Olaf Scholz Archives - Albeu.com

Scholz mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, përgëzon Kosovën për heqjen e kufizimit për mallrat serbe: Beogradi e Prishtina të ecin para me dialogun
Kancelari gjerman Olaf Scholz, në fjalën hapëse në takimin për Procesin e Berlinit, përgëzoi Kosovën për lehtësimin e masave për kontrollet e mallrave serbe.

Kjo sipas Kancelarit çoi në zhbllokimin e CEFTA-s, e cila do të mundësojë edhe aktivizimin e marrëveshjeve të tjera qe do të lehtësojnë shkëmbimet tregtare dhe procedurat për studentët.

Kancelari Shcolz, bëri apel që tashmë Beogradi dhe Prishtina të ecin përpara me dialogun.

Çfarë ndodhi më parë?

Kancelari gjerman Olaf Scholz mblodhi sot në Berlin liderët e Ballkanit Perëndimor në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Media kanë siguruar axhendën ndërsa do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Iniciativa e nisur në vitin 2014 që mori jetë nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel shënon 10 vjetorin e saj. Në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në një intervistë për agjencinë Reuters, para samitit, kryeministri Edi Rama shprehet optimist se nga samiti, do të sqarohen polemikat e ngritura lidhur me Marrëveshjen e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

“Nesër do të jetë e rëndësishme të… rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka patur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina”, tha Rama.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Gazetarja Esiona Konomi, ka siguruar këtë axhendë njëditore me takime dhe bisedime të ngjeshura në disa fusha, përfshirë edhe forumet dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet, pasi do të jenë të pranishëm edhe liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Në pjesën e dytë diskutohet tema e “Gjelbërt, Ligjshmëria dhe Energjia”. Do vijohet me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit” dhe në fund konferenca e shtypit.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.

Agjeda e 10-vjetorit të Procesit të Berlinit:

-14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale

-09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë

-10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz

-10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal

-11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje

-11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia

-12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit

Ceremonia e nënshkrimit

-12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile

Forumi

-13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)

Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit

-14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

The post Scholz mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, përgëzon Kosovën për heqjen e kufizimit për mallrat serbe: Beogradi e Prishtina të ecin para me dialogun appeared first on Albeu.com.

‘Nuk do të kërcej’, Scholz i bashkohet TikTok-ut me një premtim (VIDEO)
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka hapur një llogari në TikTok, me premtimin se nuk do të publikojë materiale duke kërcyer në platformën shumë të përdorur nga të rinjtë.

“Unë nuk do të kërcej. Ju premtoj”, shkroi Scholtz në X.

Postimi i tij i parë në TikTok ishte një video video “turne” në zyrën e tij ku shihet i ulur edhe kancelari gjerman.

The post ‘Nuk do të kërcej’, Scholz i bashkohet TikTok-ut me një premtim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Kancelari gjerman thirrje Izraelit që të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje sot Izraelit që të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Gaza në një shkallë më të madhe, përpara një udhëtimi dy-ditor në Lindjen e Mesme.

Soltz do të udhëtojë sot në portin Akaba të Jordanisë në Detin e Kuq për t’u takuar me Mbretin e Jordanisë Abdullah nesër, të dielën, përpara se të marrë një avion për në Izrael për t’u takuar me kryeministrin Benjamin Netanyahu . “Është thelbësore që ndihma të arrijë në Gaza në një shkallë më të madhe tani. Do të jetë një çështje që unë gjithashtu do të duhet ta diskutoj”, u tha Soltz gazetarëve përpara udhëtimit të tij.

Ai shprehu gjithashtu shqetësim për ofensivën e planifikuar të Izraelit në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës janë strehuar. “Ekziston rreziku që një sulm i përgjithshëm në Rafah të rezultojë në shumë viktima të tmerrshme civile, gjë që është rreptësisht e ndaluar,” shtoi ai.

Forcat Ajrore të Gjermanisë njoftuan se kishin hedhur paleta me katër tonë ndihma humanitare në enklavë sot. “Çdo paketë ka rëndësi. Por pikat e ajrit janë vetëm një pikë në oqean” tha MPJ në një postim në rrjetet sociale X

The post Kancelari gjerman thirrje Izraelit që të lejojë më shumë ndihma humanitare në Gaza appeared first on Albeu.com.

Marsh në Frankfurt kundër të djathtës ekstreme
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ndalë të shtunën nëpër rrugët e Frankfurtit, për të protestuar kundër partisë së të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Policia ka thënë se rreth 35.000 njerëz kanë marrë pjesë në protestë, nën sloganin “Mbrojeni Demokracinë”.

