E rëndë në Fier/ Pacienti humbi jetën nga neglizhenca gjatë trajtimit mjekësor, procedohet mjekja

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një pacient ka humbur jetën në spital, si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor.

Për pasojë është proceduar mjekja, shtetasja me iniciale B.B., 56-vjeçe.

Njoftimi:

Procedohet shtetasja B. B., 56-vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63-vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 14.11.2025 13:07