operacion Archives - Albeu.com

Ekipet malore nisin operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin Shqipëri–Kosovë
<html><head></head><body>

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna.

Ndërhyrja po zhvillohet në zonën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Ekipet e shërbimit ndodhen në terren dhe po punojnë për realizimin e operacionit. Sipas njoftimit, detaje të tjera pritet të bëhen publike në vijim.

“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në zonën kufitare Shqipëri – Kosovë. Për më shumë informata, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e shërbimit.

Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të tjera për personat e përfshirë apo për rrethanat e ngjarjes.

</body></html>

The post Ekipet malore nisin operacion shpëtimi në Bjeshkët e Nemuna, në kufirin Shqipëri–Kosovë appeared first on Albeu.com.

Operacion kundër lëndëve narkotike në Korçë, policia arreston dy të rinj
Një operacion antidrogë është finalizuar mbrëmjen e djeshme (31 gusht) në Devoll, ku dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohet se po transportonin lëndë narkotike.

Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar H.C., 28 vjeç dhe Sh.D., 27 vjeç, të cilët po transportonin me makine lenden narkotike. Ngjarja është regjistruar në një rrugë dytësore që lidh një fshat me aksin rrugor Korçë-Bilisht.

Sipas të dhënave nga policia, pak para se të ndaloheshin, nga automjeti është hedhur një qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Kontrolli ka vijuar edhe në banesat e të rinjve, ku në banesën e 28-vjeçarit H.C., janë gjetur fara të dyshuara të bimës narkotike.

Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

The post Operacion kundër lëndëve narkotike në Korçë, policia arreston dy të rinj appeared first on Albeu.com.

Parandalohet një ngjarje kriminale në Sarandë/ Arrestohen 5 persona, kapen me armë dhe municion
Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Sarandë, pas finalizimit të operacionit të koduar “Silenciatori”.

Ndërhyrja u realizua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe çoi në arrestimin e 5 personave.

Dy prej të arrestuarve u kapën në flagrancë në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, në një zonë pa ndriçim.

Sipas hetimeve, ata kishin nxjerrë armët e zjarrit nga automjeti dhe po qëndronin në pritje.

Personat e arrestuar janë:

S. M., 32-vjeç, banues në Tiranë;

A. K., 26-vjeç, banues në Kavajë;

V. H., 20-vjeç, banues në Kavajë;

V. P., 31-vjeç, banues në Tiranë;

F. B., 21-vjeç, banues në Kavajë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se personat kishin udhëtuar drejt Sarandës me synimin për të kryer një vrasje. S. M. dhe A. K. akuzohen për vepra penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, ndërsa tre personat e tjerë u arrestuan për “Moskallëzim të krimit”.

Operacioni u organizua dhe u përfundua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier.

Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e objektivit të dyshuar dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

The post Parandalohet një ngjarje kriminale në Sarandë/ Arrestohen 5 persona, kapen me armë dhe municion appeared first on Albeu.com.

Operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë/ Vetëdorëzohet 56-vjeçari, ja bilanci i i të arrestuarve
Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Prokuroria e Sarandës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kundër ndërtimeve pa leje, një tjetër person i shpallur në kërkim është vënë në dispozicion të drejtësisë.

56-vjeçari Mirdar Koshi, është vetëdorëzuar pasditen e djeshme në Komisariatin e Sarandës. Ai ishte shpallur në kërkim që prej datës 25 maj të këtij viti, nën akuzën e ndërtimit të paligjshëm të dy kateve shtesë në një objekt në pronësi të tij.

Në dy valët e goditjeve të zhvilluara në datat 15 dhe 25 maj, autoritetet kanë ndaluar gjithsej 14 persona, ndërsa 2 të tjerë mbeten ende në kërkim.

Grupi i të përfshirëve përbëhet nga: 8 efektivë policie (përfshirë ish-Shefin e Komisariatit dhe ish-Shefin e Krimeve), 4 ish-punonjës të Bashkisë Sarandë dhe 4 pronarë objektesh.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të implikuar, aktualisht vetëm dy prej tyre ndodhen në qeli, Gëzim Bashllari ish-Shefi i Komisariatit dhe Robert Çulli specialist i zonës.

Pjesa tjetër e të ndaluarve, përfshirë ata që janë vetëdorëzuar, janë lënë të lirë nga vendimet e ndërmjetme të Gjykatës së Sarandës dhe Gjykatës së Apelit, duke krijuar një situatë të diskutueshme lidhur me masat e sigurisë të aplikuara ndaj këtij grupi.

The post Operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë/ Vetëdorëzohet 56-vjeçari, ja bilanci i i të arrestuarve appeared first on Albeu.com.

Dëmi mbi 1 milion euro, SPAK operacion me autoritetet franceze kundër Call Center-ave, ndalohet një shtetas shqiptar
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ka zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet franceze një operacion kundër call center-ave, ndërsa është ndalur edhe një shtetasi shqiptar, si pjesë e kësaj skeme.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ditën e djeshme më 22 prill 2026, në bashkëpunim me autoritetet franceze, u ushtruan kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë.

