Oxford Archives - Albeu.com

“Nga errësira në dritë”, dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford
Pasi hyn në një dhomë brenda një shtëpie të madhe, plotësisht të errët, fillimisht përplasesh në mobiliet e vendosura aty. Dalëngadalë kupton vendndodhjen e mobilieve dhe më vonë e gjen edhe ndërprerësin e dritës dhe e gjithë dhoma ndriçohet. E menjëherë më vonë hyn në dhomën tjetër të errët dhe e nis gjithçka nga fillimi.

Kështu e kishte përshkruar dashurinë e tij për zgjidhjen e problemeve matematikore britaniku, Andrew Wiles, një ndër matematikanët që e frymëzon djaloshin 22-vjeçar nga Prishtina, Besfort Shala.

Besforti e mbylli vitin 2022 me një sërë suksesesh në fushën e matematikës. Ai, vullnetarisht, përfaqësoi Kosovën në gara ndërkombëtare.

Kosova i mbylli këto gara me katër mirënjohje nderi në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe dy medalje të arta dhe një medalje të argjendtë në Garën Ndërkombëtare të Matematikës për Studentët Universitarë.

Djaloshi nga Prishtina i quan këto arritje të përbashkëta të matematikanëve kosovarë si suksesin më të rëndësishëm të vitit 2022, ndërsa veçon edhe një arritje të tij personale.

“Në aspektin personal, ndoshta arritja më e madhe ka qenë diplomimi me sukses të dalluar në programin master në Universitetin e Oxfordit”, thotë Besforti për Radion Evropa e Lirë.

Universiteti i Oxfordit është i radhitur si universiteti i katërt më i mirë në botë, sipas ranglistës së Quacquarelli Symonds.

Por Besforti, me gjithë sukseset e tij, thotë se “nuk pretendon ndonjë aftësi mbi mesataren”. Ai beson se kurioziteti dhe pasioni ia kanë mundësuar arritjen e këtyre sukseseve.

Thotë se nuk e ka kurrë të lehtë ta shpjegojë dashurinë e tij për matematikën, por shton se “është diçka shumë e natyrshme” dhe nuk lidhet detyrimisht me aplikimin e matematikës në jetën e përditshme.

Besforti tani po kryen studimet e doktoraturës për matematikë në Universitetin e Bristolit, ku është i punësuar edhe si asistent. Ai thotë se pa avancimin e matematikës, jetët tona të përditshme do të ishin shumë ndryshe, shkaku i zbulimeve si: rryma elektrike, telefoni, kompjuteri e veturat për transport.

Për këtë arsye, ai shpreson që sa më shumë njerëz do ta zgjedhin matematikën si karrierën e tyre.

“Matematika do të duhej të ishte më shumë tërheqëse për njerëzit, pasi zhvillimi i saj merr hov sa më shumë që kemi njerëz e mendje kreative në të”, thotë Besforti.

Por, edhe vetë ai kishte qenë në të kaluarën në mëdyshje për karrierën e tij. Në moshën 12-vjeçare, videot udhëzuese për flaut në kanalin Youtube ishin bërë pjesë e jetës së përditshme të tij, pasi prindërit ia kishin dhuruar këtë instrument muzikor, ndërsa më vonë ishte regjistruar edhe në një shkollë të muzikës në Prishtinë.

“Gjatë shkollës së mesme, kam konsideruar edhe mundësinë e vazhdimit të studimeve në muzikë apo edhe mjekësi në Prishtinë”, thotë Besforti, teksa shton se edhe pse tani është i angazhuar në matematikë, ende e ka “një lidhje të veçantë me muzikën klasike”.

Megjithatë, ai tregon se është shumë i lumtur me zgjedhjen që ka bërë, pasi që, siç tregon, matematika ka qenë gjithmonë ndër lëndët e tij të preferuara në shkollë.

Prishtinasi është falënderues ndaj mësimdhënësve të tij të matematikës që e kanë shtyrë përpara në zgjedhjen e tij për matematikën, pasi që thotë se “sa më shumë kam mësuar gjatë procesit, aq më shumë jam lidhur me matematikën, dhe kjo në fakt vazhdon edhe sot”.

Rol kyç në sukseset e Besfortit – i cili kishte fituar bursë të plotë për studimet e nivelit bachelor në Universitetin e Primorskës në Slloveni – kanë luajtur edhe prindërit e tij, edhe pse pasionin për matematikën nuk e kanë të përbashkët.

“Prindërit kanë luajtur një rol kyç në kulturën dhe etikën time të punës, si dhe kultivimin e pasionit, qoftë përmes të qenët shembull apo mbështetjes së parezervë”, thotë Besforti.

Përderisa është falënderues për përkrahjen që i është dhënë në rrugën drejt sukseseve, Besforti tani ka mendjen te synimet e tij për vitin e ri. Kryesore për të është që ta shijojë gjithë rrugëtimin e tij.

“Synimi im kryesor për vitin 2023 dhe përtej është që të vazhdoj ta shijoj procesin e të punuarit në matematikë, kontribuimit në fushën time të kërkimit, si dhe kontribuimit në zhvillimin e matematikës në Kosovë”, thotë Besforti.

The post “Nga errësira në dritë”, dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford appeared first on Albeu.com.

