekuestruar nga SPAK nën akuzën e pastrimit të parave.

Sipas kreut të Partisë Mundësia, shkelja e Lapajt qëndron në faktin se ai ka marrë para për të kryer funksionin e avokatit në një proces gjyqësor që gjykohej nga vjehrri i tij, ish-gjyqtari, Alltun Çela.

The post Adriatik Lapaj padit në SPAK kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Partia Socialiste padit KQZ-në, zbuloni arsyen
Partia Socialiste e Shqipërisë, ka paditur në Gjykatën Adminsitrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi pak ditë më parë Komisioni Rregullator në KQZ, nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme në Himarë që do mbahen më 4 Gusht.

Me anë të një njoftimi, Gjykata thotë sot do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë padinë.

Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Njoftimi:

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”

Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi:

“Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

The post Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Partia Socialiste padit KQZ-në,  zbuloni arsyen appeared first on Albeu.com.

Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19
Shteti amerikan i Kansasit, ka nisur një veprim ligjor kundër Pfizer mbi “pretendimet mashtruese” që pretendohet se ka bërë gjigandi farmaceutik, në lidhje me efektivitetin e vaksinës së tij Covid-19 dhe rreziqet që lidhen me të.

Disa prodhues filluan të zhvillojnë vaksina kundër Covid-19 në muajt pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shpalli zyrtarisht një pandemi në mars të vitit 2020.

Qeveritë në të gjithë botën, filluan më pas të detyrojnë vaksinimin. Sipas të dhënave federale, më shumë se 366 milionë doza të vaksinës origjinale të koronavirusit të Pfizer, janë administruar vetëm në SHBA.

Të hënën, Prokurori i Përgjithshëm i Kansasit, Kris Kobach, ngriti një padi duke pretenduar se Pfizer kishte fshehur qëllimisht prova që lidhnin vaksinën me miokarditin dhe komplikimet e shtatzënisë.

“Pfizer bëri deklarata të shumta për të mashtruar publikun në lidhje me vaksinën e saj, në një kohë kur amerikanët kishin nevojë për të vërtetën”, tha Kobach në një deklaratë.

Në qershor 2021, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, lëshoi ​​një paralajmërim në lidhje me vaksinat Covid-19 të Pfizer dhe Moderna në lidhje me rrezikun e rritur të miokarditit dhe perikarditit, të dyja kushte të rralla të inflamacionit të zemrës.

Sipas ankesës së prokurorit të përgjithshëm, kompania farmaceutike amerikane kishte pohuar gjithashtu në mënyrë të rreme se vaksinat e saj ishin efektive, ndërsa ishte e vetëdijshme se mbrojtja që jepte vaksina kundër virusit u dobësua me kalimin e kohës dhe nuk ishte e mjaftueshme për të shmangur disa lloje të Covid-19.

Kobach gjithashtu, argumentoi se Pfizer pohoi në mënyrë mashtruese se vaksina e saj parandalonte transmetimin e koronavirusit, edhe pse kompania më vonë pranoi se nuk e kishte studiuar kurrë këtë aspekt.

Për më tepër, Kobach akuzoi kompaninë farmaceutike për bashkëpunim me mediat sociale për të “censuruar fjalimin kritik” ndaj vaksinave Covid-19.

Padia akuzoi se deklaratat e supozuara mashtruese të Pfizer, përbënin shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Konsumatorit në Kansas. Shteti tani po kërkon dëme monetare të paspecifikuara.

The Hill citoi një përfaqësues të kompanisë të thoshte se padia “nuk ka merita” dhe këmbëngul se “përfaqësimet e bëra nga Pfizer në lidhje me vaksinën e saj COVID-19 kanë qenë të sakta dhe të bazuara në shkencë”.

Nëntorin e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm i Teksasit Ken Paxton, ngriti një padi të ngjashme kundër gjigandit farmaceutik, duke e akuzuar atë për “keqinterpretim të paligjshëm të efektivitetit të vaksinës së COVID-19 të kompanisë dhe përpjekje për të censuruar diskutimin publik të produktit”.

