oligarke Archives - Albeu.com

Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e “oligarkëve”
Në një nga brigjet më të bukura të Jonit në Palasë, vilat e reja të fshatit turistik “Green Coast” në pronësi të grupit ‘Balfin’ ofrohen me qira ditore deri në 300 euro apo në shitje deri në 1 milion euro. Edhe çmimi i tokës truall në këtë zonë është i shtrenjtë – ai varion deri në 350 euro për metër katror sipas njoftimeve të agjencive imobilare.

Megjithatë, kur qeveria shqiptare vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk një muaj më parë, aplikoi një çmim shitjeje shumëfish më të ulët, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 13 korrik, kompania ‘Green Coast’ do t’i paguajë buxhetit të shtetit në total 18.7 milionë lekë [160 mijë euro] për një sipërfaqe prej 8774 m2, mbi të cilën pritet të ndërtohet një hotel luksoz.

Ky nuk është rasti i vetëm kur toka shtetërore të lakmuara në bregdet ose në kryeqytet i shiten investitorëve privatë për çmime shumë herë më lira se ato të tregut imobiliar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto transaksione edhe pse formalisht të ligjshme, përbëjnë një favorizim klientelist të qeverisë për oligarkët dhe dëmtim të interesave publike.

“Rasti kur qeveria me VKM i shet një investitori jashtë kushteve të konkurrencës, nuk është asgjë më shumë se sa një tregues i kapjes së shtetit nga oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe një simbiozë e dëmshme, e rrezikshme dhe jokushtetuese midis tyre,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike në Tiranë.

E pyetur nga BIRN për favorizimin e biznesmenëve në dëm të qytetarëve, qeveria nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërsa kompania ‘Green Coast’ shpk theksoi se trualli ishte blerë në përputhje me ligjet në fuqi dhe me vlerën e përcaktuar në metodologjinë e përllogaritjes së çmimit të tokës – një dokument i miratuar nga akte normative dhe vendime të Këshillit të Ministrave.

“Toka të cilës ju i referoheni do të përdoret për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe nuk është përfituar duke paguar më pak nga çfarë përcakton metodologjia e përllogaritjes së çmimit të tokës në Republikën e Shqipërisë,” tha kompania ‘Green Coast’ në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

“Nga ana jonë nuk është kërkuar marrja e tokës pa pagesë apo me 1 euro për metër katror, pavarësisht se aktet nënligjore në zbatim të nenit 29, Ligji Nr. 93/2015 për Turizmin apo/dhe akteve nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, lejohej,” shtoi kompania, duke theksuar se truallin mund ta merrte dhe falas.

Grupi “Balfin” është një nga konglomeratët më mëdhenj të investimeve në Shqipëri dhe rajon. Ai drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Samir Mane që përshkruhet si njeriu më i pasur në vend ose etiketohet si ‘oligark’ me ndikim në politikëbërje.

Vlera e përdorur nga qeveria për privatizimin e pronave publike është bazuar mbi një hartë të vjetër të vitit 2014 për çmimet referencë të tokës, që nuk pasqyron çmimet e tregut të lirë dhe krijon dëm financiar për të ardhurat publike. Harta u kritikua se ishte larg çmimeve reale të tregut që në momentin kur u miratua nga qeveria.

Agjentët e tregut imobilar thonë se çmimet janë në progresion rritjeje çdo vit dhe ato që përdor qeveria për shitje apo kompensim janë krejt të pabazuara në realitetin e çmimeve të tregut.

Arbër Brahaj nga Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, i tha BIRN se në përgjithësi të gjitha çmimet që përdoren si referencë nga ana e shteti janë jo të lidhura me realitetin e tregut të lirë.

“Shitjet nga ana e shtetit duhet të shoqërohen me raport vlerësimi për pronën që shitet,” tha Brahaj duke shtuar se “në këtë mënyrë do kishte dhe përgjegjësi penale për dëme financiare”.

Rasti i shitjes së tokës shtetërore në Palasë me çmim shumëfish më të ulët se tregu nuk është i vetmi, por një praktikë që qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka ndjekur edhe me biznesmenë të tjerë, duke u dhënë atyre prona në zonat më të lakmuara të Tiranës apo në bregdet.

Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction”, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.

“Momenti i kalimit të pronësisë së pronës shtetërore në pronë private do të lidhet me realizimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private,” thuhet në vendim. “Building Construction” është një kompani e themeluar në vitin 2011 nga Sokol Meqemeja, i cili ia ka dhuruar 100 për qind të aksioneve në vitit 2015 shtetasit Ilir Merja.

Çmimi i përdorur dhe në këtë rast është referencë në hartën e vitit 2014 për këtë zonë kadastrale, e cila është një nga më të shtrenjtat e kryeqytetit për pasuritë e paluajtshme.

Kontrata e privatizimit të tokës bazohet në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008  ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve’ dhe në një vendim të qeverisë “Rama” të vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshëm vendore”.

Në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim për pak më shumë se 1 mijë lekë për metër, 55 mijë metra katrorë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.

Kompanitë “Building Construction”, “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” u kontaktuan nëpërmjet emailit nga BIRN, por nuk komentuan deri në publikimin e këtij shkrimi.

Në këtë zonë bregdetare, sipas Brahajt, çmimi i tregut varion nga 20 deri 100 euro për metër katror.  Në emër të NAREA, ai propozon që qeveria të përdorë çmimet e ponderuara sipas zonave kadastrale.

“Ky model do rezultonte në përdorimin e çmimeve sa më të përditësuara dhe të përafërta me tregun e lirë nga ana e qeverisë dhe drejtorive tatimore,”sugjeron Brahaj.

“Në tërësi ne e shikojmë të gabuar përdorimin e çmimeve të referencës, pasi ekzekutivi nuk duhet të ketë fuqinë të përcaktojë çmimet me të cilat do të paguajë apo dëmshperblejë një pronë, pasi kjo krijon një konflikt interesi,” shtoi ai.

Për ekonomistin Zef Preçi, vendimet e Këshillit të Ministrave për shitjen e pronës publike krijojnë hapësirë për abuzim me pushtetin dhe korrupsion.

“Mungesa e transparencës në zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe keqpërdorimi i autoritetit shtetëror – veçanërisht i vendimmarrjes kolegjiale si ky vendim i qeverisë, lë shteg për dyshime të bazuara për keqpërdorim të autoritetit shtetëror në dëm të interesave publike dhe korrupsion,” përfundoi ai./birn

The post Qeveria e shet falë tokën në bregdet për hotelet e “oligarkëve” appeared first on Albeu.com.

Bushati pyet hapur Berishën: Pse nuk flisni për oligarkët me të cilët qeveris Rama? Si u përgjigj ish-kryeministri
Analisti Andi Bushati e ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berishën, se përse ai nuk i përmend me emra, oligarkët pranë qeverisë së Edi Ramës, ndërsa i kujtoi se në vitin 2005 i përmendte oligarkët me emra, ndërsa sot retorika e tij ka ndryshuar.

Berisha tha se për të bërë denoncime me emra, duhen dokumenta.

Replikat Berisha – Bushati

Andi Bushati: Unë mendoj se Rama e mban pushtetin me oligakrët. Ju nuk flisni më për ta. Mos vjen ngaqë Rama i trashëgoi oligarkët nga ju? Çfarë vështirësie ka Berisha të matet me pushtetin real të Ramës?

Sali Berisha: Nuk ka asnjë vështirësi Berisha. I kam denoncuar sa herë ka qenë rasti.

Andi Bushati: Po të krahasoj me 2005 kur i thoshe emrat.

Sali Berisha: Problemi është këtu. Njëherë gjatë qeversjes time, nuk mund të tregosh një njeri që përfitoi nga unë. Ka patur 30 kompani të licensuara për naftën. Monopolet u krijuan nga Edi Rama.

Andi Bushati: Filluan në qeverinë tuaj. E kam te denoncimi. Berisha i sotëm nuk është Berisha i 2005.

Sali Berisha: Unë denoncoj mbi bazën e aferave.

