Ornela Çuçi Archives - Albeu.com

Aeroporti i Vlorës/ Ornela Çuçi replikon me Berat Buzhalën
nga Ornela Çuçi

Për aeroportin e Vlorës dhe Behgjet Pacollin, shkruhet shumë dhe gati çdo ditë. Për këtë arsye do të ishte e pakuptimtë të reagosh për secilin koment, për më tepër që sulmet mbi këtë çështje janë hapur të sponsorizuara nga ata që duan të rrëmbejnë pronën e dikujt pa punuar asnjë ditë vetë dhe nga ata që janë mësuar të përfitojnë duke e përdorur profesionin si shërbim me pagesë.

Por, si përgjegjëse për mediat e Mabco Group, për të sqaruar opinionin public përfshirë këtu edhe mikun tim Buzhala, zgjodha të reagoj ndaj një komenti të tij mbi intervistën e Behgjet Pacollit mbrëmë në Opinion, nisur nga fakti se Berati e njeh mirë Behgjetin. Në të mirë e në të keq. Në jetë publike e në jetë private. Për shkak të kësaj njohje, Buzhala thotë se kurrë nuk e ka menduar se Behgjet Pacolli është njeri i Rusisë.

Mirëpo Berati, që nuk le ngjarje pa komentuar, e mirë bën, nuk tha asnjë fjalë kur “valonët” për të cilët i vika keq që po “u sulmokan” nga Behgjeti, këtë përrallën me Rusinë e përdorën paturpësisht për të manipuluar opinionin publik dhe gënjyer gjykatat. Berati nuk bëri asnjë verifikim se si ndodhi që Valon Lluka, i cili akuzon Behgjet Pacollin për kontrata me fonde “të dyshimta”, ndërkohë i ka nënshkruar vetë ato.

E kuptoj që Berati ka dashur patjetër të komentojë diçka për intervistën e Behgjet Pacollit mbrëmë me Blendi Fevziun dhe e vetmja gjë që e paska mërzitur dhe i ka lënë shije të hidhur është marrëdhënia që Pacolli krijon më bashkëpuntëorët e tij. Sigurisht që ka të drejtë të hidhërohet për raportet njerëzore brenda Mabco-s apo Mabetex-it, por skenari për t’i grabitur dikujt pronën dhe investimin njëqind milionësh a i lë ndonjë shije për ta analizuar?

Ky është një konflikt për marrjen me forcë të kuotave. As më pak e as më shumë. Financimi nuk është pronësi. Kreditë bankare, detyrimet ndaj furnitorëve apo mbështetja nga pronarët janë instrumente financimi, jo arsye për t”i hyrë tjetrit në kapital. T’i trajtosh si aksione është të përmbysësh një parim bazë të ekonomisë së tregut. Borxhi nuk të bën pronar. Nëse kjo logjikë do të pranohej, çdo detyrim do të kthehej në armë për të zhveshur pronarët legjitimë nga e drejta e tyre.

Aq më keq kur bëhet fjalë për një kontratë koncesionare, kjo nuk është më thjesht çështje financiare. Përqindjet e aksioneve janë përgjegjësi teknike, operative dhe ligjore ndaj shtetit, jo monedhë për t’u rishpërndarë sipas interesit të momentit. Thënë këtë, ky o mik, nuk është një konflikt financiar i cili buron vetëm nga balancat e besimit të prishura midis ortakëve, por po ushqehet nga mosnjohja e të drejtës tregëtare që rregullon marrëdhëniet midis ortakëve. Nga njerëz të paguar, nga njëjta dorë e fshehtë që ushqen besimin e ortakut minoritar 2 %, që megjithëse pa eksperiencë teknike edhe operative , autoriteti kontraktor do të mund t’i pranojë ndryshimin e kuotave në favor të tyre.

Behgjet Pacolli po vidhet nën dritën e diellit. Kjo është intrigë për t’i rrëmbyer pronën dikujt dhe për t’ia dhuruar atë dikujt tjetër. Debati nëse “dy valonët” e kanë vjedhur Bacën apo nëse Baca ka faj për këtë, të kujton një skec të vjetër të estradës së Fierit: “Po ai që vodhi, a pati faj?” Një debat i tillë nuk i shton asnjë vlerë publikut. Përkundrazi, vetëm rrit zhurmën, aq të nevojshme për të fshehur thelbin.Trishtimi për “valonët” është një mënyrë për të dalë tek fjalia kryesore që ka dashur të thotë Berati: “Përfshirja e Baces në këtë projekt është gabimi ndoshta më i madhi i tij biznesor” dhe më pas për të shtruar pyetjen retorike: “Qysh është e mundun që dy valona, ademi e lluka, me pasë ndikim ma të madh te Rama, se sa Behgjeti?”. Retorike sepse Berati, ashtu si dhe shumë të tjerë e dinë që kjo nuk është punë “valonash”, por e të tjerëve, me fuqi politike e ekonomike, nga ata për të cilët Berati ka disa vite që komenton veç me nota entuziazmi.

Meqë ne shqiptarët, andej e këndej kufirit, kemi zakon të përziejmë çdo argument ligjor, ekonomik apo politik me emocionet tona, nuk po i shmangem as unë këtij vesi. Edhe unë, si Berati, mendoj se njerëzit e pozicionuar mirë financiarisht kanë një dobësi të njohur, zgjedhjen e bashkëpunëtorëve dhe miqve.

Shpesh i hapin derën e shtëpisë, iu hedhin krahun, iu zgjidhin hallet, I ndihmojnë pa i vënë në provë.

Dhe kur prova vjen, shija është e hidhur. Apo jo, Berat?

The post Aeroporti i Vlorës/ Ornela Çuçi replikon me Berat Buzhalën appeared first on Albeu.com.

Një përballje personale me “shëndetësinë falas”
Nga; Ornela Çuçi

Këto kohë, kur trupi më shkundi disi dhe më tha “tani është radha jote”, diagnoza më vuri përballë pasqyrës më brutale që mund të shohë dikush në Shqipëri se çfarë bën kur shëndeti yt lëkundet?

Mendimi i parë, pa asnjë hezitim, ishte të iki jashtë. Sepse në këtë vend nuk shërohesh. Këtu, gjithçka është pritje. Dhe mungesë.

Nuk po flas më për mungesë godinash, jo. Po flas për mungesë shëndetësie. Shëndetësie “falas”.

Gjatë rikuperimit, me kohë të plotë për të reflektuar, më duhej jo vetëm të bëja llogaritë e faturave aty ku shkova. Bëra edhe llogaritë se sa kam paguar çdo muaj.

Unë, me mbi 20 vite shkollë, pothuaj po aq vite punë, me gradë shkencore, llogari se sa kam paguar në taksa e sigurime.

