olaf Archives - Albeu.com

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025
OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, pritet të vijojë hetimet për korrupsionin në shpërndarjen e fondeve në ndihmë të bujqësisë nëpërmjet programit IPARD II.

Zyra e OLAF tha për Monitor se prej muajit gusht 2023 ka dorëzuar pranë autoriteteve shqiptare raportin përfundimtar për fondet e IPARD II dhe është në pritje të dhënies së përgjigjes nga autoriteti kompetent.

OLAF nuk ka pranuar të japë detaje nga konkluzionet e raportit përfundimtar, ndërkohë që ndjekja është në vazhdim, pasi bërja e tyre publike qoftë edhe pjesërisht, mund të rrezikojë në procedurat vijuese.

“Gjykata e Përgjithshme ka njohur ekzistencën e një prezumimi të përgjithshëm të mosaksesueshmërisë sipas të cilit zbulimi për publikun sipas Rregullores 1049/2001 të dokumenteve që lidhen me OLAF mund të minojnë rrënjësisht objektivat e aktiviteteve hetimore si tani ashtu edhe në të ardhmen. Kjo pasi personat e dyshuar për parregullsi mund veprojnë në mënyrë të tillë që të pengojnë zhvillimin e duhur të aktiviteteve vijuese. Prandaj, prezumimi i përgjithshëm vlen edhe për një procedurë që është mbyllur. Për këtë rast vijojnë hetimet. OLAF mbylli hetimin në gusht 2023 dhe ia komunikoi konkluzionet e tij autoritetit kompetent me rekomandime për fillimin e procedurave të duhura. OLAF ka marrë informacion të njëkohshëm nga autoriteti kompetent që nuk e ka përfunduar ende ndjekjen. OLAF konsideron se periudha, e cila ka kaluar ndërmjet datës së transmetimit të raportit tek autoriteti kompetent dhe data e kësaj përgjigje duhet të konsiderohet si e arsyeshme duke pasur parasysh mbylljen e fundit të rastit”, thuhet në sqarimin e zyrës së OLAF për Monitor.

Në bazë të Rregullores (BE, Euratom) Nr. 883/20132, OLAF heton rastet e dyshimit të mashtrimit, korrupsionit dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme të dëmshme për buxhetin e BE-së.

Pas lajmeve në muajin korrik se Komisioni Europian ka pezulluar fondet e IPARD, të dedikuara për bujqësinë, Ministria e Bujqësisë reagoi duke shpjeguar se autoritetet shqiptare janë vënë në dijeni të një pezullimi të faturës aktuale të rimbursimit nga DG AGRI për një pjesë të shpenzimeve te radhës. Por Ministria e Financave nuk programon fonde nga programi IPARD të paktën deri në vitin 2025. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023 kishte 260 përfitues nga programet IPARD II, por për vitin 2024 dhe 2025 nuk priten disbursime.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF ishte gjithsej 94,6 milionë euro në total, nga të cilat 71 milionë euro ishin financime të BE. Gjatë zbatimit të tij nga viti 2018 deri më 2022, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2018 u disbursuan 20,6 milionë euro, në 2019 u dhanë 15,6 milionë euro, 26,8 milionë euro u shpërndanë në 2020 dhe për vitet 2021-2022 janë dhënë 31,6 mln euro. Në vitin e parë me grantet e programit IPARD II u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 milionë euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.

Për shkak të hetimeve BE-ja ka pezulluar nisjen e programit të IPARD III që pritej të çelej këtë vit me një fond prej 146 milionë euro apo 55% më shumë fonde sesa Programi IPARD II. Kontributi i BE-së ishte në një fond prej 112 milionë eurosh. IPARD III do të përfshinte 9 masa të reja financimi nga 3 masa që përfshinte programi i mëparshëm./monitor

The post OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025 appeared first on Albeu.com.

“Dalligate”/ Dënimi i ish-shefit të OLAF paralajmëron tensione mbi sistemin e drejtësisë së BE-së
Një drejtues Europian kundër korrupsionit përgjoi një komisioner Europian si pjesë të një hetimi, theksoi një gjykatës belg të premten në një forme kritike të paprecedentë ndaj sistemit të drejtësisë së BE.

