organizate Archives - Albeu.com

Flamur Noka: Spirogjoka dhe Sulltani i kanë shpallur luftë opozitës, SPAK organizatë e regjimit
Ditën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka,  është prononcuar për mediat nga oborri i Kuvendit, ku efektivët e Gardës nuk i lejojnë të futen brenda në sallë.

Noka hodhi akuzat ndaj mazhorancës se po përpiqet të instalojë monizmin në Shqipëri, diçka që sipas tij, nuk do të lejohet nga opozita.

Në lidhje me paraqitjen në SPAK të deputetes demokrate Elda Hoti, Noka deklaroi se Prokuroria e Posaçme është bërë pjesë e puçit të shtetit dhe për këtë arsye populli ka të gjithë të drejtën të reagojë.

“Vazhdon regjimi t’i shpallë luftë opozitës. Sic e shikoni salla duhet të ishte e hapur për deputetët. Elisa Spirogjoka dhe Sulltani i kanë shpallur luftë opozitës dhe kanë vendosur që monizmi të mbretërojë. Ne jemi në një betejë pa kthim për demokracinë dhe pluralizmin. Nuk do të tërhiqemi pasi përfaqësojmë popullin opozitar. Në këtë sallë nuk janë vetëm patronazhistët dhe dillerat e drogës. Përfaqësuesit e popullit opozitar trajtohen si armiq. A mund të pranojmë ne instalimin e monizmit.

A mund të pranojmë ne që Shqipëria të trajtohet si plaçkë nga qeveria? A mund të pranojë opozita që Shqipëria të shpopullohet? A mund të pranojmë që vendi të qeveriset nga krimi i organizuar? Fakti që Elda Hoti thërritet në SPAK tregon se policia që drejtohet nga nipi i Enver Hoxhës nuk ka asnjë tagër të shkelë brenda sallës së Kuvendit. Brenda këtij territori është Garda. Narkopolicia nën dirigjimin e narkopolicit Proda ka kallëzuar deputeten pse ishte në një aksion të mosbindjes civile. SKAP-i në vend që të hetojë Policinë për dhunën ndaj deputetëve, si një organizatë e regjimit, në kundërshtim me ligjin thërret deputeten. SKAP-i një nga anëtarët e puçit të shtetit”, shprehet Noka

The post Flamur Noka: Spirogjoka dhe Sulltani i kanë shpallur luftë opozitës, SPAK organizatë e regjimit appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Dy zhvillime tronditëse nxorrën zbuluar SPAK-un si organizatë e PS-së
Opozita ka dalë sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Belind Këlliçi i falënderoi të pranishmit, ndërsa tha se dy zhvillime tronditëse të kohëve të fundit kanë nxjerrë zbuluar SPAK-un si organizatë partnere e PS-së.

“Fakti që dilni dhe protestoni në mbrojtje të kësaj kauze, që ka të bëjë me mbrojtjen e qytetit të Tiranës, ju lartëson ju dhe lartëson edhe PD-në. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak dhe është në shërbim të çdo qytetari të Tiranës sepse në fund të ditës, të gjithë vidhemi njëlloj.

Javët e fundit kanë ndodhur dy zhvillime tronditëse që e kanë nxjerrë SPAK zbuluar, ashtu siç është, si organizatë partnere e PS. Misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu.

Mjafton video tronditëse e publikuar dje, falënderoj SYRI TV që tregoi videon ku shihet se natën që SPAK lëshonte urdhrat e arrestit për personazhet periferike të aferës së inceneratorit, ata darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta në Vjenë.

Endrit Habilaj, Mirel Mërtiri, Mark Jaka dhe disa personazhe të tjerë i bënin karshillëk jo SPAK-ut, por çdo qytetari shqiptar duke çuar taksat tuaja te pjatat më të shtrenjta në botë.

Ato para që nuk i ka gjetur SPAK, do i gjejë grupi i ekspertëve të PD. Ne do denoncojmë çdo prokuror që mbron këtë grup të strukturuar kriminal.

