operacionet antidroge Archives - Albeu.com

Të vendosur në tenda dhe të pajisur me kazma e lopata, shqiptarët në Spanjë arrestohen duke punuar parcelën me rreth 3500 bimë (VIDEO)
Një operacion i madh anti-drogë është zhvilluar në Spanjë, ku në prangat e policisë kanë rënë dy shtetas shqiptarë.

Operacioni u zhvillua nga agjentët e Gardës Civile në Galicia të Spanjës, ku është kapur një nga plantacionet më të mëdha të marijuanës që është gjetur në këtë zonë vitet e fundit.

Plantacioni ndodhej në një livadh në malin komunal të famullisë së Pedres në komunën Cerdedo-Cotobade.

Agjentët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shtetasve shqiptarë dhe për praninë e tyre të pajustifikuar në Montes de Pedre. Falë bashkëpunimit të publikut, agjentët mundën të gjenin plantacionin dhe kur grupi hetimor mbërriti për të inspektuar zonën, zbuloi një sipërfaqe toke që i kalon 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara.

Në të njëjtën kohë, dy shqiptarët kanë mbetur të habitur, pasi ishin duke kryer punë kur ndodhi aksioni policor. Ata konsiderohen si autorë të dyshuar të një krimi kundër shëndetit publik, për trafik droge.

Ata jetonin në dy çadra që ishin ngjitur me plantacionin dhe kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me sobë dhe shumë ushqime e pije.

Gjithashtu, në një tënd të tretë u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar , vendndodhja e të cilit nuk dihet.

Në këtë kamp, Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar në tokë si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie. Përveç kësaj, kishte një fuçi plastike me ujë, me të cilën ishin të lidhura disa tubacione për të ujitur të gjithë plantacionin.

Operacioni përfundoi me prerjen dhe peshimin e bimëve. Tashmë ato do të vihen në dispozicion të autoritetit gjyqësor kompetent, ndërsa të arrestuarit u transferuan në Gjykatën Hetimore numër tre të Pontevedra, e cila i la në burg.

Për momentin vijon procedimi për gjetjen dhe arrestimin e personit, i cili sipas hetimeve mund të banonte në tendën e tretë të gjetur në këtë zonë të malit.

The post Të vendosur në tenda dhe të pajisur me kazma e lopata, shqiptarët në Spanjë arrestohen duke punuar parcelën me rreth 3500 bimë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Mbi 200 policë e 4 dronë rrethojnë Krujën për të kapur “barin”, efektivi i FNSH bie nga shkëmbi (VIDEO)
Policia e Krujës ka ndërmarrë një aksion për për të kapur parcelat me drogë.

Gjatë operacionit është dëmtuar një efektiv policie, i cili është rrëzuar nga shkëmbi.

Gjatë operacionit, policia ka vënë në dispozicion mbi 200 efektivë policie dhe 4 dronë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrollin në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor, janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtme të shumta fizike. Punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar, gjatë kontrollit, 3 ambiente të hapuara, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrolli vijon.

The post Mbi 200 policë e 4 dronë rrethojnë Krujën për të kapur “barin”, efektivi i FNSH bie nga shkëmbi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Zbardhet” dosja e prokurorisë: Rolet e bandës së drogës, nga Elsa Lila te Petrit Bardhi
Abcnews.al ka siguruar dosjen e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila dhe të disa personave të tjerë në Itali në kuadër të një operacioni  anti-drogë. Në dosje janë shpjeguar rolet që ka pasur secili prej tyre.

Organizator i këtij grupi ishte shqiptari Arindi Boci, i cili njihej pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës. “Rindi”, sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese.

Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, Elsa Lila akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.

“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor.

Prokurorët italianë shkruajnë se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse me rol minimal, faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës”, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabilitetit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.

Hetuesit italianë nënvizojnë se “Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij kriminal e dëshmojnë përkatësinë e saj më këtë ambient kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore.

Petrit Bardhi i njohur me pseudonimin Titi, ishte element kryesor. Ky i fundit i siguronte grupit të drejtuar nga Arindi Boci, sasinë e drogës për ta trafikuar, falë lidhjeve me element të spikatur të kriminalitetit roman. Arindi Boci, ishte Cesku dhe merrej me magazinimin e tregtimin e lëndës narkotike.

Ndalemi te Elsa Lila. Në përgjime del që asaj i janë besuar ruajtja e arkës së të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike e një regjistër kontabilitetit me hyrje daljet e të ardhurave. Gjatë një bisede të përgjuar në banesën e Arindi Boci, “Rindi” informon babanë e nipin e Glendi Burhanaj se kishte tërhequr 25 mijë euro për shpenzimet legale. Lila si njeri i besueshëm i tij i ofronte banesën e saj për t’iu fshehur kontrolleve policor, gjatë periudhës së verës, kur ajo do të nisej për pushime.

Pjesë nga dosja:

Aktiviteti i zhvilluar nga janari 2019 deri në shtator 2019 bëri të mundur verifikimin e përdorimit të telefonave të koduar për komunikimin e tyre dhe identifikimin e ndarjes së roleve të përfshira nga të dyshuarit brenda grupit kriminal: BOCI Arindi (i quajtur “Rindi”), si organizator i shoqatës; së bashku me BURHANAJ Glend (i quajtur “Qorri”), ka ngritur, organizuar dhe menaxhuar një trafik droge në zonën Acilia dhe Primavalle, duke koordinuar vendosjen, fshehjen, përpunimin dhe tregtimin e kokainës, hashashit dhe marihuanës atje;

NDREKA Francesk (i quajtur “Cesk”), si anëtare e shoqatës; “Vino e besueshme” dhe “krahu operativ” i BOCI Arindi, e ka ndihmuar këtë të fundit në fazat që kanë të bëjnë me posedimin, përpunimin, asgjësimin dhe shitjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës;

BARDHI Petrit (i quajtur “Titi”), si pjesëmarrës në shoqatë, i dha grupit të kryesuar nga BOCI Arindi kontaktet e blerësve të drogës, duke pohuar kalibrin dhe njohuritë e tij me subjekte të shquara të botës kriminale si dhe duke e ndihmuar atë me rastin e dërgimit të lëndës narkotike;

LILA Elsa, si anëtare e shoqatës; duke ndjekur direktivat e “grupit” u përdor si “kujdestare” e të ardhurave të veprimtarisë kriminale të paligjshme si dhe të ashtuquajturat libri i kontabilitetit?

NARDINI Alessio, si pjesëmarrës në shoqatë, doli fillimisht si kontakt i Petrit Bardhit ka siguruar disponueshmërinë e banesës dhe kutisë së saj në Via Odoardo Giove n.35, e përdorur nga BOCI dhe BURHANAJ për mbajtjen e drogës, nga e cila siguronte edhe drogë./abcnews.al

The post “Zbardhet” dosja e prokurorisë: Rolet e bandës së drogës, nga Elsa Lila te Petrit Bardhi appeared first on Albeu.com.