Një barrë që e mbaj me bindjen naive se shteti, një ditë, do të më kthejë diçka mbrapsht.

Sërish, kur u gjenda para një diagnoze, mora me vete vetëm pasaportën dhe kartën e bankës. Jo sistemin shëndetësor të vendit tim. Sepse nga ky sistem nuk merr dot as një analizë gjaku që të mbajë gjallë besimin te ky vend.

Thonë se shëndetësia është falas. Por falas për kë? Për mua, që paguaj mbi 1 000 euro në vit sigurim shëndetësor dhe nuk kam analizat bazë të gjakut falas? Sepse kudo që shkoj me analizat me vete, nga laboratorët publikë tanë, më detyrojnë t’i bëj nga e para.

Për fëmijët e mi, që i kam çuar në shkolla private sepse te “Sabaudin Gabrani” djali im ishte i 41-ti në klasë, vite më parë? Për mua, që i blej ilaçet kokërr më kokërr dhe e di që spitali është vendi ku shkon vetëm për të ikur më shpejt? Jo. Fjalët janë falas. Politikat tona të pamenduara, të pambështetura në asnjë fakt apo të dhënë, janë falas. Jeta, jo.

Ndërkohë, numrat rriten. Pacientët me kancer, kudo, në çdo familje, në çdo lagje. Një epidemi e padeklaruar, që nuk matet, nuk analizohet, nuk pyetet “pse?”. Shqipëria nuk përdor statistika, edhe pse për censusin paguajmë sa frëngu pulën.

Askush nuk e thotë pse ka kaq shumë të sëmurë. Secili prej nesh e sheh këtë, por nuk dimë të mbështetemi në asnjë statistikë, sepse nuk e kemi. Mbase sepse është më e lehtë të mbyllësh sytë dhe të thuash “falas” sesa të pranosh që sistemi yt po të vret ngadalë.

Një pacient me kancer këtu është hallexhiu më i madh. Jo vetëm se sëmundja ia merr fuqinë, por sepse shteti ia merr dinjitetin. Barnat nuk i gjen. Radioterapinë e pret me muaj.

Analizat i paguan vetë. Në fund, e vetmja zgjidhje është të shesësh gjithçka e të ikësh jashtë, aty ku, për 70 euro në muaj, merr një sigurim privat dinjitoz. Këtu, për të njëjtën shumë, merr një premtim bosh dhe një pritje të pafundme.

Në Gjeorgji, vend me të ardhura të ngjashme me tonat, dosja digjitale është detyrim. Spitali që dorëzon dosjen elektronike paguhet brenda tre ditësh; ai që dorëzon me letra, pas 90 ditësh.

Në Evropë, dosja fizike nuk pranohet më. Te ne, ende e mbajmë me krenari arkivin me dosje kartoni, sikur shëndeti i pacientit të ishte një roman i vjetër, i fshehur në bodrum. Dhe ndërkohë pacienti pret: pret diagnozën, pret mjekimin, pret mrekullinë.

Pra, çfarë është ky shtet? Social? Jo. Funksional? Aspak. Një shtet që i lë qytetarët e vet të sëmurë të rropaten mes farmacive dhe kufijve nuk është shtet. Është një iluzion i hidhur.

E vërteta është se shëndetësia jonë nuk është falas. Është e pavlefshme.

Dhe kjo nuk është metaforë, por përditshmëria e atyre që e kanë kancerin në shtëpi. Atëherë, nëse edhe në këtë pikë, te sëmundja që ta zbërthen deri në palcë trupin, mendjen, familjen, shteti nuk të ofron as minimumin, çfarë kuptimi ka fjala “shtet”?

The post Një përballje personale me “shëndetësinë falas” appeared first on Albeu.com.

Universiteti Western Balkans nderon z. Yohei Sasakawa, Kryetarin e Fondacionit Nippon, me “Doctor Honoris Causa”
Universiteti Western Balkans organizoi një ceremoni solemne me rastin e akordimit të titullit akademik “Doctor Honoris Causa” për z. Yohei Sasakawa, kryetar i Fondacionit Nippon, në vlerësim të lidershipit të tij vizionar dhe kontributit të jashtëzakonshëm në mirëqenien globale, përfshirjen sociale dhe dinjitetin njerëzor.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e Universitetit Western Balkans në prani të përfaqësuesve akademikë dhe diplomatikë. Ndër të ftuarit e nderit ishin Ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Sh.T. Z. Ermal Muça, Ambasadorja e Japonisë në Shqipëri, Sh.T. Znj. Kikuko Kato, rektorë të disa universiteteve, si dhe përfaqësues të botës akademike.

Në fjalën e hapjes Dr. Ornela Çuçi, Këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë pranë Universitetit Western Balkans, theksoi rëndësinë e këtij momenti jo vetëm për institucionin, por edhe për rolin që ai luan si një urë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovues i vlerave universale.

Ndërkohë, Rektori i WBU, Prof. Dr.  Ferdinand Gjana vlerësoi kontributin e veçantë të z. Sasakawa, duke theksuar përkushtimin e tij mbi katër dekada në luftën kundër lebrës dhe diskriminimit ndaj personave të prekur, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e jetës.

Ambasadori Sh.T. Z. Ermal Muça ofroi një perspektivë diplomatike mbi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, duke theksuar se personalitete si z. Sasakawa janë urë lidhëse mes kulturave dhe model frymëzimi për bashkëpunim ndërkombëtar në shërbim të njerëzimit.

Ndërsa Ambasadorja japoneze, znj. Kikuko Kato, vlerësoi mikpritjen shqiptare dhe theksoi rëndësinë që Japonia i kushton figurave që mishërojnë idealin njerëzor. Ajo e konsideroi këtë titullin e dedikuar për Kryetarin e Fondacionit Nippon, si një akt që shkon përtej vlerësimit akademik dhe përfaqëson denjësisht rolin e z. Sasakawa në ndikimin global.

Në përmbyllje, z. Yohei Sasakawa mbajti një fjalim emocional dhe frymëzues, ku ndau rrugëtimin e tij jetësor, nga një fëmijëri e shënuar nga humbja dhe vështirësitë e pasluftës, drejt një jete të përkushtuar ndaj kauzave humanitare dhe mbrojtjes së dinjitetit njerëzor. Ai shprehu mirënjohjen për këtë nderim të veçantë dhe përcolli mesazhe të forta për të rinjtë mbi rolin e empatisë, qëllimit dhe veprimit në ndërtimin e një bote më të drejtë.

Yohei Sasakawa, lindur në Tokio në vitin 1939, pas dy dekadave në sipërmarrje, i kushtoi jetën humanizmit. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, qeveri dhe organizata ndërkombëtare për eliminimin e lebrës dhe për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve të prekur prej saj. Një ndër arritjet më të rëndësishme ishte rezoluta e OKB-së e vitit 2008, e miratuar njëzëri, që dënon diskriminimin ndaj personave të prekur nga lepra dhe familjarëve të tyre, një moment historik në mbrojtje të dinjitetit njerëzor.