Tashmë Erion Veliaj ka kaluar nga skema 5D në skemën 7S, me shtatë specialistë. Profetik ka qenë Pjetër Arbnori se këta nuk janë socialistë, por specialistë. Kanë hapur në Bullgari një kompani 7S, të cilën Dumani nuk është i zoti t’i gjejë këto dokumente. Më saktë, i ka këto dokumente, por kujdeset t’i zhdukë për të mbrojtur Erion Veliajn dhe kompaninë Gogël,” tha Këlliçi.

“Kushdo drejtor që mbron Erion Veliajn, të përgatitet për në qeli. Ata po i fut në burg Erion Veliaj vetë për të shpëtuar lëkurën e tij. Por harron se ka PD, e cila nuk bën kompromis.

Gjej rastin t’ju ftoj sërish si sot një javë në protestën e radhës. Erion Veliaj mos u lodh të çosh ushtarët e tu as në SPAK, as afër funksionarëve të opozitës, se koha kur opozita blihej e shitej ka marrë fund. Ti do marrësh faturën që të takon si një hajdut i damkosur në këtë qytet,” theksoi Këlliçi.

The post Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Dy zhvillime tronditëse nxorrën zbuluar SPAK-un si organizatë e PS-së appeared first on Albeu.com.

Çmontohet organizata kriminale që falsifikonte pasaporta dhe ua shiste të huajve për 800 euro, 4 në pranga
Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identifikimi dhe udhëtimi duke përdorur makineri moderne.

Katër emigrantë u arrestuan në zonat e Patisias dhe Omonias. Ata furnizonin me dokumente false udhëtimi dhe të tjera identifikimi emigrantët e parregullt.

Siç thuhet në njoftimin përkatës, janë konfiskuar mbi 2700 dokumente (pasaporta, letërnjoftime, leje qëndrimi dhe leje drejtimi) të palëve të treta dhe me autenticitet të dyshimtë, për secilën prej të cilave çmimi i shitjes varionte nga 200 deri në 800 euro.

Shuma totale që ata do të merrnin nga tregtimi i dokumenteve të konfiskuara vlerësohet të kalojë 600,000 euro.

Gjithashtu u gjetën mjete për të bërë pasaporta false dhe një vulë vize hyrje në aeroportin e Stambollit me origjinalitet të dyshimtë.

Njoftimi i policisë greke

Policia ka shkatërruar një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente identiteti dhe pasaporta, duke përdorur makineri falsifikuese moderne.

Pas një operacioni të gjerë policor të Departamentit të Menaxhimit të Emigracionit, në orët e pasdites të datës 09.07.2023, në zonat e Patisias dhe Omonias u arrestuan katër (4) të huaj, të cilët kishin ngritur një organizatë kriminale që trajnonte dhe trafikonte dokumente identiteti dhe pasaporta false.

Të gjithë të arrestuarit ishin me banim të ligjshëm në vend (statusi i refugjatit dhe azilkërkuesit), ndërsa organizata kriminale kishte një laborator të falsifikimit të teknologjisë moderne.

Organizata kriminale, e cila po hetohet për lidhje të mundshme ndërkombëtare, furnizonte emigrantët e parregullt me ​​dokumente të rreme udhëtimi dhe të tjera identifikimi dhe në një apartament në katin e dytë në zonë kishte një laborator të teknologjisë së fundit, me makineri të teknologjisë së avancuar.

U sekuestruan pajisje mjaft të sofistikuara, të përbëra nga pajisje moderne printimi me teknologji lazer, izolues dhe presa profesionale, kompjuterë me softuer të përshtatshëm, vegla të vogla si copa shpimi etj., si dhe ngjitës të posaçëm që ngjyrosen nga aplikimi i dritës UV, bojëra, fije, etj.

Janë sekuestruar mbi 2700 dokumente (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe leje drejtimi) të palëve të treta dhe me autenticitet të dyshimtë, secila prej të cilave çmimi i shitjes varionte nga 200 deri në 800 euro. Shuma totale që ata do të merrnin nga tregtimi i dokumenteve të konfiskuara vlerësohet të kalonte 600 mijë euro.

