Orjol Lame Archives - Albeu.com

Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, Orjol Lame dëbohet nga Italia, vjen në Shqipëri
Orjol Lame, 32-vjeçari shqiptar i cili drejtonte Fiat Stilo që u përplas me murin e një shtëpie përgjatë Via Emilia në Itali, ku humbën jetën 4 persona është kthyer në Shqipëri.

Mediet italiane bëjnë me dije se autoritetet vendase kanë dëbuar në Shqipëri 32-vjeçarin shqiptar. Lame mbetet nën hetim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet për vrasjen e katër personave të lartpërmendur.

Natën e 30 tetorit 2022 ai humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një vilë të pabanuar në Via Emilia, duke shkaktuar vdekjen e shumëfishtë.

Sipas mediave vendase, Lame ishte arrestuar dy herë në dy vitet e fundit para aksidentit tragjik që i mori jetën partneres së tij Shane Hyseni 22 vjeç, djali i tyre Mattias Lame 1 dhe 4 muajsh, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.

Hera e parë ka qenë kur 28-vjeçari i atëhershëm Orjol Lame përfundoi në pranga si i dyshuar për trafik droge. Në prill të vitit 2020, karabinierët e Sant’Ilario d’Enza-s e kishin gjetur në fakt në posedim të kokainës, heroinës dhe morfinës, duke e kapur në flagrancë atë pasi i dha një dozë pluhuri të bardhë një klienti. Sipas asaj që u rindërtua nga policia, telefoni i tij celular i binte vazhdimisht, ato ishin telefonata të klientëve të shumtë që rezervonin dërgimin e një lënde dhe jo të një tjetre. Shtetasi shqiptar me atë rast negocioi dy vjet ku pasi ishte me qëndrim të parregullt në territorin italian ndaj tij ishte arritur një urdhër dëbimi nga Shtabi i Policisë Reggio Emilia.

Herën e dytë në shkurt 2021 në Campoformido, në provincën e Udine, karabinierët në fakt e kishin surprizuar teksa ndodhej në makinë me një 51-vjeçar nga Parma, tashmë i njohur për policinë. Orjol Lame kishte marrë një urdhër dëbimi të lëshuar në vitin 2020 nga selia e policisë Reggio Emilia dhe ai nuk mund të kthehej në Itali para vitit 2025. I riu shqiptar u la i lirë në pritje të dëbimit të mëvonshëm nga territori kombëtar.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, Orjol Lame nuk do të kishte marrë kurrë leje drejtimi italian dhe në momentin e aksidentit në Via Emilia, ku mbetën të vdekur katër persona, drejtonte një automjet pa siguracion dhe në pronësi të një personi që kishte ndvrruar jetë./albeu.com/

The post Aksidenti që i mori jetën 4 shqiptarëve, Orjol Lame dëbohet nga Italia, vjen në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Aksidenti me 4 shqiptarë të vdekur në Itali, shoferi del nga koma pas 3 muajsh, akuzat me të cilat do përballet
Orjol Lame, 32-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima në Gaida të Italisë është zgjuar nga koma pas 3 muajsh.

Ai gjendet i shtruar në spitalin Correggio dhe është ende i pavetëdijshëm sipas medieve italiane.

32-vjeçari është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i ndodhur të dielën, 30 tetor 2022. Ai drejtonte një makinë e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë, e cila u përplas me shpejtësi të madhe në një shtëpi në rrugën Emilia.

Nga përplasja e dhunshme gjetën vdekjen e menjëhershme Shane Hyseni, partnerja 22-vjeçare e Lames, djali një vjeç e gjysmë i çiftit dhe motra dhe vëllai i Shanes (11 dhe 9 vjeç).

Lame duhet të përgjigjet për krimet e vrasjes së shumëfishtë në rrugë dhe drejtimit të mjetit nën ndikimin e drogës ( analizat e gjakut kanë zbuluar gjurmë të përzierjes së kokainës dhe drogës në trupin e tij).

Sipas gazetës Reggio, kushtet neurologjike të Lames nuk tregojnë shenja përmirësimi. Ai nuk mund të flasë dhe duket se nuk mban mend asgjë nga ajo mbrëmje.

Pasi ju besoi dy ekspertëve detyrën e rindërtimit të aksidentit dhe nxjerrjen e kopjes mjeko-ligjore të përmbajtjes së telefonave inteligjentë të shoferit për të verifikuar nëse i përdorte në timon, javën e kaluar prokurori Marco Marano kërkoi dhe mori një ekspertizë të tretë.

Gjyqtari hetues, Andrea Rat, i dha një psikiatri detyrën për të vlerësuar “aftësinë efektive të 32-vjeçarit për të marrë pjesë me vetëdije në gjykim”.

Raporti do të dorëzohet brenda nëntëdhjetë ditësh. Rezultati do të jetë vendimtar për të kuptuar nëse Lame do të mbajë përgjegjësi apo jo./Albeu.com/

The post Aksidenti me 4 shqiptarë të vdekur në Itali, shoferi del nga koma pas 3 muajsh, akuzat me të cilat do përballet appeared first on Albeu.com.