ols dado Archives - Albeu.com

Veliaj kërkon që emërimi i Ols Dados si Prokuror të shpallet i pavlefshëm, Gjykata Administrative shtyn seancën
Gjykata Administrative ka shtyrë seancën në lidhje me padinë e bërë nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka kërkuar pavlefshmëri të emërimit si prokuror në vitin 2008. Seanca e radhës do të mbahet më 8 maj, ora 14:00.

“Seanca shtyhet që të rregullohet ndërgjyqësia në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë”, u shpreh gjykata.

Kujtojmë që më herët, Veliaj u shpreh gjatë seancës se me Ols Dadon është në konflikt interesi, ndërsa shtoi se Nesti Angoni që e ka kallëzuar atë nuk ekziston.

“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë por tek bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda. Sot nuk firmos më tek bashkia e Tiranës, që kanë të bëjnë me këtë njeriun. Sot plehrat janë sheshit, se edhe unë erdha sot këtu dhe pashë. Ditën që jam arrestuar kam inauguruar një kopsht në Kashar, janë 14 muaj s’është hapur një kopsht”, tha Veliaj, i cili shtoi “duke parë çfarë hallesh ka KLP këto kohë, çmund të themi”.

Padia e Veliajt

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, depozitoi më 23 janar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Presidenti i Republikës ka lëshuar një dekret në kundërshtim të hapur me dispozitat urdhëruese procedurale të ligjit nr. 8737, duke realizuar një emërim pa bazë ligjore dhe në mungesë të kompetencës materiale ratione personae për të emëruar një subjekt që nuk përmbushte kriteret e ligjit. Ky fakt përbën një shkelje flagrante të rendit juridik dhe një rast tipik të pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ, në kuptim të nenit 108 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi: (i) akti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me normat urdhëruese të ligjit; (ii) personi i emëruar nuk plotësonte kushtet e përgjithshme dhe të posaçme ligjore; dhe (iii) organi publik ka ushtruar kompetencën e tij për emërim në shkelje të kushteve procedurale të vlefshmërisë së aktit, duke e bërë dekretin juridikisht të paefektshëm dhe nul abinitio”, thuhet në kërkesë padi.

The post Veliaj kërkon që emërimi i Ols Dados si Prokuror të shpallet i pavlefshëm, Gjykata Administrative shtyn seancën appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008.

Sipas padisë emërimi i prokurorit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit ai nuk plotësonte kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

“Presidenti i Republikës ka lëshuar një dekret në kundërshtim të hapur me dispozitat urdhëruese procedurale të ligjit nr. 8737, duke realizuar një emërim pa bazë ligjore dhe në mungesë të kompetencës materiale ratione personae për të emëruar një subjekt që nuk përmbushte kriteret e ligjit. Ky fakt përbën një shkelje flagrante të rendit juridik dhe një rast tipik të pavlefshmërisë absolute të një akti administrativ, në kuptim të nenit 108 të Kodit të Procedurave Administrative, pasi: (i) akti është nxjerrë në kundërshtim flagrant me normat urdhëruese të ligjit; (ii) personi i emëruar nuk plotësonte kushtet e përgjithshme dhe të posaçme ligjore; dhe (iii) organi publik ka ushtruar kompetencën e tij për emërim në shkelje të kushteve procedurale të vlefshmërisë së aktit, duke e bërë dekretin juridikisht të paefektshëm dhe nul abinitio”, thuhet në kërkesë padi.

The post Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Monitorimi i krimeve zgjedhore: SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado
Grupi i punës i SPAK për monitorimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore, ka zhvilluar një takim në Prokurorinë e Elbasanit, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policisë dhe prokurorisë së këtij qarku.

BKH dhe SPAK, janë duke monitoruar me kujdes çdo aspekt të procesit zgjedhor në Elbasan, përfshirë përdorimin e burimeve publike, abuzimin me administratën, qarkullimin e parave të pista, ndikimin e krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.