Andi Bushati: Aferat janë sheshit këtu…

Sali Berisha: Kur të kem dokumenta, do të merrem me to në mënyrë të padiskutueshme. Pa dokumenta unë nuk mund të flas. Së dyti, nuk them unë që vetëm unë e mund Ramën, por ka një gjë, këto tetë vite, është krijuar një mit për Edi Ramën, se Edi Rama nuk mundet. Ky mit, përgjegjësi ka opozita.

Andi Bushati: Është shprehja juaj, nuk mundet Rama me zgjedhje. Jo se është e pavërtetë, edhe unë e besoj këtë.

Sali Berisha: Tani Edi Rama mundet dhe do të mundet. Jo se unë kam një mrekulli, por një opozitë nuk ishte e vërtetë ndaj Ramës, por me një opozitë të vërtetë mundet. Të garantoj, që nëse opozita do të ndiqte linjën e vërtetë opozitare, Rama kurrë nuk kishte shumicën në parlament. Opozita bëri gabimet më të pafalshme

The post Bushati pyet hapur Berishën: Pse nuk flisni për oligarkët me të cilët qeveris Rama? Si u përgjigj ish-kryeministri appeared first on Albeu.com.

Boris Johnson bën thirrje që të sanksionohen rusët e lidhur me Putin
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u tha deputetëve më herët se nëse Presidenti Vladimir Putin “dyfishohet, atëherë do të bëjmë edhe ne”.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të përputhë donacionet nga britanikët me apelin e Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive për Ukrainën, duke filluar nga 20 milionë funte.

Udhëheqësi i opozitës Keir Starmer i kërkoi kryeministrit të ndërmarrë veprime kundër rusëve që ai thotë se janë të lidhur me Putinin.

Ai thotë se Roman Abramovich, pronari i Chelsea Football Club, është “një person me interes… për shkak të lidhjeve të tij me shtetin rus dhe lidhjes së tij publike me aktivitete dhe praktika korruptive”.

Ai ngre gjithashtu rastin e ish-zëvendëskryeministrit të Putinit, Igor Shuvalov, për të cilin tha se zotëronte “dy apartamente jo pesë minuta më këmbë nga ktu,ato vlejnë mbi 11 milion £”.

Boris Johnson përgjigjet se “kishte më shumë për të bërë”, por shton se Mbretëria e Bashkuar ka marrë “një rol udhëheqës” në zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë.

BBC ka kontaktuar Abramovich për një koment. Ai më parë ka mohuar të ketë lidhje të ngushta financiare me Vladimir Putin ose Kremlinin.

The post Boris Johnson bën thirrje që të sanksionohen rusët e lidhur me Putin appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Pas bankave, Britania e Madhe godet edhe oligarkët e Putinit
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tani ka publikuar detaje mbi sanksionet që planifikon të vendosë ndaj Rusisë dhe oligarkëve pranë Putinit.

BBC raporton se qeveria britanike ka vendosur që të ngrijë pasuritë e tre individëve, të cilët janë Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.

Krahas tyre, britanikët kanë vendosur që të aplikojnë sanksione edhe ndaj pesë bankave ruse, të cilat janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi.

Gjatë fjalës së tij ku foli mbi sanksionet mbi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, Boris Johson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit.

“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të vendosin sanksione kundër Rusisë”, përfundoi ai.

The post EMRAT/ Pas bankave, Britania e Madhe godet  edhe oligarkët e Putinit appeared first on Albeu.com.

“51.2 milionë euro do të shpenzohen për mobilime zyrash”, Basha: Buxheti do të shkojë për 5 oborrtarët e koncesioneve
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kreu i PD-së Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se do të shpenzojnë 51.2 milionë euro për të mobiluar zyrat.

Basha tha se buxheti i vitit 2022 i prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama, do të shkojë për oborrtarët e koncesioneve.

“Buxheti është akti politike që tregon vizionin apo mungesën e tij në një qeveri. Është ai që dikton veprimin ekonomik. Është në çdo rrethanë edhe në rrethanat e perversitetit pas masakrës së 25 Prillit. Këtu thënë me fjalë të thjeshta vendosin sesa do nxjerrin e do shtrydhin nga xhepat tuaj. Javën e shkuar ju I keni ndjekur komisionet parlamentare ku i kemi bërë publike kundërshtimet tona. Një kundërshti që e kemi shprehur në paradhënie por jo për të hapur kundërshtim, as nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim. Të qarta kanë qenë edhe kundërshtimet e industrisë prodhuese, të dhjetrave dhomave të industrisë, nuk ka një shoqatë të vetme shqiptare që ta ketë pranuar këtë buxhet.