Protesta është mbajtur në qendër të Frankfurtit, i cili njihet si kryeqyteti financiar i Gjermanisë.

Një zëdhënës i Policisë e ka përshkruar atmosferën si paqësore.

Protesta si kjo e së shtunës, janë mbajtur edhe në disa qytete tjera, dhe ato e gëzojnë mbështetjen e kancelarit të shtetit, Olaf Scholz.

Po të shtunën është raportuar për një protestë të ngjashme edhe në Limburg, dhe që numri ka qenë më i madh sesa është pritur – 2.800.

Protestat janë nxitur nga një raport i platformës Correctiv, prej të cilit është bërë e ditur se politikanët e AfD-së kanë mbajtur një takim me ekstremistët e të djathtës ekstreme në Potsdam.

Pjesëtarë të partisë konservatore Unioni Demokristian, partisë më të madhe opozitare, kanë marrë pjesë, po ashtu, në takim.

Në takimin në Potsdam, ekstremistët e krahut të djathtë kanë diskutuar për temat si “riemigrimi”, termë që përdoret prej qarqeve të së djathtës ekstreme si eufemizëm për dëbim të migrantëve dhe minoriteteve.

Në një paraqitje të bërë të premten, Scholz e ka konsideruar riemigrimin si “sulm ndaj demokracisë sonë”.

Ai i ka mirëpritur protestat e planifikuara për fundjavë.

“E them shumë qartë, ekstremistët e krahut të djathtë janë duke e sulmuar demokracinë tonë”, ka thënë ai.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të marrin pjesë në protesta të ngjashme që do të mbahen në qytetet gjermane.

The post Marsh në Frankfurt kundër të djathtës ekstreme appeared first on Albeu.com.

Analiza e DW: A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar?
Në radhët e Partisë Liberale Gjermane (FDP) ka muaj që zjen. Partneri më i vogël i koalicionit në qeverinë gjermane, pësoi disa dështime njëri pas tjetrit në zgjedhjet rajonale dhe ato të landeve në vitin 2022 dhe 2023.

Dhe për këtë politikanët lokalë fajësojnë politikën federale.

Sipas sondazheve tre të katërtat e gjermanëve, janë të pakënaqur me punën e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve (SPD), të të Gjelbërve dhe të FDP-së.

Partia liberale FDP organizoi madje edhe një sondazh në radhët e anëtarëve të saj, gjatë të cilit rreth 48 për qind u shpreh pro largimit sa më të shpejtë të kësaj partie nga koalicioni qeveritar i cili nuk gëzon simpati në radhët e popullsisë.

Pakënaqësi e madhe

Viti 2024, mund të jetë viti më i vështirë për qeverinë tripartiake gjermane.

Më 9 qershor zhvillohen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, kurse në shtator zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e landeve në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg.

Po ashtu, në nëntë nga 16 landet federale zhvillohen zgjedhje lokale.

Në Saksoni, Turingji dhe Brandenburg, forca më e fortë konsiderohet partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), të cilën Zyra për Mbrojtjen Kushtetuese e klasifikon pjesërisht si ekstremiste të djathtë.

Shance aty duket se ka vetëm partia kristian-demokrate CDU.

Kurse SPD, të Gjelbrit dhe FDP-ja e kanë humbur në mënyrë dramatike besimin e zgjedhësve.

Në Saksoni u publikua në fillim të vitit një sondazh sipas të cilit SPD-ja dhe FDP-ja, nuk do të arrinin të merrnin votat e nevojshme për të hyrë në parlamentin e landit, kurse të Gjelbërit mund të fitonin me shumë zor minimumin e nevojshëm.

Sipas sondazheve, koalicioni qeveritar gëzon sot përkrahjen e vetëm 33 për qind të votuesve, nga 52 për qind që ishte ajo në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Olaf Scholz, kancelari pa emocione dhe karizëm

Shumë njerëz janë të pakënaqur, deklaroi kancelari Olaf Scholz (SPD) në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

“Unë e marr seriozisht këtë.” Por bota po ndryshon “me një shpejtësi marramendëse” prandaj edhe Gjermania duhet të ndryshojë”, tha ai.

Po a janë vërtetë ndryshimet me të cilat po përballen ato që i bëjnë njerëzit të pakënaqur, apo është mënyra se si qeveria po reagon ndaj krizave të shumta?

Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës, e cila u pasua nga një krizë energjetike, rritja në qiell e çmimeve, rënia e ekonomisë gjermane.

Shumë qytetarë nuk besojnë më se qeveria është në gjendje për të përballuar problemet.

