operacioni "shpirti" Archives - Albeu.com

Operacioni “Shpirti”, dënohen me 100 vite burg 16 anëtarët e organizatave kriminale
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për personat e dosjes “Shpirti” të gjykuar me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Mësohet se në total për 16 persona u firmosën 150 vite burg, por me gjykim të shkurtuar, me 100 vite.

Konkretisht:

Aleks Memaj – 15/10 vjet

Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj

Erind Hysomemaj – 12/8 vjet

Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet

Toni Kushi – 12/8 vjet

Mariglen Çaçi – 12/8 vjet

Aleksandër Neço – 12/8 vjet

Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)

Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet

Malton Lleshi – 12/8 vjet

Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim natkotikësh & grup i strukturuar kriminal)

Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg

Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg

Festim Lelaj – 3/2 vjet

Kujtojmë se operacioni “Shqpirti” u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë shkuar me gjykim të zakonshëm dhe disa të tjerë është pushuar. “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020.

The post Operacioni “Shpirti”, dënohen me 100 vite burg 16 anëtarët e organizatave kriminale appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për të pandehurit
SPAK jep pretencën për disa të pandehur të operacionit “Shpirti”. Të pandehurit akuzohen për “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

SPAK çoi disa vite më parë për gjykim dosjen. Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

SPAK ka kërkuar:

Ilirjan Duçellari 20 vite burg

Mariglen Ducellari 18 vite burg

Aurel Kalari 15 vite burg

Kleo Piro bregu 15 vite burg

Organ Ducellari 15 vite burg

Julian Bejdollari 15 vite burg

Rexhino Mucaj 15 vite burg

Alban Koshi 15 vite burg

The post Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për të pandehurit appeared first on Albeu.com.

Gjykata e la në burg, flet avokati i ish-truprojës së Tahirit: Ja pse vendimi është i padrejtë
Ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku, është lënë në qeli nga Gjykata.

SPAK kërkoi ekzekutimin e masës së sigurisë së dhënë në mungesë në kuadër të Operacionit “Shpirti” dhe ai u ekstraduar nga Gjermania.

Pas seancës gjyqësore, avokati i Hekuran Markut, Tonin Prendi ka folur për mediet.

“Gjatë seancave dëgjimore që do zhvillohen do kundërshtojmë dhe do paraqesim fakte dhe rrethana që tregojnë se Hekuran Marku nuk ka lidhje me veprat për të cilat është marrë i pandehur.

Me Eltjon Bregasin është njohur në vitin 2015 në fushatën elektroale. Njohja e tij përfundon vetëm në atë vit gjatë fushatës ekektorale dhe asgjë tjetër. Se çfarë ka folur, se çfarë ka bërë Eltjon Bregasi, Hekuran Marku nuk ka lidhje dhe dijeni për çdo aktivitet dhe veprimtari që mund të ketë bërë. Njohja e tij përfundon vetëm në kuadër të fushatës elektorale, në vitin 2015.

Po ndjek rrugët ligjore. Do pritet që të përfundojnë procedurat e ekstradimit dhe pastaj do të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë”, ka thënë Prendi.

Sot gjyqtari i gatshëm i komunikoi vetëm masën e arrestit apo edhe faktin që është marrë i pandehur?

“Sot ju komunikua vetëm masa e sigurisë që është marrë ndaj tij, në mungesë të tij. për faktin  që është i pandehur ai e di”, është shprehur ai./albeu.com/

The post Gjykata e la në burg, flet avokati i ish-truprojës së Tahirit: Ja pse vendimi është i padrejtë appeared first on Albeu.com.

Ishte pjesë e “Shpirtit”, pas ekstradimit ish-truproja i Tahirit del para Gjykatës
Ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Hekuran Marku, sot rreth orës 09:00 ka dalë para Gjykatës.

Marku, është ekstraduar nga Gjermania një muaj më parë.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.

