osbe odihr Archives - Albeu.com

Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për “ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit”.

“Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën e ajsbergut, besoj se ka shumë mëkate se ato që janë aty. Pavarësisht se këta të mazhorancës nuk po flasin, por po të isha Rama, me këtë raport do të isha i kënaqur pasi tregon vetëm 10% të krimit.

Megjitahtë, çfarë ka te ky raport diçka që nuk e kemi parë në zgjedhjet e mëparshme? Është një gjë, që po ti hyjmë është shqetësuese.

Ajo konsiston te një fjali, ku thuhet, që u vu re një ndarje e papërfillshme midis partisë dhe shtetit dhe thuhet pastaj duke mos zbatuar pastaj rekomandimet e kartës së Copenhagenit të vitit 90. Vendet që po dilnin nga perandoria e Bashkimit Sovjetik,  nëse nuk ndanin partinë nga shteti, nuk bënin dot zgjedhje. Që të kishte zgjedhje demokratike, partia duhet të ndahej nga shteti. 31 vite më pas, jemi kthyer ku shtetin dhe partinë i kemi bërë një. Ky është qëndrimi kryesor, që vetëm ky togfjalësh vlen për të hapur diskutimin, a jetojmë në demokraci.

Nga ky konkluzion vjen tjetri, që garuesit nuk gëzonin kushte të barabarta gjatë garës.

Po të shohësh, dallon kollaj mediat e PS dhe të PD. Mediat e PS thoshin, gara ishte konkuruese, por garuesit nuk gëzonin kushtet të barabarta. Ne e marrim gotën bosh ose plotë”, tha Bushati.

The post Bushati: Raporti i OSBE, tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti në zgjedhje appeared first on Albeu.com.

Raporti i OSBE/ODIHR për 11 Majin, Celibashi thirrje partive politike: Boll gjykuat, punoni fort për reformën zgjedhore brenda një viti
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën “X” në lidhje me raportin final të OSBE/ODIHR në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Ilirjan Celibashi shprehet se do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

Kreu i KQZ i bën thirrje partive politike që të mos bëjnë gjykatësin e zgjedhjeve por të angazhohen për të përfunduar një reformë zgjedhore domethënëse brenda një viti ndërsa thekson vlerëson institucionin që drejton në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve, të cilat thotë se janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

Reagimi i plotë i Celibashit

Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.

Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.

Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive – thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve – janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.

The post Raporti i OSBE/ODIHR për 11 Majin, Celibashi thirrje partive politike: Boll gjykuat, punoni fort për reformën zgjedhore brenda një viti appeared first on Albeu.com.

Berisha: OSBE/ODIHR-i faktoi farsën elektorale, Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar këtë raport
Ditën e sotme, kryedemokrati Sali Berisha, foli nga foltorja e selisë blu, ku deklaroi se raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it i publikuar këtë të enjte faktoi farsën elektorale!

“Edi Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar këtë raport”, tha u shpreh Berisha.

DEKLARATA E BERISHËS

Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt.

Është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan fjalë për fjalë të gjitha konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj.

Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet.

Ato faktojnë se kodi zgjedhor në nenet e tij për përcaktimin e rregullave të fushatave elektorale u thye 4500 herë me evente të ndaluara gjatë fushatës elektorale.

4500 ngjarje, që po t’i llogarisësh, përbëjnë një shumë prej dhjetëra dhe qindra milionë eurosh, të përdorura këto ngjarje vetëm për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë gjer ditën e fundit 7 milionë euro për organizatën private të Giro D’Italia.

The post Berisha: OSBE/ODIHR-i faktoi farsën elektorale, Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar këtë raport appeared first on Albeu.com.

OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: U zhvilluan në një klimë të polarizuar! Problem, përdorimi i administratës
Misioni i OSBE/ODIHR, ka publikuar raporton final për zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë, ku ndër të tjera theksohet se u zhvilluan në një ambient politik shumë të polarizuar, ku kandidatët nuk gëzuan një terren të barabartë.

Në raport thuhet se edhe pse kandidatët patën mundësi të bëjnë fushatë lirshëm, disa prej tyre u përballën me intimidime.

Një nga problemet më të theksuara mbetet përdorimi i gjerë i burimeve administrative nga partia në pushtet gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë.

Gjithashtu, raportohet për presione mbi votuesit, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike.

Ligji zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga autoritetet, nuk kanë qenë të mjaftueshëm për të parandaluar praktikat abuzive.

Mekanizmi i ri i koordinimit mes institucioneve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore u cilësua si një hap pozitiv, por duhet një angazhim më i madh për të adresuar shqetësimet e vazhdueshme për keqpërdorime zgjedhore.