Po ashtu kancelari nuk duhet ta ketë kaluar pa vënë re se edhe ai personalisht po del keq e më keq në sondazhe.

Kjo edhe për shkak të stilit të tij të komunikimit dhe të drejtimit.

Juristi 65-vjeçar, Scholz, nuk arrin ta shpjegojë politikën e tij dhe t’i bëjë njerëzit për vete.

Frika na bashkon

Mosmarrëveshjet mes partive të koalcionit qeveritar nuk duket se do të marrin fund gjatë vitit 2024.

Edhe pse kancelari do të bisedojë edhe një herë me ministrin e Financave, Christian Lindner(FDP), për të hequr dorë këtë vit nga frenimi për të marrë borxhe të reja, nëse rezulton se mbështetja ushtarake dhe financiare për Ukrainën nuk është e mjaftueshme, kjo nuk do të thotë se FDP do të jetë dakord.

Megjithatë liderët e të tri partive i shmangen dhënies fund të koalicionit më shumë se çdo gjëje tjetër.

Në rast se do të ketë zgjedhje të reja, ekziston rreziku që socialdemokratët (SPD), të Gjelbërit dhe liberalët (FDP) do ta humbasin pushtetin qeveritar dhe shumë parlamentarëve do të duhet të heqin dorë nga mandatet e tyre në Bundestag.

Prandaj në nivelin e funksionarëve, pothuajse të gjithë duan të vazhdojnë koalicionin, i cili de facto është i shpartalluar.

Frika nga kolapsi politik është thuajse e vetmja gjë që ende i mban të bashkuara SPD-në, të Gjelbrit dhe FDP-në.

The post Analiza e DW: A do të mbijetojë koalicioni i dobët qeveritar? appeared first on Albeu.com.

“Bota po ndryshon, edhe ne duhet të ndryshojmë”, Scholz mban fjalimin e fundvitit
Në fjalën e tij tradicionale me rastin e vitit të ri, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kërkoi nga qytetarët gatishmëri për ndryshim. Bota po ndryshon, edhe ne duhet të ndryshojmë, tha kancelari. Ai kujtoi krizat e kohëve të fundit: “Pa përfunduar tërësisht Corona, Rusia nisi një luftë të pamëshirshme në Evropë. Menjëherë pas kësaj, presidenti rus e mbylli rubinetin e gazit. Dhe në vjeshtë ndodhi edhe sulmi brutal terrorist i Hamasit kundër Izraelit. Kaq shumë vuajtje, aq shumë gjakderdhje. Bota jonë është bërë më e trazuar dhe më e ashpër.”

Pavarësisht këtyre sfidave, kancelari gjerman kujtoi se treguesit ekonomikë në fund të vitit nuk rezultojnë ashtu siç ishte parashikuar: Inflacioni ka rënë, pagat dhe pensionet janë rritur dhe depozitat e gazit janë plot. “Gjërat dolën ndryshe sepse ne i rezistuam rënies ekonomike. Sepse kursyem energji dhe morëm masa paraprake në kohën e duhur. Të gjithë ne – së bashku”, tha kancelari.

Viti 2024: Investime rekord dhe lehtësime tatimore

Ai kujtoi se numri i të punësuarve në Gjermani është në një nivel të lartë si kurrë më parë, dhe se vitin e ardhshëm qeveria do të kryejë “investime në shuma rekord”, edhe për të kompensuar mungesën e investimeve të bëra në vitet e fundit: “Vendi ynë ka konsumuar për një kohë të gjatë deri në amortizim. Kjo është arsyeja pse ne po investojmë tani: në rrugë dhe hekurudha më të mira, në një furnizim me energji të pastër dhe në mbrojtje më të mirë të klimës. Në vende pune të mira – në sektorë të ekonomisë në të cilët Gjermania ka qenë gjithmonë lidere botërore. Por edhe në sektorë ku kemi pasur boshllëqe në të kaluarën, si për shembull, në prodhimin e çipave kompjuterikë ose baterive.”

Scholz kujtoi se nuk do të jetë e mundur të realizohen të gjitha investimet e dëshiruara, për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në mes të nëntorit që i hoqi qeverisë gjermane 60 miliardë euro nga buxheti. Por ai kujtoi se megjithatë, barra tatimore do të jetë më e ulët: “Nga nesër të punësuarit në Gjermani do të paguajnë 15 miliardë euro më pak tatime”, tha ai. Së bashku me rritjen e parave për fëmijët, një familje katëranëtarëshe, do të ketë 1600 euro më shumë vitin e ardhshëm.

