pa arsye Archives - Albeu.com

Qani shpesh dhe pa arsye kohët e fundit? Ky është shkaku
E qara është një mënyrë e shkëlqyer për të çliruar emocionet dhe për të përpunuar situata të vështira, sipas Dr. Gail Saltz, profesor i asociuar i psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë në Nju Jork.

Edhe pse e qara ju ndihmon të përpunoni ndjenjat tuaja, jo të gjithë e trajtojnë të qarën në të njëjtën mënyrë dhe ndonjëherë mund të pyesni veten pse disa njerëz qajnë kaq lehtë dhe të tjerët jo.

Gjatë këtyre kohërave  ju mund të qani më shumë se kurrë më parë, dhe kjo reflekton jo domosdoshmërisht një ndryshim në personalitet, por vetëm rrethana.

Nëse filloni të ndiheni sikur nuk keni kontroll mbi emocionet tuaja, kjo mund të nënkuptojë se diçka po ndodh me mendjen tuaj.

Ekspertët kanë shpjeguar arsyet pse mund të qani më shpesh.

Grumbullimi i emocioneve

Ndonjëherë, kur ka shumë që ndodhin në të njëjtën kohë, mund të jetë e vështirë të përpunoni siç duhet ndjenjat tuaja për disa gjëra që ju kanë dëmtuar emocionalisht, duke bërë që të gjitha llojet e emocioneve të krijohen në nënndërgjegjen tuaj.

“Nëse e gjeni veten duke qarë spontanisht, merrni pak kohë dhe kujdesuni për veten, jini të vëmendshëm ndaj vetes, relaksohuni. Ju gjithashtu mund t’i drejtoheni një psikologu ose terapisti për të marrë mbështetje profesionale nëse një gjendje e tillë vazhdon”, këshillon Rutledge.

Empatia emocionale

Nëse kohët e fundit keni filluar të kaloni shumë kohë me njerëz që janë emocionalë dhe qajnë më shpesh se zakonisht, mund të jeni bërë empatik.

“Falë neuroneve, zonat e trurit aktivizohen kur shohim dikë që reagon emocionalisht, ashtu si kur jemi të emocionuar”, thotë Rutledge. Ju gjithashtu mund të jeni emocionalisht më empatik ndaj ndjenjave të të tjerëve, gjë që mund të rezultojë në të qarë më shpesh.

Përvojat e kaluara

Nëse i lidhni momente të caktuara, këngë, filma me trishtim ose të qarë, trupi juaj e regjistron këtë, që do të thotë se keni më shumë gjasa të qani gjatë këtyre gjërave.

Neuroticizmi

Neurotizmi është një faktor temperamenti që shoqërohet me çrregullime emocionale dhe në thelb do të thotë që dikush përjeton emocionet bazë më shpesh dhe më intensivisht se të tjerët.

“Shumë individë me neuroticizëm të lartë bëhen tepër të ndjeshëm ndaj situatave që shkaktojnë emocione të forta, si trishtimi. Me fjalë të tjera, ata me neuroticizëm të lartë ndjejnë emocione shumë thellë, gjë që rezulton në të qara më të shpeshta”, thotë doktor Chapman.

Depresioni

Depresioni është një çrregullim i humorit i shënuar nga ndjenja të vazhdueshme trishtimi ose mpirje që mund të çojë në të qara jashtëzakonisht të shpeshta.

Shenjat e depresionit përfshijnë ndjenjat e trishtimit, mungesës së shpresës ose boshllëkut, humbjes së interesit, shqetësimeve të gjumit dhe lodhjes.

The post Qani shpesh dhe pa arsye kohët e fundit? Ky është shkaku appeared first on Albeu.com.

Nuk e kuptoni arsyen pse po djersiteni? Këto janë 6 shkaqet që zgjidhin dilemën tuaj
Djersitja mund të ndodhë për shumë arsye dhe një nga më të zakonshmet lidhet me temperaturat e ngrohta. Megjithatë djersitja mund të ndodhë edhe për shkak të disa problemeve të ndryshme me shëndetin.

Ju njohim me nëntë arsye se pse djersiteni më shumë se zakonisht dhe çfarë mund të bëni për këtë.

Jeni të shqetësuar

Ndjenja e ankthit ose e stresit bën që trupi juaj të reagojë duke bërë që gjëndrat e djersës të punojnë më shpejt. Një mënyrë për të qetësuar reagimin është duke praktikuar frymëmarrjen e thellë. Kjo praktikë mund të sinjalizojë një reagim pothuajse të menjëhershëm relaksimi që do të ndihmojë në largimin e mendimeve, stabilizimin e rrahjeve të zemrës dhe ndalimin e djersitjes.

Jeni duke kaluar në menopauzë

Ndryshimet hormonale që vijnë me këtë ndryshim të madh të jetës mund të shkaktojnë një mori efektesh të padëshiruara dhe një ndër to edhe djersitja. Ndryshimet e stilit të jetesës, veshja me shtresa që lejojnë qarkullimin e ajrit, ulja e temperaturës së dhomës së gjumit gjatë natës dhe madje edhe mbajtja e një ventilatori, mund t’ju vijnë në ndihmë.

Keni ngrënë ushqim pikant

Kapsaicina, një përbërës që gjendet tek specat djegës, mund të rrisë përkohësisht temperaturën e trupit tuaj duke ju bërë të djersini. Mënyra e vetme për të mos djersitur në këtë rast është të mos konsumoni ushqim pikant.

Keni një tiroide tepër aktive

Ndjenja e pashpjegueshme e ngrohtësisë ose e djersitjes me një rrahje zemre të shpejtë ose të parregullt, nervozizëm, probleme me gjumin, dridhje duarsh, ndryshime të humorit dhe lëvizje të shpeshta të zorrëve tregojnë se mund të keni hipertiroidizëm. Kjo ndodh kur gjëndra tiroide prodhon më shumë hormone tiroide sesa i nevojitet trupit. Në këtë rast këshillohet të kryeni një vizitë tek mjeku juaj.

Keni hiperhidrozë

Djersitja e tepërt që nuk lidhet me vapën, stërvitjen ose ndonjë shkak tjetër është shpesh një shenjë e hiperhidrozës. Sipas ekspertëve njerëzit me hiperhidrozë priren të djersiten më së shumti nga pëllëmbët, këmbët, sqetullat ose koka. Ndonjëherë, djersitja e madhe mund të shkaktojë infeksione të shpeshta të lëkurës. Aplikimi i një antidjersës para gjumit dhe shmangia e shkaktarëve mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të djersës.

Keni filluar një mjekim të ri

Disa medikamente të përdorura për të trajtuar depresionin, sëmundjen e Parkinsonit dhe dhimbjet kronike mund të shkaktojnë djersitje të tepruar. Në disa raste trupit tuaj mund t’i duhet pak kohë për t’u përshtatur ose ju mund të këshilloheni me mjekun.

Ju keni një infeksion të rëndë

Në raste të rralla, infeksionet bakteriale mund të shkaktojnë një seri reaksionesh kërcënuese për jetën. Si ritmi i shpejtë i zemrës, gulçim, konfuzion, dhimbje ekstreme, ethe dhe djersitje. Kjo ndodh zakonisht nga infeksionet e mushkërive, stomakut, veshkave ose fshikëzës, por mund të zhvillohet edhe nga diçka e thjeshtë sa një prerje e infektuar. Në këtë rast kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

The post Nuk e kuptoni arsyen pse po djersiteni? Këto janë 6 shkaqet që zgjidhin dilemën tuaj appeared first on Albeu.com.