olsi rama Archives - Albeu.com

“Xibraka”/ Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë, emri i tij s’është regjistruar si person në hetim
Këtë të hënë, kreu i SPAK, Altin Dumani zhvilloi një takim me gazetarët, ku iu përgjigj interesimit të tyre mbi disa nga çështjet me të nxehta të drejtësisë.

Sa i përket pezullimit të hetimeve ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit, Dumani thekson se ndaj tij nuk u gjet asnjë provë, ndryshe nga pretendimet e opozitës dhe Gazment Bardhit si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015.

“Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë.

U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”.

The post “Xibraka”/ Pezullimi i hetimeve ndaj Olsi Ramës, Dumani: Nuk u gjet asnjë provë, emri i tij s’është regjistruar si person në hetim appeared first on Albeu.com.

SPAK nuk gjeti prova që inkriminonin Olsi Ramën, Berisha reagon për “Xibrakën”: Altin Dumani, anëtar i bandës
Gjatë vizitës së sotme në Pogradec, në një prononcim për gazetarët, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka reaguar nga qyteti i Pogradecit, lidhur me dosjen Xibraka që SPAK përfundoi hetimet ditën e djeshme duke deklaruar se Olsi Rama, i akuzuar nga Gazment Bardhi si i përfshirë në laboratorin e drogës, nuk ka lidhje me këtë çështje.

Berisha u shpreh se SPAK ka treguar se është vetë pjesë e dosjes “Xibraka”.

Gjtihashtu, lideri demokrat tha se tashmë jo vetëm vëllai i kryeministri, Olsi Rama, por dhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme është pjesë e këtij laboratori droge.

“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë që SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për dosjen Xibraka, të rinisura disa muaj me parë pas administrimit të një informacioni të dërguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Olsi Rama në veprimtari të paligjshme.

Në përfundim të hetimeve rezulton se nuk është gjetur asnjë provë që implikon në këtë çështje Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama.

Përveç personave të cilët janë dënuar më parë, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë.

The post SPAK nuk gjeti prova që inkriminonin Olsi Ramën, Berisha reagon për “Xibrakën”: Altin Dumani, anëtar i bandës appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”, asnjë provë që e lidh me individë të dënuar
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, i paditur nga nënkryetari i PD, Gazment Bardhi.  SPAK thekson se nuk ka asnjë provë që implikon Olsi Ramën në akuzën e ngritur nga Gazment Bardhi.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, të regjistruar pas rifillimit të hetimeve të pezulluara të procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016. Ky procedim lidhej me veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Trafikimit të narkotikëve”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupet e strukturuara kriminale”, të parashikuara në nenet përkatëse të Kodit Penal.

Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë. Në përputhje me nenin 326 të Kodit të Procedurës Penale, më datë 23 dhjetor 2024, është vendosur pezullimi i hetimeve për procedimin penal nr. 88 të vitit 2024, pasi autorët e tjerë të veprave penale nuk janë identifikuar. Dosja i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të vijuar përpjekjet për identifikimin e autorëve.“, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Kujtojmë që Gazment Bardhi e paditi në SPAK me akuzën se ka pasur lidhje me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.

The post SPAK mbyll hetimet: Olsi Rama nuk ka lidhje me “Xibrakën”, asnjë provë që e lidh me individë të dënuar appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon të dhënat: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë me makinën e klanit të Xibrakës
Këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se, nëse hetimet e Prokurorisë së Posaçme e nxjerrin vëllain e tij të përfshirë në trafikun e kokainës dhe laboratorin e Xibrakës siç pretendon Gazment Bardhi, ai do të heqë dorë edhe nga detyra si kryeministër, por nëse rezulton e kundërta do të ketë një interpelancë në Kuvend mes të dyve.

Për kreun e selisë blu, Olsi Rama është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës.

