pa pune Archives - Albeu.com

Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës.

Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, ndërsa pesha më e madhe e tyre i përket grup-moshave të reja, duke treguar vështirësitë që hasin të diplomuarit në gjetjen e një vendi pune pas përfundimit të studimeve.

Sipas statistikave, nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç.

Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30-vjeç. Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrjen e të rinjve të diplomuar në tregun e punës.

Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç, me 11.284 persona, ndërsa numri i të papunëve me arsim universitar mbi 55-vjeç mbetet shumë më i ulët.

Në total, INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 në Shqipëri kishte 107.548 persona të papunë, nga të cilët 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17.800 arsim të lartë.

Kjo do të thotë se personat me diplomë universitare përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend që duan të punojnë por nuk gjejnë punë.

Fakti që mbi gjysma e tyre janë të rinj nën 30 vjeç tregon se kalimi nga arsimi i lartë drejt punësimit vazhdon të jetë një nga hallkat më problematike të tregut të punës në Shqipëri, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të treguesve të punësimit.

Arsyet kryesore lidhen me mospërputhjen mes diplomave dhe kërkesës reale të tregut. Ekonomia shqiptare vijon të gjenerojë më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar dalin nga universitetet me profile që nuk përkojnë gjithmonë me nevojat e bizneseve.

Një tjetër faktor është mungesa e përvojës, pasi të rinjtë me arsim të lartë shpesh hyjnë në treg me diplomë, por pa aftësitë teknike, digjitale, gjuhësore apo profesionale që kërkohen nga punëdhënësit.

Po ashtu, një pjesë e të diplomuarve përballen me pritshmëri më të larta për pagën dhe pozicionin, duke mos pranuar punë që nuk lidhen me profesionin apo që ofrojnë paga të ulëta dhe kjo e zgjat periudhën e papunësisë pas diplomimit.

Kryesore mbetet mungesa e lidhjes se arsimit me nevojat e tregut. Praktikat profesionale, orientimi i karrierës dhe bashkëpunimi me kompanitë nuk janë ende të mjaftueshme për ta bërë kalimin nga shkolla në punë më të shpejtë./Monitor.al

The post Mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj appeared first on Albeu.com.

INSTAT publikon të dhënat: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë në vitin 2025
Shqipëria vazhdoi të përballet me një sfidë strukturore në tregun e punës së të rinjve, ku 20,1% e grup-moshës 15-29 vjeç rezultojnë jashtë sistemit arsimor, pa punë dhe pa përfshirje në formim profesional (NEET) në vitin 2025.

Të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se brenda kësaj grup-moshe në Shqipëri, 38,5% e të rinjve rezultojnë të papunë aktivë, pasi janë duke kërkuar punë dhe janë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës.

Pjesa tjetër 1,6 % mbetet jashtë tregut të punës pasi klasifikohen si të dekurajuar, ndërsa 19,5% janë të angazhuar në detyra familjare, duke rritur fëmijë apo duke u kujdesur për dikë në familje.

Një pjesë e konsiderueshme për 40,4%, renditet në kategorinë “të tjera”, ç`ka tregon një nivel të lartë informaliteti ose pasigurie në deklarimin e statusit të tyre ekonomik.

Në raport me vitin paraardhës, vërehet një përmirësim i lehtë në kategorinë e të dekurajuarve, me një ulje prej 0,4 pikë përqindje.

Megjithatë, ky ndryshim mbetet i kufizuar dhe nuk reflekton ende një transformim në integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Të dhënat tregojnë se meshkujt janë më aktivë në tregun e punës sesa femrat. Rreth 46,5% e meshkujve NEET, janë në kërkim aktiv të punës dhe të gatshëm për punësim, ndërsa tek femrat kjo përqindje zbret në 31,9%.

Shqipëria ka përqindjen e të rinjve as në punës dhe as në shkollë gati dyfish mbi mesataren e BE-së dhe në nivele të larta rajonale.

Kosova rezulton me nivelet më të larta të NEET në rajon, që arrin rreth 30% ose, e ndjekur nga Shqipëria me rreth 20%. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi lëvizin në intervalin 17%, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia regjistrojnë nivele më të ulëta, por ende dukshëm mbi standardet europiane.

Nga rritja ekonomike në aspektin e punësimit duket se po përfitojnë vetëm pensionistët, pasi papunësia vijon të jetë e lartë ndër të rinjtë.

Vitin e kaluar shkalla zyrtare e papunësisë është 8,4%, teksa ky tregues për grup-moshën 15–24 vjeç është 21,5%, gati trefish më shumë se në popullsinë e përgjithshme.

Në paradoks me të rinjtë, numri i të punësuarve në moshën mbi 65 vjeç ka pësuar rritje. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga 119,862 në 2024 numri i tyre arriti në 130,274 në 2025.

Këta persona edhe pse në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi pa kontribute, të cilët sipas metodologjisë vendase konsiderohen të punësuar edhe kur angazhohen në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetë-konsum./ Monitor

The post INSTAT publikon të dhënat: Një e pesta e të rinjve as në punë dhe as në shkollë në vitin 2025 appeared first on Albeu.com.