opozita serbe Archives - Albeu.com

Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesën e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.

Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta.

Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se “Serbia kundër dhunës” ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Lartë në Beograd, e cila ka vendosur ta refuzojë atë si të pabazuar, meqë Komisioni i Zgjedhjeve i Qytetit nuk është realisht kompetent për këtë çështje.

Jankoviq shtoi se “Serbia kundër dhunës” kërkoi anulimin e të gjitha vendeve nën juridiksionin e komisionit, duke u nisur, siç tha ai, nga “fakti që zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të shkeljes së rëndë të rregullave dhe se i gjithë procesi ishte i paligjshëm”.

Disa anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve propozuan që ky institucion të shpallet jokompetent për shkak se ankesa është dërguar në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit dhe se ky institucion duhet të vendosë meqë nga konteksti është e qartë se nënkuptohen vetëm zgjedhjet e qytetit.

Lista më e madhe opozitare “Serbia kundër dhunës” akuzoi Partinë Progresive Serbe (SNS), që është partia në pushtet, për vjedhje pas zgjedhjeve.

Që atëherë, në rrugët e Beogradit janë mbajtur protesta duke kërkuar anulimin e rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve, disa nga drejtuesit e saj janë në grevë urie, si dhe organizatat studentore kanë organizuar protesta.

Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila më 18 dhjetor njoftoi se zgjedhjet u shënuan me parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, dominim mediatik nga presidenti Aleksandar Vuçiq, fushatë negative dhe përhapje të frikës.

Gjithashtu, një pjesë e eurodeputetëve kërkuan një hetim të pavarur të të gjitha parregullsive të raportuara gjatë zgjedhjeve të mbajtura në Serbi më 17 dhjetor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje gjithashtu autoriteteve në Serbi që të hetojnë pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë.

The post Komisioni Zgjedhor në Serbi hodhi poshtë kërkesën e opozitës për anulimin e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiç pas ngjarjeve në Kosovë
Një pjesë e partive opozitare në Parlamentin serb e kanë akuzuar partinë në pushtet, Partinë Progresive Serbe (SNS) dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për sulmin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues të dyshuar.

Presidenti i partisë opozitare serbe, Lëvizja Kombëtare e Serbisë, Mirosllav Aleksiç, tha më 26 shtator se presidenti Vuçiç dhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit, transmetoi agjencia Beta.

Duke komentuar për videon e publikuar më 26 shtator nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, që pretendoi se shfaqte Radoiçiqin në manastirin e Banjskës i pajisur me armë zjarri, Aleksiç tha se politika e Listës Serbe, SNS-së dhe qasja e Vuçiçit ndaj Kosovës pësuan debakël.

“Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, në të cilën vdiqën të paktën katër persona, Vuçiq duhet të japë dorëheqje. Radoiçiq nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiqit dhe shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy kanë më së shumti përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjskl”, tha Aleksiq.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit dhe Radoiçiq është në listën e zezë amerikane për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar. Emri i tij është i lidhur edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, një politikani opozitar në Kosovë.

Deri më tani, Lista Serbe dhe Vuçiq publikisht e kanë mbrojtur atë. Vuçiq nuk ka komentuar pretendimet për përfshirjen e Radoiçiqit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Deputeti nga subjekti opozitar, Partia pro-Evropiane Demokratike, Sërxhan Milivojeviq, tha se Vuçiq duhet të japë dorëheqje, sepse në, siç u shpreh ai, luftën njëditore të tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lideri serb sakrifikoi serb të rinj në Kosovë.

Duke komentuar akuzat e Sveçlës se Radoiçiq udhëhoqi 30 serbë që sulmuan Policinë në Banjskë të duekën, Milivojeviq tha se pjesëmarrja e Radoiçiqit në këtë ngjarje tragjike “nuk do të ishte befasi”.

“Nëse Radoiçiqi ka marrë pjesë në këtë ngjarje, atëherë është e qartë se regjimi në Beograd i udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq qëndron prapa çdo gjëje. Nëse Radoiçiqi ose kushdo tjetër ka organizuar këtë gjë pa miratimin apo urdhrin nga Beogradi, ai tashmë do të ishte arrestuar apo do të ishte fundi i Vuçiqit”, tha ai.

Kreu i partisë opozitare të krahut të djathtë, Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi nga Qeveria serbe që të njoftojë për numrin emrat e të vrarëve, të plagosurve dhe arrestuarve në mesin e serbëve në Kosovë.

Ai tha se është “veçmas skandaloze” që pushteti në Serbi po ua lë fajin serbëve në Kosovë.

