padia e bashes ne spak Archives - Albeu.com

Basha i paditi në SPAK, reagon Berisha: Opozita nuk është vulë dhe as bravë
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas padisë në SPAK të ngritur nga Lulzim Basha dhe lidershipi i PD-së kundrejt komisionit të rithemelimit të kësaj force politike.

Berisha është shprehur se Basha paditi sot në SPAK vullnetin e mijëra demokratëve dhe sipas tij, akte të tilla tregojnë se lidershipi i PD-së ka prekur fundin.

Postimi i Berishës:

Opozita nuk eshte as vule as brave!

I tmerruar nga vendimi për shkarkimin me 4446 vota ne Kuvendin e Partisë Demokratike datë 11.12.2021 pengu i Edi Ramës vendosi që me këshillën dhe mbështetjen e pengmarrësit te tij të padisë sot në SPAK vullnetin e mijëra demokrateve të shprehur masivisht kundër tij, si asnjëherë më parë në historinë e Partisë Demokratike!

Ky veprim i dëshpëruar për të kërkuar ndihmë tek Edi Rama dhe falangat e tij në drejtësi provon dhe një herë faqe botës se arsyeja e vetme përse PD kalon prej vitesh nga humbja në humbje është pazari i peng-Bashës me Edi Ramën!

Akte të tilla tregojnë se ish lidershipi i PD-së ka prekur fundin e tij politik dhe moral.

Lulzim Basha ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrëveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!

Eshtë i pashpresë!

Koha kur kauzat e qytetarëve dhe sakrificat e demokratëve blatoheshin si kurban në altarin e pazareve të tij me Edi Ramën ka marrë fund më dt 11.12.2021! Shqipëria nuk meriton dhe nuk do të ketë kurrë më një opozite dhe pluralizëm fasadë!

Kuvendi Kombëtar, si  forumi  më i lartë i partisë  ka miratuar vulën dhe logon e re të Partisë Demokratike, e cila në vetvete mbart simbolet e 11 dhjetorit 1990. Këto simbole  mbajnë historinë, djersën dhe gjakun e mijra demokratëve që kanë sakrifikuar deri në akte sublime për vlerat e lirisë, fjalës dhe konservatorizmit. Këto vlera që ne i kemi mbrojtur dhe vazhdojmë t’i mbrojmë fort, u përballën me forcat e errëta të diktaturës dhe nuk  humbën, por u rikthyen më të fuqishme . Aq më pak do mundet ti  zhbëjë drejtësia e kontrolluar nga Rama i cili  tashmë është  rreshtuar fort dhe zellshëm në krah të  atyre që me veprime  korruptive tentuan të çojnë drejt shkatërrimit Partinë Demokratike.

Karrigethyeri i Edi Ramës dhe gaztorët e tij do marrin përgjigjen përfundimtare nga vota e dhjetëra mijëra demokratëve ne referendumin që do zhvillohet në dt 18.12.2021.

Ftojmë të gjithë demokratët te punojmë bashkë çdo ditë, orë e sekondë deri kur të kemi një Parti Demokratike të vlerave konservatore, më të fortë me te hapur më të bashkuar dhe mbi te gjitha SOVRANE dhe FITUESE!

Komisioni për Rithemelimin e PD-së/albeu.com/

The post Basha i paditi në SPAK, reagon Berisha: Opozita nuk është vulë dhe as bravë appeared first on Albeu.com.