Scholz bën thirrje për një BE të bashkuar

Kancelari gjerman theksoi edhe nevojën e forcimit të Bashkimit Evropian dhe rëndësinë e zgjedhjeve për Parlamentin e BE-së vitin e ardhshëm. Ai theksoi nevojën për një BE të bashkuar dhe të fortë duke pasur parasysh konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. “Bashkimi Evropian na bën të fortë. Kur vepron, BE-ja flet në emër të mbi 400 milionë qytetarëve”, argumentoi ai.

Scholz i inkurajoi gjermanët të thonë fjalën e tyre nëpërmjet votës, një gjë që nuk ka qenë e vetëkuptueshme për një pjesë të Gjermanisë deri para disa dekadave: „Jo shumë kohë më parë gra dhe burra të guximshëm luftonin ende për zgjedhje të lira këtu në Gjermani. 35 vjet më parë filloi revolucioni paqësor në RDGJ. Të kesh të drejtën e fjalës dhe të drejtën e pjesëmarrjes në vendimmarrje – kjo është një e mirë e paçmuar.”

Thirrje për solidaritet dhe kohezion social

Kancelari gjerman theksoi edhe rëndësinë e solidaritetit dhe përpjekjeve të përbashkëta për të kapërcyer sfidat e së ardhmes. “Ashtu si në shumë pjesë të Gjermanisë që aktualisht po vuajnë nga përmbytjet e tmerrshme dhe pasojat e tyre. Mendoj për të gjithë të prekurit, të cilët sigurisht do t’i ndihmojmë dhe që nuk do t’i lëmë vetëm në këto momente të vështira”. Ai u falënderua për te të gjitha gratë dhe burrat që po luftojnë me të gjitha forcat e tyre me përmbytjet.

Scholz theksoi rëndësinë e secilit individ për suksesin dhe prosperitetin e vendit. “Ne jemi të fortë edhe sepse e dimë që çdo individ është i nevojshëm, që nga studiuesi i nivelit më të lartë, deri te infermierja e gjeriatrisë, polici dhe postieri”.

Ai ftoi për një vështrim optimist për të ardhmen: “Nëse e kuptojmë këtë, nëse e trajtojmë njëri-tjetrin me këtë respekt, atëherë nuk ka pse të kemi frikë nga e ardhmja! Atëherë viti 2024 mund të jetë një vit i mirë për vendin tonë.”/dw

The post “Bota po ndryshon, edhe ne duhet të ndryshojmë”, Scholz mban fjalimin e fundvitit appeared first on Albeu.com.

Emigrantët, Scholz: Ne duhet të reduktojmë flukset. Le të shohim modelin e Shqipërisë, së shpejti do të jetë në BE
“Ka migracion të parregullt, i cili duhet të reduktohet dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian, siç është rasti tani, për shembull me Turqinë, dhe mund të ketë të tjera.”

Këtë e tha kancelari Olaf Scholz teksa fliste në Malaga, në margjinat e kongresit të socialistëve të BE-së dhe duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi paktin mes Italisë dhe Shqipërisë për CPR-të në vendin ballkanik.

“Gjermania ka një pozicion shumë të qartë”, tha Scholz, duke shpjeguar se nga njëra anë ne duhet të reduktojmë flukset e parregullta dhe nga ana tjetër “ne kemi nevojë për një migrim të rregullt të talenteve dhe fuqisë punëtore për të rritur ekonominë tonë dhe për të ruajtur sistemet tona të sigurimeve shoqërore”.

Duke komentuar paktin mes Romës dhe Tiranës, kancelari gjerman përsëriti: “Është kompetencë e qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Besoj se duhet të kemi parasysh se, nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e BE-së dhe prandaj ne po flasim për një çështje se si t’i zgjidhim sfidat dhe problemet së bashku në familjen evropiane”.

Në lidhje me qëndrueshmërinë e modelit, Scholz u përgjigj: “Ne do ta ndjekim atë me kujdes. Ajo që ka rëndësi është krijimi i një mekanizmi solidariteti” në BE “dhe jo përpjekjet për të kapërcyer sfidat i vetëm”.

“Ajo që ka rëndësi tani në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk shkuan siç duhet, të ngrihet një mekanizëm solidariteti dhe të mos përpiqemi të kapërcejmë sfidat vetëm,” shtoi Schol.

“Dhe ky është aspekti pozitiv i reformës së Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit që po sillet tani në Parlamentin Evropian” dhe që “pritet të miratohet para përfundimit të këtij legjislature”, nënvizoi kancelari.

