oltion bistri Archives - Albeu.com

Biznesmeni Armand Lilo dha 1 mln euro, SPAK i liroi pasuritë të blera dhe porositura nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij
Lirimi dhe nxjerrja jashtë listës së sekuestrimit nga prokuroria e Posaçme (SPAK), të 5 pronave të paluajtshme që ndodhen në Tiranë, i ka dhënë mundësinë kompanisë “Arlis Ndërtim” që kontrollohet nga Armand Lilo, të rivendosë plotësisht të drejtat e pronësisë mbi dy dyqane dhe tre apartamente, të cilat tashmë janë hequr nga administrimi shtetëror dhe vendosur në menaxhim nga biznesmeni Armand Lilo.

Për lirimin e 5 pasurive të paluajtshme, mendohet se është lidhur një “marrëveshje” mes biznesmenit Armand Lilo dhe vetë prokurorëve të SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja, që hetojnë dosjen e hetimit pasuror Nr.6 (Metamorfoza), ku i pandehur është marrë Oltian Bistri dhe persona të tjerë.

Dyshimet e arsyeshme për një “marrëveshje” të tillë, vijnë pasi SPAK-u, ka pranuar të lirojë 5 pasuritë e sekuestruara për llogari të hetimit pasuror të nisur kundër Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij.

Ndërsa nga ana tjetër në këmbim të lirimit të 5 pronave, Armand Lilo, ka pranuar që nga llogaritë e biznesit të tij “Arlis Ndërtim”, të depozitojë për interes të SPAK-ut, shumën prej 1 milion e 300 euro.

Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se kjo shumë financiare aktualisht është vënë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara pranë Ministrisë së Brendshme.

Ndërsa e njëjta Agjenci, me urdhër të SPAK ka hequr nga administrimi dhe menaxhimi financiar 5 pasuritë të paluajtshme, të cilat ishin bllokuar qysh në 3 Maj 2024 me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të gjyqtares Irena Gjoka.

Administrimi nga agjencia i 1 milion e 300 euro dhe nga ana tjetër marrja e pronësisë së 5 pasurive nga ana e Armand Lilos, i ka ndezur dritën jeshile këtij të fundit, për t’i shitur me çmim më të lartë nga sa i kishte blerë Olti Bistrit apo dhënë me qira këto prona që ndodhen në qendër të Tiranës.

Kjo pasi gjyqtarja Irena Gjoka, në datën 9 Tetor 2024, ka vendosur të pranojë kërkesën depozituar në gjykatë nga administratorja e “Arlis Ndërtim”, Klaisa Çela, duke urdhëruar:

1. Lirimin e një apartamenti 400 m2 që ndodhet tek “Farmacia 10” Tiranë të porositur nga D.Bistri;

2. Lirimin e një apartamenti 95 m2 të blerë në kompleksin “Square 21” nga N.Bistri;

3. Lirimin e një apartamenti 100.6 m2 në zonën e “Farmacia 10” të blerë nga Oltian Bistri;

4. Lirimin e një apartamenti 400 m2 që ndodhet tek “Farmacia 10” të blerë nga E. Bistri.

5. Si dhe lirimin e një dyqani me sipërfaqe 125 m2 të blerë nga E. Bistri, i cili ndodhet në kompleksin “Square 21” të ndërtuar nga kompania “Arlis Ndërtim”.

Në pikën 3 të vendimit, gjyqtarja Irena Gjoka urdhëron kalimin e shumës prej 1 milion e 300 euro, (e cila është paguar në disa këste të ndryshme për blerjen e pasurive) për llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme.

Ky vendim sot e kësaj dite nuk është Apeluar nga dy prokurorët e SPAK, duke marrë formë të prerë.

Të gjitha pasuritë e mësipërme ishin porositur për t’u blerë në periudha të ndryshme nga nëna, babai dhe vëllai i Drejtorit të Operacionales pranë Policisë së Shtetit, Oltian Bistri, i cili tashmë ndodhet në burg.

Nga 3 Maji 2024 e deri në 9 Tetor 2024, për 5 muaj me radhë këto 5 pasuri tashmë të liruara, me kërkesë të SPAK-ut u vendosën nën sekuestro dhe më pas në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara pranë Ministrisë së Brendshme.

Por para se te hidhte hapin për sekuestrimin e pasurive, gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, ka mësuar se SPAK ka nisur një hetim pasuror kundër Oltian Bistrit dhe familjarëve të tij, duke u bazuar në ligjin “Antimafia”.

Fillimisht indicia për çeljen e këtij hetimi ka qenë hyrja e një noteri në ambientet e paraburgimit në Durrës, ku qëndronte i izoluar në muajin gusht 2023, shefi i Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

Futja e noterit ka ngjallur dyshime të forta për prokurorët e SPAK, Dumani-Kraja, që hetonin veprimtarinë kriminale të personave të arrestuar në dosjen “Metamorfoza”.

