operacioni plumbi i arte Archives - Albeu.com

Operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reagon pas deklaratave të Gledis Nanos: Çfarë rezultoi nga hetimi
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar lidhur me deklaratat e ish-kryepolicit Gledis Nano për dekonspirim të operacionit “Plumbi i Artë” ku u vunë në pranga 18 persona nga 32 urdhër arreste në total.

Lidhur me këtë ngjarje, AMP ka nisur një hetim, ku në një reagim për mediat, ka theksuar se nga verifikimet e kryera deri më tani ka rezultuar se nuk ka pasur punonjës policie të përfshirë në dekonspirim të mundshëm të këtij operacioni.

“Nga verifikimet e deritanishme të kryera në këtë fazë të inspektimit të zhvilluar për këtë qëllim, rezulton se nuk ka dyshime të arsyeshme për punonjës policie që janë të implikuar në një dekonspirim të mundshëm të operacionit ‘Golden Bullet’”, thuhet në reagimin e AMP për Euroneës Albania.

Operacioni “Plumbi i Artë” u finalizua më 17 Maj të këtij viti pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prangave u shpëtuan emra të njohur si Suel Çela apo edhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj i cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht.

Ish drejtori i policisë së Shtetit Gledis Nano tha në një intervistë për median franceze se operacioni ishte dekonspiruar dhe 14 persona arritën të arratiseshin.

The post Operacioni “Plumbi i Artë” u dekonspirua? Agjencia e Mbikëqyrjes Policore reagon pas deklaratave të Gledis Nanos: Çfarë rezultoi nga hetimi appeared first on Albeu.com.

Gentian Sharra fut në “sherr” SPAK-un me Prokurorinë e Elbasanit
Gentian Sharra, i cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani, është kthyer tashmë në mollë sherri” mes Prokurorisë Speciale (SPAK) dhe Prokurorisë së Elbasanit.

Burime për Abc bëjnë me dije se prej 5 ditësh kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja, dhe prokurorët e Elbasanit janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre për çështjen administrative, ku bëhet fjalë për nisjen e procedimit penal ndaj Gentian Sharrës.

Debati mes SPAK dhe Prokurorisë së Elbasanit konsiston se kush ka të drejtë të hetojë dhe të nisë këtë procedim penal, i cili ka nisur njëkohësisht si në SPAK ashtu edhe në Elbasan nga prokurori Xhilian Seferi.

Debati mes Krajës dhe Prokurorëve të Elbasanit është kryer në distancë përmes telefonit, kjo pasi Prokuroria e Elbasanit në një dalje publike për mediat bëri të ditur se kishte sekuestruar 5 milionë euro Gentian Sharrës dhe babait të tij, pasuri të cilat dyshohet se janë vënë përmes aktiviteteve kriminale pasi ishin hetuar nga prokurorët e Elbasanit, dhe më pas dosja kaloi në SPAK.

Çfarë iu sekuestrua Gentian Sharrës dhe babait të tij në 10 Qershor:

-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;

-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.

-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.

/abcnews.al

The post Gentian Sharra fut në “sherr” SPAK-un me Prokurorinë e Elbasanit appeared first on Albeu.com.

“Plumbi i Artë”, fotoja e oficerit në celularin e Dumanit, policia nuk e merr në mbrojtje
Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje Nuredin Dumanin lidhur me një foto të një drejtuesi policie gjetur në celularin e tij. Mësohet se një foto e ish-shefit të Hetimit në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit u gjet në celularin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ndërsa diçka e tillë ka vënë në alarm hetuesit.

Oficeri në policinë e Elbasanit që prej vitit 2019 transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Burime pranë uniformave blu i thanë A2 CNN se oficeri ka kërkuar mbrojtje, por diçka e tillë nuk i është dhënë, kjo me motivacionin se nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shpjegimet e bashkëpunëtorit të drejtësisë lidhur me ekzistencën e fotos, por në raste të ngjashme nga deklarimet e tij, fotot mbërrinin në celular si porosi për eliminimin e personave të ndryshëm. Dosja “Plumbi i Artë” ka bërë që një seri ngjarjesh kriminale të zbardhen, por një pjesë e të dyshuarve kanë arritur t’i shmangen drejtësisë. Kjo ka bërë që edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të nisë hetime për dekonspirim të aksionit për arrestimin e tyre./a2cnn

The post “Plumbi i Artë”, fotoja e oficerit në celularin e Dumanit, policia nuk e merr në mbrojtje appeared first on Albeu.com.

SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh, Dumani nxjerr 100 emra të tjerë
Një javë pas operacionit “Plumbi i Artë”, pritet që të nisë një valë e dytë arrestimesh të emrave të njohur të botës së krimit. Edhe për këtë “valë” aksion, duket se SPAK i atribuohet dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani dhe ushtari i tij, Henrik Hoxhaj.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews”, se Dumani ka nxjerrë në pah rreth 100 emra të rinj të botës së errët të krimit në vendin tonë. Edhe këta pritet që të arrestohen nga Policia e Shtetit.

Burime pranë SPAK, thanë se Dumani në dëshminë e tij, ka nxjerrë rreth 100 emra të personave të botës së krimit në Shqipëri, që veprojnë në disa qytete, e një pjesë e këtyre emrave, janë arrestuar dhe shpallur në kërkim me vendim gjykate, ndërsa për pjesën tjetër vijohet të hetohet në çdo moment. Pritet që gjithë aksioni të fokusohet më së shumti në në zonën e Fushë-Krujës, Fierit dhe Vlorës, por nuk përjashtohen as qytete të tjera. Pikërisht në vende këto ku besohet se Nuredin Dumani dhe grupi i miqve të tij, kanë marrë porosi ose kanë kryer vrasje me pagesë për llogari të personave të tjerë që kanë influencë të madhe kriminale në këto zona.

Dumani dhe Hoxhaj, mësohet se kanë treguar edhe anëtarët e grupit të armikut të përbetuar Talo Çelës, që vijon të qëndrojë prej disa vitesh në arrati. Ndërkohë që herën e parë të gjithë “VIP-at” shpëtuan, edhe pse gjithsej ishin prerë 32 urdhër-arreste, 18 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 14 të tjera janë shpallur në kërkim.

The post SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh, Dumani nxjerr 100 emra të tjerë appeared first on Albeu.com.

“Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik Hoxhaj del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës: E kishte sharë në telefon
Henrik Hoxhaj “killeri” i arrestuar bashkë me Nuredin Dumanin, ka rrëfyer një tjetër krim të ndodhur vite më parë.

Ai është shprehur para hetuesve se në shkurt të viti 2011, ka marrë porosi nga Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky person mësohet se i ka ofruar 50 mijë euro Henrik Hoxhajt për të eliminuar fizikisht Filip Gjeloshin.

“Më ka dhënë 10 milion paradhënie për shpenzimet” është shprehur Henrik Hoxhaj para hetuesve.

Arsyeja se pse donte ta vriste Filip Gjeloshin kishte qenë një kërcënim që ky i fundit kishte bërë ndaj Ardian Ozunit. Sherri mes tyre ka ndodhur pasi Ozuni kishte rrahur nipin një person të afërt të Filipit.

“E kam mbikëqyrur disa herë shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj”, derisa vendos momentin e duhur për ta kryer punën. Unë kam pasur një Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda makinës kam pasur kallashnikovin me silenciator. Kallashin ma ka gjetur Ardiani i cili njihej edhe si “Cufi” dhe përveç armës ai më bleu edhe një silenciator që e provuam nëse punon tek karburanti i tij në Allias.”

“Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë  errësirë dhe unë isha parkuar afër lokalit që ky person kishte tek rruga “Siri Kodra” në Tiranë dhe po e prisja Filipin të vinte. Ai ka ardhur me një Mitsubishi me targa angleze. Ai ndaloi në kthesë dhe kam dalë nga makina ime dhe kam qëlluar me breshëri ndaj tij. Kam parë një femër në makinë dhe duke qenë se nuk doja ta dëmtoja atë kam ndaluar zjarrin dhe nuk kam qëlluar më. Jam futur në makinë dhe jam larguar nga drejtimi i sipërm pasi i trembesha postblloqeve në Paskuqan. Më pas pashë në televizor se ai ishte plagosur nga atentati por nuk u mora më me atë punë.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Filip Gjeloshaj është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias. Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë. Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krah të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait. Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar për plagosjen e elektricistit Shpëtim Beqiri fare pranë banesës së tij në rrugën “Siri Kodra”. Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshaj në vitin 2011 do t’i shpëtonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti i plagosur.

The post “Kush më pagoi 50 mijë euro për ta hequr“, Henrik Hoxhaj del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës: E kishte sharë në telefon appeared first on Albeu.com.

