origjina e covid Archives - Albeu.com

“Covid-19 nuk doli nga laboratori,” shkencëtarët zbulojnë origjinën e virusit
Në qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi që shkencëtarët të vazhdojnë të hulumtojnë të gjitha origjinat e mundshme të pandemisë Covid-19, duke përfshirë rrjedhjen  laboratorike, sipas CNN.

Dy studime të publikuara rishtazi kanë qasje krejtësisht të ndryshme, por arrijnë në të njëjtin përfundim: Tregu i ushqimeve të gjësë së gjallë në ëuhan, Kinë, ka shumë të ngjarë të jetë epiqendra e koronavirusit.

Në njërin prej studimeve, shkencëtarët nga e gjithë bota përdorën harta dhe raporte të mediave sociale për të bërë një analizë më të thellë. Ata sugjerojnë se edhe pse “rrethanat mbeten të paqarta”, virusi ndoshta ishte i pranishëm në kafshët e gjalla të shitura në treg në fund të vitit 2019.

Kafshët mbaheshin afër njëra-tjetrës dhe mund të kenë shkëmbyer lehtësisht mikrobe. Megjithatë, studimi nuk përcakton se cilat kafshë mund të kenë qenë të infektuara. Studiuesit përcaktuan se rastet më të hershme të Covid-19 u regjistruan në treg midis shitësve që shisnin këto kafshë të gjalla ose njerëzve që bënin pazar atje. Ata besojnë se ka pasur dy viruse të ndara që qarkullonin te kafshët që u përhapën më pas te njerëzit.

“Të tetë rastet e COVID-19 që u zbuluan para 20 dhjetorit ishin nga ana perëndimore e tregut, ku shiteshin edhe specie gjitarësh”, sipas studimit.

Studiuesit studiuan rastet e para që nuk kishin lidhje me tregun, vuri në dukje ëorobey, dhe ata njerëz jetonin ose punonin në afërsi të tregut.

“Ky është një tregues që virusi filloi të përhapet te njerëzit që punonin në treg, dhe më pas filloi të përhapej në komunitetin lokal përreth pasi shitësit shkonin në dyqanet lokale, dhe infektuan njerëzit që punonin në ato dyqane,” tha Worobey.

Studimi tjetër duket se përcakton kur filloi virusi të përhapej nga kafshët te njerëzit. Versioni më i hershëm i koronavirusit, ndoshta është shfaqur në forma të ndryshme që shkencëtarët i quajnë A dhe B.

Studiuesit sugjerojnë se transmetimi i parë nga kafsha te njeriu ndoshta ka ndodhur rreth datës 18 nëntor 2019, nga lloji B. Ata gjetën llojin B vetëm te njerëzit që kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me tregun në ëuhan.

Autorët besojnë se virusi kaloi te njerëzit nga një kafshë brenda javësh.

“Këto gjetje tregojnë se nuk ka gjasa që SARS-CoV-2 të qarkullonte gjerësisht te njerëzit para nëntorit 2019 dhe përcaktojnë dritaren e ngushtë midis kohës kur SARS-CoV-2 u përhap për herë të parë te njerëzit dhe kur u raportuan rastet e para të COVID-19. “, thuhet në studim.

“Ashtu si me koronaviruset e tjerë, përhapja  e SARS-CoV-2 ka të ngjarë të jetë nga kafshët.”

Andersen tha se studimet nuk e hedhin poshtë përfundimisht teorinë e rrjedhjes së laboratorit, por janë jashtëzakonisht bindëse, aq sa ai ndryshoi mendje për origjinën e virusit. Për të zvogëluar shanset e pandemive të ardhshme, studiuesit shpresojnë se mund të përcaktojnë saktësisht se cila kafshë mund të jetë infektuar fillimisht dhe si.

“Përbërësit e një virusi zoonotik me potencial pandemik janë ende të fshehura në natyrë,” tha ëertheim. Ai beson se bota duhet të bëjë një punë shumë më të mirë duke mbikëqyrur dhe monitoruar kafshët dhe kërcënimet e  tjera të mundshme për shëndetin e njeriut.

Andersen tha se megjithëse nuk mund të parandalojmë shpërthimet, bashkëpunimi midis shkencëtarëve të botës mund të jetë çelësi për ndryshimin midis një sëmundjeje me një ndikim të vogël dhe asaj që vret miliona./abcnews.al

The post “Covid-19 nuk doli nga laboratori,” shkencëtarët zbulojnë origjinën e virusit appeared first on Albeu.com.

Trondit senatori amerikan: Jemi në rrezik, po eksperimentohet me viruse që mund të ketë deri në 50% vdekshmëri
Senatori amerikan Rand Paul, ka bërë një deklaratë të fortë kur tha se po eksperimentohet më viruse që kanë vdekshmëri deri në 50 %.

Komentet ai i bëri gjatë një debati që kishte me epidemiologun e njohur, Anthony Fauçi.

