organizata boterore e shendetesise Archives - Albeu.com

Të tallur dhe të dhunuar: Kriza e bullizmit në shkollat shqiptare
Aida [nuk është emri i vërtetë] nuk ia fal vetes që nuk e kuptoi momentin kur e bija nisi të thyhej. Ajo ndryshoi sjellje dhe ra nga mësimet në vitin e parë të gjimnazit, por nëna e saj i mësoi problemet vetëm pasi 15-vjeçarja tentoi të vriste veten.

“Kur e kam gjetur në shtëpi pa ndjenja se kishte konsumuar qetësues, nuk di ta përshkruaj frikën, ndjenjat që më kaluan ato çaste,” tregon gruaja nga Fieri në kushtet e anonimatit.

Aida tregon se e bija kishte tentuar t’i bënte keq vetes, pasi ishte targetuar me komente tallëse në rrjetet sociale dhe në grupe nxënësish për shkak të pëlqimit ndaj një shoku të klasës. Ajo është vetëm një nga mijëra viktimat e identifikuara të bullizmit në sistemin arsimor të Shqipërisë.

Mësues, psikologë dhe punonjës socialë të intervistuar nga BIRN flasin për një krizë të bullizmit në shkollat shqiptare, ku rastet e raportuara janë trefishuar gjatë viteve të fundit, ndërsa mijëra raste të tjera mendohet se kalojnë në heshtje dhe pa u trajtuar.

Bullizmi nuk është një fenomen i ri dhe çdo brez në Shqipëri është përballur me historitë e veta të dhunës psikologjike dhe fizike në moshën e fëmijërisë apo adoleshencës.

Megjithatë, ekspertët flasin për një formë të re që lulëzoi në periudhën e pandemisë; bullizmi i kohëve të fundit është zhvendosur nga korridoret e shkollave në rrjetet sociale apo grupet e aplikacioneve online – çka vështirëson identifikimin dhe trajtimin e duhur të rasteve.

“Ajo që kam vënë re është se [bullizmi online] ka rritje vitet e fundit dhe i referohem periudhës së pandemisë që e kishim çdo gjë online. Që nga ai moment është edhe më i fortë si fenomen,” thotë Majlinda Ziu, drejtoreshë e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

“Shpesh krijojnë grupe Whatsapp, pavarësisht atyre grupeve të shkollës, apo në rrjete sociale. Hapin faqe për të bërë presion,” shtoi ajo, duke theksuar se bullizmi kalon më pas nga bota virtuale në atë realen.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan bullizmin si një shqetësim madhor të shëndetit publik dhe shkelje të të drejtave të fëmijëve. Agresioni i vazhdueshëm psikologjik ose fizik sipas OBSH shkakton pasoja serioze në edukimin dhe shëndetin fizik dhe mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve.

Raportet tregojnë gjithashtu se fëmijët që janë subjekt i bullizmit performojnë më keq në mësime dhe mund të vuajnë nga ankthi, frika, stresi emocional, pagjumësia dhe dhimbja psikosomatike. Fëmijët e bullizuar kanë gjithashtu rrezik të shtuar për sjellje vetëvrasjeje.

Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes kërkesave për të drejtë informimi nga katër drejtoritë rajonale të arsimit Parauniversitar tregojnë një trefishim të rasteve të raportuara të bullizmit përgjatë pesë viteve të fundit në Shqipëri.

Nga 327 raste të raportuara në rang vendi në vitin 2019, numri u rrit në 1077 raste në fund të vitit 2023. Në total, rreth 3 mijë raste të bullizmit janë raportuar në katër drejtoritë rajonale të Durrësit, Korçës, Fierit dhe Lezhës gjatë viteve 2019-2023.

Rreth 60% e rasteve u regjistruan nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Durrës, e cila mbulon edhe shkollat e Tiranës me numrin më të madh të nxënësve në rang vendi.

Sipas drejtorive arsimore, rastet e bullizmit janë bërë më të vështira për t’u adresuar, pasi e kanë zanafillën e tyre te konfliktet në rrjetet sociale.

“Ndërveprimet negative të shpërndara në mënyra të ndryshme, përfshirë situatën e bullizmit në rrjete sociale dhe mesazhe të dëmshme online, ka bërë që kjo dukuri të ketë ndikim në klimën e shkollës dhe sjelljes së nxënësve,” i tha BIRN drejtoria rajonale e Durrësit.