38 anëtarë të katër grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike u arrestuan në kuadër të operacionit “Shpirti” nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), falë një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Italinë dhe të koordinuar me Eurojust-in, agjencia e Bashkimit Europian për bashkëpunimin gjyqësor në luftën kundër kriminalitetit./albeu.com/

The post Ishte pjesë e “Shpirtit”, pas ekstradimit ish-truproja i Tahirit del para Gjykatës appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Shpirti”, SPAK çon për gjykim dosjen e 31 të pandehurve
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/2, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve: (31 të pandehur)  Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Ndërsa ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, Maksim Sota, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky hetim ndërkombëtar është bërë i mundur në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme kiundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.

Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari, akuzuar se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e  pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër  të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’  në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit,  të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmendura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion Euro.

Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të suksesshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë, për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

The post Operacioni “Shpirti”, SPAK çon për gjykim dosjen e 31 të pandehurve appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu djali i “Dajës së Vlorës”, Gjykata mbyll në shtëpi Duçkollarin e “shpirtit”
Mariglen Duçkollari alias Zaimi, njëri nga personazhet kryesorë të dosjes “Shpirti”, i akuzuar nga prokuroria e posaçme SPAK, për “Kultivim të lëndëve narkotike” kryer në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafik droge” në bashkëmbim, është liruar nga burgu.

Vendimi për lirimin nga qelia të Duçkollarit, u mor 5 ditë më parë nga gjykata e posaçme, e cila pas një kërkese të bërë nga avokatët mbrojtës të Duçkollarit, urdhëroi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për njërin nga të pandehurit e dosjes “Shpirti”.

Përfaqësuesit e prokurorisë kanë qënë kundër kërkesës së zëvendësimit të masës së sigurisë ndaj Duçkollarit, por në fund ishte gjykata ajo që vendosi për izolimin në shtëpi të njërit prej të pandehurve të kësaj dosje.

Avokatët mbrojtës pretendojnë se Duçkollari nuk ka qënë i përfshirë në trafikun dhe kultivimin e drogës, ndërsa prokuroria në mbylljen e hetimeve ka ngritur një sërë akuzash të rënda për Mariglen Duçkollarin.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria të ankimojë vendimin e ndryshimit të masës së sigurisë, në gjykatën e Apelit, duke kërkuar rikthimin e tij në burg. Mariglen Duçkollari alias Zaimi, tashmë ndodhet i izoluar në banesën e tij në Vlorë, ndërsa babai i tij, Ilirjan Duçkollari alias “Lani” ose “Daja i Vlorës”, që konsiderohet nga prokuroria si koka i këtij grupimi kriminal, që kryente trafik droge nga Shqipëria në Itali, ndodhet në burg.

Në të njëjtën dosje penale është marë i pandehur dhe Orhan Duçkollari, xhaxhai i Mariglen Duçkollarit si dhe Rexhino Muçaj ose “Xhino” që rezulton të jetë nipi i kreut të këtij grupi, Ilirjan Duçkollarit. Emri i Mariglen Duçkollarit, ka dalë nga dëshmia e njërit prej personave të arrestuar në Bari të Italisë, i cili vendosi të bashkëpunojë dhe tregojë të gjithë aktivitetin kriminal mbi trafikun e drogës që ai kryente në kuadër të organizatës që drejtohej nga familja e Ilirjan Duçkollarit.

Sipas dëshmitarit i përfshirë në këtë veprimtari, nuk ka qënë vetëm Ilirjani, por dhe djali i tij, Marigleni, bashkëshortja, vëllai Orhani dhe disa persona të tjerë. Aktualisht kjo çështje penale ndodhet në fazën fillestare të gjykimit pranë Gjykatës së Posaçme, ku të pandehur janë marë Ilirjan Duçkollari alias Zaimi, Mariglen Duçkollari, Orhan Duçkollari, Robert Myftari,Julian Bejdollari, Piro Bregu, Rexhino Muçaj e persona të tjerë.