Sipas burimeve zyrtare, angazhimi i organeve ligjzbatuese ka si qëllim garantimin e pastërtisë së procesit zgjedhor të datës 11 Maj.

Qarku i Elbasanit, është konsideruar ndër më të “blinduarit” për këtë proces zgjedhor, krahasuar me 12 qarqet e tjera të Shqipërisë.

Grupi i monitorimit, i kryesuar nga prokurori Olsi Dado, është duke ndjekur zhvillimet në terren në kohë reale dhe hetuesit po përdorin pajisje me teknologji të avancuar, për të dokumentuar çdo shkelje që mund të ndodhë gjatë këtij procesi elektoral.

The post Monitorimi i krimeve zgjedhore: SPAK dhe BKH ‘zbarkojnë’ në Elbasan, grupi kryesohet nga prokurori Ols Dado appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen?
Ditën e sotme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale.

Teksa publikon pjesë nga dosja e tij hetimore, kryebashkiaku i Tiranës thotë se “Facebook dhe Instagrami i tij janë trajtuar si skenë krimi”.

Ai shkruan se kjo është fyerje për inteligjencën e kujtdo. “Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”.

Postimi i Veliajt

“Pse ma le “seen”?

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” – reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!

Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit – edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.

Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!“, shkruan Veliaj.

The post Erion Veliaj vijon sulmet nga burgu për Prokurorin Ols Dado: Pse ma le seen? appeared first on Albeu.com.

Veliaj reagon sërish nga qelia: Ols Dado ka stisur shumë dosje të rreme kundër meje
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka reaguar sërish.

Ai shkruan se prokurori Ols Dado, ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër tij, saqë i ka faturuar si korrupsion edhe lejen për ndërtimin e një banese një katëshe të një familjeje në Yrshek.

Postimi i Veliajt:

“Prokurori ndërtues Ols Dado ka stisur aq shumë në dosjen e rremë kundër meje, saqë më ka faturuar si korrupsion edhe këtë shtëpi modeste 1-katëshe, që një familje e nderuar nga Yrsheku, me kursime e borxhe, ka ndërtuar me dokumentacionin ligjor të dhënë nga shoqëria “Fusha”. Prokurori ndërtues e di shumë mirë që për të aplikuar për leje ndërtimi, si për një shtëpi 1-katëshe, ashtu edhe për një pallat shumë katësh, ligji kërkon që ndërtimi të bëhet nga një shoqeri me licencat përkatëse.

Familja punëtore nga Yrsheku, ndryshe nga prokurori ndërtues, nuk është paraqitur asnjëherë në Bashkinë e Tiranës për t’u interesuar për lejen e ndërtimit dhe ec e merre vesh tani se si paskam bërë unë korrupsion me Fushën, për këtë shtëpi me sipërfaqe 90 m2”, shkruan Veliaj.

The post Veliaj reagon sërish nga qelia: Ols Dado ka stisur shumë dosje të rreme kundër meje appeared first on Albeu.com.

Veliaj: Djali im nuk e di që jam në burg, kurse evlati i Ols Dados lëviz me Range të kuq në mes të bllokut
“Shënjestër” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt vijon të jetë prokurori Ols Dado. Ashtu sikurse reagimet e kaluara dhe në këtë reagim për “Top Story” qytetari i parë i Tiranës ka lëshuar sërish akuza ndaj prokurorit.

Duke theksuar se nuk është duke goditur drejtësinë, pasi në SPAK ka plot njerëz dinjiotz, të cilët i ka quajtur sërish “kolegë”,  Veliaj tha se “pyll pa derra nuk ka”.

“Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti – se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.

Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas”, tha Veliaj, teksa më tej bëri me dije se i biri nuk e di ende që është në qeli, ndërsa djali i prokurorit Ols Dado sipas kryebashkiakut lëviz me “Range”  në bllok.