The post Universiteti Western Balkans nderon z. Yohei Sasakawa, Kryetarin e Fondacionit Nippon, me “Doctor Honoris Causa” appeared first on Albeu.com.

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë që…
Nga Ornela Çuçi

Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen.

Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë fushatë zgjedhore. Në vend që të mbledhim mbetjet, po mbledhim grimcat e dioksinave në mushkëri. Dhe ndërkohë që flitet për 12 milionë turistë, ata dhe gjithë banorët e Vlorës sot  frymojmë PAH, PCB, dhe grimca PM2.5 në doza që as libri i toksikologjisë nuk i përballon pa maskë.

Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë europiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer. Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor.

Landfilli i Sherishtës nuk është më një problem teknik. Është një simbol tragjik i paaftësisë për të menaxhuar të djeshmen pa djegur të nesërmen.

Nëse ka një erë që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikes që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat. Dhe siç ndodh gjithmonë, ata që frymojnë më shumë janë ata që kanë fajin më pak.

Ndërkohë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit krijoi një Agjenci Kombëtare të Mbetjeve, jo për të ndaluar djegien e plehrave, por ndoshta për të djegur ndonjë listë të re pagash. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem funksional të mbetjeve, ka nevojë për disa vende pune dhe ca fonde ndërkombëtare të reja për të justifikuar “angazhimin”.

Dhe kur tymi ngrihet, fondet zbresin rafishatë në manaxhim të ministrisë. Ironike, apo jo?

Sa për kryetarin e bashkisë, i ngarkuar me përgjegjësinë ligjore për të menaxhuar dhe mbrojtur qytetin nga ndotja, ka zgjedhur ta denoncojë landfillin në prokurori, si të ishte ndonjë kalimtar i rastësishëm që u kap i papërgatitur nga zjarri.

Edhe këtë vit ka vendosur që të ndjekë dikë në drejtim të paditur!

Po të mos e dinim që është vetë përgjegjës për menaxhimin e tij, do mendonim se e paska djegur ndonjë turist i dehur dhe jo paaftësia e institucioneve që kanë dekada që e mbulojnë problemin me baltë e më pas me zift.

E ndoshta ndonjë ditë do kuptojmë që flakët e landfillit nuk janë vetëm pasojë e mbetjeve, por e indiferencës sonë kolektive që digjet ngadalë, pa tym, por me pasoja shumë më të rënda.

The post Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë që… appeared first on Albeu.com.

Dritë në Letër, Errësirë në Kabllo: Qarku i Shkurtër i Sigurisë Moderne
nga Ornela Çuçi

Pak kohë më parë, gadishulli Iberik u përfshi nga një ndërprerje masive e energjisë elektrike që zgjati disa orë, duke lënë miliona qytetarë në errësirë. Megjithëse shkaqet mbeten të paqarta, ngjarja provokoi një valë teorish të ndryshme – disa të bazuara në çështje teknike, të tjera të mbështetura në spekulime, dhe disa që ende qarkullojnë në tryeza të mbyllura të diskutimeve gjeopolitike.

Ngjarja solli në vëmendje një realitet të pakëndshëm: sistemi energjetik global është më i ndërlidhur, më kompleks dhe më i cenueshëm se kurrë më parë. Në të njëjtën linjë, edhe Shqipëria u përball së fundmi me ndërhyrje të rëndësishme në sistemet e të dhënave personale dhe qeveritare, duke ekspozuar në mënyrë të qartë shkallën e papërgatitjes përballë sulmeve kibernetike.

Këto episode janë shenja të një epoke të re pasigurie, në një botë që po përjeton një periudhë të zgjatur turbullimi dhe paqartësie. Nga pandemia globale te krizat e zinxhirit të furnizimit, nga lufta në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme te ndryshimet klimatike që, megjithëse me ndikim të madh, janë lënë në harresë si pjesë e diskursit publik, e deri te transformimet digjitale të pakontrolluara – këto fenomene nuk përfaqësojnë më thjesht tranzicione, por një gjendje të vazhdueshme krize sistemike.

Brenda këtij peizazhi të fragmentuar dhe të tensionuar, energjia e pastër shpesh paraqitet si një zgjidhje universale – e përshkruar si e lirë, e pashtershme dhe gjithnjë e disponueshme. Por aktualisht, kjo premisë ekziston më tepër në prezantime sesa në realitetin praktik. Turbinat ndërtohen, panelet ngrihen, por pyetjet thelbësore shpesh mbeten pa përgjigje: çfarë ndodh kur fryn më pak erë? Kur dështon një server? Kur mungon një teknik në terren?

Megjithëse energjia e rinovueshme ka bërë përparime të konsiderueshme në aspektin ekonomik, infrastruktura që siguron funksionimin e saj të qëndrueshëm mbetet e paplotësuar. Problemi nuk qëndron më te mungesa e dritës, por te mungesa e rrjeteve të modernizuara, sistemeve të ruajtjes dhe kapaciteteve njerëzore për mirëmbajtje. Energjia është shndërruar nga një çështje teknike në një çështje sigurie kombëtare dhe mbijetese sociale.

Në të njëjtën kohë, edhe vetë natyra e kërcënimeve ka ndryshuar. Në vend të defekteve mekanike, kërcënimet vijnë nga algoritme të manipuluara; në vend të kabllove të djegura, nga fushata të organizuara dezinformimi. Kërcënimet hibride – që përfshijnë sulme kibernetike, sabotim fizik dhe destabilizim institucional – e kanë shndërruar energjinë në një nga objektivat strategjikë më të rëndësishëm globalisht. Në Evropë, kjo çështje po trajtohet si urgjencë në çdo vend.

Paradoksi është i qartë: ndërkohë që përpiqemi të bëjmë më të pastër prodhimin e energjisë, po e bëjmë gjithnjë e më të brishtë shpërndarjen e saj. Dhe ndërsa deklaratat për paqe dominojnë forume ndërkombëtare, kapitalet globale po zhvendosen gjithnjë e më shumë nga energjia e qëndrueshme drejt sektorit të mbrojtjes. Një shembull emblemë është Gjermania, e cila, me ardhjen e qeverisë së re, shpalli ambicien për t’u shndërruar në një superfuqi ushtarake – një deklaratë që u bë nga baza e saj e re ushtarake në Lituani.

Roli i institucioneve ndërkombëtare është transformuar gjithashtu. Nga dhurues fondesh, ato janë bërë arkitektë të sigurisë energjetike globale. Por këto përpjekje bien ndesh me realitetin në terren: mungesën e kuadrove të specializuara, rregullatorëve efektivë dhe vullnetit të qëndrueshëm politik.