Veç akuzave për trafik droge në kuadër të grupit kriminal dhe kultivim të lëndëve narkotike, prokuroria e poasaçme ndaj të pandehurve kryesorë të këtij grupi, ka nisur hetim paralel për bllokimin e aseteve financiare të tyre, raporton Ora News.

The post Lirohet nga burgu djali i “Dajës së Vlorës”, Gjykata mbyll në shtëpi Duçkollarin e “shpirtit” appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Shpirti”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka mbyllur hetimet për të arrestuarit e operacionit “Shpirti”, të cilët akuzone për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Tashmë, SPAK ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes. Gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për gjykimin e çështjes penale të ndarë,  nr.36/1, të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve I. D., A.K., K.(P.)B., O.D., J.B., R.M., R.M (tjetër shtetas ky), A.K., M.D, akuzuar se kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë hetimit janë dokumentuar disa episode trafikimi të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri dhe Itali, në një sasi prej 6 (gjashtë) ton lëndë narkotike e llojit cannabis sativa, marijuanë, kokainë, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion Euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë rreth 5 (pesë) milion Euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë për 28 persona të tjerë të arrestuar, si dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./albeu.com

The post Operacioni “Shpirti”, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim çështjen appeared first on Albeu.com.

Operancioni “Shpirti”, arrestohen dy truprojat e Saimir Tahirit
Dy truprojat e ish-minitrit të Brenshëm Saimir Tahiri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar.

Hekuran Marku, arrestuar në Gjermani dhe Paul  Deda alias Agustin Deda, është arrestuar në Francë.

Prokuroria Posaçme (SPAK) ka derguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.

Kujtojmë se, Hekuran Marku dhe Agustin Deda u shpallën në kërkim që prej një muaji e gjysmë, pasi dolën në përgjimet e megaoperacionit “Shpirti” dhe janë të dyshuar si i përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të kanabisit./albeu.com

The post Operancioni “Shpirti”, arrestohen dy truprojat e Saimir Tahirit appeared first on Albeu.com.

Operacioni ”shpirti”, prokurorët e SPAK nisen drejt Italisë
Prokurorët e SPAK që hetuan dosjen ”shpirti” janë nisur në një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takojnë homologët e antimafias italiane.

Në këtë takim pritet që të diskutohet mbi hetimet e përbashkëta mes dy vendeve, që lidhen kryesisht me trafikun e drogës dhe me pastrimin e parave që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Në grupin e SPAK që është nisur drejt Italisë, janë dhe prokurorët që hetuan dosjen ”shpirti”, Dritan Prencci dhe Vladimir Mara, si dhe zv.drejtuesi i SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, ky i fundit hetoi edhe dosjen e ish-zv.ministres së Mbrojtjes, Rovena Vodës.

The post Operacioni ”shpirti”, prokurorët e SPAK nisen drejt Italisë appeared first on Albeu.com.

“Erdhëm me gomone se ishim të dehur”, si skafistët zbuluan rrjetin e trafikut dhe ish-truprojat e Tahirit
Herët në mëngjes më 4 gusht 2016, dy shqiptarë mbajtën gomonen pranë një lokali në plazhin e fshatit turistik Torre Canne në bregdetin e Pulias në Itali dhe u ulën të pinë një kafe. Ndërsa pinin kafenë, forcat ligjzbatuese italiane vërejtën gomonen dhe pyetën se kujt i përkiste.

Të dy shqiptarët u shoqëruan për në stacionin e policisë, ku deklaruan se kishin ardhur nga Shqipëria për qejf, sepse kishin qenë të dehur. Ata nuk kishin dokumente. Megjithatë, italianët i japin një urdhër espulso dhe i lënë të lirë, ndërsa gomonia sekuestrohet.

