orientimi Archives - Albeu.com

Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”/ KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara
Orientimi në karrierë i individëve që përfundojë arsimin parauniversitar, për të marrë vendime të mirëmenduara bazuar në aftësitë e tyre por edhe tendencat e tregut, duket se nuk është një pikë e fortë e institucioneve në vend.

Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet pikërisht tek “Orientimi për Karrierë i të Rinjve në sistemin arsimor parauniversitar”, vlerëson se institucionet e përfshira në proces në hierarkinë nga Ministria e Arsimit e deri tek institucionet e tjera të varësisë më periferike, nuk rezulton të kenë qenë shumë efektive në këtë proces.

“Procesi i orientimit për karrierë i nxënësve nga institucionet përgjegjëse të sistemit të arsimit parauniversitar nuk ka rezultuar efektiv, si pasojë veçanërisht e mungesës së strukturave të dedikuara në institucionet përgjegjëse.

Në strukturën dhe organikën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, miratuar me Urdhrin e Ministrit30, nuk ka njësi të dedikuara për orientimin e karrierës, gjë e cila pasqyrohet dhe në rregulloren e brendshme të institucionit”, thuhet në raportin e audimit.

I njëjti dokument specifikon në institucionet e varësisë, ka një mungesë të stafit të dedikuar që ketë detyrë e ka si pjesë të përshkrimit të punës duke e ngarkuar përgjegjësinë në punonjës të caktuar.

Konkretisht raporti citon se “edhe në institucionet e varësisë, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, nuk ka njësi të veçanta për orientimin e karrierës, por ky proces realizohet nga punonjës të stafit të caktuar nga eprorët, jashtë përshkrimit të tyre të punës.

Në institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë, nuk ka struktura të posaçme të angazhuara me administrimin e procesit të orientimit të karrierës, ndërsa në Arsimin e Mesëm të Ulët ka filluar të institucionalizohet ky proces me daljen e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 600, datë 19.10.2023”.

Pikërisht një tablo si kjo sipas KLSH ka bërë që orientimi në karrierë të mos ketë një qasje të qartë të kësaj politike dhe rezultate konkrete duke e lënë më shumë atë në një zhvillim spontan që ndër të tjera ka krijuar edhe mbingarkesë të punonjësve të sistemit parauniversitar dhe moseficiencë në punë./MONITOR

The post Orientimi i të rinjve në karrierë “kuturu”/ KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara appeared first on Albeu.com.