orizi i zi Archives - Albeu.com

Nga mbrojtja e syve te përmirësimi i kujtesës, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga orizi i zi
Në kohën e perandorëve kinezë, orizi i zi është kultivuar në sasi të vogla, sepse ishte i dedikuar vetëm familjeve të perandorëve, derisa populli nuk kishte guxuar ta kultivonte apo ta konsumonte.

I pasur me nutriente

Nëse i zieni 60 mlg oriz të zi, përmban rreth 160 kalori, fitonutriente, dhe është burim për fibra, hekur, bakër dhe proteina.

Zvogëlon rrezikun nga sulmi në zemër

Orizi i zi ngjyrën e errët ia ka borxh antocianinës, përkatësisht antioksiduesve të fortë që shkrihen në ujë, parandalojnë krijimin e shtresave dhjamore në artere dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sulmi në zemër.

Ruan shëndetin e syve

Vitamina E, një nga antioksiduesit që orizi i përmban, ruan qelizat e syve nga ndikimi i radikalëve të lirë, duke parandaluar sëmundjet e syve, si kataraktën.

Përmirëson kujtesën

Falë antioksiduesve që ka, orizi i zi përmirëson funksionin e trurit. Studimet në minj kanë treguar se ky ushqim ngadalëson plakjen e trurit.

Mbron mëlçinë

Konsumimi i orizit të zi ndihmon në pastrimin e organizmit dhe parandalon mëlçinë e yndyrshme. Pasi përmban fibra, orizi i zi parandalon kapsllëkun, fryrjet dhe dhimbjet që ndërlidhen me tretjen.

The post Nga mbrojtja e syve te përmirësimi i kujtesës, përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga orizi i zi appeared first on Albeu.com.

Orizi i bardhë apo kafe, ja cili është më i shëndetshëm!
Orizi është një ushqim i pasur me karbohidrate për pothuajse çdo dietë. Dietologët kanë shpjeguar ndryshimin mes orizit kafe dhe orizit të bardhë, duke përfshirë ushqyerjen, kaloritë dhe se cila është më e mirë për shëndetin tuaj.

Orizi kafe kundrejt orizit të bardhë

Ju mbase keni dëgjuar që orizi kafe është më i shëndetshëm se orizi i bardhë. Por kjo nuk është e prerë me thikë. Së pari është e rëndësishme të kuptoni ndryshimet mes tyre.

Orizi i bardhë në të vërtet fillon si oriz kafe dhe i nënshtrohet një procesi  që i heq lëvoren e jashtme, krundet dhe mikrobet e secilës kokërr, duke lënë  vetëm endospermën, informon abcnews.al.

Vlerat ushqyese të orizit kafe

Orizi kafe ka më shumë fibra, vitamina dhe minerale sesa ai i bardhë. Kjo është ndarja e lëndëve ushqyese për një filxhan (202 g) oriz kafe të gatuar, me kokrra të gjata.

Yndyrë: 1,9 g

Kalori: 248

Natrium: 8 mg

Karbohidrate: 52 g

Fibra dietike: 3.2 g

Proteina: 5,5 g

Kalcium: 6 g

Hekur: 1 g

Magnez: 7.8 mg

Vlerat ushqyese të orizit të bardhë

Orizi i bardhë me kokrra të gjata, i gatuar, në një filxhan (158 g) përmban:

Yndyrë: 0,4 g

Kalori: 205

Natrium: 1.6 mg

Karbohidrate: 45 g

Fibra dietike: 0,6 g

Proteina: 4.3 g

Kalcium: 15,8 mg

Hekur: 1.9 mg

Magnez: 19 mg

Orizi kafe, sheqeri në gjak dhe diabeti i tipit 2

Një nga mënyrat e thjeshta për të rritur fibrat në dietën tuaj është duke shtuar orizin kafe. Ka rreth pesë herë më shumë fibra dhe pak më shumë proteina, kalori dhe vitamina sesa orizi i bardhë.

Kjo është arsyeja pse orizi kafe është zakonisht më i shëndetshëm për njerëzit me diabet. Sipas një përmbledhje të studimeve në Revistën Evropiane të Epidemiologjisë, drithërat me fibra të lartë si orizi kafe mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.

Orizi kafe dhe sëmundjet e zemrës

Orizi kafe mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjes së zemrës, falë shumë antioksidantëve të tij të fuqishëm, dhe mund të ulë kolesterolin LDL.

Orizi kafe dhe kontrolli i peshës

Njerëzit që duan të kontrollojnë peshën e tyre duhet të hanë oriz kafe. Një studim i pothuajse 30,000 të rriturve dhe 15,000 fëmijëve, botuar në 2016 në Nutrition Journal, zbuloi se sa më shumë drithëra që hanin pjesëmarrësit, aq më e ulët ishte pesha e tyre trupore.

Orizi kafe dhe sëmundja e veshkave

Meqenëse orizi kafe ka shumë fosfor dhe kalium, duhet të kufizohet për ata që mbajnë dietë renale për sëmundje të veshkave. Një dietë renale zakonisht përfshin kufizimin e natriumit dhe kaliumit në 2,000 mg në ditë dhe kufizimin e fosforit në 800-1,000 mg në ditë.

Orizi kafe dhe problemet e tretjes

Edhe pse fibrat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, individët me probleme të zorrëve dhe tretjes, mund të përfitojnë nga shmangia e fibrave në orizin kafe për periudha të caktuara kohore.  Në ato raste, orizi i bardhë mund të jetë një zgjedhje më e mirë, informon abcnews.al.

Oriz kafe dhe arseniku

Orizi grumbullon sasi më të larta të merkurit dhe arsenit, krahasuar me kulturat e tjera që shpesh rriten në zona të ndotura. Të gjitha llojet e drithërave marrin lehtë arsenik kur janë në tokë, por është më e lartë në oriz në krahasim me grurin dhe elbin.  Administrata e Ushqimit dhe Barnave raporton se arseniku ka më shumë gjasa të gjendet në orizin kafe sesa në të bardhën pasi që arseniku grumbullohet në krunde.

Orizi i bardhë dhe energjia

Orizi i bardhë tretet më shpejt për shkak të mungesës së fibrave. Ky nuk është lajm i mirë për të sëmurët me diabet, por është lajm i mirë për atletët dhe peshëngritësit të cilët shpesh preferojnë vlerën e lartë glikemike të orizit të bardhë, në vend të orizit kafe, të sigurojnë energji të shpejtë për stërvitje dhe të ndihmojnë në mbështetjen e rikuperimit të muskujve.

The post Orizi i bardhë apo kafe, ja cili është më i shëndetshëm! appeared first on Albeu.com.