Katër vite më vonë, dy shqiptarët Fiqiret Seferi, 57 vjeç nga Luzi i Vogël i Kavajës dhe Fërhat Ajdini, mosha dhe vendbanimi i së cilit nuk del nga dokumentet gjyqësore të para nga BIRN, rrëfyen me detaje për drejtësinë italiane ngjarjen e 4 gushtit si dhe dy episode të tjera të trafikut të drogës.

Verën e vitit 2016, kultivimi dhe trafikimi i marijuanës ishte në lulëzim dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama po përballej me akuza të njëpasnjëshme për tolerim dhe bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në këtë sfond, Seferi dhe Ajdini ishin duke ëndërruar për pasurim të shpejtë.

Fati i tyre u shfaq nën emrin e Saimir Kurtit, i njohur në atë kohë si drejtor i zyrës së punës në Kavajë dhe i akuzuar nga Partia Demokratike në opozitë si pjesë e kontigjentit të krimit të organizuar, të punësuar nga qeveria “Rama”. Në këtë kontekst, nuk ishte çudi që dy skafistët e takuan Kurtin, ndërsa ai gjendej në spitalin e Durrësit, i arrestuar nga policia.

Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini u arrestuan sërish nga policia italiane në dhjetor 2016 dhe u dënuan me nga 20 vjet burg secili, pasi pranuan fajin, përfshirë trafikimin e 290 kilogramëve kanabis natën mes 3 dhe 4 gushtit 2016.

Dënimi i rëndë duket se i bindi ata që të bashkëpunojnë me drejtësinë italiane, duke rrëfyer në detaje karrierën e tyre të shkurtër, por intensive si trafikantë droge. Rrëfimi i tyre u bë një nga bazat e një grupi hetimor të përbashkët shqiptaro-italian, që solli goditjen e katër strukturave të krimit të organizuar, në të cilat akuzohet se janë përfshirë mes të tjerëve edhe dy truprojat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Karriera prej trafikanti e Seferit dhe Ajdinit zgjati më pak se pesë muaj, por fati i dërgoi ata në disa rrugë vajtje-ardhje nga plazhi i Golemit në Shqipëri drejt pikave të ndryshme të bregdetit italian, ndërsa në një rast, i uli në tryezën e darkës së një grupi trafikantësh droge nga Bari.

Këta të fundit u dhanë atyre një supergomone me një motor 255 kuaj fuqi për të ardhur në Shqipëri për drogën e furnizuar nga, aludohet, ish-truprojat e Tahirit. Këta të fundit kanë mohuar akuzat nga arratia.

Prokuroria shqiptare paraqiti situatën e tyre në dokumentin e kërkesës për masë sigurie të dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar:

“Pas dënimit në shkallë të parë, kanë shtyrë dy të sipërpërmendurit, Fiqiret Seferi dhe Fërhat Ajdini për bashkëpunim me drejtësinë, duke bërë nga fundi i vitit 2019 dhe fillimi i 2020 një seri deklarimesh, gjatë të cilave, duke pranuar thelbësisht fajet e tyre në lidhje me sjelljet e verifikuara, kanë rindërtuar në mënyrë konvergjente dinamikat që i përkasin organizimit të trafikimit të lëndës narkotike në rrugë detare, gjetjes së mjeteve lundruese e të sasive shumë të mëdha të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, për të cilat tregonin se cilët ishin pronarët dhe pritësit e saj, duke deklaruar në veçanti tre “udhëtime” nga Shqipëria në Itali.”

I pari lidhet me një sasi prej 290 kilogamësh kanabis. Sipas dëshmisë së të penduarve, droga u furnizua nga tre persona, Saimir Kurti nga Kavaja, Malton Lleshi nga Saranda dhe nga një i tretë i paidentifikuar. Seferi dhe Ajdini morën përsipër të bëjnë skafistin, duke e marrë drogën në Shqipëri për t’a dorëzuar atë në Itali, por ata kishin edhe për detyrë që të merrnin paratë nga blerësit.