The post Emigrantët, Scholz: Ne duhet të reduktojmë flukset. Le të shohim modelin e Shqipërisë, së shpejti do të jetë në BE appeared first on Albeu.com.

Scholz: Ka përkushtim për zbatim të marrëveshjeve dhe Asociacionit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se bisedimet e së enjtes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të konsiderohen të dështuara pasi, sipas tij, ka “përkushtim për zbatim të marrëveshjeve bazë, të Aneksit të Ohrit dhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Në këtë situatë shumë pikëlluese, ishim në gjendje të ecim përpara dhe nuk ndaj qëndrimin tuaj (me pyetjen e gazetarit se bisedimet dështuan). Por mendoj se nëse bëjmë vlerësim politik, mendoj se mund të ndaj vlerësimin tim se të dy, Kurti dhe Vuçiqi, thanë që konceptin dhe propozimet konkrete, marrëveshjet Bazë dhe atë të Ohrit dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do t’i implementojnë. Këtë e kanë thënë qartë”, ka thënë Scholz në një konferencë për media të premten, një ditë pas diskutimeve me Kurtin e Vuçiqin në Bruksel.

Ai e ka vlerësuar këtë si hap të madh përpara.

I pyetur për sanksionet ndaj Kosovës dhe jo ndaj Serbisë, Scholz ka thënë se me rëndësi është se si të ndërtohet e ardhmja e mirë dhe paqësore për qytetarët në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka pasur qëndrim të njëjtë si Scholzi. Sipas tij, “ka përkushtim” për zbatim të marrëveshjeve.

“Patëm dy takime të rëndësishme dhe çfarë nxorëm ishte se kishte përkushtim të qartë nga të dy liderët për të zbatuar marrëveshjet që ishin në tavolinë dhe do të vazhdojmë të insistojmë se duam që ato marrëveshje të zbatohen sepse kjo është rruga drejt normalizimit”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Pas takimeve të enjten, nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë për të nënshkruar marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, duke e përfshirë edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të prezantuar javën e shkuar nga diplomatët euroatlantikë. Por, sipas komunikatës së Qeverisë, nënshkrimi i marrëveshjes është refuzuar nga Serbia. E presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar se “nuk bëhet fjalë për nënshkrim apo mosnënshkrime të ndonjë gjëje”, porse për “zbatimin e asaj që është nënshkruar dikur, apo që është rënë dakord ndërkohë”, duke iu referuar propozimit ndërkombëtar për Asociacionin. Ndërmjetësi në dialog, Josep Borrell, si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, ka thënë se “palët kanë vënë parakushte për marrëveshjet, e që nuk ishin të pranueshme për palët tjera”.

The post Scholz: Ka përkushtim për zbatim të marrëveshjeve dhe Asociacionit appeared first on Albeu.com.

Nuk u pa në TV, momenti i sikletshëm i Scholz në Tiranë (VIDEO)
Ditën e djeshme, në Tiranë u mbajt për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit, i cili bëri bashkë liderët e rajonit dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian.

Por gjatë Samitit pati edhe disa “gafa” të cilat nuk u panë në kamera.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz pasi mbërriti para kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aty ku po i priste kryeministri Rama dhe foli për mediet, u përball me një moment të sikletshëm.

Në vend që të kthehej dhe të ndiqte tapetin e kuq që i tregonte rrugën për t’u takuar me mikpritësin, ai vazhdoi itinerarin duke kaluar mbi ndarëse dhe filloi të ecë përpara siç shihet në video.

Por ai e kuptoi në kohë gabimin dhe u kthye menjëherë në drejtim të kryeministrit Rama.

Takimi, në kuadër të “Procesit të Berlinit” për promovimin e integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, u zhvillua për herë të parë në kryeqytetin e një vendi të rajonit. Fokusi ishte në rrugën e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, pas premtimit për anëtarësim në BE të bërë 20 vjet më parë./Albeu.com

The post Nuk u pa në TV, momenti i sikletshëm i Scholz në Tiranë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Takimi bilateral Kurti -Scholz në Tiranë, qeveria e Kosovës: U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit
Gjatë qëndrimit në Tiranë në kuadër të ​samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pati takim bilateral me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kryeministri Kurti e falënderoi Kancelarin Scholz për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë Kosovës.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë”, tha Kurti.

Kurti e falënderoi Kancelarin edhe për ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.

U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kryeministri Kurti theksoi se  Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia.

Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.

The post Takimi bilateral Kurti -Scholz në Tiranë, qeveria e Kosovës: U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit të 24 shtatorit appeared first on Albeu.com.