oligarket Archives - Albeu.com

Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët! PS: Po bëni panik të pajustifikuar
Më 68 vota pro dhe 21 kundër, Kuvendi ka miratuar projektligjin për privatizimin e pronës shtetërore.

Kalimi për në seancë plenare me shpejtësi i projektligji për privatizimin e pronës shtetërore, ku parashikohet edhe shkëmbimi i saj me private, nxiti debatin që në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteje. Opozita kërkoi heqjen nga rendi i ditës, duke akuzuar mazhorancës për klientelizim dhe korrupsion.

“Ju kërkoj ta tërhiqni këtë pr.ligj, është antikushtetues, i porositur që do të marrë edhe  ato pak prona shtetërore që i kanë mbetur shtetit, pronat shtetërore do i jepen privatit për kulla. Vetëm kryeministria do mbetet nesër se atë nuk e lëshon, çdo godinë shtetërore do i jepet privatit”, tha deputetja demokrate Dhurata Çupi.

“Duhet ta tërhiqni, ta kaloni në konsultim publik. Abuzim me pronat publike janë të tmerrshme. T’i dhurosh oligarkut atë që deri dje e mbulonit me ligjin për investitorët strategjik”, tha deputeti Arbi Agalliu.

Por, përgjigjen opozita e mori nga deputeti propozues, kryetar i komisionit të Ekonomisë, Shalsi.

“Pse nuk dëgjove rastet kur qeveria e kaluar kishte shkëmbyer prona me privatin.  Synimet janë të qarta, po sanksionojmë një të drejtë që është në Kodin Civil, asgjë më shumë, asgjë më pak”, u shpreh Shalsi.

Më herët kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quajti draftin të porositur nga mafia e pronave publike.

“Ky është Edi Rama, nga njëra anë propozon rezolutë kundër korrupsionit, nga ana tjetër e përdor atë për të fshirë buzët e pushtetit të trashura nga gostitë korruptive me pronat e shqiptarëve”, shkroi Basha.

Sipas ndryshimeve ligjore pronat shtetërore, subjekt privatizimi, do të shkëmbehen me ato private nëse do të kërkohen nga biznesi, ndërsa shembja e objekteve brenda këtyre pronave do të bëhet me shpenzimet e privatit.

The post Miratohet pr.ligji për pronat shtetërore, opozita: I porositur nga oligarkët! PS: Po bëni panik të pajustifikuar appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave miraton projektligjin: Kullat e sekuestruara do të shiten në ankand, çfarë ndodh me blerjet e qytetarëve
Asnjë kontratë porosie apo blerje e qytetarëve në pallatet e sekuestruara si ndërtime pa leje, të cilat janë regjistruar në kadastër pas konstatimit të paligjshmërisë së objektit, nuk do të njihet nga qeveria.

Në mbledhjen e së mërkurës Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për administrimin e objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje.

Në draft thuhet se destinacioni i këtyre objekteve do të përcaktohet nga një komision i posaçëm shtetëror, i cili do të ketë në përbërjen e tij 9 anëtarë, përfaqësues nga Kryeministria, disa ministri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Komisioni i sipërpërmendur të vendosë nëse objekti i sekuestruar do të mbahet nga shteti për nevojat e institucioneve publike, do të përdoret për qëllime të strehimit social apo do të shitet në ankand.

Qeveria ka bërë një ndryshim të minutës së fundit në rastin e shitjes dhe ka përcaktuar se të drejtën e parablerjes fillimisht e kanë pronarët e truallit mbi të cilin është ndërtuar objekti pa leje. Në rastin kur pronarët nuk duan ta blejnë sipërfaqen e ndërtuar mbi lejen, atëherë në radhën e dytë të blerjes janë qytetarët që kanë nënshkruar kontrata porosie me ndërtuesit. Kur edhe këta nuk pranojnë ta blejnë, vetëm atëherë i vjen radha ndërtuesit.

Nëse edhe ndërtuesi e refuzon blerjen, pallati i sekuestruar shitet në ankand publik sipas përcaktimeve të ligjit për ankandet. Vlera fillestare me të cilën prona del në shitje përcaktohet nga vlera e tregut që referohet nga INSTAT ose Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Nëse ankandi dështon, çmimi i tij në raundin e dytë nuk ulet, por mbetet sërish i njëjtë.

Qeveria ka marrë përsipër të njohë të drejtat e pronarëve të truallit, vetëm për pjesën e objektit që është ndërtuar sipas lejes. Për shtesën në tejkalim të lejes, pronarëve të truallit nuk u njihet asnjë e drejtë, përveçse u ofrohet parablerja.

Për qytetarët, të cilët kanë nënshkruar kontrata porosie më ndërtuesit dhe kanë paguar para për të porositur apartament, kjo kontratë do të njihet vetëm nëse është regjistruar në Kadastër përpara konstatimit të paligjshmërisë së objektit nga institucionet shtetërore.