Kurti, i njohur edhe si zyrtar socialist në Kavajë, u dha atyre edhe gomonen dhe një pjesë të drogës. Dy persona të tjerë dhanë pjesën tjetër të drogës, ndërsa skafistët morën premtimin se do të paguheshin 100 euro për çdo kilogramë, ose 29 mijë euro në total. Ata nuk hasën ndonjë problem të madh.

Më 3 gusht, në kulm të sezonit turistik, në një nga zonat më popullore të bregdetit shqiptar në Golem, në orën 11.30 të mbrëmjes, një fuoristradë futi në det një gomone të ngarkuar me drogë, të cilën dy skafistët e dërguan në Itali.

Mëngjesin tjetër, Ajdini dhe Seferi zbarkuan drogën në një zonë me kallamishte. Por kapërcimi i detit është vetëm gjysma e punës dhe prej këtu, fati nuk u eci mbarë. Ata pritën për ditë me radhë që fillimisht pritësit të merrnin drogën, ndërsa më pas, që të paguanin paratë. Takuan një shqiptar i cili pranoi të vërë në dispozicion shtëpinë e tij për të magazinuar drogën. Vetëm më 8 gusht, pesë ditë më vonë, ata arritën të kontaktojnë blerësin, një shqiptar i njohur si Tani i Modugnos, i cili mori në dorëzim 150 kilogramë, por nuk pagoi paratë.

Një nga furnitorët e drogës, Malton Lleshi, i këshilloi dy skafistët që të merrnin një pjesë të drogës si pagesë në natyrë për udhëtimin, për të cilin, nuk ishin paguar. Ajdini nisi në këtë mënyrë një aventurë për të shitur drogën në sasi të vogla, duke udhëtuar lart e poshtë në jugun e Italisë, nga Pulja për në Kalabri e pas. Sasi të ndryshme droge u shitën për 1300 deri në 1800 euro për kilogramë, por kjo nuk mjaftoi.

Të tensionuar, skafistët, blerësit e drogës në Itali dhe shitësit në Shqipëri kryejnë një volum të konsiderueshëm komunikimesh elektronike.

Dy skafistët, të cilët shpëtuan paq kur po pinin kafe menjëherë pas shkarkimit të drogës, nuk e dinin se autoritetet italiane i kishin vënë ndërkohë në përgjim. Në komunikime, palët në përgjithësi duket se përdorin gjuhë me nënkuptime, duke folur për avokatë me dokumente që duhen firmosur në vend që të flasin për blerës dhe para që duhen paguar, apo duke folur për pagesë për orë pune në vend që të flisnin për çmimin e kilogramëve drogë të shitur, por përgjimet e komunikimeve të tyre u përdorën katër vjet më vonë nga autoritetet për të verifikuar rrëfimin e skafistëve, pasi këta të fundit u skanuan.

Më 5 shtator, afro një muaj pas vajtjes së drogës në Itali, Lleshi kreu një atentat me tritol ndaj Ajdinit në Shqipëri, një mesazh kërcënues për pagesën e munguar.

Gjatë viteve 2014-2016, Shqipëria u përfshi nga një valë shpërthimesh bombash, të cilat, në shumë raste shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa në disa raste, vdekje dhe gjymtime të tmerrshme. Shumica e atentateve përfunduan si ngjarje pa autor, ndërsa kjo dosje duket se jep detaje mbi shkaqet dhe mënyrat e zgjidhjes së këtyre konflikteve.

Seferi deklaroi në rrëfimin e tij para policisë italiane: “Malton Lleshi vuri bombën, tritol në një tavolinë te klubi i Ajdinit. Ky më mori në telefon, unë shkova te shtëpia e tij dhe pashë tritolin nën tavolinë. Ishte një pako me letër ngjitëse, e lidhur me një antenë. Tritoli u vu sepse një ditë para se të gjendej, unë dhe Ajdini kishim bërë llafe me Lleshin për lekët. Spostuam tavolinën larg dhe shpërtheu pa bërë dëme.” Lleshi pretendonte 50 mijë euro për një sasi droge të sekuestruar nga autoritete italiane nga eksporti i parë.