Bullizmi online është kthyer tashmë në një fenomen shqetësues edhe për Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë.

“Adoleshentët janë më të prirur për të përjetuar bullizmin në rrjetet sociale, përfshirë fyerjet në internet, shpërndarje të imazheve të turpshme apo përjashtim nga grupet online,” tha ajo.

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt, e ngritur nga organizata CRCA Shqipëri raporton gjithashtu një rritje galopante të rasteve të bullizmit online në raport me format e tjera të abuzimit me fëmijët dhe adoleshentët.

Dhjetë vite më parë, bullizmi online zinte vetëm 2% të raportimeve në këtë platformë, ndërsa aktualisht zë 33% të rasteve.

“Çështja e bulizmit online është kthyer në problemin më shqetësues tek fëmijët,” thotë Altin Hazizaj, drejtues i CRCA Shqipëri. “Ato që arrin të kapë sistemi janë vetëm maja e ajsbergut,” shtoi ai.

‘Fuks, spiun, çun mami’

Adelina Pjetra është psikologe klinike në Tiranë dhe thotë se trajton rreth 100 raste të fëmijëve apo adoleshentëve të bullizuar përgjatë një viti. Ajo beson se rastet më të shumta janë të paraportuara.

Pjetra thotë gjithashtu se prindërit u drejtohen specialistëve për ndihmë vetëm atëherë kur situata është tepër e rënduar.

“Vijnë kur është pika finale. Prindërit bëhen alert kur ka një tenativë për vetëvrasje, kur fëmija i tyre ka tentuar t’i bëjë dëm vetes. Rrallë ka familje që kërkojnë ndihmë më herët se sa kjo situatë,” theksoi ajo.

Mënyra si përjetohet bullizmi sipas psikologëve është e ndryshme; dikush e kalon me ankth të shtuar, dikush ka pagjumësi të theksuar dhe të tjerë shfaqin forma të çrregullime të të ushqyerit. Ata apelojnë që prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm për të diktuar ndryshimin e sjelljes së fëmijëve të tyre që në fazat e para, në mënyrë që edhe trajtimi të jetë më i shpejtë.

Lediona Asabella, punonjëse sociale në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë, thotë se shumica e rasteve që ajo trajton e kanë burimin te prishja e miqësive – e cila kthehet më pas në një mjet shantazhimi mes adoleshentëve. Armët që ata përdorin kundër njëri-tjetrit janë sekretet, të cilat i hedhin më pas për konsum nëpër rrjetet sociale.

“Rastet më ekstreme i kemi në faqet virtuale, ku një numër i madh dhunohet, ofendohen në mënyrë kolektive. Pra ku nuk ka emra se kush po e bën. Hapin faqe, se adoleshentët janë mjeshtra për teknologji,” thotë Asabella.

“Kjo është forma më e rënduar tani dhe shumë e përhapur,” shtoi ajo.

Mësuesit theksojnë se bullizmi nis të shprehet në moshën 12-13 vjeçare dhe disa prej problematikave mbarten nga shkolla 9-vjeçare në gjimnaz.

“Sepse dëshira për t’u dukur, për të shfaqur veten dhe për të dominuar grupin nis që në klasë të 7-të,” tha Ziu nga gjimnazi “Sami Frashëri”.

Ajo thotë se oficeri i sigurisë merr informacion për këto konflikte përpara se nxënësit të regjistrohen në gjimnazin e drejtuar prej saj dhe në raste të problemeve njoftohen menjëherë prindërit dhe punonjësit e sigurisë.

Megjithatë, nuk mungojnë rastet kur bullizmi prek edhe mosha më të vogla.

Vitin e kaluar, një djalë 11-vjeçar u targetua nga shokët e tij të klasës në një shkollë të Tiranës, pasi i tregoi prindërve se njëri prej tyre kishte ardhur në shkollë me një thikë. Prindërit i treguan mësueses për situatën, por pasojat i vuajti djali i tyre.

“Fuks, spiun, tradhëtar, çun mami ishin vetëm disa nga epitetet që përdoreshin kundër tij,” tregon e ëma.

“Aq kritike u bë situata sa djali nuk donte të shkonte më në shkollë, në klasë rrinte vetëm. Nisi makthe natën, qante,” shtoi ajo, duke theksuar se për këto fenomene nuk janë të përgatitur as prindërit dhe as sistemi arsimor.

