organizatat nderkombetare Archives - Albeu.com

Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias: U bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare të dënojnë veprimet kriminale të regjimit Zelensky
Rusia akuzoi të premten ushtrinë ukrainase se po bombardonte termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, dhe akuzoi se qeveria e Volodymyr Zelensky-t po kryente akte të “terrorizmit bërthamor”.

Më herët të premten, autoritetet në Kiev akuzuan ushtrinë ruse për goditjen e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili ndodhet në Ukrainën juglindore.

“Njësitë e armatosura ukrainase kryen tre sulme artilerie në territorin e termocentralit bërthamor të Zaporizhias dhe në qytetin Energodar”, tha ministria ruse e mbrojtjes në një deklaratë.

“Ne po u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare që të dënojnë veprimet kriminale të regjimit Zelensky, i cili po kryen akte të terrorizmit bërthamor”.

Trupat ruse morën kontrollin e centralit bërthamor në mars pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupat ushtarake në vendin properëndimor më 24 shkurt.

Rusia pretendoi se sulmet u kryen nga brigada e 45-të e artilerisë së forcave të armatosura ukrainase.

Si rezultat i goditjeve, një tubacion hidrogjeni u dëmtua dhe shkaktoi një zjarr, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se zjarri u vu nën kontroll.

“Për fat të mirë, predhat ukrainase nuk goditën objektet e afërta të naftës dhe karburantit dhe stacionin e oksigjenit, duke shmangur kështu një zjarr më të madh dhe një aksident të mundshëm rrezatimi në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë”, tha ministria e mbrojtjes ruse.

Këtë javë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se situata në termocentralin bërthamor ishte “e paqëndrueshme”.

“Çdo parim i sigurisë është shkelur në një mënyrë ose në tjetrën,” tha shefi i IAEA, Rafael Grossi./REL

The post Rusia akuzon Ukrainën për sulmin ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias: U bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare të dënojnë veprimet kriminale të regjimit Zelensky appeared first on Albeu.com.

Kosova i kërkon Shqipërisë ta mbrojë në organizatat ndërkombëtare ku nuk është anëtare
Kosova ka kërkuar nga Shqipëria që ta mbrojë në organizatat ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk përfaqësohet si shtet.

Sipas liderëve në Kosovë, Shqipëria duhet që të angazhohet për ta përçuar mesazhin në botë se Serbia po e rrezikon Ballkanin.

Kërkesa për përfaqësim e mbrojtje ka dalë nga takimet që krerët e shtetit patën me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se bashkë me Shqipërinë, dy shtetet duhet të angazhohen për ta përçuar mesazhin në rajon dhe botë që Ballkanit po i kanoset rreziku nga politika agresive dhe hegjemoniste e Serbisë.

Ajo ka përsëritur qëndrimin e Kosovës kundër ideve në të cilat vendi s’trajtohet në mënyrë të barabartë me të tjerët, përfshirë këtu edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”, që është iniciuar nga Shqipëria bashkë me Serbinë e Maqedoninë e Veriut.

“Kosova nuk mund të bëhet pjesë e iniciativave apo mekanizmave rajonal, poqëse përfaqësimi në këto iniciativa që nga zanafilla nuk është gjithëpërfshirës dhe mbi parimin e barazisë”, ka theksuar Osmani, sipas komunikatës së Presidencës.

Duke iu referuar iniciativës Ballkani i Hapur, ajo ka theksuar se nuk mund të mbështetet symbyllur asnjë iniciativë që mund ta rivalizojë apo pengojë procesin e integrimeve në BE dhe orientimin euro-atlantik të rajonit, ku Serbia synon ta ketë rolin kryesor dhe e cila ende nuk e ka njohur Kosovën. Ndërkaq Kurti ka përsëritur se s’mund të ketë iniciativa të tilla kur “Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës, nuk ia njeh diplomat, dokumentet e identifikimit, certifikatat e vulat doganore”.

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga Shqipëria ta mbrojë Kosovën nga sulmet e Serbisë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, sidomos ku Kosova s’është anëtare.

Të dy liderët e Kosovës i kanë thënë Metës se dialogu me Serbinë duhet të ketë në qendër vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës./albeu.com/

The post Kosova i kërkon Shqipërisë ta mbrojë në organizatat ndërkombëtare ku nuk është anëtare appeared first on Albeu.com.