Siguria energjetike nuk mund të mbështetet më vetëm në financimet e BERZH-it apo në dokumentet strategjike të UNDP-së. Ajo kërkon veprim konkret dhe të matshëm: diversifikim real të burimeve, sisteme të decentralizuara të ruajtjes së energjisë, eficiencë të detyruar, liberalizim të kontrolluar dhe, mbi të gjitha, forcim të kapaciteteve njerëzore. Këto nuk janë më zgjedhje politike, por parakushte funksionale për stabilitetin ekonomik dhe social. Në Shqipëri – ashtu si në shumë vende të rajonit – dilema mbetet e qartë dhe e përsëritur: “Kë të adresojmë më parë?!”, në një kontekst ku infrastruktura është e vjetruar, kuadrot teknike të pakta dhe planifikimi energjetik shpesh shteron në dokumente të papërkthyera në zbatim praktik.

Në mënyrë që tranzicioni energjetik të mos ngelet një shpresë e shtyrë në të ardhmen, por të bëhet një realitet i prekshëm, ai duhet të shkëputet nga retorika dhe të përqafohet si sistem. Një sistem i aftë të parashikojë, të absorbojë dhe të përballojë jo vetëm ngarkesat elektrike, por edhe streset ekonomike, politike dhe klimatike që e vënë në provë. Duhet të jetë një arkitekturë që reziston, por edhe që mëson – që rritet me krizat dhe nuk shembet prej tyre.

Ndërprerjet, mungesat e furnizimit, rrjetet e mbingarkuara nuk janë më skenarë të jashtëzakonshëm – janë skenarë bazë që duhet të përfshihen në çdo politikë publike. Sepse një shoqëri që humbet dritën – në kuptimin literal dhe metaforik – humbet edhe kontrollin mbi rrjedhën e saj historike. Në një epokë ku ndriçimi nuk është luks, por premisë për dinjitet, për zhvillim dhe për siguri, çdo minutë pa energji është një minutë më afër destabilizimit.

Në shekullin XXI, energjia nuk është më thjesht dritë. Nuk është thjesht elektriciteti që vjen nga një linjë transmetimi. Ajo është zinxhiri i padukshëm që mban gjallë ekonominë, shëndetësinë, arsimin, administratën, sistemet e mbrojtjes dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Është strategji. Është mbijetesë. Është mburojë. Është baza mbi të cilën qëndrojnë institucionet, teknologjia dhe rendi publik. Dhe pa të, asnjë sistem tjetër nuk mund të funksionojë me qëndrueshmëri – asnjë plan afatgjatë nuk mund të ketë kuptim, asnjë reformë nuk mund të jetë e zbatueshme, dhe asnjë vizion nuk mund të realizohet.

The post Dritë në Letër, Errësirë në Kabllo: Qarku i Shkurtër i Sigurisë Moderne appeared first on Albeu.com.

Shqipëria paralele e të rinjve të heshtur
Nga; Ornela Çuçi

Në Shqipëri kemi një zakon të keq: fajësojmë rininë për gjithçka — “s’kanë vullnet”, “nuk mësojnë”, “rrinë vetëm në TikTok”… dhe ndërkohë edhe jua mbyllim TikTok-un.

Po ku e kemi kërkuar këtë rini që na mungon? Se mua më del përpara çdo ditë. E gjej tek djali i hidraulikut që punon 14 orë në ditë e pastaj vjen në universitet e më tregon se ç’është përgjegjësia.

E gjej tek vajza e asaj gruas që punon në furrë, që ngrihet në katër të mëngjesit, dhe kur ne akoma jemi në fazën REM, ajo është në fazën “letër A4, 12 font, spacing 1.5”.

E gjej tek fëmijët e mësuesve që s’kanë mik në parti, por kanë tru në kokë.

Dje, në prezantimet e provimeve të gjysmë-semestrit, u ndjeva si student, jo si pedagog. Sepse ka raste që studentët tanë na edukojnë më shumë nga ç’provojmë ne t’i edukojmë ata.

Dhe kjo është e bukur. Dhe pak e turpshme, nëse jemi të sinqertë.

Por kjo rini ka nevojë për diçka që ne shpesh e harrojmë: hapesirë. Jo për të parkuar tek kafja, por për të qenë vetja.

Për të bërë pyetje të vështira, për të gabuar, për të eksploruar. Dhe ne që jemi më “rritur”, duhet të bëjmë pak më shumë vend… në mendje, dhe mbase edhe në karrige…

Kam pasur alergji gjithmonë ndaj atyre profesorëve që thonë “10 është për veten time”. A thua se është byrek me spinaq që do e çosh në shtëpi.

Dija nuk është për t’u ruajtur në raft, është për t’u shpërndarë si buka e ngrohtë në furrë. (Pa radhë, nëse është e mundur.)

Nëse vërtet duam të ndryshojmë këtë vend, le të fillojmë duke edukuar ata që edukojnë. Pedagogët dhe mësuesit.

Të mos jenë thjesht njerëz me tituj, por njerëz me zemër, me prani, me dëshirë për të mësuar edhe mbi të gjitha të kuptojmë se jetojmë në vitin 2025 – e jo vetëm të jetojnë në kujtimet e vitit kur morëm diplomën.

Sepse rinia jonë nuk ka nevojë për leksione — ka nevojë për udhëzime, besim dhe… pak hapësirë për të marrë frymë. Dhe kur ua jep këtë, bëjnë mrekulli.

Dua të besoj se në ndonjë univers paralel, edhe trasta e “10-ave” është kthyer në çantë që hapet e shpërndahet, jo që mbahet si thes me thesare personale.

Në këtë universin tonë, unë ende po përpiqem.

The post Shqipëria paralele e të rinjve të heshtur appeared first on Albeu.com.

Trump rirreshton botën
nga Ornela Çuçi

Çdo gjë që u paratha, u bë realitet. Askush nuk e besoi këtë në Europë, aq më pak udhëheqja e këtij kontinenti. Naivitet, padije apo neglizhencë? Ndodhi ajo që nuk mendohej se mund të ndodhte: Europa mungonte në tryezë. Në tryezën prej ku fillon shndërrimi nga një superfuqi ekonomike në një muze të bukur, por nën qiell të hapur, ku turistët mund të sodisin “atë që dikur ishte kontinenti më i fuqishëm i botës”.

