oligarku Archives - Albeu.com

“Oligarku që nuk ngopet”, kur Artan Lame fliste për vdekjen: Çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete…
Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një jave ai ishte dërguar për kurim në një spital në Mynih të Gjermanisë, por nuk mundi ta fitojë dot betejën për jetën.

Edhe rreth 9 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas një operacioni të vështirë pikërisht në zemër.

Lame kishte treguar përballjen me vdekjen dhe se si ndryshoi jeta e tij atëherë, pas operacionit në zemër.

“Pas provës me shëndetin, të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la sëmundja ishte që më bëri të humbas frikën nga vdekja. Realisht e kam humbur edhe pse mund të ndodhë çdo gjë. Mendova se pas asaj që kalova do bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtues. E llogaris më tepër vlerën e çdo momenti që kaloj dhe që humbas. Dy-tre media kishin bërë gati shkrimin për vdekjen time, për ta do ishte një gjë normale, bëje gati se nuk i dihet…por tashmë është një histori e kaluar”, tha Lame në një intervistë.

Ndërsa në një shënim të gjatë tre vite më parë në rrjetet sociale, ai tregonte eksperiencën e tij duke shkruar për një “oligark” shqiptar.

Nga Artan Lame

KTHIM, VI

Sot bëj 6 vjet që u nisa të shkoj nga s’vihet më, e më ktheu udhës i Gjithëfuqishmi që na ka në dorë të gjithëve, e s’di pse e ç’gjë kish në mëndje që më ktheu. Dhe si çdo vit në këtë ditë, më lini të përpiqem të kuptoj e t’u them diçka.

Dëgjoni pra! Ai është një ndër ata që në gjuhën e sotme i quajmë rëndom oligarkë. Është rreth të gjashtëdhjetave. Përpara përmbysjes së vitit ’90 bënte tjetër punë. Pastaj ndërroi zanat, filloi të merrej me tregëti, më pas me ndërtime ku edhe bëri pasuritë e tij, vit pas viti e qeveri pas qeverie.

Puna më ka lidhur me të që në vitet e Bashkisë së Tiranës, më pas në Ministrinë e Ndërtimit e tani në Kadastër. Gjithnjë i qetë, ngulmues në hallin e vet, asnjëherë nuk merret me biseda jashtë tullave, pronave dhe çmimit të ndërtimeve.

Sot ka e ç’nuk ka, sa as vetë nuk i di sa ka. Nuk ka vetëm një gjë, shëndetin. Sapo ka kaluar sëmundje zemre, hall i gjithë shqiptarëve, ka kaluar edhe problem stomaku, edhe ky hall i shumicës së shqiptarëve, me siguri vuan edhe nga koliti dhe, nga mënyra se si lëviz, ndoshta edhe nga artriti. Si për t’u vënë kapak të gjithave kovidin e kaloi rëndshëm dhe i la pasoja në mushkëri.

Me telefonon dhe kërkon të më takojë. I them të vijë kur të dojë dhe i le takim në zyrë. Atë pasdite arrin me makinën e tij të stërmadhe të zezë që i duhet gati një minutë për t’u futur në oborrin e ngushtë të Kadastrës. Zbret dhe i duhen edhe disa minuta të tjera të bëjë ato pak metra nga porta deri tek zyra ime. Hyn, është i zbehtë dhe i zverdhur në fytyrë. Edhe i parruar prej ditësh. Megjithëse e ka kaluar kovidin, ka frikë. Mban maskë dhe nuk më jep dorën. Ulet me vështirësi në kanapenë aspak të rehatshme të zyrës dhe merr frymë me zor. Ka veshur tuta dhe sipër tyre një xhup, pasi sëmundja, më saktë sëmundjet nuk e lenë të kujdeset për luk-un.

Pas si je si s’je, sëmundjet, shtëpia, zyra, që vazhdojnë nja 10 minuta (jo se themi shumë gjëra por se mezi flet), kalon tek halli. Është në konflikt prone me dikë tjetër. Nuk arrijnë të merren vesh për një problem që ka filluar që përpara 14 vjetësh. Dikur kanë qenë ortakë në ndërtime, ndërsa tani janë prishur e bërë lëmsh. Kanë bërë gjyqe, seanca sa s’mbahen mend, gjykatë fakti, pastaj apel, pastaj gjykatë të lartë, pastaj padi, kundërpadi, sekuestro, sigurim padije, bllokime, avokatë, noterë, dëshmi, pastaj prapë padi e prapë e prapë. Kanë 14 vjet që nuk arrijnë të bien dakord për përqindjet e ndarjes së një cope toke ku do të duhet të ndërtohet më pas një pallat.