The post OSBE/ODIHR publikon raportin final për zgjedhjet e 11 majit: U zhvilluan në një klimë të polarizuar! Problem, përdorimi i administratës appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat
Në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, sot, më 11 maj, qytetarët në të gjithë Shqipërinë, po ushtrojnë të drejtën e votës të cilat po zhvillohen në 12 qarqe të vendit.

Në qytetin e Beratit, përfaqësues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, kanë monitoruar procesin zgjedhor në ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, i cili përmban pesë qendra votimi.

Pas përfundimit të vëzhgimit, vëzhguesit janë larguar, pa raportuar ndonjë problematikë.

The post Zgjedhjet/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), ka publikuar një raport lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj.

Në raportin e OSBE/ODIHR, zgjedhjet konsiderohen si një moment kyç për zhvillimin demokratik të Shqipërisë dhe për rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjithashtu, theksohet se për herë të parë do të aplikohet votimi nga jashtë vendit, ndërkohë që sistemi zgjedhor është ndryshuar me një formulë të kombinuar mes listave të mbyllura dhe preferenciale.

Më tej thuhet, se disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Ndryshimet në kuadrin ligjor gjatë viteve 2024 dhe 2025, sollën rregulla të reja në sistemin zgjedhor dhe lejuan votimin nga jashtë, por ende nuk është bërë një rishikim gjithëpërfshirës i ligjeve zgjedhore.

Sipas sistemit të ri, subjektet zgjedhore paraqesin lista të mbyllura dhe lista me preferenca. Fillimisht, mandatet ndahen sipas listave të mbyllura.

Disa rekomandime të OSBE/ODIHR, si heqja e pragut kombëtar për kandidatët e pavarur dhe ndalimi i kandidimit të liderëve të partive në disa zona zgjedhore, janë përfshirë, por shumë rekomandime të tjera mbeten të paimplementuara.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve. Përgatitjet janë në rrugën e duhur, përfshirë edhe procesin e votimit nga jashtë përmes postës, për të cilin KQZ ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi.

Gjithashtu, janë lancuar fushata edukimi për votuesit, duke përfshirë minoritetet kombëtare dhe personat me aftësi të kufizuara.

Votimi dhe numërimi elektronik do të pilotohet në disa bashki, me testime dhe demonstrime publike para ditës së zgjedhjeve.

Rreth 3.7 milionë qytetarë janë regjistruar për të votuar, përfshirë rreth 246 mijë nga jashtë vendit. Për të përfshirë sa më shumë emigrantë, KQZ vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit të skaduara.

Gjatë periudhës së verifikimit publik, qytetarët kishin mundësi të kontrollonin dhe korrigjonin të dhënat edhe online. Identifikimi i votuesve në ditën e zgjedhjeve do të bëhet me pajisje elektronike.

Kandidatët për zgjedhje mund të jenë të propozuar nga parti politike, koalicione ose të pavarur. KQZ ka regjistruar gjithsej 11 subjekte zgjedhore – tetë parti dhe tre koalicione – me një total prej 2,046 kandidatësh.

Kodi Zgjedhor përfshin një kuotë gjinore që kërkon që një në tre kandidatë në të dyja listat të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar.

Gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në kabinetin qeveritar, duke mbajtur gjysmën e posteve ministrore.

Megjithatë, në Kuvend ato zënë vetëm 36 për qind të vendeve (50 nga 140). Në KQZ, gratë përbëjnë vetëm 3 nga 12 anëtarë, ndërsa në komisionet e administrimit të zonave zgjedhore janë rreth 31 për qind.

Nga kandidatët e regjistruar, 787 janë gra (38.47%). Disa bashkëbisedues të Misionit Vëzhgues të ODIHR kanë theksuar se stereotipet gjinore vijojnë të jenë të pranishme në jetën politike.

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, OSBE/ODIHR publikon raportin: Vota e diasporës, test i rëndësishëm për institucionet e vendit appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë
Ditën e sotme, kreu i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Lamberto Zannier, ka mbërritur në Tiranë.

Mësohet se Zannier ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashrtëm, Igli Hasani, teksa në orën 14:00 pritet të zhvillojë një takim edhe me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Në 12 maj në mesditë, një ditë pas zgjedhjeve, pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar.

Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si shef i misionit të UNMIK nga viti 2008 deri në vitin 2011, post që e la pas emërimit si Sekretar i Përgjithshëm.

The post Zgjedhjet e 11 Majit/ Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR mbërrin në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet e 14 majit, OSBE ODIHR bën publik raportin paraprak: Shumë aspekte meritojnë vëmendje të veçantë
OSBE ODIHR ka bërë publik raportin paraprak për vlerësimin e nevojave në zgjedhjet lokale të 14 majit në vendin tonë.

Më 14 maj 2023 në 61 bashkitë e vendit do të zhvillohen zgjedhjet kër kryebashkiakun.

Në raport bëhet me dije se është konfirmuar nevoja për një aktivitet të gjerë vëzhgues në të gjithë bashkitë për të siguruar një kontroll të pavarur të procesit zgjedhor.