Në tryeza të tilla, nëse nuk ke një karrige për t’u ulur si pjesë, zakonisht je i destinuar të jesh thjesht pjesë e menysë. Në skenën gjeopolitike siç po zhvillohet sot, Europa po përballet me sfida të reja dhe ekzistenciale që rrezikojnë ta dobësojnë rolin e saj si aktor global. Që nga 24 shkurti 2022, Rusia nuk po lufton vetëm në fushëbetejë, por po përdor një strategji të sofistikuar të luftës hibride. Ajo ka shfrytëzuar energjinë, ushqimin, flukset e emigracionit dhe kërcënimin bërthamor për të ushtruar presion mbi Europën, që duke qenë plotësisht e varur nga gazi i lirë rus, ka reaguar ngadalë dhe shpesh i pasigurt, duke nxjerrë në pah mungesën e një strategjie të qartë për t’u përballur me këtë kërcënim.

Edhe pas takimit të Parisit, Europa mbeti në klasë, në mëdyshje dhe në vendnumëro. Madje, për ironi, liderët e saj, dolën prej andej edhe më të hutuar sesa hynë, sikur të kishin marrë pjesë në një simpozium absurd mbi rolin e tyre në një botë që nuk i pret më për vendime. Dhe tani, si do t’i përgjigjet Europa Trump-it, meqë ky e la jashtë çdo ekuacioni? Ai e kapi për dore si një fëmijë të humbur, por pa u ditur drejt cilës rrugë po e tërheq? Një gjë është e qartë deri më tani: Europa nuk e di fare këtë. I vetmi që guxoi të ishte më i drejtpërdrejtë, kancelari gjerman Olaf Scholz, po numëron orët e fundit në detyrë. Historia nuk do të ketë kohë as ta regjistrojë si një përpjekje.

Nga takimi Rusi-SHBA nuk doli asnjë tym i bardhë, por një gjë u kuptua qartë: Europa nuk është më faktor në këtë çështje. Rubio, nga ana tjetër, deklaroi nëpër dhëmbë se “nuk e kemi lënë jashtë Europën, por mbase do të hyjë brenda kësaj tryeze shumë më vonë”. A është kjo një Jaltë e re? Edhe në Jaltë ishin tre, jo vetëm dy. Nuk është në fakt një Jaltë e re, por vetëm një përpjekje e amerikanëve për të ardhur më afër me Rusinë, sepse e kanë kuptuar se kundërshtia me Rusinë në dekadat e fundit e ka çuar ariun rus në krahët e dragoit kinez.

Vallëzimi mes ariut dhe dragoit duhet të përfundojë

Ndërkohë që Europa endet mes iluzioneve të autonomisë strategjike dhe dështimeve të saj të përsëritura, ngecur në burokraci të pafunda, përfshirë këtu edhe zgjerimin, Rusia dhe Kina kanë ndërtuar një bosht të ri pushteti – një aleancë që Perëndimi, në naivitetin e tij, e konsideroi thjesht një vallëzim interesi. E megjithatë, “DragonBear” nuk është një flirt kalimtar, por një partneritet gjithnjë e më i qëndrueshëm, në kërkim të aleatëve të rinj fqinjë, i aftë të ndryshojë ekuilibrat globalë.

Ariu që kurrë nuk mund të zbutet kurrë, kërkon dominimin e Europës Lindore, ndërsa Kina, dragoi në dukje i duruar, por, autokracia me synon kontrollin mbi Tajvanin dhe Paqësorin Jugor. Të dyja po ndërtojnë një arkitekturë të re ekonomike dhe ushtarake, një alternative që Perëndimi nuk dëshiron ta pranojë, por nuk mund ta injorojë.

Dhe këtu gjeti hapësirën Trump. Ai e sheh lojën më qartë se burokratët e Brukselit: Rusia, për dekada armik, është shtyrë në krahët e Kinës, një realitet që për SHBA-në është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër. Kina është objektivi i tij i vërtetë – një fuqi ndaj së cilës Amerika ka një borxh të pashlyeshëm dhe një varësi të frikshme për lëndët e para. Prandaj, në skenën gjeopolitike, për të ndryshuar rrjedhën, ai ka nevojë për sakrifica. Dhe Ukraina është zgjedhur për këtë rol.

Por, a do të jetë e vetmja?

Fytyra e Zelenskit, e kthyer në një karikaturë groteske në platformën X të Trump-it, është veçse një simbol i asaj që po ndodh: një udhëheqës i një vendi në luftë, i portretizuar si një klloun që ka futur duart thellë në xhepat e Amerikës. Dhe nëse zgjedhjet janë mjeti më i mirë për të ndryshuar kursin e Ukrainës, atëherë ato duhet të ndodhin. A mund të ketë zgjedhje në një vend ku ligji ushtarak është në fuqi? Sigurisht që jo. Por kjo nuk është më një çështje ligjore – është një marrëveshje biznesi.

Trump 2.0 apo Lufta e Ftohtë 2.0?

Europa ka hyrë në një cikël dështimesh strategjike, duke u kapur pas premtimeve boshe, burokracisë dhe nacionalizmave të pavlera. Gjermania premtoi një epokë të re të mbrojtjes, duke përfaqësuar me dëshirë gjithë uninin, por mbeti vetëm në fjalë. Sanksionet nuk izoluan Rusinë, por e shtynë drejt Kinës dhe goditën ekonominë europiane. Ndihma për Ukrainën u vonua aq shumë sa tashmë është e padobishme. Rusia, ndërkohë, ka zgjeruar ndikimin e saj në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, duke luajtur një lojë të gjatë që Europa nuk mëton ta kuptojë.

The post Trump rirreshton botën appeared first on Albeu.com.

Trump “karbonizon”marrëveshjen e Parisit!
Nga Ornela Çuçi

Me të hyrë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë në Washington si President i 47-të I SHBA Donald Trump ks shkaktuar një tronditje tektonike në të gjithë botën dhe në të gjitha dimensionet e marrëdhënieve mes Amerikës dhe të tjerëve, pa menduar se si do reagojnë të tjerët ndaj tij si udhëheqës dhe saj si shtet. Një prej dekreteve të para ku Trump hodhi firmën ishte tërheqja e SHBA nga “Marrëveshja për Klimën” dhe ndërkohë, ky akt e rreshton Amerikën me Iranin Jemenin dhe Libinë. Trump e ka bërë shumë të qartë se kthimi i tij jo vetëm që do të ringjallë ambiciet e SHBA-së për karburantet fosile, por ka të ngjarë të ndryshojë edhe gjithshka në projeksionin global për këtë sektor strategjisë i cili nga shumë analistë shihet si shkaku i strukur pas planeve për luftrat e konfliktet që zhvillohen në këtë shekull të ri nëpër botë. Slogani i tij famëkeq, “Drill, baby, drill,” është më shumë se një frazë tërheqëse – është një goditje paralajmëruese për planetin. Marrëveshja e Parisit, e konsideruar dikur një gur themeli i veprimit global të klimës, sapo pësoi një goditje tjetër fatale, fiks në ditën kur zjarri masiv u vendos nën kontroll ne Kaliforni.