Hetimi nisi pas shkëmbimit të informacionit përmes Eurojust, ku autoritetet franceze referuan të dhëna mbi mashtrimin e disa qytetarëve francezë përmes investimeve të rreme në kriptomonedha.

SKEMA E MASHTRIMIT

Sipas hetimeve të autoriteteve franceze, skema e mashtrimit realizohej përmes platformës “UNIVERSAL TRADE”, ku qytetarët kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme franceze dhe orientoheshin të investonin në kriptomonedha.

Dëmi i dokumentuar për katër shtetas francezë arrin në 845,400 euro, ndërsa për nëntë persona të tjerë të identifikuar, dëmi kap vlerën e rreth 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt–maj 2023.

ÇFARË U SEKUESTRUA

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan një sërë provash materiale, përfshirë pajisje kompjuterike dhe elektronike, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme, vula biznesesh, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin e parave, si dhe shuma monetare në valuta të ndryshme me një vlerë totale rreth 5 milionë lekë.

Njoftimi i SPAK:

SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike, ndalohet një shtetas shqiptar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore të Divizionit Financiar dhe Dixhital të Kërkimeve të Xhandarmërisë së Pau (Francë) zhvilluan më 22.4.2026, kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në Tiranë, lidhur me një hetim të përbashkët për veprën penale të “Mashtrimit Kompjuterik”.

Nga shkëmbimi spontan i informacionit, i dërguar nga Eurojust, seksioni i kërkimeve të xhandarmërisë në Pau i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme të dhënat mbi hetimin për mashtrimin e disa qytetarëve franceze për investime në kriptomonedha. Mbi bazën e këtij informacioni është regjistruar procedimi penal nr. 39/20255 për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, i kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 28/4, 143/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave hetimore, Prokuroria e Pau po zhvillon hetime paraprake për mashtrim përmes investimeve në kriptomonedha, të kryera në kuadër të një grupi të organizuar, përmes shoqërisë “UNIVERSAL TRADE” (https://universaltrade.io), si dhe për pastrim parash në rrethana rënduese, pas disa kallëzimeve të paraqitura nga katër shtetas francezë.

Dëmi i shkaktuar katër shtetasve francezë është në vlerën e 845,400 euro, ndërsa ndaj 9 kallëzuesve të tjerë, tashmë të identifikuar, dëmi ka arritur shifrën e 1.1 milionë eurove për periudhën shkurt 2023 – maj 2023.

Viktimat kontaktoheshin nga agjentë me identitete të rreme franceze, të cilët i udhëzonin qyetarët francezë të investonin në kriptomonedha, përmes platformës https://universaltrade.io.

Hetimi i përbashkët ka mundësuar gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta nga viktimat, duke çuar në identifikimin e mbajtësve të portofoleve, mes të cilëve edhe disa shtetas shqiptarë. Sipas dyshimeve të arsyeshme, të bazuara në prova, këta shtetas kanë hapur portofole kriptovalutash me qëllim transferimin e fondeve drejt autorëve të mashtrimit.

Shtetasit e identifikuar janë:

A. B.,

E. Sh.,

B. Z.,

F. B.,

G.P.,

Pas kontrolleve dhe marrjes në pyetje të shtetasve A. B., E. Sh. dhe B.Z., rezulton se shtetasi G.P. ka qenë personi kryesor i përfshirë në hapjen e portofoleve të kriptovalutave, i cili ka bërë edhe transferimin e fondeve të viktimave.

Në këto kushte, urdhri i ndalimit i lëshuar nga prokurori i posaçëm është ekzekutuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve të ushtruara, janë sekuestruar; njësi kompjuterike, pajisje elektronike memorizuese, telefona celularë, katër portofole “cold wallet”, një automjet luksoz, dokumente të ndryshme të lidhura me viktimat dhe personat e përfshirë, vula të subjekteve ekonomike, dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, pajisje për numërimin automatik të parave, si dhe shuma monetare në dollarë amerikanë, dollarë kanadezë, euro, paund dhe lekë, me një vlerë totale rreth 5,000,000 lekë.

Lidhur me personat dhe subjektet e përfshira në këtë veprimtari kriminale, vijon analiza e hollësishme e të dhënave hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të përgjegjësisë penale.

Kontrollet e kryera më 22.4.2026, u zhvilluan në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit.

The post Dëmi mbi 1 milion euro, SPAK operacion me autoritetet franceze kundër Call Center-ave, ndalohet një shtetas shqiptar appeared first on Albeu.com.

Detaje nga operacioni i RENEAS në Vlorë/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit, urdhërarreste për dy persona (EMRAT)
Forcat RENEA, kanë zhvilluar një një operacion në zonën e “Ujit të Ftoftë” në Vlorë. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se është zbardhur ekzekutimi i Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Ndërkohë, janë lëshuar urdhër arreste për Ines Hajrulla dhe Ervis Hajrullah.

Kujtojmë se ekzekutimi i Gentian Qarrit, ndodhi mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët kanë pritur për rreth 10 minuta në rrugë, derisa ai të dalë nga ambientet e një gomisterie aty pranë, dhe të shkojë në lokal.