“Dje Edi Rama doli nga strofulla i tmerruar. Është në koshmar dhe për të mos u paraqitur në interpelancë për të shkelur Kushtetutën, për të mos ardhur në interpelancë për gjobën më të madhe në histori që i bëri Shqipërisë me 120 milionë euro të Beketit, gjobë personale e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, e dokumentuar. Sikundër reagim për të justifikuar mosparaqitjen e tij, shpalli se nuk paraqitem me Gazment Bardhin po nuk doli Olsi i fajshëm apo i pafajshëm në lidhje me Xibrakën. Tani, ju lutem të informoni qytetarët se Olsi është një nga kokat më të rrezikshme të Xibrakës. Olsi Rama ka mashtruar publikun, ai ka deklaruar se ka udhëtuar vetëm njëherë me makinën e klanit të Xibrakës, njëherë në Selanik”.

Me datë dhe orë, Berisha përmendi udhëtimet e vëllait të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij e përfshijnë në dosjen Xibraka.

“Tani unë do paraqes këtu datat dhe orët e 5 udhëtimeve, të cilat nuk janë 5, por janë shumë më tepër. Por unë kam zgjedhur këto për të paraqitur të Olsi Ramës me makinën e famshme të drogës dhe të klanit të drogës, me të cilën udhëtonte Gentian Gjonaj, Gentian Xhixhaj dhe Ermal Hoxha. E kishin si makinë të tyre. Por meqenëse Olsi Rama ka bërë mashtrimin publik se ka udhëtuar me këtë makinë vetëm njëherë, në një kohë kur ai ishte mish e thua me Ermal Hoxhën dhe Gentian Xhixhajn, unë po rikujtoj këtu datat në të cilat ai ka udhëtuar me këtë makinë.

1. Olsi Rama hyn nga jashtë me makinën AA653DM me datën 8.6.2014 në orën 14.13 minuta.

2. Olsi Rama udhëton me makinën me këtë targë me datën 13.7.2014, ora 18.06.

3. Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 6 qershor 2014, ora 13.30.

4. Olsi Kristaq Rama, se përdor dy pasaporta ky trafikant, edhe pasaportën shqiptare, edhe atë amerikane se është shtetas amerikan, Olsi Rama me makinën AA653DM me datën 8.8.2014, ora 18.35.

5. Olsi Kristaq Rama ka udhëtuar me makinën me targë AA653DM në datën 11 korrik 2014 në ora 15.46.

Pra, personi që thotë kam udhëtuar njëherë me këtë makinë, unë kam të regjistruara këtu 5 herë, por ekzistojnë edhe data të tjera”, u shpreh Berisha./TPZ

The post Berisha publikon të dhënat: Olsi Rama udhëtoi të paktën 5 herë me makinën e klanit të Xibrakës appeared first on Albeu.com.

Bardhi i përgjigjet Ramës: Po i bën shantazh SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar ndaj kryeministrit, duke thënë se ai në postimin e fundit ka shantazhuar SPAK-un për dosjen Xibraka.

Më tej Bardhi shkruan në rrjetet sociale se; “Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama!”

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:

Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika!

Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara.

A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?

Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025?

E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament.

Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama!

Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.

The post Bardhi i përgjigjet Ramës: Po i bën shantazh SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës appeared first on Albeu.com.

Rama i përgjigjet Bardhit për interpelancën në Kuvend: O do gjykohet im vëlla, o ti
Përmes një postimi në rrjetin “X”, kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kryeministri Edi Rama, iu përgjigj për t`u paraqitur në interpelancën e kërkuar për humbjen e gjyqit në arbitrazh me biznesmenin Francesco Bechetti.

Në përgjigjen e tij, Rama thotë se opozita e rikthen dosjen Bechetti sa herë afrojnë zgjedhjet parlamentare, por përgjigjen ia kanë dhënë në zgjedhjet e fundit qytetarët shqiptarë.

Rama shtoi se do t’i shkojë në interpelancë Bardhit, atëherë kur të ketë dalë rezultati i hetimeve të SPAK për akuzën e Bardhit se vëllai i tij, Olsi Rama, është i përfshirë në grupin kriminal të trafikut të kokainës që ndërtoi laboratorin e drogës në Xibrakë.

