Organizata për të Drejtat e Njeriut Archives - Albeu.com

HRW akuzon Izraelin për përdorim të fosforit të bardhë në Gazë
Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë përdorimin e municioneve në Rripin e Gazës që kanë fosfor të bardhë.

Kjo organizatë tha se ka verifikuar një video dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë për përdorimin e këtyre armëve “pa dallim” në zonat me popullsi të dendur.

Fosfori i bardhë merr flakë spontanisht kur bie në kontakt me oksigjenin dhe lëshon tym toksik, duke gjeneruar temperatura deri në 815 gradë Celsius. Për shkak se ai vazhdon të digjet derisa të përdoret i gjithë materiali ndezës, ekspozimi ndaj fosforit të bardhë mund të shkaktojë aftësi të përhershme të kufizuara te viktimat apo edhe dhimbje kronike.

“[Fosfori i bardhë] përdoret në një mënyrë që nuk bën dallimin midis popullatës civile dhe caqeve ushtarake… veçmas kur bëhet fjalë për zonat me popullsi të dendur”, tha Yasmine Ahmed, drejtoresha britanike e HRW.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë mohuar se përdorin fosfor të bardhë në Gazë.

Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në Rripin e Gazës që të evakuohen “në jug”, në mes të paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor.

Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë – shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.

Për shkak të dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë.

The post HRW akuzon Izraelin për përdorim të fosforit të bardhë në Gazë appeared first on Albeu.com.

Organizata për të Drejtat e Njeriut: Talebanët po shkatërrojnë jetët e grave dhe vajzave afgane
Shtypja e të drejtave të njeriut nga ana e talibanëve, është duke shkatërruar jetët e grave dhe vajzave afgane.

Kështu është thënë në raportin e ri të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International.

Prej rikthimit në pushtet, gati një vit më parë, grupi radikal ka shkelur vazhdimisht të drejtave e grave dhe vajzave për edukim, punë, dhe liri të lëvizjes, ka thënë organizata.

Komuniteti ndërkombëtar nuk e njeh regjimin e talibanëve, pasi kërkon respektim të të drejtave të njeriut dhe tolerancë për grupet tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë bllokuar fonde në vlerë të miliarda dollarëve si dhe kanë bllokuar asetet afgane.

Talibanët janë rikthyer në pushtet në gusht të vitit të kaluar, teksa forcat ndërkombëtare kanë përfunduar misionin në Afganistan.

Pavarësisht se kanë tentuar të shpërfaqin veten si më të moderuar në krahasimin me herën e parë kur kanë qenë në pushtet më 1996-2011, talibanët kanë krijuar një qeveri vetëm me burra dhe ua kanë ndaluar grave shkollimin pas klasës së shtatë dhe i kanë detyruar të mbulojnë kokën dhe fytyrën.

Në raport është përmendur po ashtu se gratë që kanë protestuar në mënyrë paqësore kundër këtij regjimi, janë kërcënuar, arrestuar, torturuar dhe janë zhdukur me forcë.

Raporti është përpiluar pas një hetimi nëntë-mujor dhe vizitave që janë kryer nga hulumtuesit e organizatës në Afganistan.

Ata kanë intervistuar 90 gra dhe 11 vajza të moshave nga 14 deri në 74-vjeçare.

Organizata i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë për mbrojtjen e vajzave dhe grave afgane./REL

The post Organizata për të Drejtat e Njeriut: Talebanët po shkatërrojnë jetët e grave dhe vajzave afgane appeared first on Albeu.com.