Oltion Klosit Archives - Albeu.com

Lënda plasëse në makinën e Oltion Klosit, “arrest me burg” për Sabah Nuzin dhe 4 të tjerë
Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën “arrest në burg” për Sabah Nuzi, i akuzuar si porositës i vendosjes së tritolit ndaj automjetit të Oltion Klosi.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se e njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Eklips Leti dhe Kristjan Ahmerama.

Ndërsa për Glentjan Kojtari dhe Dorjan Hamolli është vendosur masa “arrest në shtëpi”, dhe për Geris Molla “detyrim paraqitje”.

Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 10 mars në Tiranë, ku një sasi eksplozivi u vendos në automjetin e Klosit dhe shpërtheu me telekomandë. Dyshohet se motivi lidhet me një konflikt për pazare droge.

Prokuroria pretendon se Nuzi, edhe pse në burg, ka organizuar ngjarjen si hakmarrje për një borxh të pakthyer, ndërsa Jurgen Gjonaj dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse.

Personat e tjerë akuzohen se kanë ndihmuar me informacione, sigurimin e eksplozivit dhe organizimin e largimit pas atentatit.

Nga ana e tij, Nuzi ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen dhe duke kërkuar kujdes në publikimin e informacionit.

The post Lënda plasëse në makinën e Oltion Klosit, “arrest me burg” për Sabah Nuzin dhe 4 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Lënda plasëse në makinën e Oltion Klosit/ Zbardhet ngjarja, në pranga 7 persona (EMRAT)
Policia e Tiranës, ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjashtë ditë më parë (10 mars) në Tiranë, ku iu vendos një sasi eksplozivi makinës së 36-vjeçarit Oltion Klosi.

Në pranga kanë rënë 7 persona të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se ata vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama, Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla.

Ndërsa porositësi dyshohet se është Sabah Nuzi, aktualisht në burg.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Jurgen Gjonaj, dyshohet të jetë autori që ka vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse.

Ai dyshohet se është ndihmuar nga shtetasit Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, të cilët i kanë siguruar fotografitë dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur, banesën ku është strehuar, si dhe sasinë e lëndës eksplozive.

Ndërkohë, shtetasit Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla, dyshohet se kanë transportuar me automjet autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin Jurgen Gjonaj.

Njoftimi:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.

Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksual kriminal.

Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;

-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Lënda plasëse në makinën e Oltion Klosit/ Zbardhet ngjarja, në pranga 7 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.