Reagimi i Ramës:

Më thonë që Gazmend Bardhi më paskërka kërkuar sot urgjent në Kuvend për “100 e kusur milionë Eurot”, të cilat sipas tij i paskërka marrë nga shteti shqiptar ai krimineli italian, të cilin partia e B-ve e ka një nga komerdaret e vjetra, që e nxjerr si rregull përpara se sa të mbytet nga dallga popullore në zgjedhjet e radhës!

Këto “100 e ca milionët” ua treguan me të madhe shqiptarëve, si të marra e të futura në xhep prej italianit në fjalë edhe në 2021-shin, edhe në 2023-shin! Madje prodhuan edhe ca fletushka bakalli, që ua vinin njerëzve në xhamat e makinave, ku bënin thirrje për të votuar kundër meje dhe Partisë Socialiste për inat të “100 e ca milionë Eurove” të humbura për shkakun tim.

Dihet se si votuan njerëzit, që qyshse i çuan në opozitë me 1 milionë shpulla dhe i lanë thuajse pa asnjë bashki së fundmi, nuk e kanë ngrënë asnjëherë për djathë sapunin e B-ve të mëdha e të vogla të Partisë Demokratike.

Po pyetja sot është:

A janë vallë kaq injorantë këta sherrxhinj e gënjeshtarë pa din e as iman, sa të mos e dinë që kur nga ky shtet dalin lekë, për çdo detyrim për diçka apo ndaj dikujt, ka dokumenta shtetërorë ku shkruhet shlyerja e detyrimit apo janë vallë kaq të poshtër, sa megjithëse e dinë që në këtë rast nuk ekziston asnjë dokument i tillë, vazhdojnë me avazin e kësaj shpifjeje të vjetër, për të ngritur akuza dhe helmuar popullin për zgjedhjet e reja?! Nuk e di, me shumë gjasë janë të dyja bashkë.

Fakti që s’e luan topi është, se deri në këtë çast që flasim, ai kriminel i dënuar 17 vjet nga gjykata për tërë të zezat, nuk ka marrë akoma asnjë kokërr leku nga shteti shqiptar dhe nuk ka asnjë dokument shtetëror që të provojë të kundërtën! Madje ai ka hyrë tanimë në ca hesape të reja e të vështira shumë me shtetin shqiptar, që e ka denoncuar në prokuroritë e në gjykatat e disa shteteve, për korruptim flagrant të gjykatës së arbitrazhit, ku korrupsioni dhe manipulimi i procesit kundër Shqipërisë është provuar me letra, me zëra e me figura kriminelësh ndërkombëtarë me këmishë dhe kravatë!

Tani këta katranë me bojë dinë vetëm të shpifin, pastaj shpifjen ta përhapin në kanalet e ujrave të tyre të zeza mediatike dhe pastaj të kërkojnë komisione hetimore e intepelanca, për të kërkuar llogari nga ne për shpifjet e tyre! Mirëpo kjo lojë nuk ecën dot fare me ne dhe gjykata e llogarive tona e të tyre do të na dëgjojë e do të na japë hakun në pranverë, kur populli shqiptar, brenda po edhe jashtë kufijve këtë herë, do të vendosë se kush duhet të qeverisë dhe kush duhet të rrijë në opozitë e me kismet, të mësojë se si mund të qeverisë në të ardhmen.