Problemet e familjes

Ekspertët bien dakord se kriza në sistemin arsimor reflekton në njëfarë mënyre edhe krizën e familjes shqiptare pas një periudhe prej 3 dekadash tranzicion. Problemet e mëdha të dhunës në familje, divorceve, gjendjes së keqe ekonomike apo emigracionit reflektohen gjithashtu te sjellja e fëmijëve.

Punonjësja sociale, Lediona Asabella i tha BIRN se në gjimnazin e saj ka shumë fëmijë që punojnë, që rriten me gjyshërit ose që janë sjellë në Tiranë për një sistem më të mirë arsimor – por që u mungon autoriteti prindëror.

“Kemi shumë raste të nxënësve që rriten me gjyshër, të cilët nuk i kontrollojnë dot dhe mungon autoriteti i prindit, se mund të jenë të divorcuar apo në emigrim,” tha Asabella.

“Ka pasur raste që prindërve u kam sugjeruar që t’i marrin fëmijët, t’i mbajnë pranë vetes, se është më mirë në një qytet të vogël dhe në kujdesin e tyre, sesa në një qytet të madh dhe pa kujdes,” shtoi ajo.

Edhe Majlinda Ziu nga gjimnazi “Sami Frashëri” vëren se prindërit nuk kanë shpeshherë informacione për problemet e fëmijëve të tyre, pasi janë të zënë me punët apo problemet e tyre. Në mungesë të tyre, nxënësit mbushin orë të gjata me rrjetet sociale dhe u drejtohen shokëve të tyre për modele, që mund të jenë të gabuarat.

“Ka prindër që vinë në shkollë dhe befasohen dhe thonë që s’e kam parë këtë anë të fëmijës. Ndaj kontrolli prindëror duhet të jetë shumë i fortë, sidomos sa i përket raportiti që ka fëmija me teknologjinë. Sepse aty janë në kontakt me të gjitha rreziqet edhe me të panjohur,” tha Ziu.

Modelet e gabuara të jetës së përditshme apo të mediave sociale ndikojnë gjithashtu në personalitetin e fëmijëve. Sipas psikologes Adelina Pjetra, fëmijët i shohin shembujt e gabuar si modele suksesi dhe i imitojnë ato në jetën e tyre të përditshme.

Ndonjëherë, prindërit janë edhe vetë të varur nga rrjetet sociale, ndaj ekspertët i këshillojnë ata që të hedhin sa më pak foto të fëmijëve në internet. Megjithatë, rastet më të vështira shfaqen ato ku agresorët janë njëkohësisht edhe viktima për shkak të dhunës së përjetuar në familjen e tyre.

“Kur i futemi me themel familjes, rezulton se janë përdorur forma dhune, forma izolimi, forma nga më të ndryshme të dhunimit të një fëmije. Dhe duke parë këtë model, ka marrë modelin që unë po bëj pak shaka me shokët e mi dhe nuk kanë përse të lëndohen kaq shumë, pasi ai vetë ka qenë i lënduar nga personat që duhet ta mbrojnë,” thotë Asabella.

Sistemi i referimit

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të drejtave të tyre është një detyrim ligjor në Shqipëri dhe një nga strukturat përgjegjëse janë Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijës, NJMF, të ngritura pranë secilës prej 61 bashkive të vendit.

Por këto struktura funksionojnë me staf të reduktuar, të cilët duhet të përballojnë disa shkolla njëkohësisht.

Klaudio Pulaha, punonjës social pranë linjës kombëtare për fëmijë “Alo 116” ngre si shqetësim mbylljen e shumicës së rasteve të bullizmit brenda shkollave, pa u referuar pranë Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Një drejtor apo nëndrejtor shkolle nuk është ekspert i fushës, pavarësisht dëshirës së mirë për të trajtuar rastin. Nëse një punonjës social apo psikolog, që nuk e trajton dot rastin me ato kushte dhe mundësi sa ka në shkollë, duhet ta referojë tek punonjësit e mbrotjes së fëmijëve, por nuk refrohen,” tha Pulaha.

Ai thekson gjithashtu se roli i psikologëve apo punonjësve socialë në shkolla nuk është mjaftueshëm i fuqizuar, çka sjell një nënraportim të rasteve të bullizmit.

