Oliver Varheley Archives - Albeu.com

Anulohet takimi i Konjfucës me Varhelyin, shtyhet me disa orë me Osmanin e Kurtin
Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Varhelyi, i parashikuar për sot në orën 11:10, nuk do të zhvillohet, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës

“Takimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca me Komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, i paraprë për sot në orën 11:10, nuk do të mbahet”, thuhet në njoftim​

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, sot do të qëndrojë në Kosovë ku do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve.

Varhelyi do t’i fillojë takimet në Presidencë, ku do të pritet nga e para e vendit, Vjosa Osmani në orën 12:00, pas së cilit do të japin edhe deklarata për media. Fillimisht ishte parashikuar takimi të nisë në 10:00.

Takimi u shtye për një orë edhe me Kurtin. Fillimisht u raportua se komisionari do të takojë kryeministrin Albin Kurti në orën 11:05, por ai y shtye për në orën 12:45./express

The post Anulohet takimi i Konjfucës me Varhelyin, shtyhet me disa orë me Osmanin e Kurtin appeared first on Albeu.com.

Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në Rusi
Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, më 17 maj paralajmëroi Bosnje e Hercegovinën se aleatët e BE-së nuk vizitojnë Rusinë.

Këto deklarata ishin një tjetër shfaqje e zhgënjimit lidhur me vizitën që presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, zhvilloi vitin e kaluar në Rusi.

“Aleatët tanë nuk shkojnë në Rusi, ky është mesazhi im”, tha Varhelyi në pyetjen e gazetarëve lidhur me vizitën e Dodikut. “Kush dëshiron të jetë aleat i yni nuk shkon në Rusi”.

Bosnja, që më 2016 kishte aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e vitit të kaluar mori statusin e shtetit kandidat, pas shqetësimeve se lufta në Ukrainë mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit. Megjithatë, shteti ka pranuar një listë të gjatë të kushteve që duhet të përmbushë, e të cilat synojnë të forcojnë demokracinë në këtë shtet ballkanik.

“Ne na duhet që Bosnje e Hercegovina të jetë aleate e jona”, tha Varhelyi gjatë konferencës për media në Sarajevë, pasi mori pjesë në një forum të nivelit të lartë politik, ku u diskutua për hapat që duhet të ndërmarrë Bosnja që t’i bashkohet BE-së.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh i fuqishëm nga Bosnja që ky shtet të paraqesë një qëndrim të përbashkët.

Varhelyi lavdëroi përparimin e bërë “në një kohë rekorde” për formimin e Qeverisë dhe miratimin e buxheteve, pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën tetorin e vitit të kaluar.

Ai po ashtu inkurajoi politikanët në Bosnje që të kryejnë reformat për të cilat janë pajtuar kur kanë marrë statusin e vendit kandidat.

Por, deklaratat nga Dodiku së bashku me udhëtimin e tij në Rusi, ku ai u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin, vënë në pah mungesën e unitetit në politikën e jashtme të Bosnjës.

Dodik veçse është kritikuar nga blloku evropian, pasi në janar ai i ndau Putinit çmimin më të lartë që jep entiteti i Republikës Sërpska. Ky vendim nxiti reagime dhe paralajmërime se Bosnja duhet të jetë më e kujdesshme lidhur me sundimin e ligjit teksa aspiron t’i bashkohet bllokut evropian.

Dodik ka kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës dhe po ashtu kundërshton pranimin e pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ai ka tentuar që të ndajë ushtrinë, policinë dhe administratën tatimore të Republikës Sërpska nga Qeveria qendrore e Bosnjës, veprime që janë në kundërshtim me Marrëveshjes e Paqes të arritur në Dejton më 1995.

Rusia dhe Serbia kanë mbështetur në heshtje veprimet e Dodikut.

Forumi politik në Sarajevë, që u mbajt më 17 maj, u kryesua nga Varhelyi dhe Borjana Kristo, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjës. Forumi u organizua nga Komisioni Evropian me synimin që të monitorojë zbatimin e rekomandimeve dhe raportimin e përparimit të Bosnjës në rrugën evropiane./rel

The post Varhelyi kritikon Dodikun: Aleatët e BE-së nuk shkojnë në Rusi appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e e Këshillit të Stabilizim Asocimit, Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë sot në Tiranë
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe komisioneri evropian për fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi do të zhvillojnë një vizitë zyrtare sot në Tiranë.

Borrell pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama përpara se të kryesojë Këshillin e 12-të të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri në Tiranë më 16 mars.

Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama. Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga komisioneri Oliver Varhelyi.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Rama dhe komisioneri Varhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët.

Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çështjet e rëndësishme.

Pas Tiranës, mësphet se ata do të shkojnë në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

The post Mbledhja e e Këshillit të Stabilizim Asocimit, Borrell dhe Varhelyi zbarkojnë sot në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në debatin që u zhvillua të hënën në Parlamentin Evropian.

Temë e diskutimit ishte zgjerimi i bllokut pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Përveç deputetëve nga Parlamenti Evropian, morën pjesë edhe deputetë nga parlamentet kombëtare të shumë shteteve anëtare të BE-së, por edhe të vendeve kandidate dhe të kandidatëve potencialë.

