optimist Archives - Albeu.com

Si të jeni optimistë gjithmonë
Pranojeni që optimizmi është një zgjedhje që mund ta bëni çdo ditë

“Kjo nuk do të thotë që ju të ndiheni pozitivë gjatë gjithë kohës; por që të keni besim se mund të përballeni me çdo gjë që ju sfidon”-thotë dr.Ëheatley. “Pra do të thotë ta pranosh negativitetin, në një kohë që të bësh përpjekje të vetëdijshme për të menduar në mënyrë optimiste.

Për shembull, mund të jetë e thjeshtë të zgjidhni të buzëqeshni edhe kur ndiheni të mërzitur. Është zgjedhja juaj të ndiheni të zhgënjyer apo të bëni diçka pozitive për ta çuar mendjen tuaj në një drejtim tjetër. Ju nuk mund të kontrolloni gjithçka, por nëse ka një gjë që mund të kontrolloni, kjo është ajo që mendoni”-thekson ai.

Kujdes mendimet negative

Herën tjetër kur e gjeni veten duke pasur një mendim negativ, ndërrojeni atë me një mendim më pozitiv. “Kjo gjë mund të kërkojë pak praktikë, por pas një fare kohe do të fillojë t’iu duket më e natyrshme. Ndaj nëse keni pasur sot një ditë të keqe, thojini vetes ‘Nesër do të jetë më mirë’, dhe planifikoni se çfarë mund të bëni për ta bërë atë në atë mënyrë. Ose nëse e dini që keni një takim në platformën “Zoom” me një klient të vështirë, në vend se t’i qaseni me frikë, përgatituni për sfidën dhe jepni më të mirën tuaj, dhe më pas mos e mbani mendjen aty”– shton eksperti.

Praktikoni mirënjohjen

“Mirënjohja ju jep mundësinë ta ridrejtoni vëmendjen tuaj. Kur ndiheni mirënjohës, mendja juaj e zhvendos fokusin tuaj nga ajo që duhet të keni më shumë, tek ajo që është e mirë në jetën tuaj tani. Praktikimi i mirënjohjes, është një proces i përpjekjes maksimale për të qenë mirënjohës ndaj gjërave pozitive në jetën tuaj, edhe në mesin e një situate të vështirë”– thotë Kimberly.

Shkëputuni nga lajmet

Sa shpesh zgjoheni me një humor shumë të mirë. Dhe sa hapni TV për të ndjekur lajmet nisni të ndiheni i zemëruar, i zhgënjyer, i ngopur, i neveritur apo i dëshpëruar me gjithçka që po ndodh në botë?”. “Prandaj kufizojeni veten ndaj çdo gjëje që ju bën të ndiheni keq. Nëse kjo përfshin edhe lajmet, atëherë merruni me diçka emocionuese në vend të tyre”- thotë dr.Ëheatley.

Kujdes me cilët e kaloni kohën tuaj

“Kur e rrethoni veten me njerëz që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe të relaksuar, kjo automatikisht ju bën të ndiheni më pozitivë”– shpjegon dr.Ëheatley. “Kjo do të thotë që ju mund t’i ndani problemet me ta, sepse një grup miqsh të mirë ju ngrenë humorin dhe ju frymëzojnë, ndaj është më e lehtë të ndiheni optimist”- deklaron ajo.

Ekspertja shton se negativiteti buron shpesh nga shpenzimi i tepërt i kohës për veten tuaj dhe të menduarit e shumë gjërave. “Është kjo arsyeja pse është e rëndësishme të gjeni kohë për miqtë tuaj, qoftë edhe vetëm për t’u takuar për një shëtitje apo për të folur në telefon”– nënvizon Ëheatley.

Bëhuni aktivë

“Në vend se të ankoheni dhe të ndjeni keqardhje për veten tuaj, bëni një shëtitje në këmbë, me biçikletë ose shkoni në palestër”-thotë Kimberly. “Ideja është ta mbani në lëvizje trupin tuaj. Aktiviteti fizik çliron hormonin endorfinë, dhe me këto neurokimikate që qarkullojnë në trupin tuaj, keni më pak gjasa të ndiheni pesimistë. Nëse nuk dini nga t’ia filloni, shkarkoni një aplikacion mbi fitnesin”– shton ajo.

Analizoni me ftohtësi dështimet e të kaluarës

Nëse e shihni që mendja juaj po fiksohet shumë pas një zhgënjimi të së kaluarës, si për shembull një punë ose marrëdhënie që nuk funksionoi, mendoni për të gjitha detajet që mund të mbani mend, duke u përpjekur të jeni sa më shumë objektivë që mundeni.

“Në çfarë mënyre do të dëshironit që situata të ishte më e mirë? Tani riformulojeni situatën duke hequr dorë nga ajo që dëshironit të ndodhte, dhe shkruani një paragraf se çfarë gjëje pozitive doli prej saj”-thotë Kimberly. Ndoshta keni fituar një punë më të mirë apo keni bërë një rreth të ri miqsh.

The post Si të jeni optimistë gjithmonë appeared first on Albeu.com.

Ky iluzion optik zbulon nëse jeni optimist apo pesimist
Një iluzion optik mund të zbulojë më shumë për personalitetin tuaj të vërtetë, pretendon një test nga Minds Journal.

Në foto shfaqet një mace. Iluzioni u kërkon shikuesve të shikojnë drejtimin ku kafsha po udhëton dhe pretendon se thotë diçka të rëndësishme për ju.

Imazhi në shkallë gri përshkruan një mace në një shkallë por jo drejtimin e saj. Nga cilado anë që e shihni macen duke ecur ekspozon qasjen tuaj ndaj jetës.

Të dyja pikëpamjet thuhet se kanë kuptime përfundimtare. Nëse e shihni macen duke u ngjitur shkallëve shanset janë që të keni një pamje optimiste për jetën.

“Ju shihni potencial dhe shihni rritje kudo që shikoni. Mendja juaj është trajnuar për të parë mënyrat për t’u ngritur më lart në jetë, kështu që duke pasur parasysh një situatë ku ju keni zgjedhjen të ngriheni më lart se të tjerët ose të bini në nivelet e tyre, në mënyrë të pashmangshme do të ishit njeriu më i mirë dhe më pozitiv,” thotë artikulli.

Nëse e shihni macen duke zbritur shkallët, ju keni një personalitet pesimist dhe skeptik.

“Mund të jetë bazuar në përvojat tuaja në jetë ose vetëm për shkak të llojit të njerëzve që mund të keni takuar që e anuan pikëpamjen tuaj për jetën drejt anës negative. Por kjo do të thotë që nuk beson lehtë tani, llogarit para se të angazhohesh dhe je i kujdesshëm ndaj njerëzve që duken shumë të ëmbël. Kjo mund të jetë thjesht mënyra juaj për të përballuar botën, por ju jeni shumë më të mprehtë dhe mendjemprehtë në marrëdhëniet tuaja, duke e bërë pothuajse të pamundur t’ju mashtrojnë,” thotë artikulli.

Pra na thoni, si e shihni macen?

The post Ky iluzion optik zbulon nëse jeni optimist apo pesimist appeared first on Albeu.com.