Në fillim të këtij muaji, Universiteti i Amsterdamit, publikoi një studim që tregon se profesionistët mjekësorë dhe marrësit e barnave raportuan “lëndime serioze dhe vdekje pas vaksinimit” sipas “bazave të ndryshme të të dhënave zyrtare”.

Sipas studiuesve, ngjarjet e padëshiruara “të dyshuara” të lidhura me inokulimin, mund të kenë kontribuar në vdekshmërinë e tepërt në 47 vende midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2022.

The post Shteti amerikan padit Pfizer për pretendimet “mashtruese” të vaksinës Covid-19 appeared first on Albeu.com.

E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin: Ose unë, ose ai në burg
Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar sot penalisht deputetin Gazmend Bardhi, lidhur me akuzat për përfshirje të tij në njohje dhe favorizim të një grupi kriminal.

Në kallëzimin e tij, Olsi Rama thotë se shpifja është bërë për një fabrikim pervers, me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Rama kërkon regjistrimin e padisë, ku Bardhi akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gazment Bardhi, ka publikuar të dhëna që pretendon se vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e drogës, konkretisht me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama, ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45-vjeç.

Padia e plotë:

“Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë sfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindra mijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallëzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.

Nëse është vërtetë e re natyrisht!

Me shpresë, Olsi Rama

The post E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin: Ose unë, ose ai në burg appeared first on Albeu.com.

Elon Musk paditi ChatGPT, OpenAi i publikon email-et personale
OpenAI iu kundërpërgjigj Elon Musk, i cili paditi kompaninë ChatGPT javën e kaluar për ndjekjen e fitimit dhe devijimin nga misioni i saj origjinal, jofitimprurës.

Të martën mbrëma, OpenAI publikoi disa nga emailet e Musk nga ditët e para të kompanisë që duket se tregojnë se Musk pranon se OpenAI kishte nevojë për të fituar një ton parash për të financuar burimet e pabesueshme kompjuterike të nevojshme për të fuqizuar AI.

Në emailet, pjesë të të cilave janë redaktuar, Musk argumenton se kompania nuk kishte pothuajse asnjë shans për të ndërtuar një platformë të suksesshme gjeneruese të AI duke mbledhur para vetëm dhe kompania duhej të gjente burime alternative të të ardhurave për të mbijetuar.

Në një email të 22 nëntorit 2015, drejtuar CEO Sam Altman, Musk, një bashkëthemelues i OpenAI, tha se kompania duhej të mblidhte më shumë se 100 milionë dollarë për të “mbijetuar”. Musk sugjeroi një angazhim financimi prej 1 miliard dollarësh dhe premtoi se do të mbulonte çdo gjë që nuk do të mblidhej.

OpenAI në një postim në blog tha se Musk nuk e zbatoi kurrë premtimin e tij, duke zotuar 45 milionë dollarë në financim për OpenAI, ndërsa donatorët e tjerë mblodhën 90 milionë dollar.

Musk, në një email të 1 shkurtit 2018, u tha drejtuesve të kompanisë se e vetmja rrugë përpara për OpenAI ishte që Tesla, kompania e tij e makinave elektrike, ta blinte atë. Kompania refuzoi dhe Musk u largua nga OpenAI po atë vit.

The post Elon Musk paditi ChatGPT, OpenAi i publikon email-et personale appeared first on Albeu.com.

PD kallëzon në SPAK Edi Ramën
Deputeti Gazment Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama për shpërdorim detyre, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burgim. Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statutsit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka.

Bashkëshorti i ministers Xhacka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar. Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikuara në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit. “Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i Ministres Olta Xhacka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij”- thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi./albeu.com

Në kallëzim evidentohet gjithashtu fakti se sipas ligjit në fuqi në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e bshkëshortit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë deputetit/ministrit dhe bashkëshorit të tij/saj i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit/ministrit.

“Duke mos aplikuar këtë ndalim, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshorit të ministers/deputetes Olta Xhacka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhacka.” – thuhet në kallëzim.

Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhackën./albeu.com

The post PD kallëzon në SPAK Edi Ramën appeared first on Albeu.com.