“M’u duk hallexhi”, Henrik Hoxhaj tregon si e ndoqi Bujar Çelën, por nuk e vrau: Dumani më çoi sms, mendova se eliminoi Talon
Është zbardhur dëshmia e një prej të penduarve të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili u arrestua bashkë me Nuredin Dumanin më 29 mars në Fier. Ai ka rrëfyer versionin e tij lidhur me vrasjen e Bujar Çelës në vitin 2020.

Henrik Hoxhaj në dëshminë e tij para SPAK, raporton se në fund të shtatorit në vitin 2020, Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës. Për këtë vrasje Dumani i kishte ofruar Henrik Hoxhajt një shumë prej 60 mijë eurosh.

Fillimisht Henrik Hoxhaj dëshmon se e ka pranuar punën dhe kishte filluar t mblidhte të dhëna për shënjestrën e radhës. Sipas Henrik Hoxhajt, Bujar Çelën e ka ndjekur teksa ai punonte si taksist nëpër qytet.

Ai shton se personi në fjalë i është dukur hallexhi dhe kështu ai vetë nuk ka qenë i predispozuar për ta bërë si punë, dhe për këtë arsye ai e ka shtyrë kryerjen e vrasjes. Pas disa kohësh Nuredin Dumani, dëshmon Henrik Hoxhaj, i ka çuar SMS duke thënë se e bëri atë punën e Çelës.

“Në një moment kam dyshuar se Nuredin Dumani ka vrarë Talon, por në televizor kam parë se kishte vrarë Bujar Çelën që unë nuk e kisha kryer si porosi” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoixhaj.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më 17 shtator 2020, Nuredin Dumani ka rrëfyer edhe versionin e tij për vrasjen e vëllait të Talo Çelës.

Rrëfimi i plotë i Dumanit

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty.

Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje.

Historia e Nuredin Dumanit dhe Talo Çelës, që nga miq u shndërruan në armiq

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Kush është Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

14 të akuzuarit që janë në arrati

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Alban Bengasi

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami)

9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP

Nuredin Dumani, 35 vjeç

Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

Altin Ndoci, 35 vjeç

Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

Skerdi Tasi, 31 vjeç

Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

Ilirian Feci, 47 vjeç

Enver Diva, 43 vjeç

Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit

Ardjan Uzuni, 56 vjeç

Leonard Palushi, 41 vjeç

Gentian Sharra, 48 vjeç

Fatos Gosa, 54 vjeç

Florenc Çekrezi, 35 vjeç

Petrit Qoli, 51 vjeç

Agron Qoli, 52 vjeç

Agron Qafa, 48 vjeç

Asllan Plaku, 30 vjeç/abcnews.al/

The post “M’u duk hallexhi”, Henrik Hoxhaj tregon si e ndoqi Bujar Çelën, por nuk e vrau: Dumani më çoi sms, mendova se eliminoi Talon appeared first on Albeu.com.

Armë dhe vila luksoze, publikohen pamjet nga operacioni “Plumbi i artë” (VIDEO)
Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi në “facebook” ka bërë publik bilancin e javës së fundit, ku ndër të tjera spikat operacioni “Plumbi i artë”, pamjet e të cilit publikohen për herë të parë.

Në total janë zhvilluar 27 operacione për kapjen e personave të shpallur në kërkim, të cilat kulmuan me aksionin “Golden Bullet”, kur me dëshmitë tyre Dumani dhe Hoxhaj, çuan në arrestimin e 18 personave, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit, në një javë!

Vijojnë operacionet policore kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo atyre të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin.

•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 530 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 360 janë proceduar penalisht dhe 26 janë shpallur në kërkim.

•Janë kapur në total 43 persona në kërkim, 39 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë zhvilluar 27 operacione policore, të koduara: “Black”, “Camouflage 6’’, ‘’Camouflage 7”, “Tëo”, “Extortion”, “Tracing”, “Sei”, “Tranzit 17”, “Gjurmimi”, “Piaza”, “Cloned key”, “Dealers 2”, “Livadhi”, “Bamatati”, “Butrinti”, “Radomira”, “ROAD GUARD 19”, “Samos”, “Servisi”, “Barrikada”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Ishulli”, “Bratosh”, “Luzi”, “Black Cargo”, të cilat kulmuan me operacionin policor “Golden bullet”.

•Operacioni policor i koduar “Golden bullet” u zhvillua për goditjen e grupeve kriminale që vepronin në fushën e krimeve të rënda ndaj personit, në kuadër të të cilit, deri tani, janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Operacioni është në vijim.