Për ekspertët e klimës, kjo nuk është befasi. Mandati i parë i Trump krijoi një precedent për skepticizmin klimatik, me hedhjen poshtë të ndryshimit të klimës si një “mashtrim” dhe tërheqjen nga Marrëveshja e Parisit. Mesazhi i tij është i thjeshtë: lëndët djegëse fosile qëndrojnë mbi burimet e rinovueshme, rritja ekonomike e vendit të tij vendoset mbi përgjegjësinë dhe ndoshta edhe pergjegjshmërinë mjedisore. Zgjedhjet e tij të kabinetit, duke përfshirë sekretarin e energjisë, Chris Wright, na e bën tashmë të qartë se çrregullimi, shpimi dhe kthimi në “dominancën e energjisë (jo të rinovueshme)” janë e ardhmja. Dhe, pa asnjë dyshim tashni më – e ardhmja nuk është aq e qartë sa mendohej se ishte më parë.

Në këtë lojë jo vetëm me tone zëri, por edhe me shifra të larta, ku politikat e Trumpit mund të vazhdojnë të zgjerojnë gjurmën e karbonit të SHBA-së, çfarë duhet të bëjë pjesa tjetër e botës? Në arenën gala të veprimeve klimatike, vëmendja po zhvendoset. Vendet e Indo-Paqësorit, motorët ekonomikë të shekullit të 21-të, tani duhet t’i përgjigjen administratës së re të republikanëve amerikanë me masa reciproke. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbajtjen e llampadarëve ndezur ose rritjen e ekonomive të tyre, por ka  të bëjë me udhëheqjen, qëndrueshmërinë dhe lëvizjen përtej resë së rëndë të karbonit të Amerikës. Ndërsa slogani “stërvitje, fëmijë, stërvitje” i Trumpit jehon në të gjithë SHBA-në, Indo-Paqësori duhet të jetë rajoni që ripërcakton se si do të duket lidershipi i vërtetë i klimës.

Efekti Trump: Më shumë lëndë djegëse fosile, më pak angazhime globale

Kur Trump deklaron: “Amerika do të jetë edhe një herë një komb prodhues”, ai nuk po flet vetëm për fabrikat dhe vendet e punës; ai po flet për platformat e naftës dhe tubacionet e gazit. Përbuzja e tij për Marrëveshjen e Parisit bazohet në një dhe vetëm një arsye të thjeshtë: pse të paguajmë për dëmtimin e klimës në botë, kur mund t’i shesim botës energji të prodhuar vetë? Tregu i karburanteve fosile në SHBA – tashmë më i madhi në botë – do të rritet vetëm nën administrimin e tij, me synimin për të zhvendosur furnizues të tjerë të këtyre produkteve plot karbon, si Rusia. Kjo ka të bëjë me sigurinë energjetike, gjeopolitikën dhe – të mos harrojmë – marken e preferuar të Trump “ekseksionalizmi amerikan” .

Po pjesa tjetër e botës gjë i beson ende Traktatit të Parisit për Klimën, çfarë do të bëjë? Në fakt, gjithë pjesa tjetër e globit nuk pret më që Amerika të udhëheqë. Globalizimi është në fund të tij, dhe mendohet që të zëvendësohet nga një fenomen i ri rajonalizimi.

Edhe nën mandatin e parë të Trump, SHBA-të panë një bum në energjinë e rinovueshme – e shkuan deri tek automjetet elektrike, me energji diellore dhe madje edhe me erë. Po, politikat e Trump synonin ta ngadalësonin këtë, por tregu është imponuar si fakt duke përqafuar teknologjinë e re. Energjia e rinovueshme është ku e ku më e lirë, më efikase dhe gjithnjë e më shumë e kërkuar nga konsumatorët dhe bizneset.

Ky ndryshim i madh në qasjen ndaj energjisë së pastër, i cili u vu në lëvizje nga administrata e Presidentit Batak Obama dhe i vazhduar pavarësisht retorikës së Trump, nuk zhbëhet më. E për ta vërtetuar këtë mjaft të shikojmë Aktin e Reduktimit të Inflacionit (IRA), miratuar nën administratën Biden në vitin 2022. (Të mos harrojmë, është administrate e SHBA-ve, e  Trump!). Me 270 miliardë dollarë stimuj, ai e ktheu balancën përsëri drejt energjisë së pastër, duke i bërë energjinë diellore dhe të erës edhe më konkurruese. Njësoj edhe ivestimet amerikane në të gjithë globin, përfshirë këtu Shqipërinë. Suksesi i IRA-s është dëshmi se edhe në një Amerikën e drejtuar nga një politikë që favorizon energjinë e karburanteve fosile, energjia e pastër do ta gjejë një mënyrë.

Ndërsa retorika e Trumpit është agresive, fakti mbetet se 215 miliardë dollarë investime janë bërë tashmë në projektet e energjisë së rinovueshme deri në mesin e vitit 2024. Duket se ndërkohë që marrëveshja e parisit në SHBA, bëhet si retorikë e ditës së parë të presidentëve,  makina elektrike e investimeve është larguar nga stacioni dhe madje politikat jo të gjelbra të Trumpit mund të kenë vështirësi për t”i vënë frena ekstra Teslas që progreson pandalshëm pavarësisht nëse Elion Musk rreshtohet ekfremisht në krah të Presidentit progro/regresiv, pra një presidenti po Travers që Amerika e zgjodhi përsëri si për të sfiduar më shumë jo botën, por veten e saj.

E përsëri, edhe pse pa asnjë retorikë agresive, pa ikur nga përgjegjësitë e Marrëveshjes së Parisit, SHBA theu rekordet e prodhimit të naftës gjatë presidencës Biden pasi pushtimi rus i Ukrainës ndërpreu flukset tregtare.

Trump, përkundër mbështetjes për industrinë e naftës, si një avokat I shkëlqyer i këtyre bizneseve, ndoshta nuk i ka bërë ose thjesht nuk i shpreh llogartë e së ardhmes. Një tendencë afatgjatë do të jetë që investimet dhe kërkesa në burimet e energjisë të rinovueshme do të vazhdojnë të rriten, duke bërë që çdo përpjekje për të inkurajuar një rikthim të naftës si prioritet absolut, të jetë vetëm një pengesë për zhvillimin e teknologjive të pastra ambientale. Tashmë investitorëve u ka ardhur për shtat strategjia për të investuar te inovacioni i burimeve të energjisë në të gjitha fazat, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Ndikimi në planet është më i rëndësishëm se mandati i një presidenti, qoftë ky edhe Donald Trump.

E ku qëndron kleçka?