Ndër dokumentet e sekuestruara u gjet edhe një pasaportë diplomatike, e cila ishte regjistruar si letër e vjedhur, e humbur më 21.07.2022./Albeu.com/

The post Çmontohet organizata kriminale që falsifikonte pasaporta dhe ua shiste të huajve për 800 euro, 4 në pranga appeared first on Albeu.com.

Policia “godet” Ndragheta-n, arreston 43 anëtarë të organizatës famëkeqe
Policia italiane ka zhvilluar një aksion të madh në jug të vendit duke vënë në pranga 43 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e organizatës famëkeqe “Ndragheta”.

Mediat italiane raportojnë se gjatë aksionit të një dite më parë në zonën e Kalabrisë, janë vënë në pranga 43 perosna, të cilët akuzohen për zhvatje, ryshfete, vrasje si dhe për shumë vepra të tjera kriminale.

Pjesë e hetimit ishte edhe ndikimi i mundshëm i krimit të organizuar në politikën lokale.

Sipas raportimeve të medieve italiane, disa ish-politikanë nga Kalabria u vunë nën shënjestër të bastisjes me dyshimin se mund të kenë organizuar zgjedhje në bashkëpunim me mafian. Tashmë këta persona janë nën hetim.

Të dyshuarit kanë qenë nën vëzhgimin e hetuesve prej vitit 2018.

Që atëherë, autoritetet u përqendruan në gjurmimin e pasurive të të arrestuarve, si dhe në lidhjet e tyre politike dhe ekonomike.

Fokusi thuhet se ishte te familja e shquar Megna, që thuhet se ishte e përfshirë në ‘Ndrangheta.

Sipas zyrës së prokurorit në Catanzaro, familja ishte gjithashtu e përfshirë në aktivitete të dyshuara kriminale në Gjermani dhe Austri.

Hetuesit zbuluan gjithashtu se të dyshuarit kishin kryer transaksione bankare dhe financiare mashtruese me mbështetjen e hakerëve gjermanë.

“Ndrangheta” dominon tregtinë ndërkombëtare të drogës, ndërsa përfiton gjithashtu nga tregtia e armëve, pastrimi i parave dhe korrupsioni.

Ajo i ka rrënjët në Kalabri, e vendosur në skajin jugperëndimor të Italisë.

The post Policia “godet” Ndragheta-n, arreston 43 anëtarë të organizatës famëkeqe appeared first on Albeu.com.

Meta: Rilindja po sillet si organizatë kriminale
Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta, në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkitë e Konispolit dhe Sarandës, ka deklaruar se sjellja e Rilindjes me Sarandën e Butrintin ka qenë kriminale.

Ai u shpreh se Rilindja është sjellë si një organizatë kriminale duke dhënë në Sarandë leje ndërtimi për pallate pa asnjë vizion për të ardhmen.

“E tmerrshme që Saranda është e rrethuar nga uji dhe ende nuk e ka të zgjidhur situatën me ujin. Fondet e tenderat janë grabitur. Sjellje tërësisht anti-kombëtare dhe grabitqare, ajo e sjelljes së Rilindjes me Butrintin.

Rilindja është sjellë si organizatë kriminale. Jep leje për pallate mbi pallatet, pa asnjë vizion për të ardhmen.

Qëllimi ynë ka qenë prezantimi i kandidatëve që mbrojnë interesin e qytetarëve, ndaj u ndoq rruga e Primareve dhe kandidatët i zgjodhët vetë ju.

Ju e dini si janë imponuar e katapultuar kandidatët e palës tjetër. Klani më i fortë bëri pagesat më të shumta e u parashutuan.

Këto tre javë të vrapojmë që të bisedojmë me çdo qytetar që t’i japim një mundësi Sarandës, sepse është një brand i jashtëzakonshëm që kërkon një vizion të jashtëzakonshëm që të kthehet në mundësinë e jetës për sarandjotët që ta shohin të ardhmen në këtë qytet”, tha Meta.

The post Meta: Rilindja po sillet si organizatë kriminale appeared first on Albeu.com.