Giovanni Kessler, një ish-bos i OLAF-it i cili u largua në vitin 2017, u dënua me një vit burg me kusht për trajtimin e tij të një hetimi që përfshin John Dalli, i cili ishte komisioneri i shëndetësisë i BE-së. Dalli dha dorëheqjen në tetor 2012 mes akuzave se ndihmësi i tij i lartë kërkonte ryshfet nga industria e duhanit.

Dalli ka shpallur me zë të lartë pafajësinë e tij dhe e ka vënë në dukje vendimin si justifikim të pjesshëm.

Kessler tha se ka në plan të apelojë vendimin.

“Unë kam vepruar gjithmonë në mënyrë transparente dhe me qëllimin për të gjetur të vërtetën mbi akuzën, e cila ishte një akuzë shumë serioze”, tha Kessler për POLITICO.

Ndërsa BE-ja përballet me pasojat e një skandali të ndryshëm ryshfeti që përfshin Katarin, kthesa e fundit në të ashtuquajturin rasti “Dalligate” kërcënon të rindez tensionet mbi një sistem të brendshëm të politizuar të zbatimit.

Dalli kishte punuar për një rishkrim të Direktivës së BE-së për Produktet e Duhanit, kur ndihmësi i tij Silvio Zammit u akuzua se kishte kërkuar një ryshfet prej 60 milionë eurosh nga një kompani suedeze e duhanit për të anuluar një ndalim të BE-së për snus, një lloj duhani pa tym.

Skandali rezultoi në rrëzimin e Dallit. Ndërsa ai u akuzua se nuk zbuloi disa takime me lobistët e duhanit, një raport i OLAF-it mbi këtë çështje nuk gjeti asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis Dallit dhe kërkesës për ryshfet. Por Kessler pretendoi se kishte “prova rrethanore të paqarta” që Dalli e dinte për të.

Megjithatë, brenda pak vitesh, vetë Kessler ra nën vëzhgim dhe autoritetet belge filluan të shqyrtojnë pretendimet se hetimi i “Dalligate” ishte ekzekutuar dobët dhe i motivuar politikisht.

Pas vitesh vonese, Komisioni Evropian ra dakord në vitin 2016 për të hequr imunitetin e Kessler. Kjo i hapi rrugën prokurorëve belgë për ta marrë në pyetje lidhur me pretendimet se ai regjistroi në mënyrë të fshehtë dëshmitarët e çështjes pa informuar të gjitha palët, një krim sipas ligjit belg.

“Është një mosmarrëveshje thjesht ligjore… mbi një akt hetimor që, në shumë vende të Evropës, është padyshim legjitim”, tha Kessler, duke shtuar se çështja u debatua edhe në Belgjikë pasi dy prokurorë të ndryshëm belgë kishin kërkuar që çështja të pushohej.

Në vendimin e saj, të parë nga POLITICO, gjykata belge megjithatë tha se ishte “e shqetësuar” nga qëndrimi i Kessler, pasi ai “pohoi se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së legjislacionit që rregullon regjistrimin e bisedave telefonike”, edhe pse këto kufizime rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut që ai nuk mund ta injoronte duke pasur parasysh rolin e tij si shef i OLAF.

“U deshën 11 vjet për të shkelur përfundimisht sekretin e Komisionit Evropian, edhe pse vetëm në një pjesë të hetimit”, tha Dalli në një deklaratë pas gjykimit. “E vërteta do të mbizotërojë.”

Giovanni Kessler është një prokuror italian. Ai ishte deri në vitin 2017 Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF). OLAF është një departament i Komisionit Evropian, por është i pavarur në funksionin e tij hetimor.

The post “Dalligate”/ Dënimi i ish-shefit të OLAF paralajmëron tensione mbi sistemin e drejtësisë së BE-së appeared first on Albeu.com.

Pezullimi i programit IPARD në Shqipëri, KE përgënjeshtron qeverinë: Nuk ka masa të ngjashme në vende të tjera
Nga Esmeralda Topi

Në 14 korrik, Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë nga programi IPARD, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca. Madje sipas saj, parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e Krifcës rezulton e pavërtetë, pasi vetë Komisioni Evropian konfirmon për Faktoje se nuk ka marrë ndonjë masë të ngjashme me vende të tjera, veç Shqipërisë.