Ai flet e flet më tregon për takimet që ka bërë me punonjësit e hipotekës ndër vite, për bllokimet, çbllokimet, kartelat e pasurisë, o zot sa e gjatë.

Ndërsa e dëgjoj ngadalë duke marrë frymë me gërvishtje çdo 3 – 4 fjalë, mejtoj me vete. Ka miliona – jo, miliarda – ka prona pa fund, ka pallate në ndërtim, e të tjera të ndërtuara e të pashitura, e të tjera të ndërtuara të shitura a të dhëna me qera, ka troje ku po bën plane të bëjë pallate të tjera, ka vila në bregdet në Lalëz, në Golem e në Dhërmi, ka impiante prodhimi dhe makina luksi, ka qindra punëtorë dhe dhjetra llogari bankare, ka një televizion dhe një radio të vetën, ka përqindje nëpër banka dhe në shoqëri sigurimi. Po ç’dreqin i do ato 8% të asaj cope terreni midis dy pallateve në Durrës, ku do që të ndërtojë pallatin e radhës që as që do t’i bjerë radha të shkojë ta shohë, po thjesht do ju nxijë jetën edhe ca banorëve të tjerë!!!

Mund të shohë një film, të shkojë në një koncert, të vejë në piknik, në pyll, në Dajt të dalë për shëtitje në bregdet, të shohë një film, të merret me një hobi, të pijë një cigare i qetë në verandën e vilës në Farkë, të bëjë çdo gjë të bukur të kësaj bote, por jo. Hiqet zvarrë zyrë më zyrë për të marrë 12% sa ç’pretendon, jo 8% sa ç’i jep ai tjetri. Në fund ikën nga zyra zvarrë-zvarrë, duke e mbajtur për krahu shoferi i tij. I premtoj ta ndjek problemin dhe në fakt e verifikojmë me specialistët tanë, por nuk ka rrugëzgjidhje pa gjyq.

Mos u merrni me emrin e tij. Janë të shumtë si ai. Oligarkë e oligarke që i kanë të gjitha dhe nuk ngopen me gjithshka.

Kanë edhe një gjë tjetër të përbashkët. Nuk e dinë që do vdesin. Po, po, të kuptosh që do vdesësh një ditë nuk është e lehtë, paçka se na duket se e dimë të gjithë. Kjo gjë është një prej bindjeve të mëdha të feve monoteiste dhe që kanë bërë të pamundurën të na i bëjnë me dije.

Përgjithësisht fetë kanë qëndruar në anën e vlerave shpirtërore, kundër parasë. Krishtërimi e filloi ekzistencën e vet me përzënien e tregëtarëve nga Tempulli; ndërsa të dy besimet e mëdha, edhe krishtërimi edhe islami, e dënojnë pa kusht fajdenë. Pa prajtun pasunarit i kujtohej se një ditë do vdesë; se çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete; çdo javë në meshën e të dielës apo në faljen e të xhumasë, i kujtohej vdekja me imazhet e saj; ritualisht pa prerë ditë pas dite, javë pas jave, ëngjej parajse e djaj skëterre, kafka e kocka të kryqëzuara, varreza që rrethojnë kishën e xhaminë, ngado imazhe të vdekjes në vendin e faljes. Të gjitha për një qëllim, për t’i kujtuar njeriut fundin e pashmangshëm, e kështu për ta frenuar në grykësinë e vet, në babëzinë njerëzore.

Ne shqiptarëve, këtë gjysmë-shekullin e fundit, edhe feja na mungoi. Feja si burim vlerash e zuri bjerrjen që me triumfin e ideologjisë ateiste më 1944, për t’u fshirë pa nam e pa nishan përfundimisht pas vitit 1967 deri më 1990. Brezat e shqiptarëve të asaj periudhe, janë lindur e rritur pa këtë çekan që ju rri mbi kokë e që i bën të kuptojnë realisht se çfarë është vdekja, e sa pranë nesh është ajo në çdo hap. U rritën jo thjesht pa frikë perëndie, por edhe pa kuptimin real të vdekjes. Kjo i ka bërë që psikologjikisht të mos e kuptojnë se një ditë do vdesin e do ikin nga kjo botë dhe kjo i bën të luftojnë qenërisht dhe thonjërisht për çdo gjë, sikur do ta kenë përgjithmonë.