Por Asabella nga gjimnazi “Besnik Sykja” e kundërshton këtë ide, ndërsa vlerëson se institucionet arsimore në Shqipëri janë bërë më të hapura dhe më të kujdesshme ndaj këtyre fenomeneve.

Megjithatë, ajo shton se jo të gjitha rastet mund të referohen.

“Brenda institucionit mund të mbyllen raste me më pak problematika dhe ti e ke në monitorim, sepse dhe referimi i rasteve ka disa kufizime,” tha Asabella.

“Tek NJMF-ja referohen ato rastet që kanë elementët e dhunës, shantazhit e problematikave më të rënda,” shtoi ajo duke theksuar se mungesa e qendrave të rehabilitimit e bën të vështirë trajtimin e këtyre rasteve.

Pasi e bija u bullizua deri në pikën që tentoi t’i bënte keq vetes, Aida nuk e gjeti zgjidhjen te sistemi publik, por te zhvendosja e saj në një shkollë private.

“U ndoq për kohë të gjatë me psikolog, por tani është mire. Nuk ka probleme dhe në mësime ka avancuar goxha,” përfundoi ajo./BIRN

The post Të tallur dhe të dhunuar: Kriza e bullizmit në shkollat shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ç’po ndodh? Trefishohen rastet me koronavirus në të gjithë Evropën
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se rastet e koronavirusit janë trefishuar në të gjithë Evropën në gjashtë javët e fundit. Rastet e shtrimit në spital janë dyfishuar gjithashtu, megjithëse pranimet në kujdesin intensiv kanë mbetur të ulëta.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge e përshkroi COVID-19 si “një sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Ai tha se të afërmit super-infektivë të variantit omicron po nxisin valë të reja sëmundjesh në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura potencialisht mund të çojnë në COVID të gjatë.

“Me rastet në rritje, ne po shohim gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat do të rriten vetëm në muajt e vjeshtës dhe të dimrit”, tha Kluge. “Ky parashikim paraqet një sfidë të madhe për fuqinë punëtore shëndetësore vend pas vendi, tashmë nën presion të madh që ka të bëjë me krizat e pandërprera që nga viti 2020”.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i vendit nuk kanë qenë afër kolapsit.

Kamran Abbasi i revistës BMJ dhe Alastair McLellan i revistës Health Service Journal, kanë shkruar në një editorial të përbashkët se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk po arrinte të adresonte problemet e vazhdueshme të përkeqësuara nga COVID.

Ata kritikuan këmbënguljen e qeverisë që vaksinat kanë thyer lidhjen midis infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Megjithëse vaksinat reduktojnë në mënyrë dramatike shanset e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, ato nuk kanë ndalur transmetimin e virusit.

“Qeveria duhet të ndalojë manipulimin e publikut dhe të jetë e sinqertë për kërcënimin që pandemia ende paraqet për ta dhe për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar”, shkruan redaktorët.

Në strategjinë e vjeshtës të OBSH-së për COVID-19 të lëshuar të martën, agjencia shëndetësore e OKB-së bëri thirrje për masa që përfshijnë një dozë të dytë përforcuese për këdo me sistem të dobët imunitar të moshës 5 vjeç e lart, duke promovuar bartjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik dhe ventilim më të mirë, duke përfshirë shkollat dhe zyrat.

Ai tha se vendet e hemisferës jugore aktualisht po përjetojnë një sezon shumë aktiv të gripit, i cili i kombinuar me COVID-in, po rëndon sistemet shëndetësore.

“Ka mundësi që të shohim një skenar të ngjashëm në hemisferën veriore”, tha Kluge, duke paralajmëruar se presioni i shtuar mund të çojë në kaos në biznes, udhëtime dhe shkolla.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vendimet e tyre, edhe në vendet ku autoritetet kanë braktisur kryesisht kufizimet e koronavirusit.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për mjetet që kemi për të mbajtur veten të sigurt, për të vlerësuar nivelin tonë të rrezikut dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur të tjerët nëse infektohemi”, tha Kluge. “Vetëm sepse një maskë nuk është e detyrueshme nuk do të thotë se është e ndaluar”. REL

The post Ç’po ndodh? Trefishohen rastet me koronavirus në të gjithë Evropën appeared first on Albeu.com.