Megjithatë, unë do t’i shkoj në çdo interpelancë Gazmend Bardhit, por vetëm pasi të ketë dalë përfundimi i hetimeve të SPAK-ut për trafikantin e drogës, që ai ka zbuluar në familjen time dhe vetëm nëse Olsi Rama nuk del siç pretendon ky zotëria që vetëm zotëri nuk është. Sepse nëse im vëlla del trafikant nuk do të kem si të shkoj, përkundrazi, nuk do të jem më jo vetëm as kryeministër, po as person publik hiçfare. Por pa u zgjidhur e zbardhur plotësisht nga drejtësia kjo çështje, unë nuk kam sy e faqe të përballem me zbuluesin që pretendon me zë shumë të lartë, se ka hedhur dritë jo vetëm mbi aktivitetin kriminal të vëllait tim, po edhe mbi përfshirjen time kriminale në fshehjen e “personit të paidentifikuar, 45 vjeç, me kapele”, i cili sipas Gazmendit na qenka Olsi Rama dhe unë, duke abuzuar me detyrën dhe madje shpërblyer dy prokurorët e dosjes së laboratorit të drogës në Xibrakë, ia paskam fshehur drejtësisë.

Kam muaj e muaj që pres të vërtetën nga SPAK-u, ku Gazmend Bardhi shkon shpesh për të luftuar korrupsionin e kriminelët e qeverisë sime dhe nuk do lodhem së prituri, përpara se sa të bëj njërën nga të dyja. O të tërhiqem nga politika përgjithnjë, o të paraqitem në interpelancat e Gazmendit dhe pastaj shohim e bëjmë si vete kjo mesele më tutje, në sy të shqiptarëve e në rrugën e mëtejshme të drejtësisë, ku o do gjykohet im vëlla, o do gjykohet Gazmend Bardhi!

The post Rama i përgjigjet Bardhit për interpelancën në Kuvend: O do gjykohet im vëlla, o ti appeared first on Albeu.com.

Berisha plas deklaratën e fortë: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës
Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën e Shpresës”, ka publikuar udhëtimet e vëllait të kreut të qevrisë Olsi Rama me makinën e trafikanëtëve te Xibrakës.

Berisha: E patë miq se si doli Olsi Xibraka pas seancës që kishte me Alfred Shehun. Me Alfred Grecën.

E dini cili është Alfred Shehu? Është prokurori i pafytyrë që doli bashkë me Ardi Veliun, një të pafytyrë tjetër, dhe u tha shqiptarëve se në makinën e Mehmet Grecës, trafikantit të dënuar për 15 kg kokainë në Londër, nuk kishte materiale elektorale për Taulant Ballën.

Dhe ky u shpërblye nga Taulant Balla në krah të Altin Dumanit, prokuror i Skrapit.

Ky dje, takoi Olsi Ramën.

Olsi Rama, Olsi Xibraka, ja ku po të njoftoj se ditën e hënë do të kesh dhe një padi të dytë për mashtrim publik përpara shqiptarëve.

Po, po, për mashtrim publik sepse u deklarove shqiptarëve dy javë më parë se makinën me targa AA653DM, të përdorur tmerrësisht nga kapot, mes tyre edhe ti vetë, të klanit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha, Gentian Gjonaj, Besnik Dabulla, etj, e kam përdorur vetëm njëherë.

Kam shkuar një natë në Selanik, kam ndëjtë dy ditë dhe jam kthyer.

O gënjeshtar, mashtrues i shpërfytyruar publik, do përgjigjesh para ligjit dhe shqiptarëve.

Kufirin me makinën e drogës AA653DM, e ke kaluar në datën 6.6.2014 në ora 13.30.

2. Me datën 8.6.2014 në ora 15.45.

3. Me datën 11.7.2014 në ora 15.45.

4. Me datën 13.7.2014 në ora 18.06.

5. Olsi Kristaq Rama, se këto i ka kaluar si Olsi Rama, po tani me pasaportë amerikane, se ke bërë drogë atje në Boston ku ke qenë vagabond, Olsi Kristaq Rama me pasaportë amerikane, ke kaluar kufirin sipas TIMS me datë 8.8.2014 në orën 18.35. E ke kaluar përsëri në orën 8.8.2014 në orën 21.49.

Olsi, ke edhe kalime të tjera, po këto sa për sonte.

Për këto, ti do të shkosh, do denoncohesh për mashtrim të rremë nën betim.

Se je betuar dhe ke mashtruar.

Ndaj miqtë e mi, ju jeni shpresa e fundit e shqiptarëve dhe kjo shpresë nuk mund të shuhet kurrë.