Kur kontrata është regjistruar pas konstatimit të paligjshmërisë, qytetarëve nuk u njihet asnjë pagesë. Edhe kur kontrata e porosisë është regjistruar përpara konstatimit të paligjshmërisë dhe sekuestrimit të objektit, qytetarëve u njihet si shpenzim vetëm pjesa proporcionale për të cilën janë kryer punimet nga ndërtuesi.

Më konkretisht: nëse qytetari ka paguar 100 mijë euro tek ndërtuesi për të porositur një apartament, por ndërtuesi e ka lënë objektin të papërfunduar, atëherë shteti do të njohë si pagesë të qytetarit vlerën e apartamentit të papërfunduar sipas vlerësimit që do të bëjnë ekspertët.

Kur vlera e apartamentit të papërfunduar është më e ulët se pagesa që ka kryer qytetari, qeveria nuk mban asnjë përgjegjësi, por qytetari duhet t’i kërkojë mbrapsht ndërtuesit diferencën e parave.

Në rastin e objekteve të sekuestruara, por që nuk janë përfunduar ato do të financohen nga shteti deri në përfundimin e plotë sipas vendimit të marrë nga Komisioni.

The post Këshilli i Ministrave miraton projektligjin: Kullat e sekuestruara do të shiten në ankand, çfarë ndodh me blerjet e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Kandidati i BF reagon pas humbjes: Ne fituam betejën morale, oligarkët dhe bandat tjetërsuan votën
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi, i cili humbi me një rezultat të ngushtë në këto zgjedhje përballë kandidatit të majtë Kreshnik Hajdari, ka bërë reagimin e parë në rrjet pas mbylljes së numërimit të votave.

Në reagimin e tij Maliqi shkruan se ai dhe populli i Kuçovës janë fituesit moral të kësaj gare të zhdrejtë, ku oligarkët dhe paratë e pista tjetërsuan votën e qytetarëve.

Ai i bën thirrje SPAK-ut dhe ndërkombëtarëve që të marrin të gjitha masat, ndërsa shton se do të faktojë çdo ditë se si janë tjetërsuar votat.

“Të dashur miq, njerëz me vlera të Kuçovës që më besuat e votuat, NE FITUAM!

Ne fituam betejën e drejtë, fituam garën e moralshme, të besës dhe mbështetjes të çdo banori të ndershëm që kërkoi me bindje ndryshimin.

Manipulatorët, të panikosur nga humbja filluan manovrat e vjedhjes, puçit dhe të tjetërsimit të votës.

E vërteta triumfoi, KUÇOVA NUK ËSHTË E PS, KUÇOVA NDRYSHOI, KUÇOVA HYRI NË HISTORI!

Garantoj, zotohem dhe ju premtoj me të gjithë qënien time se ky rezultat do të zbardhet shumë shpejtë, kjo është dhëmb për dhëmb deri në frymën e fundit, pasi oligarkët vodhën SHPIRTIN tuaj të PASTËR!

Të gjitha provat, faktet e ordinerëve po i publikojmë, çdo ditë, deri sa Kuçova  të vij në duart tuaja ashtu siç ma besuat e dorëzuat dje me votën tuaj!

I bëj thirrje SPAK, ndërkombëtarëve, OSBE se ky është mashtrimi më i madh elektoral i bërë ndonjëherë, TË MEREN MASAT! Ne nuk ndalemi, ne nuk dorëzohemi dhe do t’i shkojmë deri në fund kësaj beteje të orkestruar nga Oligarku Salillari, kryemashtruesi dhe dështaku Çuçi në krahë të milingonës Hajdari.

Mesazhin e morët. KUÇOVA JU SHPORRI, KUÇOVA JU THEU, KUÇOVA DO NDRYSHIMIN!

Faleminderit dhe mirënjohje çdokujt që qëndroi me mua në këtë betejë që sapo nisëm bashkë. Do të jem këtu me ju ditë e natë, çdo orë që kalon  deri sa ta zbardhim të vërtetën dhe kërkesën tuaj, madje deri sa  të dorëzojmë në qeli të gjithë organizatën mafioze që ndërhyri në këtë proçes!

Faleminderit”, shkruan Maliqi.

The post Kandidati i BF reagon pas humbjes: Ne fituam betejën morale, oligarkët dhe bandat tjetërsuan votën appeared first on Albeu.com.

“Buxheti 2023 në favor të oligarkëve”, Meta: Godet prodhimin vendas të pijeve, rritja e pensioneve është qesharake
Kreu i Partisë së Lirisë ilir Meta ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kryesinë ku u ndal te buxheti i vitit 2023. Meta tha se rritja e pensioneve ka qenë qesharake njësoj si ajo e ndihmës ekonomike. Sipas Metës ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin.

