[olicia e tiranes Archives - Albeu.com

EMRI/ Arrestohet me urdhër të SPAK ish-punonjësi i Kadastrës në Tiranë, nën hetim 9 persona të tjerë
Është arrestuar një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë, Ilir Kapetani , i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për punonjësin e Kadasrës.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Clean”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit.

Operacioni nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Durrës, në drejtimin e SPAK-ut.

Pas një hetimi proaktiv, vihet në pranga një ish-punonjës i Agjencisë së Trajtimit të Pronave në Tiranë.

Procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, nga të cilët 2 me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, 1 me masën “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe 6 me masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, pasi dyshohet se kanë ofruar ryshfet për të përfituar kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, për goditjen e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, nga Njësia “E” Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Clean”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masat:

– “Arrest në burg”, për shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, ish-punonjës (specialist) i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Arrest në shtëpi”, për shtetasin D. L., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasen V. B., 55 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

– “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasit: Xh. V., J. Z., A. H. dhe D. D., banues në Durrës, të katërt banues në Durrës; G. T. dhe L. A., të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. G., banues në Durrës, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka regjistruar procedimin penal, në vitin 2021.

Nga hetimet e kryera janë ngritur dyshime të bazuara në prova se shtetasit e mësipërm i kanë dhënë ryshfet shtetasit I. K., për të përfituar kompensimin financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim./albeu.com

The post EMRI/ Arrestohet me urdhër të SPAK ish-punonjësi i Kadastrës në Tiranë, nën hetim 9 persona të tjerë appeared first on Albeu.com.

“Rrugorja” e Tiranës bën namin me gjoba, procedohen dhe arrestohen 18 shoferë
Gjatë javës që lamë pas u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë gjithsej 18 drejtues mjetesh, për kryerjen e shkeljeve të ndryshme.

Gjithashtu, Policia Rrugore e Tiranës goditi 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, duke e çuar kështu në 109 numrin e rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, të goditura që nga fillimi i këtij viti.

Janë ndëshkuar me masë administrative 707 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

291 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme në rrugë, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar dhe shkelje të tjera të ndryshme, janë ndëshkuar 2145 drejtues mjetesh.

Janë pezulluar 130 leje drejtimi, për drejtim mjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë vendosur 354 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë hequr 7 palë targa të çregjistruara apo që u kishte përfunduar afati i përdorimit në shtetin e origjinës, duke e çuar kështu në 387 numrin e targave të hequra që nga fillimi i këtij viti.

The post “Rrugorja” e Tiranës bën namin me gjoba, procedohen dhe arrestohen 18 shoferë appeared first on Albeu.com.