Kjo shpresë do triumfojë.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!

The post Berisha plas deklaratën e fortë: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës appeared first on Albeu.com.

Olsi Rama flet pas daljes nga SPAK: Sqarova situatën për “Xibrakën”
Olsi Rama është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për herë të dytë brenda dy javësh. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Olsi Rama tha se u paraqit si person në dijeni për çështjen “Xibraka”. Ai tha se shpjegimet e tij ja ka dhënë personave përkatës.

““Dhashë shpjegimet e mia. Bëra detyrën time si qytetar. Por do doja të më pyesnit më shumë për Partizanin. Për çështjen Xibraka, si person në dijeni. Sqarova situatën”, deklaroi Olsi Rama.

Rama u paraqit në SPAK edhe para dy javësh. Ndaj tij ekziston një padi, për përfshirje në grupin kriminal të kokainës në Xibrakë. Ndërkohë që vetë ai për gazetarët dy javë më parë pranoi se ka udhëtuar me makinën e një personi që sipas dosjes së prokurorisë me të njëjtën makina kanë udhëtuar dhe Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj. Rama për makinën që udhëtoi tha se në atë moment mund ta merrte dhe se nga trafikantët, pranoi se njihte një prej tyre.

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka njoftuar se SPAK i ka kthyer një përgjigje në lidhje me denoncimin e bërë nga vetë ai për dosjen “Xibraka”. Bardhi shkruan se SPAK ka konfirmuar se ka rinisur hetimet për akuzat e përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës. Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

The post Olsi Rama flet pas daljes nga SPAK: Sqarova situatën për “Xibrakën” appeared first on Albeu.com.

Olsi Rama paraqitet në SPAK
Ditën e sotme, Olsi Rama, është paraqitur përsëri në SPAK. Akoma nuk dihet arsyeja e saktë se përse vëllai i kryeministrit Edi Rama, u paraqit sot në SPAK, por besohet se kjo ka të bëjë me hetimet që po zhvillohen sa i përket dosjes së Xibrakës.

SPAK vendosi që të rihapë hetimet për dosjen Xibraka, pas denoncimit të Bardhit, se një person i paidentifikuar, i moshës 45-vjeç, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM.

Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

Bardhi iu referua dokumenteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të dhënave të sistemit TIMS, për të provuar sipas tij faktin se Olsi Rama, ka përdorur gjatë vitit 2014 të njëjtën makinë me të dënuarit e tjerë të dosjes “Xibraka”, ku policia zbuloi atë kohë një laborator të përpunimit të kokainës në fshatin me të njëjtin emër.

Sipas Bardhit, filli lidhës mes Ramës dhe anëtarëve të tjerë të grupit ishte makina me targa AA 653DM, e përdorur prej tyre dhe e regjistruar në sistemin TIMS në hyrjet dhe daljes nga vendi.

Dokumentet e TIMS, të vëna në dispozicion nga Bardhi tregojnë se Olsi Rama ka hyrë në territorin e Shqipërisë tre herë me këtë makinë më 8 qershor 2014, 13 korrik 2014 dhe 8 gusht 2014; respektivisht nga pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës dhe Qafë Botës.

E njëjta makinë është përdorur disa herë nga Gentian Gjonaj nga prilli deri në nëntor të vitit 2014 dhe nga Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, në nëntor 2014.

Sipas Bardhit, prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, por një hetim për personat e paidentifikuar nuk është mbyllur ende përfundimisht.

The post Olsi Rama paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Olsi Rama në SPAK, reagon Bardhi: Gënjeshtra nuk është mjet mbrojtës, konfirmoi gjithçka kam denoncuar për të
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me thirrjen në Prokurorinë e Posaçme të vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama.

Bardhi: Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale. Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.

Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë. Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!

The post Olsi Rama në SPAK, reagon Bardhi: Gënjeshtra nuk është mjet mbrojtës, konfirmoi gjithçka kam denoncuar për të appeared first on Albeu.com.