Në vijim, Veliaj u shpreh se në një kohë kur ai nuk takon askënd në qeli, ish-kryeministri Sali Berisha është I lirë, madje në kohën kur ndaj tij ishte në fuqi masa “arrest shtëpie”, ish-kryeministri takonte “me kuç e me maç”.

“Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Këshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet. Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gërdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës.

Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie e paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes. Jo e njëjta gjë ndodhi me bashkëshorten time, pasi në respektim të ligjit u paraqit ditën e seancës e shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me automjetin e tyre”, tha kryebashkiaku në përgjigjen e kthyer me shkrim nga qelia.

The post Veliaj: Djali im nuk e di që jam në burg, kurse evlati i Ols Dados lëviz me Range të kuq në mes të bllokut appeared first on Albeu.com.

Erion Veliaj vijon mesazhet nga burgu: Ols Dado më mban në burg, ai nuk më hetoi, por më hyri nga vrima e çelësit…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili prej 16 ditësh ndodhet në burg ka reaguar sërish nga qelia, duke u shprehur se i kanë ndaluar çdo takim dhe komunikim.

“Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë Tiranë, shprehet se i kanë dërguar, sipas tij, porosi që të ulë gjuhën. Por, Erion Veliaj kërkon nga të gjithë ata që “’bezdisen’ nga gjuha ime të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime”.

Ai shprehet se është i vetmi politikan që sipas tij, ka kaluar në atë që e quajti një labirinth ilegal të një vettingu 20 vjeçar.

Veliaj thekson se; “kam dalë nga labirinthi pa asnjë shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit”.

Postimi i Erion Veliajt:

Mirëdita dhe mirënjohje të gjithëve për mbështetjen. Jam thellësisht i prekur nga mesazhet inkurajuese nga të katër anët!

Momentalisht, përndjekësi i familjes sime për llogari të Sali Fundërrinës, Ols Dado, fytyrën e të cilit ju e patë vetëm një fraksion minuti në replikat e turpshme në thertoren e Erion Banit, më ka ndaluar çdo takim e komunikim. Kam vetëm këto pusulla ditore me avokatët, deri ditën kur do mund t’ju përqafoj të gjithëve ju, e të merrem me zë e me figurë me këta burra të paburra.

Disa më çojnë porosi që ta ul pak gjuhën, jo se prokurori ndërtues hakmarrës nuk e meriton, përkundrazi, por që “të mos çmëndet më keq dhe ta punon më keq”. Jo se adashi kasap s’e meriton, por që “të mos të të qepet më keq se e ka ves të keq”.

Po çfarë mund të më bëjnë më shumë? Të më dënojnë me vdekje? Se në burg jam e jam! Olsi nuk më hetoi, po më hyri nga vrima e çelësit në jetën time dhe në fustanët e gruas time, me një LETER ANONIME që s’është çudi ta ketë shkruar vetë ose ta ketë marrë të shkruar nga maniakët e Sali Fundërrinës!

Ore a e keni dëgjuar ndonjëherë vrasësin e 21 janarit dhe Remzi Hoxhës, kriminelin e Gërdecit, burgosësin e liderit të opozitës, zjarrvënësin e gazetës “Koha Jonë”, druvarin mbi kurrizin e opozitarëve dhe gazetarëve, hajdutin e zgjedhjeve të 1996-ës, 2009-ës dhe 2011-ës në Tiranë, bashkëthemeluesin e piramidave me Suden dhe Vebi Alimuçën, pompistin e naftës së Millosheviçit, besëprerin e Azem Hajdarit, gllabëruesin e Klubit Partizani, shokun e idealeve të Rezar Taçit dhe grepsin e lekëve të fëmijëve autikë, pra mender jush, Sali Këllirë Berishën, që t’i kërkojë falje ndonjërit nga 10 mijë viktimave të qenefit të gojës së tij?