Indo-Paqësori: Pararoja e re globale e klimës

Ndërsa Trump mund të frenojë përparimin në SHBA, në politikat e gjelbra, vendet që janë më të cënueshme ndaj ndryshimeve klimatike – India, Japonia, Koreja e Jugut dhe të tjerët – po bashkohen për të ecur përpara me zhvillimin e energjisë së rinovueshme, pavarësisht se çfarë ndodh në Uashington. Ata tashmë janë lokomotiva në rritjen ekonomike të botës dhe udhëheqja e tyre drejt energjisë së pastër do të përcaktojë gjeneratën e ardhshme të veprimit klimatik.

Psh India,, ka rritur kapacitetin e saj diellor, Japonia po fokusohet tek hidrogjeni si lëndë djegëse e pastër dhe Koreja e Jugut po investon në energjinë e erës në det të hapur. Ndërkohë edhe Shqipëria ka një qasje në këtë rrafsh. Sapo firmosëm një marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, për energjinë e rinovueshme, që gjithsesi është se për cilën lloj energjie bëhet fjalë në objektin e saj

Ndërsa SHBA-ja kundërshton rolin e saj në marrëveshjet globale të klimës, gjithë vendet e tjera po formojnë një vizion të ri për energjinë që balancon rritjen me qëndrueshmërinë. Të gjitha vendet tashmë janë në momentin kur po rrisin burimet e tyre të rinovueshme të energjisë – diellit, erës dhe hidrogjenit të gjelbër – ndërkohë që trajtojnë industritë e vështira për t’u pakësuar si çeliku dhe çimentoja.

Ndërsa drama klimatike na shpaloset si gjithnjë këto vitet e fundit në ditën e parë presidenciale, le të kujtojmë se bota nuk ka pritur kurrë që një person të vendosë për fatin e saj. Ata që u munduan ta bënin këtë nëpër mijëvjeçarë, ose i çmendi ose i kryqëzoi.

The post Trump “karbonizon”marrëveshjen e Parisit! appeared first on Albeu.com.

Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern
nga Ornela Çuçi

“Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në një nga bisedat në forumet e gjeopolikës globale, në kohën kur sapo filloi ataku në Ukrainë. Ajo madje theksoi se ukrainasit nuk kanë këngë për trimëri dhe guxim, sepse këto virtyte janë të natyrshme për ta. Ato janë të lidhura me identitetin e tyre, e nuk kanë nevojë për të shpallur se janë trima – thjesht veprojnë si të tillë. Dhe, këtë ia demonstruan gjithë botës në fakt.

Gjatë kthimit të gjatë në avion, kjo fjali më bëri të reflektoja për ne, shqiptarët, një popull që ka kënduar për “besën” për shekuj me radhë. Besa është një vlerë e lartë për ne, një parim që e kujtojmë në çdo bisedë dhe çdo traditë. Madje, dikur emigrante në Greqi, krenohesha se kjo fjalë që edhe ata e përdorin “besa” apo “pabesas”, ishte plotësisht shqiptare. Por, nëse e shikojmë me sy kritik, besa shpesh duket të jetë diçka që këndojmë më shumë sesa e zbatojmë.

Më kuriozon shumë nga ana tjetër se sa shumë studentët e mi e përdorin chatgpt apo siri, apo aleksa, për të folë problemet e tyre. Sa shumë iu shërben si mik, mësues, psikolog (dashtë Zoti të mos e cojnë më tej). E në fakt të dhënat tregojnë se përdorimi I aplikacioneve në Ballkan është realisht shumë i madh, sidomos ndërveprimi me ta. Pra, jetojmë në një kohë kur ne i besojmë më shumë aplikacioneve, algoritmeve dhe Siri-t sesa njëri-tjetrit, e kjo pasqyron një realitet tjetër – një kontrast mes asaj që duam të jemi dhe asaj që jemi vërtet.

Një studim i fundit rajonal ka treguar se 90% e shqiptarëve nuk i besojnë njëri-tjetrit. E po, ky është një tregues i qartë se besimi mes njerëzve tanë është në nivele të ulëta. Por a kemi vërtet besim tek dikush tjetër? Po, tek Siri! Ja, ky është momenti i ironisë epokale: Ne mund të mos besojmë tek kushëriri, komshiu, apo miku më i afërt, por i besojmë çdo fjalie që Siri thotë! Dhe për më tepër, tani që aplikacionet dhe telefonat janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, ndoshta i besojmë më shumë një algoritmi sesa një ndjenjë të thjeshtë të besimit njerëzor.

Ironia është e madhe, sepse në një moment kur besimi midis njerëzve është shumë i paqëndrueshëm, besimi tek teknologjia ka marrë një tjetër dimension. Dhe për këtë, mund të sjellim një shembull tjetër: Apple ka humbur një padi për 95 milionë dollarë, për shkak të përgjimeve të paautorizuara përmes Siri-t. Kjo tregon qartë se sa i fuqishëm është ky besim që i japim telefonave. Siri është gati të dëgjojë gjithçka për ne, edhe kur ne nuk e kërkojmë. Dhe në vend që të besojmë tek njëri-tjetri, ne vazhdojmë të mendojmë se Siri mund të jetë më i besueshëm se shumë njerëz rreth nesh.

Filozofia e ditës, javës muajit dhe viteve në vazhdim në fakt, do të jetë pyetja:

A është ky një paradoks i kohës sonë, apo një pasqyrim i realitetit të jetës moderne? Ne mund të këndojmë për besën dhe trimërinë, por ndoshta duhet të mësojmë të besojmë më shumë tek njeri-tjetri, sesa të mbështetemi tek një telefon që mund të na “dëgjojë” më mirë se një shok. Dhe ndoshta, përderisa ne e përqafojmë teknologjinë me të dy duart, ka ardhur koha që të reflektojmë se sa shumë i kemi dhënë hapësirë besimit tek ajo dhe sa pak njëri-tjetrit.

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

-Më vjen keq, por do të duhet të kërkosh ndihmë diku tjetër. Në Shqipëri ky informacion është ende në përditësim…

Mbase si shoqëri, duhet të mendojmë më shumë për atë çfarë po ndodh me besimin. A mund të jetë koha për të kthyer besimin tek njerëzit, të ndërtojmë më shumë lidhje të sinqerta dhe më pak të varura nga ekranet që na japin atë që mendojmë se duam, por ndoshta nuk është gjithçka që na duhet. Në një kohë kur këndojmë për besën, ndoshta është koha që të veprojmë për të ruajtur besimin mes nesh, jo vetëm me një klikim në ekran, por me një dorë që jep dhe merr me sinqeritet.

Më mirë një mik apo një telefon? Apo vetëm Siri dhe e mbyllim me dinjitet këtë diskutim?!

The post Midis Besës dhe Sirit: Dilema e shqiptarit modern appeared first on Albeu.com.