Meta: Korrupsioni skizofrenik i kësaj qeverie. Është e rëndësishme të denoncojmë jo vetëm këto skandale, si porti i Durrësit apo segmenti 46 Kmm 360 mln euro për Levan Fier por të gjithë cmontimin e këtij buxheti që është në favor të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës. Është në dëm të qytetarëve se nuk rriten pagat, pensionet por shtohen pagesat për borxhin dhe koncesionin.

Do të jepen 1 mld euro për 7 koncesione, ndërsa tatimet dhe doganat falë evazionit do të  bëjnë namin.

Ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin. Do të favorizohet edhe si rezultat i vendosjes së gjobave 10 fish ndaj biznesit.

Rritja e pensioneve është qesharake, as një kafe. Edhe ndihma ekonomike dhe e paaftësisë e papërfillshme.

The post “Buxheti 2023 në favor të oligarkëve”, Meta: Godet prodhimin vendas të pijeve, rritja e pensioneve është qesharake appeared first on Albeu.com.

Dashnor Sula bën deklaratën: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë, prokurorisë iu bë presion
Gjatë mbledhjes së sotme në Kuvend ka marrë fjalën edhe deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ku ka deklaruar se mbrëmë është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë.

Duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Sula tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës.

Dashnor Sula: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë. I ka tërhequr mbrapsht. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar, kjo është e vërteta që ta dini. Le të dalë e ta përgënjeshtrojë Prokuroria e Tiranës./albeu.com

The post Dashnor Sula bën deklaratën: Mbrëmë kanë dalë 3 urdhër-arresti për tre biznesmenë, prokurorisë iu bë presion appeared first on Albeu.com.

“Po dalim për darkë me oligarkët”, Balluku reagon për Banon: Të të vijë turp që del dhe hedh baltë sikur na ke mbajtur pishtarin
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka replikuar me deputeten demokrate Eralda Bano, e cila gjatë fjalës së saj në Kuvend theksoi se ministret që sot bëjnë moral se si duhet kursyer energjia, darkojnë me oligarkët dhe iu shërbejnë atyre.

Eralda Bano: Komenti i fundit që bëri zonja ministre (Belinda Balluku) u drejtohet qytetarëve dhe u thotë mos lini derën e frigoriferit hapur se harxhon energji elektrike. Jeni bërë qesharak. Çfarë mund të presim nga ju, presim të na nxirrni VKM për larjen e rrobave.

Belinda Balluku: Të paktën na i kurseve zotërinjt ministra dhe u more vetëm me ministret, të paktën burrat ministra i paskemi në rregull. Si mund të dalësh këtu dhe të hedhësh baltë, jo darka me oligarkët është turp, sikur na ke mbajtur pishtarin. Nuk kam folur kurrë për larjen e rrobave kam shpërndarë vetëm një fushatë sensibilizimi, po zonjë po e le derën e frigoriferit hapur ai harxhon më shumë. Të të vijë turp që vjen këtu dhe hedh baltë. Se mund të merrem dhe unë me gjëra peësonale por se bëj. Të ishe kursyer pak. Ne këshillojmë nuk është në dorën time tu them njerëzve se çfarë të bëjnë. Çfarë mohoni ju, faktin që nuk ka krizë, faktin që nuk duhet kursyer. Nuk hedhium do shi. Për çfarë na akuzoni, del aty dhe thua ka thënë kështu, kur të dalësh herë tjetër verifiko.

Eralda Bano flet nga vendi dhe tregon një video në telefon

Ermonela Felaj i ndërpret fjalën.

The post “Po dalim për darkë me oligarkët”, Balluku reagon për Banon: Të të vijë turp që del dhe hedh baltë sikur na ke mbajtur pishtarin appeared first on Albeu.com.

Yuri Kim: Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë?
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim gjatë fjalës së saj në Konferencën e Parë Anti-Korrupsion ka folur për lirinë e popullit shqiptar që ka për të zgjedhur.

Ajo ka theksuar dhe ka ngritur pyetjen: “Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë”

Yuri Kim: Jeni në një moment kritik të historisë suaj, duhet të vendosi literalisht se në çfarë rruge do të shkoni, do të ecni përpara apo do të shkoni pas. Kush do e zotërojë vendin, krimi i organizuar dhe vetëm oligarkët, apo njerëzit normalë ata që edhe kanë mundësinë për të zotëruar pronat, për të zhvilluar prona e për t’u bërë të pasur? Ju duhet ta vendosni.

A do të jetë rasti që të gjithë do të luftojmë për të gjetur lidhje të veçanta, në mënyrë që t’ja dilni, apo do të krijoni një sistem ku të gjithë do ja dilni, që fëmijët tuaj të jenë të lirë dhe të kenë mundësi të barabarta. Ne besojmë se ju do të bëni zgjedhjen e duhur, në të njëjtën mënyrë siç e keni bërë në çaste kritike. Presim me kënaqësi të punojmë me ju./albeu.com

The post Yuri Kim: Zgjidhni, kush do ta vendosë të ardhmen tuaj, krimi e oligarkët apo njerëzit normalë? appeared first on Albeu.com.