Olsi Ibros Archives - Albeu.com

Mashtrimi me mikrokreditë/ Detaje nga vetëvrasja e Olsi Ibro, u vetëhelmua në makinë para se të hidhej nga pallati
Detaje të reja dalin nga vdekja e Olsi Ibros, 45-vjeçari që akuzohej për mashtrimin me mikrokreditë, i cili dyshohet se u vetëhodh mëngjesin e sotëm nga një pallat në ndërtim, pranë ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.

Dyshohet se pronari i MCA, shoqërisë që u sekuestrua nga Prokuroria e Tiranës ditën e djeshme (19 korrik), ka pirë helm në makinë dhe më pas është ngjitur në pallatin në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”, duke i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Olsi Ibro, ka parkuar automjetin para pallatit ku ndërmori edhe aktin e rëndë dhe më pas ka pirë helm.

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar çastet e fundit të jetës së pronarit të MCA, i cili ndodhej i vetëm brenda automjetit.

Pasi dyshohet se ka konsumuar helmin, ai është ngjitur në godinën në ndërtim dhe është vetëhedhur duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës mjekoligjore. Pallati ku Olsi Ibro, ndërmori aktin e rëndë ndodhet disa metra larg banesës së tij.

Emri i Olsi Ibros, është përfshirë në dosjen e Prokurorisë së Tiranës për mashtrimet me mikrokreditë.

Ndërkohë një ditë më parë, organi hetues sekuestroi dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Final, të cilat akuzohen se kanë krijuar skema mashtrimi me mikrokreditë me qëllim zhvatjen e qytetarëve.

Micro Credit Albania, është një institucion financiar jobankë i licencuar në vitin 2016 që drejtohej nga çifti Olsi dhe Elda Ibro, kjo e fundit shërbente edhe si administratore e shoqërisë MCA (Mikro Kredit Albania).

Sipas Prokurorisë nga hetmet, ka rezultuar se këto dy shoqëri tregtare në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperte vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Po ashtu, organi i akuzë sqaron se shoqëritë dhe personat nën hetim në mënyrë abuzive kanë përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme.

Ata kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefona të vazhdueshme me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive.

“Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro sipas mënyrës së sipërcituar, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera”, thuhet ne njoftim.

Skandali i mikrokredive në SPAK

Deri tani për mashtrimin me mikrokreditë, gjykata në maj 2024 ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”: Elda Ibro, Jorsida Dervishi, Alketa Tanushi e Kejda Seferi, ndërsa në burg janë: Arben Meskuti, Aldo Daka, Albert Gega dhe Edmond Mato, në kërkim ende Alban Kote.

Në 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Më 30 maj 2024 Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë dhe dërgoi në SPAK dosjen.

The post Mashtrimi me mikrokreditë/ Detaje nga vetëvrasja e Olsi Ibro, u vetëhelmua në makinë para se të hidhej nga pallati appeared first on Albeu.com.

Hyri në pallat dhe i dha fund jetës, kush ishte Olsi Ibro, si i mashtronte qytetarët me mikrokreditë
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Olsi Ibros, i cili u hodh nga lartësia në një pallat në ndërtim në Tiranë.

Sipas informacioneve, Ibro është gjetur i pa shenja jete nga roja mëngjesin e sotëm.

Dyshohet se ai ka hyrë gjatë natës në pallat dhe është vetëhedhur nga tarraca.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45-vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Kujtojmë që më 30 qershor Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, përfshirë edhe të Ibros.

Llogaritë bankare iu sekuestruan personave: Olsi Ibro, Arben Meskuti, Ernela  Cuberi, Elda Ibro, Albert Gega,Andis  Gjoka, Vasil  Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ata kanë investuar në letra me vlerë me interes vjetor maturimi nga 4% deri në 10.5%.

Një ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata aprovoi sekuestron preventive ndaj dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”, të dyshuara se kryen mashtrim me pasoja të rënda në dëm të mijëra qytetarëve si dhe pastruan para.

Dy shoqëritë e sekuestruara në bashkëpunim me ADCA dhe shoqëri përmbarimore, krijuan një skemë për të vjedhur qytetarët në vlera disa milionë euro.

Ndërsa gjykata aprovoi sekuestrimin krimi ekonomiko financiar, kreu inventarin e dosjeve në selitë e të dyja shoqërive.

Prokuroria thotë se përmes presionit psikologjik dhe përndjekjes, qytetarët u detyruan të merrnin kredi të dyta.

Në maj  gjykata shpalli nëntë masa sigurie ndaj ish përmbaruesve dhe administratorëve, pasi hetoi se si përmbi katër mijë kredi të këqija të blera nga një bankë e nivelit të dytë me një shumë prej gati 7 milionë euro, ishin shumëfishuar në dëm të interesave të debitorëve të cilëve ju ishin sekuestruar pasuri dhe llogari bankare.

The post Hyri në pallat dhe i dha fund jetës, kush ishte Olsi Ibro, si i mashtronte qytetarët me mikrokreditë appeared first on Albeu.com.