Ols Dadon Archives - Albeu.com

Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ KLP merr në mbrojtje Ols Dadon: Hiqni dorë nga presionet ndaj prokurorëve, personat nën hetim të përgjigjen për akuzat
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut, në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Olsi Dado.

Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare.

Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore.

Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi.

Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon, parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor.

The post Akuzat e Veliajt ndaj prokurorit të SPAK/ KLP merr në mbrojtje Ols Dadon: Hiqni dorë nga presionet ndaj prokurorëve, personat nën hetim të përgjigjen për akuzat appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj shpërthen keq ndaj gjyqtarit Ols Dado: Ky qafir që paguhet sa dyfishi im, duhet çuar tek psikologu…
Këtë të premte, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia, ku sulmon prokurorin dhe gjyqtarin e çështjes së tij, Ols Dado dhe Erjon Bani, teksa tenton dhe të manipulojë opinionin publik, duke u justifikuar mbi faktet që gjenden në dosje.

Veliaj vazhdon të pretendojë se nuk ka vjedhur dhe nuk ka kryer asnjë turp, teksa lidhur me fluturimet me charter me biznesmenin Gentian Sula, pretendon se ka qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, dhe sipas tij, kjo provë është shumë e dobët.

Në lidhje me emërimin e bashkëshortes së biznesmenit, Gentiana Sulës, në postin e zv.ministres në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, thotë se atë e emëroi Këshilli i Ministrave, teksa e lëvdon duke e quajtur kryezonjë të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, etj.

Ai e quan prokurorin Dado “qafir burrë”, që sipas Veliajt, paguhet sa dyfishi i tij për të bërë drejtësi, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Postimi i plotë:

Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan të gjitha kontaktet, me gjasë menduan se do të lodhesha së denoncuari përditë pazarin e tyre të shëmtuar, vetting-un e paligjshëm mbi 20 vitet e jetës sime – 10 vite si aktivist dhe 10 vite si shërbëtor publik.

Në dallim nga ata, unë nuk kam asnjë turp në jetën time, as kam vjedhur, as kam vrarë, as kam shantazhuar, e as do lodhem së zbërthyeri çdo akuzë.

Akuza qesharake që do të zbërthej sot lidhet me sajesën se, meqë kam fluturuar me avion në vitin 2004 (pra, kur isha 24 vjeç), me Gent Sulën, si shpërblim pas 9 vitesh ia bëra gruan e tij zëvendësministre, kur në moshën 33 vjeçare m’u besua të drejtoja Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

1. Unë kam qenë në avione, në të cilët kanë hipur me mijëra njerëz në 20 vite, ndaj kjo provë është po aq e dobët sa karakteri banal i Nesti Violinës, i cili me siguri do ta ketë përfituar vetë ndonjë promovim në detyrë përkundër ndonjë fluturimi me avion apo me pras, për punën a qejfin e dikujt tjetër.

2. Megjithatë, zëvendësministër të bën Këshilli i Ministrave dhe jo Ministri, po Ols Angoni nuk ka si t’i dijë këto, se atë e morën për dore nga kontenierët e noterëve në Portin e Durrësit, ku e futi i ndjeri Kol Olldashi, se i mbeti nëpër këmbë, te prokuroria e përgjithshme ku e tërhoqi një shoqe për shoqni, e më pas në SPAK, ku si dikush me cene profesionale e me devijime psiko-emocionale, mund të kryejë funksione paturpësie antiligjore si kjo me familjen time.

3. Genta Sula është një kryezonjë, kryenënë, tani edhe kryegjyshe, e për më tepër, një kryeprofesioniste nga ato që moçalit tonë i provokojnë vrer e helm. Në ministri ajo drejtoi hapjen masive të zyrave të punës, riktheu në trend arsimin profesional, hapëm shkolla si ‘Herman Gmeiner’ për IT, që i pararendi TUMO-s e Piramidës, bëmë reformën e parë të pensioneve që shpëtoi arkën e shtetit dhe rriti pensionet, dhe në ditën e fundit së bashku, kaluam Ligjin për Hapjen e Dosjeve, që sigurimsat apo xhinsi i spiunave të Zylo Ramizit e morën me aq lemeri.

Tani po e kuptoj hezitimin e saj, kur nga eksperte e Bankës Botërore i thosha të kalonte në shtet, prej skuthave kompleksivë si Ols Violina, që po panë një grua të mençur, të hijshme, të aftë, profesioniste, të pavarur, të dlirë, të artikuluar, të lexuar e të arrirë, i sulen si pitbull me jargë e skërmitje, për t’i thënë vetes “jam i fortë, shih si futem në fustane dhe e mbaj gruan e targetit 9 orë në inkuizicion”.

Por, unë jam Kryetar i Bashkisë së Tiranës, jo anëtar i Urdhërit të Psikologut dhe ky qafir burrë, që paguhet sa dyfishi im për të bërë drejtësi të re, duhet çuar tek psikologu përpara se të hyjë nën fustane të tjera.

Padrejtësia diku, kthehet në padrejtësi kudo, ndaj kjo betejë do fitohet përditë e nga çdokush që do një vend të drejtë.

The post Erion Veliaj shpërthen keq ndaj gjyqtarit Ols Dado: Ky qafir që paguhet sa dyfishi im, duhet çuar tek psikologu… appeared first on Albeu.com.