Në korrik të këtij viti, teksa Shqipëria priste të niste programin e mbështetjes në bujqësi IPARD III me 146 milionë euro grante, Komisioni Evropian pezulloi përkohësisht fondet, bazuar në dyshimet se ka pasur korrupsion në shpërndarjen e tyre.

Në një letër drejtuar qeverisë shqiptare, Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural informonte mbi mangësitë serioze në funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm për zbatimin dhe kontrollin e fondeve të IPARD II në Shqipëri.

Por këtë masë ekstreme ndaj Shqipërisë, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e komentoi si një procedurë normale administrative.

“Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE.”, shkruhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Madje, gjatë seancës përmbyllëse të parlamentit, Krifca shtoi se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda.

“Nga të 27 vendet e Bashkimit Evropian vetëm dy prej tyre nuk ka pasur parregullsi apo shpërdorim po të doni të fondeve. Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Holanda, Belgjika dhe po marr vetëm vende të zhvilluara, janë vetëm disa nga vendet ku janë gjetur problematika të ndryshme dhe secila nga këto vende është detyruar të rimbursojë fondet në Komision.”, tha ministrja nga foltorja e Kuvendit.

Por në një reagim të posaçëm për Faktoje, Komisioni Evropian përmes një zëdhënësi, konfirmon se vendimi për Shqipërinë është i paprecedentë.

“Nuk ka pasur raste të ngjashme.”, shkruhet në përgjigje, duke theksuar se pezullimi është një masë parandaluese për të mbrojtur interesin financiar të BE-së, teksa hetimi i OLAF vazhdon.

“Autoriteteve shqiptare u është kërkuar t’i përgjigjen letrës dhe të propozojnë masa korrigjuese, sipas nevojës, mbi bazën e informacionit paraprak të marrë nga OLAF dhe siç u është komunikuar atyre nga DG AGRI. Megjithatë, një shkëmbim më i detajuar do të bëhet në një fazë të mëvonshme, pasi të jetë në dispozicion Raporti Përfundimtar i OLAF. Si masë paraprake, Komisioni ka ndërprerë për momentin pagesën e tremujorit të parë 2023 (457 239 euro).”, thotë zëdhënësi i KE-së, teksa shton se, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare në përputhje me rrethanat, kur OLAF të dorëzojë Raportin Përfundimtar.

“Në rast se nuk konfirmohen indikacionet fillestare të problematikave, masat parandaluese thjesht hiqen dhe pagesat e ndërprera rifillojnë ekzekutimin. Në të kundërtën, nëse këto çështje konfirmohen, rikuperimi i fondeve do të bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e Marrëveshjes Kuadër dhe Marrëveshjes Sektoriale të lidhur nga Komisioni Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë për programin IPARD II.”, thuhet në përgjigjen për Faktoje, ndërkohë që theksohet roli kyç i autoriteve shqiptare në zbatimin e programit.

“Programi IPARD zbatohet nën të ashtuquajturin “menaxhimi indirekt”. Kjo do të thotë se autoritetet shqiptare kanë një rol kyç për të siguruar që programi IPARD të zbatohet në përputhje me rregullat e BE-së në fuqi dhe që shpenzimet e BE-së në kuadër të këtij programi të kontrollohen në mënyrë efektive. Nuk ka dyshim se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë fermerët shqiptarë, sektorin agroushqimor dhe zonat rurale edhe në të ardhmen, me kusht që të merren masat e nevojshme korrigjuese nga autoritetet shqiptare për të garantuar që interesat financiare të Bashkimit Evropian janë të mbrojtura në mënyrë të duhur.”, shprehet Komisioni Evropian përmes zëdhënësit.

Ilir Pilku, një nga tre ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane” thotë se në përfundim të raportit të OLAF, Shqipërinë e presin këto rrugëzgjidhje:

“Janë vetëm dy forma që zyrtaret e OLAF mund të shprehen në raportin final: Çështje me shkelje administrative, disiplinore etj. për të cilat jepen rekomandime dhe afate për t’i rregulluar. Çështje abuzuese/korruptive, për të cilat ka vetëm një veprim: Rikthim të vlerës se dakortësuar dhe penalizim në organet e drejtesisë së shkaktuesve.”

