orari punes Archives - Albeu.com

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës urdhëron sërish kufizim të orarit të punës gjatë temperaturave të larta
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 14 deri më 17 gusht, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

Sipas një vendimi të publikuar nga Ministria të martën në Facebook, gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre.

Temperaturat të martën arritën deri në 37 gradë në Kosovë dhe pritet që kjo valë e nxehtësisë të vazhdojë deri të premten.

Për këtë arsye, Ministria tha se me kërkesë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rekomandoi që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në orën 16:00.

“Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta”, tha Ministria.

Ajo u kërkoi kompanive t’i lejojnë punëtorët që ta fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi.

Vendimi ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 16:00, në të gjithë territorin e vendit.

Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, ose ata të punojnë nga shtëpia, thuhet në vendim.

“Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme”.

Ministria u rekomandoi bujqve të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

Kjo është hera e dytë që Ministria urdhëron kufizim të orarit të punës për shkak të nxehtësisë.

Muajin e kaluar, ajo kishte urdhëruar një javë kufizim të orarit në gjithë vendin./REL

The post Ministria e Shëndetësisë e Kosovës urdhëron sërish kufizim të orarit të punës gjatë temperaturave të larta appeared first on Albeu.com.

Qeveria ndryshon “mendje” dhe vjen me një propozim të ri: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët
Qeveria ka ndërmarrë një nismë ku propozon ndryshime të orarit të punës për punonjësit e administratës, duke i dhënë atyre liri të plotë që të zgjedhin kur duan të punojnë. Në propozimin e bërë publik ditën e sotme, thuhet se administrata do duhet të punojnë 8 orë e 30 minuta nga e hëna në të enjten, dhe 6 orë të premten.

Ndërkohë, fashën e orareve se kur duan të vijnë në punë mund ta zgjedhin vetë, mjafton që puna të mos lihet bosh çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Sipas ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdenit që ka propozuar këtë nismë, qëllimi është efikasiteti në administratën publike dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës. Ato hedhin poshtë që këto ndryshime janë bërë për shkak të temperaturave të ditëve të fundit, siç është raportuar në disa media.

“Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin ka propozuar një ndryshim në VKM nr. 568, datë 6.10.2021 “Për miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore”, që prezanton për herë të parë në administratën publike konceptin e orarit ditor fleksibël.

Fleksibiliteti në orarin e punës ka qenë një kërkesë kryesore e shprehur nga punonjësit e administratës, me qëllim krijimin e një mjedisi pune më mbështetës për të gjithë.

Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës, duke caktuar një fashë orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në punë.

Specifikisht, në kuadër të këtij projektvendimi propozohet në institucionet e administratës shtetërore:

•  Kohëzgjatja ditore e orëve të punës të jetë 8 orë e 30 minuta nga e hëna deri të enjten dhe 6 orë ditën e premte.

•  Orari ditor i punës të jetë fleksibël, me kushtin që të plotësohen orët e plota (pra 8.5 orë dhe 6 orë).

•  Fasha e detyrueshme orare kur të gjithë nëpunësit duhet të jenë në vendet e tyre të punës, të jetë çdo ditë nga ora 9:30 deri në 15:30, ndërsa ditën e premte nga ora 9:30 deri në 13:00.

Kjo iniciativë vjen si përgjigje për të përmirësuar fleksibilitetin dhe efikasitetin në administratën publike, duke reflektuar nevojat e punonjësve për një orar më të përshtatshëm dhe një balancim më të mirë të jetës dhe punës. Ky ndryshim nuk është i lidhur me temperaturat e larta të ditëve të fundit, sikurse është publikuar në disa portale, por me injektimin në mënyrë të qëndrueshme të fleksibilitetit në punë”, thuhet në punë.

The post Qeveria ndryshon “mendje” dhe  vjen me një propozim të ri: Administrata mund të vijë në punë kur të dojë, mjafton të plotësojë orët appeared first on Albeu.com.

Bota po bëhet gati për ligjin për mos t’iu përgjigjur shefit pas orarit të punës!
Disa  shtete  nëpër botë kanë miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh telefonatave, mesazheve dhe email-eve të punëdhënësve pas orarit zyrtar të punës.

Franca, Kroacia, Protugalia dhe Italia janë disa nga shtetet e para që po ndërmarrin hapa për ta realizuar këtë ligj, pasi pandemia e kovidit shprishi disa balanca me punën nga shtëpia. Belgjika është një prej shteteve që e ka aktiv këtë ligj.

Ligji që po përqafohet nga vende të ndryshme synon të mbështesë punonjësit të jenë më të lumtur e të qetë, duke u dhënë mundësinë ligjore të hedhin në gjyq punëdhënësin nëse i shqetëson, u jep detyra, apo i telefonon jashtë orarit zyrtar të kontratës së firmosur.

Si do të ishte ky ligj në Shqipëri?

The post Bota po bëhet gati për ligjin për mos t’iu përgjigjur shefit pas orarit të punës! appeared first on Albeu.com.