Surprizon përsëri Marin Mema, Vjena dhe “Oxford” të mahnitur nga zbulimi i tij
Gazetari Marin Mema, nëpërmjet “Gjurmë Shqiptare” ka bërë një zbulim shumë të rëndësishëm arkeologjik dhe historik.Në dokumentar u transmetuan pamjet e një shpelle të mbushur me eshtra njerëzore e cila ndodhej rreth 15 kilometra nga qyteti i Peshkopisë në Dibër.

Ky zbulim padyshim që zgjoi interesin e të gjithëve, ku disa muaj pas zbulimit të tyre në “Gjurmë Shqiptare”, Universiteti i Vjenës si rrjedhojë e një marrëveshje me institucionet përkatëse dërgoi në Shqipëri një antropologe franceze.

Më pas, eshtrat u dërguan nga Universiteti i Vjenës për analiza më të specializuara në një laborator pranë Universitetit të Oxfordit në Britaninë e Madhe.

Rezultati i analizave ishte mjaft mbresëlënës, pasi i zbulua se ato i përkisnin njerëzve që kanë jetuar nga 1600 deri 1700 vjet më parë, pra mes shekujve të IV dhe të V.

Ndërkohë gazetari Marin Mema ka kërkuar që të vazhdojnë më tej kërkimet në këtë shpellë duke kryer edhe analizat e ADN-së, por njëkohësisht, gërmimet arkeologjike duhet të bëhen në të gjithë zonën.

Ky zbulim është mjaft i rëndësishëm për historinë tonë, pasi deri më sot në Shqipëri nuk ka asnjë rast tjetër të njohur të një shpelle me një numër kaq të madh eshtrash që i përkasin kësaj periudhe.

The post Surprizon përsëri Marin Mema, Vjena dhe “Oxford” të mahnitur nga zbulimi i tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Statistikat dhe rekordet, profesori i matematikës në Oxford: CR7 më i miri i të gjitha kohërave
Cristiano Ronaldo është zyrtarisht lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Epo, të paktën ky është një algoritëm i krijuar nga një profesor matematike në Universitetin e Oksfordit.

Portugezi është ndër ata që konsiderohen “G.O.A.T”  në futboll, së bashku me rivalin e tij Lionel Messi dhe Diego Maradonan, Pelen dhe disa të tjerë.

Sulmuesi i Manchester United është numri një në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve, sepse ai ka dëshmuar shkëlqimin e tij në disa liga, dhe kjo është një mënyrë se si ai kryeson një listë të re.

Profesori i matematikës në Oksford, Dr. Tom Crawford, ka dalë me indeksin GOAT, në bashkëpunim me LiveScore, për të vërtetuar se kush është në të vërtetë GOAT (më i miri i të gjitha kohërave).

Ronaldos i është dhënë rezultati 100%, ku Messi, Pele, Ferenc Puskas dhe Ronaldo Nazario përbëjnë pesëshen e parë, nga lojtarët që kanë fituar dy ose më shumë Topa të Artë.

Janë shtatë kritere që e kanë parë Ronaldon në krye të listës dhe ju duhet të vendosni vetë nëse mjafton për ta vendosur 36-vjeçarin në vendin e parë.

Golat dhe titujt me klubeve janë dy të parët, golat dhe titujt ndërkombëtarë vijnë më pas, më pas Topat e Artë, çmimet e tjera individuale dhe momentet historike dhe në fund sezonet.

E fundit mbulon sezonet në fushë ku paraqitjet kanë ndikim “dukshëm më shumë se të tjerët nga pesë sezonet e mëparshme”.

Ish-lojtari i Real Madridit ka shënuar 684 gola për klube në të gjitha garat, por Messi është përpara tij me më pak ndeshje, pasi ka shënuar 687 herë.

Kur bëhet fjalë për trofetë e klubeve, është lojtari i PSG-së ai që kryeson sërish, me 35-30, megjithëse Ronaldo ka një fitore shtesë në Ligën e Kampionëve dhe trofe në tre liga evropiane.

Sulmuesi portugez është kokë e shpatulla mbi rivalin e tij, pasi u bë golashënuesi më i mirë ndërkombëtar për meshkuj ndonjëherë, me dyfishin golëshin kundër Irlandës duke e çuar atë në 115 gola për vendin e tij, në 80 të Messit.

Të dy kanë fituar garën kryesore të kontinenteve të tyre, me Ronaldon që fitoi Euro 2016 dhe Argjentina që fitoi Kupën e Amerikës në fillim të kësaj vere për të ndihmuar Messin të thyejë akullin e tij.

Gjashtë Topat e Artë të 34-vjeçarit e kalojnë mbi 36-vjeçarin dhe ai është favorit për të shtuar një trofe tjetër në muzeun e tij këtë vit.

Duhet të ketë edhe disa sezone të faktorit ‘Z’ për secilin lojtar, pasi të dy kanë bërë një ndryshim të madh në sukseset e ekipeve të tyre, kjo është arsyeja pse ata kanë fituar Topin e Artë kaq shumë herë.

Sido që të jetë, është e sigurt të thuhet se ky algoritëm i ri, megjithëse interesant, nuk do të ndihmojë në të vërtetë për të vendosur se kush është më i miri. /Telegrafi/

The post FOTO/ Statistikat dhe rekordet, profesori i matematikës në Oxford: CR7 më i miri i të gjitha kohërave appeared first on Albeu.com.