Onkologjikut Archives - Albeu.com

Shefja e Onkologjikut: Nuk e njihja Ina Kasimatin, as nuk e dija që paska ndërruar jetë, letrën mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes
Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati, e cila u nda nga jeta më 23 Mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e k*ncerit, kishte paralajmëruar gjendjen në spitalin Onkologjik.

Ajo kishte shkruar një letër ku fliste sesi mjekë dhe stafi në spitalin Onkologjik bënin pazare me të sëmurët me kancer, ndërsa kjo është diskutuar edhe në Komisionin e Shëndetësisë.

E pyetur nga deputetja Albana Vokshi, shefja e Spitalit Onkologjik, Silvana Çeliku, tha se nuk e njihte të ndjerën, ndërsa për letrën, ajo u shpreh duke thënë se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.

Vokshi: “Mësuesja Ina Kasimati, iu dha vetëm një medikament, iku jashtë… A ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë”.

Çeliku: “Unë nuk e njoh zonjë, por më ka ardhur shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija. Ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare”?

Vokshi: “S‘kam zgjedhur ndonjë pavion”.

Çeliku: “E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale”.

LETRA E INA KASIMATIT (Gusht 2023)

Më vjen keq ta them , po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjekësia që duam. Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ja thash Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin.I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Joti .Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu.Asnjë përgjigje.Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysëm ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati , ju e keni marr ilacin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilacin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin.Pas tre vitesh ( dmth vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja cdo tre muaj dhe për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë.Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në rradhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diciturë në anglisht të një.firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postiva edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqëtësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor , apo analizat , ilacet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp!Në cilin vënd të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ opetohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?

The post Shefja e Onkologjikut: Nuk e njihja Ina Kasimatin, as nuk e dija që paska ndërruar jetë, letrën mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes appeared first on Albeu.com.

Thellohet skandali i Onkologjikut/ KLSH nuk çoi në prokurori raportin e vitit 2022 me shkelje, ҫfarë pritet të ndodhë
Është thelluar më tej skandali i Onkologjikut dhe mosreagimi i institucioneve, lidhur me pajisjen e kobaltit e cila u la nga viti 2021 jashtë çdo standardi, në ambiente të papërshtatshme pavarësisht rrezikut real të jetës së shumë njerëzve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, kishte bërë një audit në 2022 rreth situatës në këtë spital, ku zbuloi një numër të madh shkeljesh duke hartuar edhe një sërë rekomandimesh.

Onkologjiku sipas KLSH-së, nuk ka patur asnjë të dhënë mbi situatën e kancerit në vend prej më shumë 10 vjetësh.

Në dosjen e Prokurorisë, thuhet ndërkohë se organi i akuzës u vendos në dijeni të këtyre të dhënave përmes një emisioni investigativ, në dhjetor të 2023 dhe prej kësaj kohe i kishte kërkuar raportin KLSH-së, por që nuk ishte dorëzuar apo adresuar në dyert e drejtësisë.

Prokuroria thotë se është detyruar ta sekuestrojë raportin në cilësinë e provës materiale, ku në këtë në të konstatohen problematikat e evidentuara.

Burime pranë organit të akuzës, thonë se do merren në pyetje inspektorët rreth motiveve se pse nuk e kanë kallëzuar shkeljen e rëndë.

Ndërkohë, hetimet lidhur me këtë çështje, pavarësisht se kishte më herët edhe referime të tjera, ka filluar kryesisht nga prokuroria ku pas finalizimit të operacionit të koduar “Rrugëtimi” nën fushën e ilaçeve kontrabandë ku u konstatuan disa barna spitalore, dhe administrimit të disa informacioneve në rrugë operative, u fillua hetimi nga prokurori “kryesisht” mbi një një skemë të dyshuar abuzimi dhe që zgjati disa muaj ku u përdorën metoda speciale hetimi si proaktive ashtu dhe veprime të hapura.

Lidhur me këtë operacion, kujtojmë se vitin e kaluar janë vënë në akuzë 18 shtetas. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Këtë të enjte, në orën 10 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e kushteve të masave të sigurisë për 7 persona nga të cilat shumica mjekë, drejtues e staf i Onkologjikut.

The post Thellohet skandali i Onkologjikut/ KLSH nuk çoi në prokurori raportin e vitit 2022 me shkelje, ҫfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.