Mendohuni pak! Kurrë nuk e ka bërë, përveçse në një rast. S’ka lënë burrë, grua, vajzë, baba, nënë, vëlla, motër, xhaxha, hallë, dajë, krushk, gjysh, nip, pa rrotulluar në atë halenë e gojës së tij ai kurrizo burrë, për kë i ka dalë apo i kanë nxjerrë përpara, por kurrë s’ka thënë gabova.

Tani imagjinojeni:

Ols Dados i ka kërkuar falje me zë e me figurë! E kërdisi njëherë për t’ia kujtuar se kush është tutori i Violinës dhe pastaj e përkëdheli me një ndjesë publike përpara se të ma lëshonte mua në kurriz, si ata pitbullët që bëjnë lajm me kafshimet e tyre.

Jam sot I VETMI politikan që ka kaluar në labirinthin ilegal të një VETINGU 20 vjeçar. Kam dalë nga labirinthi pa ASNJË shkelje për të përligjur burgun pa gjyq, duke më ndërprerë me dorën e një maniaku dhe thikën e një kasapi kontratën me zgjedhësit.

20 vjet VETING – asnjë biletë, asnjë hotel, asnjë apartament, madje asnjë drekë e darkë, që dikush të ketë paguar për mua në detyrë.

ASNJË! ZERO! NADA! NICHTS!

Ndaj, ju që më doni e më besoni, kur shikoni në televizor lloj-lloj gjithollogësh, kujtohuni që këta “inkuizitorë nga divani” nuk do t’i bënin dot ballë as Vetingut të 24 orëve të fundit, le më të 20 viteve, siç m’u bë mua nga mosha 24 në 44 vjeç.

Shumica nuk justifikojnë as orën që kanë në dorë (madje më kujtohet njëri, nga më të zellshmit, që i binte në tv familjes së një “krimineli” që i kishte falur një orë) se lëri të tjerat, pasuri e vënë me deklarim të rremë rroge e me gjoba portalesh! Po s’kemi ç’bëjmë, kur as bëhet fjalë të kenë bërë një nga mijëra punët e mia për Tiranën, xhanëm të qe për ta, vazhdonin rrinin me Rolex mbi bajgat e Tiranës mesjetare!

Por, pas marrëzive për lodra fëmijësh e shtëpi fakirësh në katunde, kam prapë!

Vjehrri im i ndjerë, Arben Jakov Xoxa, kishte dje 6-vjetorin e ndarjes nga jeta. Ai qe profesor, sipërmarrës, botues dhe gjahtar i apasionuar – dhe kjo, trashëguar nga i ati, shkrimtari Jakov Xoxa. Madje, qejfmbetjen e fundit me mua e kish pse qeveria jonë vendosi moratorium për gjuetinë; kush e ndan këtë pasion e kupton.

Por, në vend ta kujtonim buzagaz, Ols Violina, që njësoj si tutori i tij Sali Fundërrina, përdhunon të gjallë e të vdekur, më kërkon llogari për një makinë të cilën vjehrri e bleu para vdekjes, e që një nip i tij e paskësh shitur, pas vdekjes së tij, në portale të llojit “merr e jep” apo “shit e bli”!

Pra, vjehrri, i cili ka 6 vjet që ka vdekur, ka gjetur një makinë okazion në Gjermani dhe e ka blerë. Më pas ia ka shitur të nipit. Ky e ka rishitur në Shqipëri. Blerësi i makinës nga nipi i vjehrrit e paska shitur gjithashtu më vonë. Dhe këtu, unë paskam pastruar paratë e korrupsionit në bashki!!!

Ju betohem, nuk tallem! Eshtë për të ulëritur, po është kështu, sipas Ols Dados.

Unë kam 7 daja, 2 xhaxhallarë, 3 halla dhe nja 25 kushërinj të parë. Asnjë prej tyre as ka hyrë në Bashkinë e Tiranës në këto 10 vite dhe unë as nuk di për këta të mitë sa nipa e mbesa kanë, ku jetojnë, e ç’makina ngasin. Si mund ta di për nipat e mbesat e vjehrrit?