•Në PKK Port Durrës është duke vijuar operacioni policor i koduar “Black Cargo”, për goditjen e trafikimit të drogave të forta, gjatë të cilit, deri tani, janë sekuestruar 59 kg kokainë.

•Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar dhjetëra doza me kanabis, heroinë dhe kokainë, 190000 fara kanabisi, vaj kanabisi, qindra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, rreth 32000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, radio policie, 1 automjet i vjedhur dhe çelësa të klonuar që shërbenin për të vjedhur automjete.

•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 18 raste dhe janë sekuestruar 8 armë zjarri, 1 pistoletë sinjalizuese, 8 thika, doreza metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.

•Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.

•Janë evidentuar dhe goditur 32 raste të krimeve mjedisore; 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 7 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 32 raste.

Policia Rrugore/Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamera dhe mjete të tjera të pauniformuara, monitorime intensive në akset e cilësuara me risk, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 656 leje drejtimi, nga të cilat: 496 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 111 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 49 për qarkullim në sens të kundërt.

•Janë arrestuar 69 drejtues mjetesh, nga këta: 23 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 46 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, njëri prej tyre për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike dhe njëri për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

•Janë vendosur 17553 masa administrative, si dhe janë zvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

• Gjatë kësaj jave janë kapur 12 shtetas në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

•Janë proceduar penalisht 8 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 4 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

•Janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar dhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

•Gjithashtu, janë goditur 3 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit është e angazhuar në kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe po bashkëpunon ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. /albeu.com

The post Armë dhe vila luksoze, publikohen pamjet nga operacioni “Plumbi i artë” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Plumbi i Artë”, paraditen e sotme kontrolle në Fier dhe Durrës
Ashtu siç e konfirmoi edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, operacioni “Plumbi i Artë” vazhdon, pavarësisht se nuk është bërë mediatike.

Gazetari Elton Qyno ka raportuar për Ora News se në qytetin e Durrësit dhe të Fierit, policia dhe prokurorët e SPAK mëngjesin e sotëm kanë ushtruar kontrolle nëpër biznese dhe banesa.

Më shume se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.

The post Operacioni “Plumbi i Artë”, paraditen e sotme kontrolle në Fier dhe Durrës appeared first on Albeu.com.

Operacioni “Plumbi i artë” është në zhvillim, Nano: Nuk kemi ndalur pavarësisht se nuk janë bërë mediatike
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano mesditën e sotme ka konfirmuar se operacioni “Plumbi artë” është në zhvillim duke mos u ndalur në asnjë moment edhe pse nuk është bërë mediatike.

Nano ka shtuar se janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim pritet të ketë arrestime.

Gjihashtu ai theksoi se po hetohet për dekonspirim të operacionit dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit.

Pyetje: Lidhur me operacionin e SPAK, ku u lëshuan 32 urdhër-arreste, 14 prej tyre nuk janë kapur, keni informacione që operacioni mund të jetë dekonspiruar?

Nano: Jemi në operacion e sipër, nuk kemi ndaluar pavarësisht se nuk janë bërë mediatike zhvillimet e fundit. Për pjesën e dekonspirimit jemi duke e hetuar së bashku me SPAK dhe agjencitë e tjera. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, çdokush do të marrë dënimin e duhur. Nuk jap informacione mbi zhvillimet e fundit sepse aktualisht operacioni është nën zhvillim e sipër.

The post Operacioni “Plumbi i artë” është në zhvillim, Nano: Nuk kemi ndalur pavarësisht se nuk janë bërë mediatike appeared first on Albeu.com.

14 të arratisur gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, AMP nis hetimet për rrjedhje informacioni
Operacioni “Plumbi i Artë” ishte një nga operacinet më të mëdha dhe më të sukseshme të zhvilluar nga SPAK, por pati edhe “firo”, pasi 14 persona ia dolën të arratiseshin në kohë.

Kjo ka detyruar Agjencinë e Mbikëqyerjes Policore të nisë hetimet nësa ka patur rrjedhje informacioni gjatë operacionit.

AMP me anë të një postimi në “facebook” njofton se d otë hetojë me seriozitet maksimal çdo dyshim për rrjedhje informacioni edhe nga punonjës policie.

NJOFTIMI:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni, gjatë operacionit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia e Shtetit, në kuadër të procedimit penal nr.75/2022, përmes të cilit u caktuan dhe ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme.

The post 14 të arratisur gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, AMP nis hetimet për rrjedhje informacioni appeared first on Albeu.com.