Gjithashtu në raport theksohet se shumë aspekte do të meritojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga media dhe online, financimi i fushatës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Konkluzionet dhe rekomandimet:

Të gjithë bashkëbiseduesit e ODIHR konfirmuan nevojën për një aktivitet të gjerë vëzhgues të zgjedhjeve të ODIHR-it në të gjitha rajonet për të siguruar një kontroll të pavarur të procesit zgjedhor. Përfaqësuesit e Institucionet shtetërore pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve zgjedhore të ODIHR-it për përmirësimin e kuadrit dhe praktikave zgjedhore. Shumë bashkëbisedues theksuan nevojën e vëzhgimit të ditës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore.

Shumë aspekte do të meritojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë punën e administratës zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj nga media dhe online, financimi i fushatës, zgjidhja e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, NAM i ODIHR-it rekomandon vendosjen e një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve (MVZ) për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Përveç një ekipi kryesor ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin të votave dhe tabelimit të rezultateve.

Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, MVZ-ja do të përfshijë një element monitorimi të medias./Albeu.com/

The post Zgjedhjet e 14 majit, OSBE ODIHR bën publik raportin paraprak: Shumë aspekte meritojnë vëmendje të veçantë appeared first on Albeu.com.

OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të qeta, por me probleme teknike
Misioni i OSBE/ODIHR, zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, i ka vlerësuar kryesisht të qeta dhe demokratike, por ka regjistruar edhe probleme gjatë votimit, kryesisht me aparatet biometrike për votim, shumë prej të cilëve ishin jashtë funksionit që në nisjen e procesit të votimit.

“Zbatimi i vonshëm i votimit biometrik krijoi sfida plotësuese në realizimin e zgjedhjeve. Dita e zgjedhjeve, përfshirë edhe numërimin e votave u realizua kryesisht mirë, pavarësisht problemeve me votimin biometrik, votimin në grupe dhe disa gabime procedurale gjatë numërimit të votave”, ka deklaruar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.

Sipas saj, “procedurat e votimit në përgjithësi u respektuan, përfshirë edhe masat anti-COVID-19”. Por, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vërejtur probleme me fshehtësinë e votës dhe me votimin në grup ose votimin familjar.

“Realizimi i zgjedhjeve u harmonizua me shumë afatet ligjore por mundësia për të përmbushur detyrën u kufizua nga personeli i limituar dhe kapacitetet administrative të kufizuara”, theksuar shefja e misionit të ODIHR-së, Tana De Zulueta.

Ky mision thekson domosdoshmërinë e rishikimit të Kodit zgjedhor, edhe sa i përket financimit të fushatës. Sipas OSBE/ODIHR, dispozitat aktuale ligjore favorizojnë partitë më të mëdha.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbikëqyrur nga 1,100 vëzhguesit vendor dhe 217 vëzhgues nga OSBE-ODIHR./REL

The post OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut të qeta, por me probleme teknike appeared first on Albeu.com.

Raporti i OSBE/ODIHR, Basha reagon sërish duke publikuar videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon ndëshkim të autorëve të asaj që e quan masakër zgjedhore. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i demokratëve thotë se edhe raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi atë që ka deklaruar Partia Demokratike.

PD ka depozituar deri tani 185 padi në SPAK dhe pret drejtësi. Basha shkruan se shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, thekson Basha, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit.

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore! Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR. Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore. Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, shkruan kryedemokrati.

RAPORTI

Kujtojmë qe raporti theksonte se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

Po ashtu vihet re se pretendimet për blerje votash ishin prezente gjatë fushatës dhe kjo pasoi me një numër të lartë hetimesh.

Një prej problemeve shqetësuese në raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, ishte databaza e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dhe puna e patronazhistëve.

Në raport thuhet se rrjedhja e preferencave politike ishte nje shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të cënueshëm nga presionet.

“Fushatës i mungonte vrulli dhe mesazhet u përqendruan mbi udhëheqësit kryesorë të partisë, sesa mbi ligjërimin e mirëfilltë të drejtuar ndaj programeve politike. Praktikat e shkurtra të blerjes së votave, siç pretendohet nga shumë bashkëbisedues të vëzhguesve ndërkombëtar, mbetën një problem. Rrjedhja e të dhënave personale për rreth 900,000 qytetarë shqiptarë para zgjedhjeve, përfshirë preferencat e tyre politike, ishte një shqetësim serioz dhe i bëri votuesit të prekshëm nga presioni” – thuhet në raport.

OSBE/ODIHR i bën thirrje institucioneve shqiptare që të hetojnë dhe të dënojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale.

The post Raporti i OSBE/ODIHR, Basha reagon sërish duke publikuar videon: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore (VIDEO) appeared first on Albeu.com.