Nga fundi i shtatorit 2016, Seferi dhe Ajdini gjenden në Shqipëri. Saimir Kurti po bëhet gati për të trafikuar një sasi shumë më të madhe droge, 660 kilogramë, drogë që u trafikua nga Mali i Robit në Durrës për në Monopoli më 21 tetor 2016. Droga ishte porositur nga një rrjet trafikantësh shqiptarë në Gjermani. Udhëtimi nuk shkoi mbarë: Pasi droga u shkarkua, një banor vendës njoftoi policinë, e cila e sekuestroi atë. Seferi dhe Ajdini shpëtuan.

Kjo nuk e pengoi organizatën të planifikonte një eksport tjetër, akoma më të madh. Sipas dosjes gjyqësore, në lojë hynë trafikantë të njohur në Bari të Italisë si dhe dy truproja të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Italianët u angazhuan për të gjetur një gomone me motor të fuqishëm, në gjendje për të transportuar mbi 1 mijë kilogramë drogë, ndërsa Malton Lleshi dhe dy truprojat e Tahirit akuzohen se furnizuan drogën.

Seferi dhe Ajdini erdhën me gomone nga Italia në Shqipëri dhe ndaluan në grykëderdhjen e lumit Shkumbin në Vilë Bashtovë. Sipas dëshmisë së tyre, Agustin Deda dhe Hekuran Marku shoqëruan drogën nga Memaliaj drejt gomones.

Ata u premtuan skafistëve nga 100 mijë euro secilit, ndërsa me këto para, ata mund të paguanin edhe borxhin që i kishin Lleshit.

Sipas rrëfimit të Ajdinit, “gjatë ngarkimit të gomones, Gusti dhe Hekurani kishin radiot dhe pistoletat. “Ata janë policia,” citohet të ketë thënë ai.

Ajdinit dhe Seferit i ngeci fati këtu. Më 21 dhjetor 2016, të dy u arrestuan bashkë me 1,016 kilogramë drogë, rreth 2.5 kilometra larg bregdetit italian.

Arrestimi i tyre shihet si fatkeqësi, për të cilin, organizatorët barezë të trafikut shprehin keqardhje. Ajdini dhe Seferi u dënuan fillimisht në vitin 2017 me 6 vjet e tetë muaj burg, por pozita e tyre u rëndua më vonë, kur italianët i akuzuan jo thjesht si trafikantë, por si organizatorë.

Në shkurt 2019, Gjykata e Barit dënoi Ajdinin me 19 vjet e nëntë muaj dhe Seferin me 18 vjet e dhjetë muaj. Kjo i shtyu ata të pendohen. Rrëfimi i tyre i detajuar dha prova për shumë trafikantë në Shqipëri dhe Itali si dhe oficerë policie të korruptuar në Shqipëri.

Prokuroria e Barit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri krijuan në vitin 2017 një skuadër të përbashkët hetimore për të hetuar këtë grup trafiku, si dhe një grup tjetër me bazë në Vlorë. Nisma e italianëve për hetim të përbashkët erdhi pasi vunë re lidhje mes rasteve të ndryshme të trafikimit të sasive të mëdha të drogës së sekuestruar, rreth 6,636 kilogramë.

Hetimi i përbashkët u mbyll në korrik 2021, kur u lëshuan urdhërarreste për 38 persona në Shqipëri dhe në Itali, përfshirë këtu edhe një zyrtar policie e një prokuror.(BIRN)

The post “Erdhëm me gomone se ishim të dehur”, si skafistët zbuluan rrjetin e trafikut dhe ish-truprojat e Tahirit appeared first on Albeu.com.