Derisa u fol për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi tha se Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave dhe se duhet ecur përpara me këtë çështje.

Ai tha se janë disa fusha, si lufta kundër krimit të organizuar, anti-trafikimi dhe kërkesat për azil, ku “shtetet anëtare duan rezultate të qarta”.

“Në këto kohëra të vështira dhe në kontekstin e ndryshimeve gjeo-politike, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor”, tha Varhelyi.

“Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Kosovës që, së bashku me shtetet anëtare, të vendosim një udhërrëfyes për adresimin e shqetësimeve specifike. Autoritetet e vendeve anëtare, agjencitë e rendit dhe ligjit, forcat e policisë kanë nevojë të angazhohen në terren për t’i ndihmuar Kosovës. Nga ana jonë, ne jemi të gatshëm t’i japim Kosovës gjithë ndihmën financiare, teknike dhe politike për këtë proces”, shtoi ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Varhelyi tha se të dyja vendet duhet të dëshmojnë përkushtim të qartë në kryerje të detyrave.

“Po shohim se Serbia është në një pozitë të vështirë në rrethanat dhe sfidat ekzistuese gjeo-politike. Duhet ta pranojmë këtë. Çështja e sanksioneve [kundër Rusisë] është vetëm një prej simptomave të problemeve. Ne jemi krejtësisht të gatshëm ta mbështesim Serbinë në përshtatjen e mëtejme me politikën e BE-së, lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë. Por, kemi nevojë që edhe Serbia të marrë obligime të reja”, tha Varhelyi.

Serbia, aleate e Rusisë, është vendi i vetëm në Ballkan që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Varhelyi u bëri thirrje vendeve të rajonit që ta rrisin edhe bashkëpunimin mes vete, nëse, siç tha, duan të përfitojnë nga plani për investime dhe ekonomi i Bashkimit Evropian.

“Pa një bashkëpunim të duhur rajonal, qoftë përmes Procesit të Berlinit, qoftë përmes tregut të përbashkët rajonal apo iniciativës së Ballkanit të Hapur, shtetet e rajonit, thjesht, nuk mund t’i gëzojnë përfitimet e planit të investimeve në Ballkan”, tha zyrtari i lartë evropian.

Duke folur për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, Varhelyi tha se, brenda ditësh, do të mund të zhvillohet konferenca ndërqeveritare e BE-së me këto dy vende.

Ai tha se “të gjitha pengesat janë hequr”, duke përmendur këtu votimin në Kuvendin e Bullgarisë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria, me vite, ka penguar ecjen përpara të Maqedonisë së Veriut, për shkak të disa mosmarrëveshjeve për historinë dhe gjuhën.

Javën e kaluar, Parlamenti bullgar ka votuar për heqjen e kësaj pengese, në bazë të një propozimi të Presidencës së Francës, por nuk është e qartë se si do të zhvillohen gjërat, pasi Maqedonia e Veriut, fillimisht, e ka hedhur poshtë atë propozim.

Shqipëria ka mbetur pas në hapjen e negociatave, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Verhelyei tha se ka sinjale pozitive për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Bosnje e Hercegovinës, që është përmendur edhe në konkluzat e samitit të fundit të BE-së në Bruksel, por shtoi se ky shtet duhet t’i përmbushë paraprakisht disa reforma.

Për Malin e Zi, ai tha se në BE presin rikthimin e dialogut të brendshëm politik dhe stabilitet institucional.

Kryetari i Komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAlister, tha se ky debat është në një moment shumë të duhur, pas vendimit në samitin e fundit të BE-së – të mbajtur javën e kaluar – për t’i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë. Javën e kaluar në Bruksel është mbajtur edhe një takim i përbashkët i liderëve të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Deputeti nga Kroacia, Tonino Piculla, i cili është emëruar si raportues i një strategjie të re të zgjerimit të BE-së, tha se BE-ja duhet të japë po ashtu shembuj konkretë për të avancuar zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.

“Samiti i fundit i BE-së krijoi një valë të re të apatisë në Ballkanin Perëndimor. Vetëm me nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe me heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, BE mund të dëshmojë se në vazhdimësi, e jo vetëm në raste periodike, është në nivel të sfidave dhe faktor i rëndësishëm gjeo-politik”, tha Piculla.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në faza të ndryshme të integrimit evropian. Negociatat për anëtarësim i kanë nisur Mali i Zi dhe Serbia. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në pritje të nisjes së tyre, ndërsa Kosova dhe Bosnje e Hercegovina kanë vetëm marrëveshje stabilizim asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok./rel

The post Varhelyi paralajmëron udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi i Varheleyt (FOTO LAJM)
Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley, ka reaguar pas vendimit të parlamentit bullgar që vendosi pro heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Përmes një reagimi në Tëitter, Varhely thotë se tashmë është në pritje të vendimit të BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mirëpresim vendimin ndërpartiak të parlamentit bullgar që jep mandat të qartë për miratimin e propozimit francez. Tani na duhet vendimi i BE-së për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Evropa ecën përpara!”, tha Varhelyi./albeu.com/

The post Bullgaria pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, vjen reagimi i Varheleyt (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.