Nuk jam as “Xhixh Merimonga” – gomistieri ikonik i humorit – që të di çfarë llaskash, disqesh, apo marmitash ia shtojnë vlerën një makine.

Pronari i parë i makinës është në varrezat e Tufinës prej 6 vitesh – i kam thënë Olsit, le të vejë ta pyesë aty. Saliu ka eksperiencë zhvarrimesh. T’ia bëjë këtë nder pitbullit të tij. Unë vetë kam lëvizur me biçikletë, jo Range të kuq si Ols kingu, një rraqexhi vanitoz, pesanjos dhe karagjoz.

Ndaj, edhe njëherë, për të gjithë ata që “bezdisen” nga gjuha ime. Ju lus të kuptoni që jam në burg, me një letër anonime, një prokuror hajvan dhe një gjykatës taleban. Ata kanë edhe gurin, edhe arrën, edhe rrjetin e gojëve të ndyra të mëngjes-drekë-darkës.

Por, mjaft të shihni vendimin më të freskët të Strasburgut për paraburgimin pa gjyq, për të kuptuar që busulla na duhet drejt Europës, e jo drejt kënetës së Sali Bufit, Ols akrepit dhe Ban nepërkës.

Shëndet e jetë!

The post Erion Veliaj vijon mesazhet nga burgu: Ols Dado më mban në burg, ai nuk më hetoi, por më hyri nga vrima e çelësit… appeared first on Albeu.com.

Sulmet ndaj Ols Dados/ Belind Këlliçi: Erion Veliaj pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, teksa ishte i ftuar në “A Krasta Show”, ka thënë se qëllimi i Veliajt është ta çojë prokurorin Old Dado drejt një padie ndaj kryebashkiakut, duke bërë që sipas ligjit më pas Dado të tërhiqet nga çështja.

Ky skenar, tha Këlliçi u zbulua dhe tashmë ka rënë. Këlliçi tha se Veliaj tenton ta kthejë gjithë arrestimin e tij në një çështje fustanesh dhe urrejtje politike.

“Kemi një institucion të shpërbërë për shkak të korrupsionit, për shkak të modelit që është instaluar aty që nga viti 2015-të. Dhe parallel kemi luftën e paprecedentë t ëish-kreut të bashkisë, Veliaj, ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarit që ka marrë vendimin për t’i lënë në fuqi masën arrest me burg.

E gjitha kjo e bazuar në një strategji të mirfilltë të mbrojtjes nga ana e ekipit mbrojtës dhe të vetë Veliajt për të lincuar, për të baltosur nga goja e tij dhe mediat që paguhen nga inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen Report Tv-ja dhe shqiptarja.com, prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bani. Por mbi të gjitha prokurorin Dado.

E gjitha për një arsye të vetme sepse ekziston një vepër që ekziston në kodin penla që është cënimi i figurës dhe fyerja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, e cila dënohet me 6 muaj deri në 3 vjet burg, por që pak i bën Veliajt kaq. Ai tenton ta zhvendosë të gjithë debatin në një debat personal për çështje fustanesh apo urrejtje personale.

Pret që prokurori dhe Prokuroria e Posaçme ta padisë, me të vetmin qëllim, që në fund të asaj padie prokurori dhe Veliaj të kenë konflikt interesi dhe prokurori të heqë dorë. Ky skenari ka rënë tashmë, e kanë kuptuar të gjithë. Strategji e paramenduar, e pilotuar”, tha Këlliçi.

The post Sulmet ndaj Ols Dados/ Belind Këlliçi: Erion Veliaj pret që prokurori ta padisë dhe të kenë konflikt interesi në gjyq appeared first on Albeu.com.