Nuk ishte hera e parë që ai debatonte me Këshilltarin kryesor të Shtëpisë së Bardhë për Mjekësinë, Anthony Fauci, në lidhje me origjinën e koronavirusit që shkaktoi pandeminë Covid-19.

Senatori Paul e akuzon Faucin se ka qenë në dijeni të eksperimenteve të rrezikshme që kryheshin në laboratorin e qytetit kinez ku mendohet se nisi pandemia, akuza që shefi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë i hedh poshtë vazhdimisht.

Gjatë një seance dëgjimore në senat këtë të enjte, Paul tha: “Viruset që nuk gjendet në natyrë dhe forcohen në mënyrë artificiale për t’u rritur infektueshmërinë janë një bast të cilin nuk mund ta vëmë. Ju vazhdoni të mohoni, por kjo mund të shkaktojë një pandemi edhe më të rëndë.

Ne po vuajmë nga një pandemi që ka një normë vdekshmërie rreth 1%, por po eksperimentohet me viruse që mund të arrijnë një vdekshmëri nga 15-50%. Qytetërimi ynë mund të jetë në rrezik si pasojë e këtyre viruseve”.

Por edhe një herë Fauci kundërshtoi qëndrimin e senatorit Paul, duke thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit nuk financon më punime në laborantin e ëuhanit. “Nuk kam përgjegjësi për pandeminë që po kalojmë, për këtë pandemi. Ka shumë më tepër mundësi që të ketë qenë virus natyral. Ne nuk vazhdojmë të financojmë laboratorin e Ëuhanit”, tha Fauci./albeu.com/

The post Trondit senatori amerikan: Jemi në rrezik, po eksperimentohet me viruse që mund të ketë deri në 50% vdekshmëri appeared first on Albeu.com.

Agjencitë e inteligjencës amerikane: Origjina e koronavirusit mund të mos merret vesh kurrë
Agjencitë e inteligjencës amerikane thonë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por ata kanë arritur në përfundimin se ai nuk është krijuar si një armë biologjike.

Në një vlerësim të përditësuar se ku filloi virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA (ODNI) tha se një transmetim nga kafsha te njeriu dhe një rrjedhje laboratorike ishin të dyja hipoteza të besueshme për mënyrën se si u përhap.

Por nuk kishte informacion të mjaftueshëm për të arritur në një përfundim final.

Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i një rishikimi 90-ditor që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.

Ai tha se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën më të mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të ulët” se kishte origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.

Por një agjenci tha se kishte “besim të moderuar” se infeksioni i parë njerëzor ka shumë të ngjarë të ishte rezultat i një incidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë Ëuhan.

Raporti tha gjithashtu se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Ëuhan, në fund të vitit 2019. Por tani thotë se Kina po vazhdonte të pengonte hetimin global dhe të rezistonte ndaj ndarjes së informacionit./albeu.com

The post Agjencitë e inteligjencës amerikane: Origjina e koronavirusit mund të mos merret vesh kurrë appeared first on Albeu.com.

SHBA i bën thirrje Kinës për “transparencë” mbi origjinën e koronavirusit
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i bëri sot thirrje Kinës që të “bashkëpunojë” dhe të jetë “transparente” mbi origjinën e Covid-19, pasi Uashingtoni kërkon të përcaktojë nëse koronavirusi mund të ishte shkaktuar nga një aksident në një laborator kinez.

Në një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Yang Jiechi, Blinken gjithashtu i bëri thirrje Pekinit “të ndalojë fushatën e e presionit mbi Tajvanin” dhe foli për shqetësimin e SHBA mbi  “gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit”.

Blinken gjithashtu  i bëri thirrje Pekinit që të lirojë amerikanë dhe kanadezë “të ndaluar padrejtësisht”./albeu.com

The post SHBA i bën thirrje Kinës për “transparencë” mbi origjinën e koronavirusit appeared first on Albeu.com.

Doktor Fauci habit me deklaratën e fundit: Kurrë nuk do e mësojmë origjinën e COVID-19
“Ne kurrë nuk do e mësojmë origjinën e saktë e virusit”. Kështu është shprehur për medait epidemiologu i njohur amerikan Anthony Fauci.

Sipas Faucit, mundësia më e madhe është që virusi ka ardhur nga kafshët te njerëzit, por megjithatë shton se asnjë rezultat nuk mund të jetë i saktë.

Epidemiologu i njohur tha se me gjasë, virusi ka dalë nga laboratori.

“Ka një lidhje me laboratorin, virusi mund të ketë nisur nga aty. Por kjo nuk heq mundësinë që ajo mund të ketë ardhur nga kafshët. E them me siguri, ne kurrë nuk do zbulojmë origjinën e saktë të virusit”, tha Fauci.

Kujtojmë që Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar që për një afat 90 ditor, të vlerësohet origjina e virusit, por duke iu referuar fjalëve të epidemiologut e njohur, kërkesa e Biden me gjasë nuk do të realizohet brenda afatit të vendosur.

The post Doktor Fauci habit me deklaratën e fundit: Kurrë nuk do e mësojmë origjinën e COVID-19 appeared first on Albeu.com.