Ndërkaq, lideri i partisë së krahut të djathtë, Partia e Re Demokratike, Millosh Jovanoviq, tha se ngjarjet e fundit në Kosovë tregojnë se Qeveria e SNS-së duhet të ndryshojë “politikat shkatërruese” sa i përket Kosovës.

“Ky është fundi dhe kjo situatë tragjike tregon se ne duhet të bëjmë ndryshime thelbësore në Serbi. Qeveria duhet të ndryshojë sepse për 12 vjet në pushtet të tyre dhe politikat që nga viti 2008 na kanë sjellë deri te kjo”, tha ai.

Një grup i maskuar dhe i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit – zonë e banuar me shumicë serbe – më 24 shtator, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Grupi i armatosur më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku vazhdoi përleshjen e armatosur me Policinë e Kosovës. Autoritetet në Kosovë thanë se tre sulmues janë vrarë dhe tetë persona janë arrestuar. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka akuzuar Millan Radoiçiqin, nënkryetar të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulm.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, ku pretendohet se shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë. Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit. Sulmi është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evroian./ REL/

The post Opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiç pas ngjarjeve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja në Ohër, opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiçit
Opozita në Serbi i ka reaguar ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiç për arritjen e pajtueshmërisë mes tij dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit. Madje lideri i Lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviq, kërkoi dorëheqjen e Vuçiçit, si zgjidhje e vetme e krizës politike. Duke kërkuar madje protesta nga qytetarët ai ka thënë se Vuçiç në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes të cilën ai e vlerëson si grushtet.  Ish shefi i diplomacisë serbe Vuk Jeremiq marrëveshjen e quajti tradhti.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, ka shkruar ai.

Edhe partitë opozitare në Kosovë PDK e LDK e kritikuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç . Liderët e dy partive më të mëdha opozitare në Kosovë Memli Krasniqi i PDK-së e Lumir Abdixhiku kanë reaguar vetëm përmes rrjeteve sociale.

Krasniqi ka thënë se në më pak se tri javë, kryeministri Albin Kurti pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte. Ai tha se kjo marrëveshje është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet shtetërore e qytetare dhe se brezat e ardhshëm do ta trashëgojnë për vite me radhe konfliktin e ngrirë me Serbinë.

Abdixhiku tha se epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”. “Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, ka thënë ai. Të dy e kanë përmendur edhe çështjen e njohjes reciproke dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski tha mbrëmë në Ohër se ujdia mes Kurtit e Vuçiçit është tregues i mirë se rajoni është në rrugë të mbarë drejt BE-së.

“Vlerësoj se pajtueshmëria e sotme për zbatimin e Aneksit, përfshirë edhe pajtueshmërinë për zbatimin e plotë të obligimeve nga marrëveshjet paraprake të dialogut është e arritur. Paqja, pajtimi dhe zhvillimi ekonomik janë parakushte kyçe për proces të shpejtuar për tërë Ballkanin Perëndimor drejt BE-së” – Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Maqedonisë.

Me përgëzime për palët dhe me pak nota dyshimi, reagoi kryeministri Shqiptar Edi Rama. “Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, ka shkruar Rama.

Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka thënë se ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Pos reagimeve në Kosovë dhe Serbi, marrëveshja e mbrëmshme bëri jehonë edhe në arenën ndërkombëtare. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Adrienne Watson tha se SHBA-ja kërkon që Kosova dhe Serbia të fillojnë sa më shpejt me zbatimin e detyrimeve që sjell kjo marrëveshje. Gjermania e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes . Zëdhënësi i Qeverisë gjermane Shtefen Hebestreit ka thënë se palët tani duhet ta zbatojnë marrëveshjen. /alsat.mk

The post Marrëveshja në Ohër, opozita serbe kërkon dorëheqjen e Vuçiçit appeared first on Albeu.com.

“Do të vrasë Vuçiç-in, pastaj veten”, arrestohet truproja e një prej liderëve të opozitës serbe
Një i ri është vënë në pranga të shtunën pasi partnerja e denoncoi për dhunë në familje dhe planifikim të vrasjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dy pistoleta, rreth 200 copë municion, gjashtë thika dhe një laptop.

Pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, ai është shprehur se arma është e babait të tij të ndjerë dhe i ka mohuar akuzat e partneres se tij për planifikim të vrasjes së presidentit serb.

I riu akuzohet për  “Prodhimi, mbajtja, mbajtja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën dënohet me burgim nga dy deri në dymbëdhjetë vjet. I arrestuari është pjesëtar i ekipit të sigurisë së njërit prej liderëve të opozitës.

The post “Do të vrasë Vuçiç-in, pastaj veten”, arrestohet truproja e një prej liderëve të opozitës serbe appeared first on Albeu.com.