GJKKO publikon procesverbalin e seancës: Prokurori nuk iu drejtua Veliajt me fjalën “ndyrësirë”, nuk rezulton as në sistemin audio (FOTO)
Kryebashkiaku Tiranës,  Erion Veliaj, tashmë i burgosur por ende në hetim, duket se nga dita në ditë po i rëndon akuzat ndaj vetes.

Pasi u la në qeli si person me rrezikshmëri të lartë kriminale për të prishur provat dhe hetimet, apo më keq edhe për t’u arratisur nga vendi, Veliaj pas kërcënimeve të djeshme ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që po punojnë për faktimin e korrupsionit të dyshuar, krijimin e një pasurie përrallore nga ai dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, apo edhe për pastrimin e parave, tashmë shfaqet edhe si falsfikator i procesverbaleve të seancave gjyqësore.

Kjo pasi, Erion Veliaj, publikoi sot nga qelia diskutimet të cilat ai pretendon se janë zhvilluar gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij.

Gjithashtu, Veliaj pretendon se është fyer nga prokurori Ols Dado.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Ndërkohë që vërtetësia e dialogut të zhvilluar në gjyq, është hedhur poshtë nga Gjykata e Posaçme.

NJOFTIM PËR MEDIA:

Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Tiranë, më datë 24.02.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

The post GJKKO publikon procesverbalin e seancës: Prokurori nuk iu drejtua Veliajt me fjalën “ndyrësirë”, nuk rezulton as në sistemin audio (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Veliaj publikoi bisedën që tregon se u fye nga Prokurori Ols Dado, reagon Berisha: Erjon hajduti, mos kërcëno
Këtë të hënë, Erion Veliaj, publikoi nga qelia diskutimet të cilat ai pretendon se janë zhvilluar gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë ndaj tij.

Veliaj pretendon se është fyer nga prokurori Ols Dado, ndërkohë që vërtetësia e dialogut të zhvilluar në gjyq, nuk është provuar ende.

“Ky është një nga dialogjet në thertoren e Erion Kasapit! Lexojeni se me çfarë gjuhe flet prokurori i SPAK-ut, aq të ulët sa edhe Erion Kasapi duket xhentëllmen para tij! Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më”, thotë Veliaj.

Përplasja në gjykatë me prokurorin e SPAK Ols Dado:

OLS DADO: Ndyrësirë! S’ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç’a është ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?

ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.

ERJON BANI: Prokuror, ulu!

OLS DADO: A? Ç’a është ky? Kërcënim është ky?

ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt interesi. Prokurori mendon që edhe kjo sjellje është normale, por kjo s’është normale.

OLS DADO: E kam mesazhin këtu.

ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që s’është normale.

ERJON BANI: Prokuror!

Në lidhje me mesazhet e publikuara nga Veliaj, ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i kërkon kryebashkiakut të Tiranës të mos kërcënojë prokurorët.

Berisha shton se mesazhi që po jep Veliaj me sulmin ndaj prokurorit është mesazh kërcënim personal për dëshmitarët që “po folët do ta keni personale me mua”.

“Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal të dënueshëm të Erion vjedhësit, Erion hajdutit kërcënimin me personale të Olsi Dados. Unë e kam pak ndryshe problemin këtu. Unë jam kundër çdo kërcënimi personal, nuk mund të ketë kërcënime personale, sepse pastaj është vetëgjyqësi. Po mesazhi që jep ky hajdut, është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Kërcënimi i tij për Olsi Dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes që kanë këta prokurorë, ai shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht, por kërcënimi personal është për dëshmitarët që po folët do ta keni personale me mua. Nuk ka akt më të mirëfilltë të pengimit të drejtësisë se ky. PD po shqyrton modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. Kodi i këtij mesazhi është kërcënimi i dëshmitarëve, të cilët kanë merita”, tha Berisha.

The post Veliaj publikoi bisedën që tregon se u fye nga Prokurori Ols Dado, reagon Berisha: Erjon hajduti, mos kërcëno appeared first on Albeu.com.