OBSH, Kluge jep alarmin: Trefishohet numri i rasteve me Covid-19 në Evropë
Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se numri i rasteve me Covid në Evropë është trefishuar në gjashtë javët e fundit dhe se ai përfaqëson pothuajse gjysmën e të gjitha infeksioneve në nivel global. Shkalla e shtrimeve në spital u dyfishua, megjithëse numri i pranimeve në njësitë e kujdesit intensiv mbeti i ulët.

Në një deklaratë të lëshuar nga drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, ai e përshkroi Covid-19 si një “sëmundje të keqe dhe potencialisht vdekjeprurëse” që njerëzit nuk duhet ta nënvlerësojnë. Ai tha se nënshtresat super-infektive të variantit omicron po nxisin valë të reja infeksioni në të gjithë kontinentin dhe se infeksionet e përsëritura mund të çojnë potencialisht në të ashtuquajturin Covid të gjatë.

“Me rritjen e numrit të personave të infektuar, ne shohim gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat vetëm do të rriten më tej në muajt e vjeshtës dhe të dimrit”, tha Kluge.

Ai tha se këto parashikime paraqesin një sfidë të madhe për punonjësit e shëndetësisë në vendet evropiane, të cilët tashmë janë nën presion të madh për t’u përballur me krizat e njëpasnjëshme nga viti 2020.

Në strategjinë e saj të vjeshtës për Covid të publikuar sot, OBSH bëri thirrje për masa që përfshijnë doza përforcuese të vaksinave për të gjithë mbi moshën pesë vjeç me sistem imunitar të dobët, duke promovuar mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe në transportin publik dhe ventilim më të mirë në vende të tilla si shkolla dhe zyra.

Kluge tha se vendet në hemisferën jugore aktualisht po kalojnë një sezon shumë aktiv të gripit, i cili, i kombinuar me Covid-in, po ushtron presion mbi sistemin shëndetësor. Ka të ngjarë të shohim një skenar të ngjashëm në hemisferën veriore, tha Kluge, duke paralajmëruar se presioni i shtuar mund të çojë në kaos në biznese, udhëtime dhe shkolla.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vendimet e tyre edhe në vendet ku autoritetet kanë hequr kryesisht kufizimet e koronavirusit.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë mjetesh kemi për të qëndruar të sigurt, për të vlerësuar nivelin tonë të rrezikut dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur veten nëse infektohemi. Vetëm sepse një maskë është opsionale nuk do të thotë se është e ndaluar,” tha Kluge.

Redaktorët e dy revistave mjekësore britanike thanë në fillim të kësaj jave se në asnjë moment kaq shumë pjesë të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë nuk janë afruar kaq pranë kolapsit. Ata thanë në një editorial të përbashkët se qeveria britanike po dështon të adresojë problemet e përkeqësuara nga Covid-19, duke përfshirë radhët e ambulancave jashtë spitaleve që janë shumë të mbushura për të akomoduar pacientë të rinj.

Ata dënuan këmbënguljen e qeverisë se vaksinat kishin thyer lidhjen midis infeksioneve dhe shtrimeve në spital. Megjithëse vaksinat kanë reduktuar në masë të madhe mundësinë e sëmundjes së rëndë ose vdekjes, ato nuk kanë reduktuar ndjeshëm transmetimin.

“Qeveria duhet të ndalojë së mashtruari publikun dhe të jetë e sinqertë në lidhje me kërcënimin që pandemia vazhdon të paraqesë ndaj tyre dhe Sistemit Kombëtar të Shëndetit”, thuhet në editorial.

The post OBSH, Kluge jep alarmin: Trefishohet numri i rasteve me Covid-19 në Evropë appeared first on Albeu.com.

SIMPTOMAT/ OBSH shpall shpërthimin e ri të virusit vdekjeprurës Marburg
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për një shpërthim të një virusi të ri.

Bëhet fjalë për virusin Marburg, pasi 2 raste me këtë sëmundje janë raportuar në Ganë, duke shënuar herën e parë që virusi vdekjeprurës i ngjashëm me Ebola është gjetur në vendin e Afrikës Perëndimore.

Gjithashtu OBSH raporton se mostrat e gjakut të marra nga dy persona muajin e kaluar në rajonin jugor Ashanti të Ganës sugjerojnë se ata të dy kishin virusin e ri Marburg.

Të dy pacientët kishin simptoma si diarre, ethe dhe të vjella, të cilët vdiqën brenda një dite pasi u shtruan në spital në fund të qershorit, ku njëri nga pacientët ishte 26 vjeç ndërsa tjetri 51 vjeç. Ata kanë takuar më shumë se 90 njerëz të cilët janë identifikuar dhe po monitorohen jo vetëm nga OBSH, por edhe nga autoritetet shëndetësore rajonale, raporton rt.com.