Duhet të dimë si u shfaq virusi që ta ndalojmë të ndodhë sërish
Nga Nick Paton Walsh, CNN

Pse po pranohet kaq shumë teoria se, SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, doli nga një laborator në Kinë?

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me provat e fundit publike që janë gjithnjë e më shumë në rritje. Teoria duket se vazhdon kryesisht për shkak të disa rastësive të mëdha.

Së pari, Wuhani, vendi ku sëmundja u shfaq për herë të parë, është shtëpia e laboratorit kryesor të biosigurisë në Kinë, Instituti i Virologjisë Wuhan(WIV). Ajo, dhe dy laboratorë të tjerë ë Ëuhan po bënin kërkime mbi koronavirusin.

Së dyti, tre nga stafi i WIV u sëmurën në nëntor 2019, pak para se të fillonte shpërthimi i njohur, ka thënë raportimi i inteligjencës amerikane. Ata kishin nevojë për shtrim në spital, tha raportimi. (Por ne nuk e dimë për çfarë sëmundje. Ne gjithashtu nuk kemi qasje në ndonjë mostër të marrë prej tyre kur ishin të sëmurë, ose rezultatet e ndonjë testi të antitrupave SARS-CoV-2 pasi ishin të sëmurë.) Raporti i OBSH-së për këtë çështje, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara nga qeveria kineze, paraqiti një përfundim tjetër, informon albeu.com. Ai tha se programi i monitorimit të shëndetit të stafit në tre laboratorët në Ëuhan nuk tregoi asnjë provë pozitive të testit të antitrupave, ose të dhëna të sëmundjeve të tipit Covid-19, në javët para dhjetorit 2019.

Dhe e fundit, Qendra në Wuhan për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, çelësi i parandalimit dhe zbulimit të virusit, zhvendosi laboratorin e saj në Wuhan më 2 dhjetor 2019. Raporti i OBSH-së, i shkruar në bashkëpunim me zyrtarë kinezë, vë në dukje se laboratori u zhvendos në një vend afër Tregut të Ushqimeve të Detit Huanan, qendra ekzotike e tregtisë së kafshëve që mendohet të ketë luajtur një rol të madh në përhapjen e hershme të virusit, informon albeu.com. Zhvendosja ndodhi vetëm gjashtë ditë para se pacienti i parë të përjetonte simptoma Covid-19, sipas Kinës.

Këto tri rastësi mjaft të mëdha nxisin teorinë se virusi mund të ketë dalë nga një laborator dhe nënkupton se ende nuk është zhdukur. Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë folur për CNN dhe thanë se nuk mund ta hedhin poshtë idenë ose ta provojnë atë. Këto koincidenca janë mbase arsyeja pse është ky dyshim, por përsëri, anjë prej këtyre provave nuk është mjaftueshëm e fortëo se bindëse.

Po ç’mund të themi për teorinë tjetër kryesore: që sëmundja u shfaq nga kafshët dhe u transmetua njerëzve në një proces natyror?

Kjo “ide e përhapjes” është më e çrregullt dhe gjithashtu e vështirë për t’u provuar. Hetuesit e OBSH-së ndajnë përfundimin e shumicës së specialistëve në këtë fushë: se sëmundja ka shumë të ngjarë të vinte nga lakuriqët e natës, përmes një specie tjetër, e njohur si “kafshë ndërmjetëse”, dhe më pas njerëz janë infektuar njerëzit, informon albeu.com.

Pse lakuriqët e natës?

Një teori është se për shkak se ata hapin krahët shumë shpejt për të fluturuar, ata kanë një temperaturë mesatare të lartë të trupit. Kur ne njerëzit marrim një virus, kemi ethe, e cila rrit temperaturën tonë për të vrarë ndërhyrësin. Viruset në lakuriqët e natës mësojnë si të përballojnë një temperaturë më të lartë se standardja. Pra, nëse ato kalojnë në njerëz, rritja e temperaturës së trupit për t’u mbrojtur nuk funksionon. Kjo gjithashtu do të thotë që lakuriqët e natës janë një rezervuar i viruseve të fuqishëm që kanë mësuar të mbijetojnë.

Këto çështje të gjitha e komplikojnë rishikimin e inteligjencës 90-ditore që Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar. Në njërën anë të argumentit ka një mori provash rrethanore dhe rastësi që tregojnë se ka dalë nga laboratori. Nga ana tjetër, duke mbështetur transferimin ose përhapjen e virusit në natyrë, është mbizotërimi i gjerë i kërkimit shkencor mbi këtë çështje.

Mes gjithë fajit, kundër-akuzave, dyshimeve dhe fshehjeve, një problem mbetet për ne njerëzit si specie. Ne me të vërtetë duhet të dimë sesi dhe pse u krijua ky virus, kështu që ne mund ta ndalojmë atë të ndodhë përsëri./Përshtati nga CNN, E.B-albeu.com

The post Duhet të dimë si u shfaq virusi që ta ndalojmë të ndodhë sërish appeared first on Albeu.com.