Kjo e bënte të luftonte edhe atë oligarkun që, i kërrusur e duke marrë frymë me zor, zbriste shkallët e mia në të ftohtë. Është rritur e formuar në kohën e shkretëtirës fetare të Shqipërisë së viteve ‘70-’80. Eshtë mendërisht i paaftë të kuptojë se mund të vdesë edhe nesër dhe do ikë pa mundur të kuptojë se ç’do të thotë që ti nesër të mos jesh, ndërsa bota të vijojë të gëzojë njësoj edhe pa ty. Dhe të gjitha ato që ka sot, pará, prona, vila, pallate, makina, firma, terrene, brenda një sekonde nuk do jenë më të tijat. Është e kotë t’ia shpjegoj. Nuk do ta kuptojë kurrë, as ai e as shumë të tjerë e të tjera si ai. Do vijojnë të shtrijnë kthetrat mbi gjithshka, derisa t’ju vijë ajo sekonda që do t’ua marrë të gjitha. Në atë sekondë do të kuptojnë se kanë shpenzuar më kot gjithë jetën për të mbledhur ato që nuk i marrin dot me vete, por kjo do të shërbejë vetëm që edhe të ikin me maraz nga kjo botë.

The post “Oligarku që nuk ngopet”, kur Artan Lame fliste për vdekjen: Çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete… appeared first on Albeu.com.

Oligarku ukrainas në mesin e të sanksionuarve nga Britania
Miliarderi ukrainas, Dmytro Firtash, është në mesin e tetë personave që u shënjestruan nga sanksionet e reja britanike, që e akuzojnë këtë grup, ku përfshihet edhe gruaja e Firtashit, Lada, për korrupsion në shkallë të gjerë dhe ndërkombëtar.

Miliarderja angoleze-ruse, Isabel dos Santos dhe politikani e biznesmeni leton, Aivars Lembergs, janë po ashtu në mesin e personave që u sanksionuan më 21 nëntor.

Qeveria britanike e akuzon oligarkun Firtash se u ka dhënë ryshfet zyrtarëve për të siguruar licenca për mihje për kompaninë e tij dhe ka përfituar paligjshëm nga sistemi ukrainas për transportimin e gazit.

Firtash po ashtu është i lidhur me financierin, Denys Horbunenko, banor i Mbretërisë së Bashkuar, po ashtu u fut në listën e sanksioneve, pasi vlerësohet se është bashkëpunëtor i Firtashit.

Firtash është përballur me ligjin edhe në Ukrainë për shkak të akuzave për përvetësim dhe pastrim parash, për përfshirje në skema mashtruese të tregtisë së gazit.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ekstradimin e tij nga Austria nën akuza se u ka dhënë ryshfet zyrtarëve nga India.

Firtash, që u bë i njohur në vitin 2000 përmes sipërmarrjes së përbashkët RosUkrEnergo me gjigantin rus të energjisë, Gazprom, ka mohuar akuzat se punon për interesat e Rusisë.

Dos Santos, vajza e ish-presidentit të Angolës, Jose Eduardo dos Santos, është gruaja e parë miliardere e Afrikës. Ajo akuzohet për korrupsion në Angolë, ku ajo pretendohet se ajo ka përdorur lidhjet e saj politike për përfitime personale.

Dos Santos pretendon se ka pasur shtetësi ruse që nga lindja, pasi ajo ka lindur në Baku të Azerbajxhanit më 1973, kur shteti ishte pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.

Lembergs, ish-kryetari i qytetit letonez Ventspils, është dënuar në Letoni për korrupsion me pesë vjet burgim. Ai ka pretenduar se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Sanksionet janë pjesë e përpjekjeve britanike për të luftuar korrupsionin ndërkombëtar dhe për të penguar rrjetet financiare të individëve të akuzuar për abuzim pushteti për përfitim personal.