Pamjet filmike të sekuestruara nga Prokuroria e Vlorës, tregojnë se “Toyota Yaris”, ku qëndronin autorët ka lëvizur pak para se të qëllonin me armë.

Pranë ka kaluar një makinë policie, ndaj ata janë detyruar të largohen për tu rikthyer brenda pak çastesh, duke pritur që të dilte objektivi i tyre, Gentian Qarri ose siç thirrej ndryshe në Vlorë me nofkën “Gëçe”.

Ndaj tij, është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup.

Nga pamjet filmike të administruara nga policia, duket se ndaj tij është qëlluar me automatik nga brenda automjetit tip Toyota Yaris që ishte në lëvizje.

Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë, pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogës.

The post Detaje nga operacioni i RENEAS në Vlorë/ Zbardhet pas 5 vitesh vrasja e Gentian Qarrit, urdhërarreste për dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Operacion nën masa të rrepta sigurie/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot pasdite drejt burgut të Peqinit
Nën masa të rrepta sigurie, pasditen e kësaj fundjave do të nisë operacioni për transferimin e 90 të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë drejt IEVP Peqin.

Lëvizja e tyre do të realizohet me përfshirjen e strukturave të specializuara të rendit dhe shërbimeve penitenciare, me qëllim garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ky transferim do të kryhet në kuadër të rishpërndarjes së të dënuarve dhe forcimit të masave të sigurisë në institucionet penitenciare.

Megjithatë, transferimi i menjëhershëm pritet të sjellë sfida në drejtim të akomodimit dhe procesit të përshtatjes së të dënuarve në institucionin pritës, duke krijuar një ngarkesë të shtuar për strukturat e IEVP Peqin.

Operacioni është planifikuar në çdo detaj, me eskortë të posaçme dhe zbatim të protokolleve të përforcuara të sigurisë.

Autoritetet përgjegjëse po marrin masa për menaxhimin e situatës dhe garantimin e standardeve ligjore të trajtimit të të dënuarve, me qëllim që të mos cenohet rendi dhe siguria në institucion.

Mësohet se transferimi ishte planifikuar të kryhej gjatë orëve të natës që lamë pas, por për arsye organizative është shtyrë për pasditen e sotme.

The post Operacion nën masa të rrepta sigurie/ 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot pasdite drejt burgut të Peqinit appeared first on Albeu.com.

Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent
Geraldo dhe Rozefa, janë bekuar me katërnjakë, një vajzë dhe tre djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për t`u dërguar për operacion jashtë vendit, pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa, kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

The post Katërnjakët me hemorragji në sy, familjarët kërkojnë ndihmë: Kanë nevojë të operohen urgjent appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Operacion antidr*gë në Peqin, arrestohen 5 persona, ja çfarë u sekuestrua
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Syri i natës”, uniformat blu, kanë vënë në pranga pesë persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi zbuluan 112 bimë kanabisi, në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”.

Zbardhen emrat e 5 personave të arrestuar në operacionin anti-drogë në Peqin.

Bëhet fjalë për shtetasit Qemal Kaseja , Qazim Kaseja, Erges Juba, Altin Haskasa dhe Ali Haskasa.

Njoftimi:

Peqin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Syri i natës”, goditen veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Peqin, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Si rezultat i operacionit:

-u asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë;

-u sekuestruan 3 armë zjarri, municioni luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore dhe armë të ftohta.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet penalisht 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Syri i natës”.

Në kuadër të operacionit:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: Q. K., 67 vjeç, Q. K., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Karinë, E. J., 37 vjeç, banues në Peqin dhe A. H., 31 vjeç dhe A. H. 59 vjeç(babë e bir), banues në fshatin Garunjë e vogël.

-nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 32 vjeç ;

-u shpall në kërkim shtetasi A. J.

Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrollet në banesat e këtyre shtetasve, janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, 2 pistoleta dhe sasi municioni luftarak për to, 1 armë gjuetie, kapsolla detonatore me fitil zjarrpërcjellës, thika dhe targa automjeti.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, kapjne e shtetasve në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post EMRAT/ Operacion antidr*gë në Peqin, arrestohen 5 persona, ja çfarë u sekuestrua appeared first on Albeu.com.

Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona
Mbrëmjen e djeshme, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë në lidhje me skemat mashtruese të firmave piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Divjakës dhe Lushnjes.

Operacioni u zhvillua në qarqet Fier, Lushnje dhe Divjakë, duke çuar në arrestimin e 6 personave të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu, disa persona të tjerë janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje si pjesë e hetimeve që janë ende në vijim.

Pritet që më shumë detaje mbi këtë aksion, do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që do të mbahet sot, në orën 11:00, nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.

Operacioni vjen pas një sërë ankesash nga qytetarët, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve përmes platformave online që funksiononin si skema piramidale, duke premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve financiare.

The post Firmat piramidale online/ Policia operacion në Fier, arrestohen 6 persona appeared first on Albeu.com.