Në të gjitha rastet, sipas tij, AZHBR-së i jepet e drejta të mbrojë dhe argumentojë papajtueshmerinë me pretendimet e zyres së OLAF-it, si dhe të negociojë për uljen e vlerës së dëmit ekonomik.

AZHBR dhe Ministria e Bujqësisë nuk japin ‘llogari’

Dy autoritetet shqiptare të përfshira direkt në këtë çështje delikate, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural dhe Ministria e Bujqësisë nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë për informacion.

Në vend të informacionit të kërkuar nga Faktoje, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural na vuri në dispozicion linkun e njoftimit për shtyp që shpërndau ministria e Bujqësisë, si reagim ndaj pezullimit të fondeve.

Edhe procesi i ankimimit për mosmarrjen e informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dështoi. Institucioni që duhet të ndërmjetësojë këtë të drejtë, i legjitimoi ‘heshtjen’ AZHBR-së.

“… Ankesa juaj është jashtë objektit të ligjit për të drejtën e informimit dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet më tej.”, shkruhet ndër të tjera në shkresën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Hetimi në Shqipëri me ritëm breshke

Tre vite më parë, OLAF angazhoi edhe prokurorinë shqiptare për hetim të fondeve të AZHBR, por ende nuk ka një rezultat.

Të dhënat e siguruara nga Faktoje përmes një kërkese për të drejtë informimi tregojnë se çështja për programin IPARD II u regjistrua fillimisht në SPAK, por dy vite më vonë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli moskompetencë. Dosja u përcoll Prokurorisë së Tiranës.

“Nga ana e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, moskompetenca është shpallur pasi kanë munguar elementët e veprave penale të korrupsionit pasiv, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal,” thotë Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal më 17 nëntor të 2022. Por deri në këtë fazë të hetimit ende nuk ka persona në hetim.

“Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka personat të cilëve u është regjistruar emri në regjistrin e njoftimeve të veprës penale. Çështja është ende në hetim dhe në këtë fazë nuk mund t’u jepet informacion më i detajuar.“, shprehet Prokuroria e Tiranës për Faktoje.

Ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kemi marrë përgjigje.

Ndërsa, OLAF, pas një kërkesë për informacion, sqaroi Faktoje se zakonisht nuk jep komente për rastet që mund të trajtojë.

“Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që pasojnë, si edhe për të garantuar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale”, shkruhet në përgjigjen zyrtare të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF)./ Faktoje.al

The post Pezullimi i programit IPARD në Shqipëri, KE përgënjeshtron qeverinë: Nuk ka masa të ngjashme në vende të tjera appeared first on Albeu.com.

Keqpërdorimi i fondeve, OLAF kërkon që Maqedonia e Veriut të kthejë 660 mijë euro
Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë.

Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU.

Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.

“Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë një procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t’i kthejë fondet. Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori”, tha Nikollovski.

Ministri thekson se MBPEU kërkon dhe apelon zbardhjen e rastit.

The post Keqpërdorimi i fondeve, OLAF kërkon që Maqedonia e Veriut të kthejë 660 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut, e para në ballkan për fondet e hetura
Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas të dhënave të publikara, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor është Maqedonia e Veriut. Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), mori vëmendje të shtuar ditët e fundit në Shqipëri, pas lajmit për anulimin e fondeve IPARD II

. Shteti i dytë me numrin më të lartë të hetimeve të nisura në rajon është Serbia, ndaj të cilës janë hapur nga OLAF 9 hetime dhe janë përpiluar 4 rekomandime.

Gjithashtu ekziston një korrelacion i qartë midis avancimit të kandidaturës europiane të një vendi dhe hetimeve të nisura. Sa më pranë anëtarësimit afrohet një vend, aq më shumë rriten fondet europiane dhe rrjedhimisht, zgjerohet edhe mundësia për abuzime./ina

The post Zyra Europiane anti-mashtrim: Maqedonia e Veriut, e para në ballkan për fondet e hetura appeared first on Albeu.com.