Sanksionet përfshijnë ngritjen e aseteve, ndalesa për udhëtime dhe që të sanksionuarit të kenë qasje në sistemin financiar britanik apo që të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar./REL

The post Oligarku ukrainas në mesin e të sanksionuarve nga Britania appeared first on Albeu.com.

Vdes papritur oligarku rus, paraardhësi i tij “fluturoi” nga dritarja një vit më parë
Kreu i bordit të drejtorëve të Lukoil, Vladimir Nekrasov, vdiq papritur në moshën 66-vjeçare. Lajmi është bërë e ditur nga kompania ruse e naftës, siç raporton agjencia mediatike ruse “Tass”.

“Me keqardhje të thellë njoftojmë për vdekjen e papritur të Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të PJSC Lukoil, Vladimir Ivanovich Nekrasov. Sipas konkluzionit paraprak të mjekëve, vdekja ka ndodhur si pasojë e insuficiencës akut të zemrës”, thuhet në njoftim.

I lindur në vitin 1957, Nekrasov kishte punuar në industrinë e naftës dhe gazit për gati 50 vjet.

Kreu i mëparshëm i bordit të Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në shtator të vitit 2022 pasi ra nga dritarja e spitalit në Moskë.

Disa biznesmenë rusë, shumica me lidhje me industrinë e energjisë, kanë vdekur papritur në rrethana të paqarta pas fillimit të asaj që Moska e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

The post Vdes papritur oligarku rus, paraardhësi i tij “fluturoi” nga dritarja një vit më parë appeared first on Albeu.com.

Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendimin për t’i hequr shtetësinë maqedonase oligarkut ukrainas, Oleksandr Onyshchenko.

Ai ishte pajisur me shtetësinë maqedonase më 31 maj të vitit 2021, bazuar në “dosjen e pastër”, me propozim Federatës së Sporteve me Kuaj, ndërsa mendim pozitiv kishin dhënë Agjencia për Rini dhe Sport, Komiteti Olimpik maqedonas dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB).

Por, dhënia e shtetësisë maqedonase shkaktoi reagime të shumta, pasi Onyshchenko është arratisur nga drejtësia në Ukrainë dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

Onyshchenko, i cili u pasurua nga biznesi i gazit, është në arrati që nga viti 2016, pasi ndaj tij u hap një hetim në Ukrainë për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai është futur në listën e sanksioneve SHBA-së më 2021, për shkak se ishte pjesë e një rrjeti rus që kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane./rel/

The post Maqedonia e Veriut i heq shtetësinë oligarkut pro-rus appeared first on Albeu.com.

“Vendi në duart e 5 njerëzve”, Salianji “shpërthen” në Kuvend: Po e çoni Portin e Durrësit tek oligarku
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur me tone të ashpra në Kuvend teksa komentoi ndërtimin e rrugës “Kukës- Qafë Pllocë” dhe projektin e Portit të Durrësit.

Salianji akuzoi qeverinë se ka dhënë të gjithë vendin në duart e pesë njerëzve.

Sipas tij Porti i Durrësit do të zhvendoset në Porto Romano pasi po i jepet një oligarku pranë qeverisë.

“Miliona euro të shpërdoruara vetëm për llogari të Partisë Socialiste që tani po kthehen në miliarda të një qeveria që vjedh shqiptarët. Shikoni si protestuan sot qytetarët e Bërxullës për një projekt 1.3 miliardë euro që po u merr shtëpitë. Shikoni qa po bëhet me rrugët. Do ti zhvasni shqiptarët miliarda euro për t’ua dhënë oligarkëve. Rruga e Arbrit, 20 milion euro të tjera i jepni koncensionarit. Të njëjtën gjë po bëni me rrugë Qukës-Qafë Pllocë. Këtë e bëni para fushatës elektorale. Shikoni ça bëhet me Portin e Durrësit, ia vodhët detin qytetarëve për të pastruara paratë tuaja në këtë projekt. Fitoni me portin e Durrësit dhe e çoni Portin e Durrësit në Porto Romano afër oligarkëve. Këto janë operacione mafioze për të përqendrua të gjithë në duart e 5 njerëzve./albeu.com

The post “Vendi në duart e 5 njerëzve”, Salianji “shpërthen” në Kuvend: Po e çoni Portin e Durrësit tek oligarku appeared first on Albeu.com.