Agjencia globale e shëndetit deklaroi se po ndihmon Ganën duke i siguruar pajisje mbrojtëse, duke forcuar mbikëqyrjen e sëmundjeve, testimin, gjurmimin e kontakteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për rreziqet dhe rreziqet e sëmundjes.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti tha: “Autoritetet shëndetësore janë përgjigjur me shpejtësi, duke filluar përgatitjet për një shpërthim të mundshëm. Kjo është mirë sepse pa veprime të menjëhershme dhe vendimtare, Marburg mund të dalë lehtësisht nga kontrolli. OBSH është në terren duke mbështetur autoritetet shëndetësore dhe tani që është shpallur shpërthimi, ne po grumbullojmë më shumë burime për përgjigjen”.

Sëmundja mund të transmetohet te njerëzit nga kafshët e infektuara si lakuriqët e natës dhe përhapet tek njerëzit përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të njerëzve të infektuar. Fillimi i sëmundjes thuhet të jetë i papritur, me temperaturë të lartë, dhimbje koke të forta dhe keqtrajtim. Është vënë re gjithashtu se shumë pacientë zhvillojnë gjakderdhje të rëndë të brendshme ose të jashtme brenda shtatë ditëve nga infektimi.

Kujtojmë se shpërthimi i parë i virusit Marburg u raportua për herë të parë në Gjermani në vitin 1967.  Përhapja më vdekjeprurëse deri më tani ka qenë në Angola në vitin 2005, ku mbi 200 njerëz vdiqën nga kjo sëmundje.

The post SIMPTOMAT/ OBSH shpall shpërthimin e ri të virusit vdekjeprurës Marburg appeared first on Albeu.com.

BE-ja bën thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19
Bashkimi Evropian tha më 11 korrik se është “kritike” që autoritetet në 27 shtetet e bllokut të shqyrtojnë mundësinë e dhënies së dozës së dytë përforcuese për të gjithë personat nga mosha 60 deri në 79 vjeç, por edhe për kategori të tjera të ndjeshme, përderisa vala e re e pandemisë po godet kontinentin.

“Me rritjen e infektimeve dhe hospitalizimeve teksa ne hyjnë në periudhën e verës, u bëj thirrje të gjithëve të vaksinohen dhe të marrin dozat përforcuese sa më shpejt që të munden. Nuk ka kohë për të humbur”, tha komisionarja evropiane për Shëndetësi dhe Siguri të Ushqimit, Stella Kyriakides.

Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane për Ilaçe thanë se doza e dytë përforcuese mund të administrohet te personat që kanë marrë dozën e parë përforcuese para të paktën katër muajve.

Ky rekomandim vjen pasi këto dy agjenci rekomanduan në prill që për personat mbi 80 vjeç të konsiderohej dhënia e dozës së dytë përforcuese.

“Teksa vala e re aktualisht po përhapet në Evropë dhe po shoqërohet me rritjen e hospitalizimeve dhe shtrimeve në njësitë e kujdesit shëndetësor, është kritike që autoritetet e shëndetit publik tani të konsiderojnë që qytetarët ndërmjet 60 dhe 79 vjeç, por edhe ata më të ndjeshëm, të marrin dozën e dytë përforcuese”, thanë këto dy agjenci përmes një deklarate.

Drejtoresha e ECDC-së, Andrea Ammon, tha se vala e re e pandemisë po nxitet nga mutacioni shumë i transmetueshëm BA.5 i variantit Omicion të koronavirusit.

Rekomandimi i BE-së vjen teksa shkencëtarët janë të shqetësuar edhe për mutacionin tjetër të Omicronit, të quajtur BA2.75, që është përhapur në Indi, por edhe në shtete të tjera.

Shkencëtarët besojnë se ky variant i ri mund të përhapet më shpejt dhe mund të shmangë mbrojtjen që ofrojnë vaksinat apo infektimet paraprake. Ende është e paqartë nëse ky mutacion shkakton sëmundje më të rëndë sesa variantet paraprake të Omicronit.

The post BE-ja bën thirrje për dhënien e dozës së dytë përforcuese kundër COVID-19 appeared first on Albeu.com.