Në datën 3 gusht 2023, ky noter ka takuar pikërisht Oltian Bistrin, i cili ishte personi thirrës, duke bërë më pas redaktimin e një prokure të përgjithshme noteriale, nëpërmjet së cilës i arrestuari Oltian Bistri, i ka dhënë tagra për të vepruar mbi pasuritë bashkëshortes së tij, D. Bistri.

Kjo e fundit është autorizuar nga bashkëshorti i saj që ta përfaqësojë në pjesën takuese të pasurive që ai disponon, t’i shesë apo dhurojë plotësisht ose pjesërisht me të gjitha format e tjetërsimit.

Konkretisht, vetëm dy javë më pas në datën 21 gusht 2023, nga bashkëshortja, babai, mamaja dhe vëllai i ish-shefit të Operacionales Oltian Bistri, janë revokuar 5 akte noteriale për blerjen e pasurive të paluajtshme të lloji apartamente dhe dyqane tek shoqëria “Arlis Ndërtim”, e cila është në pronësi të Armand Lilos.

Këto pasuri që është revokuar kontrata noteriale duke hequr dorë nga blerja, rezulton të jetë paguar nga këta persona në total një shumë financiare prej 1 milion 300 euro.

Ndërkohë sipas prokurorëve revokimi i kontratave ka treguar frikën që ka pasur personi nën hetim, Oltian Bistri, se këto pasuri mund t’i sekuestrohen, duke qenë se ai është një person që ka njohuri të mjaftueshme për dispozitat ligjore pasi ka ushtruar detyrën në funksione të larta drejtuese në Policinë e Shtetit.

Nisur nga këto veprime të kryera përmes revokimit të kontratave noteriale, SPAK ka vendosur të hapë një hetim pasuror për ish-shefin e Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.

Në muajin Maj të këtij viti, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Oltion Bistrit dhe familjarëve të tij. Por problemi lindi tek bllokimi i 5 pasurive që ishin blerë tek kompania “Arlis ndërtim” e Armand Lilos.

Për 5 muaj me radhë këto pasuri qëndruan të bllokuara në hipotekë duke mos i dhënë mundësi shitje Lilos, edhe pse ky i fundit pretendonte se Olti Bistri dhe familjarët e tij, kishin revokuar kontratat e blerjes duke hequr përfundimisht dorë nga këto pasuri.

Pas shumë pretendimesh dhe negociatash, administratorja e “Arlis Ndërtim”, Klaisa Çela, i është drejtuar gjykatës së Posaçme duke kërkuar revokimin e pjesshëm të vendimit Nr.19 të marë në 3 Maj 2024 nga Irena Gjoka, duke parashtruar se kjo gjyqtare duhet të lironte 5 pasuritë që SPAK i kishte bllokuar.

Me këtë kërkesë të “Arlis Ndërtim”, për revokim pjesërisht të vendimit duket se ka qënë dakord dhe vetë prokuroria SPAK, e cila pas pranimit të kërkesës nga ana e gjykatës, nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit duke pranuar si të drejtë këtë vendim.

“Arlis Ndërtim” mori nga SPAK 5 pasuritë e sekuestruara, ndërsa SPAK mori nga kompania “Arlis Ndërtim” 1 milion e 300 euro, shumë kjo që besohet se është paguar nga Olti Bistri dhe familjarët e tij gjatë kohës së porositjes së 5 pronave.

The post Biznesmeni Armand Lilo dha 1 mln euro, SPAK i liroi pasuritë të blera dhe porositura nga Oltion Bistri dhe familjarët e tij appeared first on Albeu.com.

Me kërkesë të kunatit të Fatmir Xhafajt, SPAK kërkon t’i sekuestrojë 5 apartamente ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri
Në seancën e kësaj të hëne në Gjykatë e Posaçme GJKKO është zhvilluar procesi ku SPAK kërkon t’i sekuestrojë 5 apartamente ndaj ish-Shefit të Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri.

Heqja e këtyre aseteve është kërkuar nga kompania “Arlis Ndërtim” me pronar Armand Lilo, i cili rezulton të jetë kunati i deputetit socialist Fatmir Xhafaj.

Lilo kërkon rimarrjen e pronave me argumentin se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të arrestohet.

“Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte t’i blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.

Gjyqtaria e çështjes Irena Gjoka ka shtyrë seancën me qëllim për t’i lënë kohë palës kërkuese të paraqesë disa vërtetime. Data 09.10.2024 është caktuar për zhvillimin e procesit të radhës.

SPAK ra në gjurmët e këtyre 5 apartamenteve të ndërtuara nga “Arlis Ndërtim” gjatë verifikimeve të pasurisë së Oltion Bistrit.

SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë në emër të tij dhe të familjarëve me burime të paligjshme.

The post Me kërkesë të kunatit të Fatmir Xhafajt, SPAK kërkon t’i sekuestrojë 5 apartamente ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri appeared first on Albeu.com.

Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
Apeli lë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistrit. 3.1 milion euro pasuri, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze e Oltion Bistrit, duhet të qëndrojnë të sekuestruara.

Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm, ndaj ish-drejtorit të operacinales i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.

Po ashtu, është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Në total janë sekuestruar prona:

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

10 – Apartamente;

1 – Vilë;

1 – Truall;

1 – Garazh;

1 – Automjet.

The post Apeli lë në fuqi sekuestron e 3 milionë eurove pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri appeared first on Albeu.com.

SPAK sekuestron 3 mln euro pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, mbi bazën e verifikimeve pasurore të kryera në funksion të procedimit penal nr. 9, të vitit 2023, ka regjistruar procedimin pasuror nr. 6, të vitit 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij.

Duke qenë se ndaj shtetasit Oltian Bistri, ka pasur indicje që në vitin 2016 për përfshirje në veprimtari kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal nr. 09, të vitit 2023, të Prokurorisë së Posaçme, është marrë i pandehur për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 259 dhe 287 të Kodit Penal, në bazë të nenit 3/1, gërmat (ç) dhe (d), të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, shtetasi Oltian Bistri është subjekt i këtij ligji dhe mundet që t’i nënshtrohet masave parandaluese pasurore.

Ndaj shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë kryer të gjithë verifikimet pasurore të mundshme, prej të cilave kanë rezultuar se ato zotërojnë pasuri, vlera e të cilave është disa herë më e lartë se të ardhurat e ligjshme të përfituara prej tij dhe familjarëve të tij.

Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, ka vendosur sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit Oltian Bistri dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;

Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;

Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;

Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;

Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;

Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;

Në total janë sekuestruar :

22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi);

10 – Apartamente;

1 – Vilë;

1 – Truall;

1 – Garazh;

1 – Automjet.

Vlera totale e blerjes së pasurive të sekuestruara sipas çmimeve të përcaktuara në kontratat noteriale është 3.091.519 Euro.

Prokuroria e Posaçme, ka ekzekutuar vendimin Nr.19, datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe të gjitha pasuritë e mësipërme janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.

The post SPAK sekuestron 3 mln euro pasuri të ish-Shefit të Operacionales, Oltion Bistri dhe familjarëve të tij appeared first on Albeu.com.

Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla?
Bisedat sekrete në programin SKY konfirmuan me faktë tashmë atë që perceptohej gjerësisht në publik se Policia e Shtetit është kthyer në një zombi, e cila vetëm trupin ka të vetin, kurse veprimet kontrollohen nga grupet kriminale.

Siç ka raportuar AlbEu deri më tani duke iu referuar dosjes hetimore, përfshirja e drejtuesve të lartë të policisë me bandat duke iu shërbyer atyre si argat kundrejt pagesave mujore është faqja e zezë e shtetit shqiptar dhe mesazhi i fortë se të paktën Policia e Shtetit duhet të shkrihet tërësisht dhe duhet ndërtuar një strukturë tjetër, e pakapur kryekëput nga krimi.

Policia, “pa brekë” përballë krimit: 7 detajet tronditëse të bisedave sekrete në programin SKY

Skena të tilla, ku drejtues të Policisë së Shtetit janë kthyer në shërbëtorë të krimit, kanë ndodhur edhe në botë, madje janë bërë edhe filma, por në fund fare shteti ka reaguar duke ndëshkuar ata që kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, por mbi të gjitha, gjakun e kolegëve të që kanë rënë gjatë përballjes me kriminelët.

Nëse dy javë më parë, shkuarja e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme dukej një operacion pas përplasjeve të brendshme në PS, tashmë, pas shpërthimit të skandalit me bisedat sekrete duket qartësisht se përse ai u emërua nga Rama në krye të rendit.

Nëse nuk është emëruar për të minimizuar pasojat e “tërmetit” që po ndodh, Ballës i mbetet të kryejë një mision të rendësishëm për Policinë e Shtetit: Shkrirjen totale dhe rindërtimin e saj.

Nënshtrimi pa kushte i policisë ndaj krimit, nuk po dihet më ku fillon shteti dhe ku mbaron mafia

Tashmë ai i ngjan një kirurgu, që shkon përballë një trupi të shtrirë në sallë dhe duhet të vendosë nëse do të bëjë nje operacion total duke prerë pjesë të trupit të kalbëzuar apo operacion lokal, me rrezikun që infeksioni të përhapet sërish.

Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në rangjet e policisë, por ajo çfarë po ndodh tregon qartë se furtuna do të nisë, pyetja është se sa thellë do ta fusë bisturinë Balla. /albeu.com

The post Nga do t’ja fillojë “kirurgu” Taulant Balla? appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi?! Ndërpritet për 2 orë seanca ndaj Gjokës, Bistrit, Litës dhe tre të tjerëve
Teksa sot pritet të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal, në kuadër të një megaoperacionit “Metamorfoza”, mësohet se seanca është ndërprerë pasi avokatët kanë kërkuar 2 orë kohë për të lexuar dosjen voluminoze prej 126 faqesh.

Kujtojmë se pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë. Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali.

Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Gjatë aksionit, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

The post Çfarë ndodhi?! Ndërpritet për 2 orë seanca ndaj Gjokës, Bistrit, Litës dhe tre të tjerëve appeared first on Albeu.com.

Gazetarja zbulon se kush ishte shefi i policisë që njoftonte për çdo gjë me Ervis Martinajn
SPAK ka dhënë informacion zyrtar për operacionin që çoi në pranga 8 persona, mes tyre prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita, ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka etj.

Në njoftim thuhet se është bërë e mundur dokumentimi i 4 ngjarjeve kriminale. Por duke cituar pjesë nga dosja, gazetarja e Report Tv, Keti Banushi tha se ish-shefi i Operacionales në kohën që ishte drejtues në polici ishte spiuni i Ervis Martinajt brenda policisë së shtetit duke e njoftuar.

“Oltion Bistri, ish-shefi i Operacionales, i arrestuar një ditë më parë nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit të SPAK, komunikonte me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinajn.

Janë zbuluar komunikime të Oltion Bistrit me Ervis Martinajn, duke i dhënë informacione në lidhje me aksionet që bëheshin për kapjen e tij” tha gazetarja. Ervis Martinaj është i zhdukur prej gushtit të vitit të kaluar.

The post Gazetarja zbulon se kush ishte shefi i policisë që njoftonte për çdo gjë me Ervis Martinajn appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe prokurorit Lita, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardh ngjarjet kriminale
Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimet e kryera ditën e djeshme, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-drejtorin i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Prokurorin Xhevahir Lita dhe anëtari i grupit, Bajri Astmer Bilali.

SPAK, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.

Prokuroria e Posaçme ka renditur akuza  12 vepra penale si dhe ka kontrolluar 26 ambiente.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjini Borici, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanth Musabelliu., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., Ibrahim Lici. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Njoftimi i SPAK:

Më datë 16.01.2023 Prokuroria e Posaçme, ka regjistruar procedimin penal Nr.9 i vitit 2023, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Ekspertimi i rremë”, “Fallsifikimi i dokumenteve”, “Trafikimit të narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 78, 319/ç, 319, 110, 248, 309, 278, 283/a, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim intensiv me Eurojust, Europol dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, ka zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende europiane. Po ashtu është hetuar edhe lidhur me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura në Shqipëri në vitet 2019 – 2022.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj. B., ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit T. P., ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit K.M., ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve D. D., I. L. dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, është bërë e mundur të dokumentohet se persona me precedent kriminal, të dënuar për vepra të rënda penale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale për të cilat vijojnë hetimet.

Janë dokumentuar gjithashtu vepra penale të kryera nga zyrtarë publik, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokuror, të cilët cënonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës Parë për Korrupsionion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.94, datë 23.07.2023 ka miratuar masat e sigurisë personale “arrest në burg”, për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale. Konkretisht për shtetasit B.B., E.M., P.Gj., D.B., E.P., K.H., P.K., A.B., A.N., B.M., E.H., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.

Gjithashtu me vendimin nr.314, date 24.07.2023 ka miratuar kërkesën për lejimin e kontrollit të 14 ambjenteve të ndryshme.

Më datë 27.07.2023 Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kanë ekzekutuar urdhërat për ekzekutimin e vendimit penal nr.94, date 23.07.2023, për 6 shtetas, konkretisht shtetasit P.Gj., E.P., A.B., A.H., O.B. dhe Xh.L.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrance 2 shtetas të tjerë, S.T. dhe N.F., si të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës:

Falenderojmë Policinë e Shtetit për profesionalizmin e treguar dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë fazës së ekzekutimit të vendimeve të gjykatës.

Falenderim i veçantë për Eurojust, Europol, Autoritetet Gjyqësore Franceze dhe agjencitë ligjzbatuese belge, hollandeze dhe franceze, për bashkëpunimin intensiv dhe kontributin e dhënë në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal.

The post Arrestimi i Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit dhe prokurorit Lita, SPAK del me njoftim zyrtar, zbardh ngjarjet kriminale appeared first on Albeu.com.