Zgjedhjet dhe zgjidhjet: Rendi botëror në tranzicion
nga Ornela Çuçi

Teksa njerëzimi po kalon nëpër revolucionin e katërt industrial, ky vit, mund të themi pa mëdyshje, paraqet edhe një udhëkryq historik. Zgjedhjet në mbarë globin po formësojnë themelet e një epoke të re. Rendi botëror sikurse e njohim ne në Shqipëri, në Bashkimin Europian dhe në mbarë botën perëndimore, po luhatet shumë. Pas dekadash dominimi nga unipolariteti i udhëhequr nga SHBA, bota po hyn në një epokë të re, ku fuqi të tjera globale po kanë nisur t’i rivizatojnë vijat e ndikimit. Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e pushtetit, por edhe me krijimin e strukturave të reja të bashkëpunimit, partneriteteve dhe kristalizimit kush është kush dhe me kë (s’)është?

Trump 2.0 dhe rendi botëror

Në këtë kuadër, pas fitores së tij të thellë, presidenca e dytë e Trump-it mund të sjellë ndryshime të thella për rendin global, veçanërisht për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë globale. Qasja e Trumpit ka qenë shpesh egocentrike, duke sfiduar dhe tërhequr SHBA-në nga disa institucione, aleanca apo marrëveshje shumëpalëshe ku më domethënësja është pikëpyetja e prezencës në NATO dhe iniciativa që synojnë të frenojnë ndikimin e Kinës, përfshirë AUKUS dhe Quad. Edhe pse mund të jetë e pamundur që Trump të shkatërrojë këto angazhime, mund të shohim një rritje të tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe një presion të shtuar ndaj aleatëve të ngushtë për të mbështetur interesat e tij strategjikë, sidomos ato që kanë të bëjnë me Kinën.

Në Lindjen e Mesme, Trump ka ndjekur një politikë të ashpër, përfshirë mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe tërheqjen nga marrëveshje si ajo me Iranin. Nëse ky kurs vazhdon, mund të shohim një intensifikim të tensioneve rajonale, duke çuar në një pasiguri të mëtejshme për aleatët e SHBA-së dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Të gjithë mendojnë, Iranin, Libanin, Palestinën por në fakt nëse do të shohësh në miniaturë sesi zhvillohet përplasja e forcave gjeopolitike duhet të ndjekësh Sirinë. Ky vend mban termometrin që mat temperaturën e përplasjeve të shumë aktorëve. SHBA-ja, Rusia, Turqia dhe Izraeli ndodhen në fushën e shahut të Sirisë. Aty përleshen mes tyre edhe me forcë edhe me strategji.

Në lidhje me NATO-n, kërcënimi për dobësimin e bashkëpunimit transatlantik mbetet një shqetësim i madh. Dhe kjo më së shumti do të reflektohet në konfliktin Rusi-Ukrainë. Nëse Trump mbyll “bankomatin” për të financuar qëndresën ukrainase Evropa do të duhet të zgjidhë thesin e parave që e mban gjithnjë me grykën pak të hapur. Ai ka shprehur përbuzjen ndaj NATO-s dhe kjo mund të ndikojë në mënyrën sesi aleatët do të përballen me kërcënimet e jashtme, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e aleancës dhe sigurinë globale në përgjithësi.

Dy polet gjeopolitike dhe rendi i ri botëror

Bota po futet në një epokë polarteti, ku dy sisteme të mëdha me qeverisje, partneritete dhe ekonomitë e tyre po marrin formë. Nga njëra anë, Perëndimi, i udhëhequr nga SHBA dhe aleatët tradicionalë, synon të ruajë një sistem të hapur global të bazuar në rregullat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, Rusia, Kina, India dhe një grup vendesh të tjera krijuan BRICS-in një forum ndërshtetëror politiko/financiar.

Tashmë antidoti amerikan, binomi Rusi – Kinë, ka përftuar rrugës edhe shtete e aleatë të tjerë kanë ndërtuar një partneritet strategjik që është në nivelin më të lartë historik. Ky bashkëpunim nuk është vetëm ekonomik por edhe ideologjik, duke synuar të sfidojë dominimin perëndimor në fusha si teknologjia, tregtia dhe politika ndërkombëtare. Brazili, Indinë dhe Afrikën e Jugut, po shndërrohet në një platformë kyçe për këto ndryshime.

Brazili, nën drejtimin e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva, është bërë një partner i rëndësishëm për Kinën, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe si furnizues i lëndëve të para. Kina, e cila ka nevojë për rezervat strategjike për industrinë e saj në rritje, po ndërton partneritete të forta me vendet e Jugut Global për të siguruar aksesin në burime.

Lufta e parë financiare botërore?

Ky tranzicion nuk ka të bëjë vetëm me ndryshime në gjeopolitikë, por edhe me një “luftë të parë financiare botërore”. Kina dhe Rusia kanë filluar të zhvillojnë sisteme të reja pagesash dhe monedhash që synojnë të shmangin dominimin e dollarit amerikan. Në Kazan, janë hedhur bazat për një rrjet alternativë financiare globale, duke sfiduar kontrollin perëndimor mbi tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa Jugu Global përpiqet të qëndrojë neutral, vende si India dhe Brazili po lundrojnë me kujdes midis dy blloqeve, duke shfrytëzuar avantazhet e tyre strategjike për të mbajtur një pozicion të pavarur por shumë me interes nga ana e përfitimeve ekonomike në tregje. Ky ekuilibër delikat mund të përcaktojë dinamikën globale në vitet që vijnë.

Një botë pa rregulla universale?

Në këtë realitet të ri, rendi botëror është në një fazë tranzicioni të thellë. Struktura të reja po marrin formë, ndërsa rivalitetet e mëdha po përshkallëzohen. Në këtë periudhë pasigurie, mbetet e paqartë se cili rend do të mbizotërojë. A do të shohim një botë të ndarë në dy blloqe, të ngjashme me Luftën e Ftohtë, apo një botë të fragmentuar ku fuqitë rajonale dhe aktorët më të vegjël diktojnë agjendën?

E sigurt është se epoka e të parit mes më të fortëve ka përfunduar. Tranzicioni global është në zhvillim, dhe të gjithë lojtarët e mëdhenj po përgatiten për rolin e tyre në këtë rend të ri.

Në çdo epokë ka një ftesë për të ndërtuar një botë të re, shkruante dikur filozofi dhe dhe poeti amerikan Henry David Thoreau. Kjo do të ishte padiskutim thirrja më e mirë për ta parë këtë moment të pasigurt si një mundësi për të krijuar një të ardhme tjetër, të ndryshme nga e sotmja.

The post Zgjedhjet dhe zgjidhjet: Rendi botëror në tranzicion appeared first on Albeu.com.