Më të vështirë e ka shqiptari i thjeshtë, ai që sheh një spirale mjerimi dhe largimi që vijon ditë pas dite dhe javë as jave që prej 8 viteve. 51% është shifra e Eurostatit që tregon përqindjen e shqiptarëve në rrezik varfërie e cila është më e larta në Ballkan. Këto janë shpresat e vrara të shqiptarëve të njerëzve të thjeshtë pasi buxheti i shtetit është vetëm në funksion të qeverisë dhe të PPP-ve ndërkohë që çdo gjë tjetër është mashtrim pasi rritja e çmimeve po vijon dhe po parakalon. Në këtë valë të madhe të njerëzve që janë zhytur në varfëri, ky nuk ka asnjë plan për këtë.

Deri më tani plani kryesor është hapja e thesit për oborrtarët e koncesioneve. Ndërsa vështirësitë e njerëzve të cilët çdo ditë përballen borxhet në listat e dyqaneve, mbeten të braktisurit e mëdhenj sepse askush nuk mendon për ta. Nëse mendojnë për ta nuk i japin dot 113 milionë euro për një grusht njerëzish, 5 njerëz maksimumi 6 persona. Kjo është 5 herë më shumë sesa do çohen për riindeksimin e pensioneve.

Ose të nderuar familje në nevojë ju dhjetëra mijë që ju mbajnë akoma me skemën e ndihmës ekonomike dhe ju dhjetëra mijë të flakur padrejtësisht nga kjo skemë, kjo shumë është 3 herë më e lartë. Këta planifikojnë të shpenzojnë 51.2 milionë euro për magazine, mobilieri dhe rregullime zyrash e fasadash”, tha Basha./albeu.com

The post  “51.2 milionë euro do të shpenzohen për mobilime zyrash”, Basha: Buxheti do të shkojë për 5 oborrtarët e koncesioneve appeared first on Albeu.com.

Basha nxjerr shifrat dhe emrat: Sa para morën oligarkët, ka plasur sherri për lekët e inceneratorëve
Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi Ramën në lidhje me administrimin e mbetjeve të qyteteve në Shqipëri duke theksuar se kërcënoi kryetarët e bashkive për shkirjen e këtyre institucioneve nëse nuk dërgonin plehrat tek inceneratorët .

“Flet ti për menaxhim plehrash, ti që i vure flakën plehrave të Shqipërisë. Se sa qejf i ke plehrat ti, u pa kur mblodhe Grupin Parlamentar për inceneratorin e Elbasanit. Ti që kërcënove kryetarët e bashkive me shkrirje nëse nuk i dërgojnë paratë e buxhetit të tyre te inceneratorët e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe të tjerëve.

Dhe aty të ka plasur lufta ty për çështjen e parave sepse të kanë shkuar paratë nga Tigri dhe Uriahipi dhe më duket se tani të kanë dalë të Damiani. Kështu thotë TIMS-i. Ose keni lidhur ndonjë krushqi juve se nuk shpjegohet ndryshe që të udhëtoni 20 e ca herë bashkë me avion”, tha Basha.

Kryedemokrati lexoi edhe fondet që sipas tij kanë marrë sipas tij edhe oligarkët pranë qeverisë.

“Salillari ka marrë 1.81 miliard lekë; Alkompeksi, nipat e Sadri Abazit, 306.4 milion lekë; Bami, 639 milion lekë; Starteku, 567 milion lekë; Geci, 970 milion lekë. Mane TCI, 1.33 miliard lekë; Ndërtim Montim Patos, inceneratori dmth, 447 milion lekë”, tha Basha.

The post Basha nxjerr shifrat dhe emrat: Sa para morën oligarkët, ka plasur sherri për lekët e inceneratorëve appeared first on Albeu.com.